Charles Baudelaire

 Lugati

Posi ëngjëll me zjarr në syt',
Unë do të vij te shtrati yt
Të shtrihem pranë pa shamatë
Bashkë me hijet nëpër natë

Puthje do t'jap moj lozonjare
Akull si hëna të ftohta fare
Do t'ledhatoj, moj mbasandaj
Si nepërka te vrima e saj

Kur të tretet nata n'agim
Do gjesh të zbrazur vendin tim
Që gjer ne muzg do jetë i ftoht'

Të tjerë të japin ëmbëlsirë
Tek u fal jetën dhe rininë
Unë, me ligësinë do t'bëhem zot!

përktheu Mihal Hanxhari