DIAGNOZA E VDEKJES

TREGIM shkruar nga Ambrose Bierce























“Nuk jam dhe aq paragjykues sa fizikantët
– njerëzit që merren me shkencë, siç
jemi mësuar t’i quajmë”, tha Hauver në
përgjigje të një akuze që i ishte bërë.
“Disa prej jush – vetëm pak, e pranoj –
besojnë në pavdekësinë e shpirtit dhe te
fantazmat.
Nuk shkoj përtej bindjes se ato mund t’i
shohësh aty ku nuk ndodhen, por që kanë
qenë – ku ato kanë jetuar për një kohë kaq
të gjatë.
E di, në të vërtetë, se ambienti rrethues
mund të ndikojë në personalitetin e njeriut,
për një kohë të gjatë, si një imazh i vetvetes
te sytë e tjetrit.
Padyshim personaliteti mbresëlënës
duhet të jetë ai i duhuri, ashtu siç duhet të
jetë edhe syri që sheh – i imi për shembull”.
“Po, duhet të jenë sytë e duhur, që
përçojnë llojin e gabuar të trurit”, u shpreh
dr. Frayley, duke buzëqeshur.
“Faleminderit; dikush ka dëshirë të presë
dikë që shpreh mirënjohje; është pak a
shumë përgjigjia që mendoj se e keni
qytetarinë për ta thënë”.
“Ju kërkoj ndjesë. Por ti thua që e di. A
nuk mendon kështu? Mbase ju nuk i
kushtoni vëmendje shqetësimit se sa keni
mësuar”.
“Ti ke për ta quajtur halucinacion”, tha
Hauver “por kjo nuk ka rëndësi”. Dhe ai
vendosi më të fund të tregonte historinë.
Verën e kaluar shkova, siç e dini, të
kaloja ca ditë të nxehta në Meridian.
Personi i shtëpisë ku doja të qëndroja
ishte i sëmurë, kështu që m’u desh të
kërkoja tjetër banesë. Pas disa vështirësish,
ia dola mbanë të merrja me qera një
banesë bosh, ku kishte pushuar para ca
kohësh një doktor i çuditshëm me emrin
Manering.
Ai e kish ndërtuar shtëpinë vetë dhe
kishte jetuar aty me një shërbyese të vjetër
për rreth 10 vjet. Puna e tij, jo shumë
përfshirëse, pas pak vitesh sikur u zbeh.
Jo vetëm kaq, por ishte tërhequr pothuaj
tërësisht nga jeta shoqërore dhe u bë një
vetmitar i tërhequr nga bota. Më kishte
treguar doktori i fshatit për një person me të
cilin kishte marrëdhënie, se gjatë pensionit
të tij i ishte përkushtuar studimit dhe rezultati
ishte shpjegimi në një libër, ku nuk lavdëronte
veten, por fliste për vëllezërit e tij që e
konsideronin si të lënë nga trutë.
Unë nuk e kam parë librin dhe nuk mund
ta kujtoj tani titullin e librit, por më kanë
thënë se parashtronte një teori shumë
befasuese.
Ai besonte se ishte e mundur për një
person me shëndet të mirë, që të parashikonte
vdekjen e tij me saktësi të plotë, disa
muaj para se të ndodhte. Kufiri, mendoj,
ishte rreth 18 muaj më parë. Ekzistonin
edhe përralla në vend që vinin në dukje
fuqinë e parashikimit në varësi të diagnozës;
thuhej se në çdo moment, personi, miqtë e
të cilit ishin lajmëruar se kishte vdekur
papritur në në kohë të caktuar dhe jo nga
ndonjë shkak paralajmërues. E gjithë kjo,
sidoqoftë, nuk ka fare të bëjë me atë që dua
të tregoj; mendoj se kjo mund ta argëtojë
ndonjë fizikant.
< 2 >
“Shtëpia ishte e mobiluar, sikur ai të
kishte jetuar në të. Ishte një banesë e
mërzitshme për dikë që nuk ka qenë
vetmitar apo student dhe unë mendoj se kjo
më impononte diçka – mbase pak nga
karakteri okupatori; sepse gjithnjë unë
ndjeja një lloj melankolie që nuk ishte në
natyrën time, për shkak të vetmisë.
Asnjë nga shërbëtorët e mi nuk flinte në
banesën time, por gjithnjë kam qenë i
dhënë pas shoqërisë sime, i dhënë edhe

pas leximit, edhe pse kisha pak për të
studiuar.
Cilido të ishte shkaku, ndikimi ishte një
brengosje dhe një arsye më shumë për të
keqen kërcënuese; kështu ishin gjërat
veçanërisht kur flitej për studimin e dr.
Manering, edhe pse dhoma ishte më e
ajrosura e banesës.
Portreti i doktorit i varur në murin e asaj
dhome, dukej tërësisht dominuese. Asnjë të
pazakontë nuk shprehte ajo pikturë; burri
ishte mjaft simpatik, rreth 50 vjeç, me flokë
gri, një fytyrë e këndshme, sy seriozë.
Diçka më tërhiqte gjithnjë vëmendjen te
ai portret. U bë shumë familjare për mua
dhe nuk më ndahej ai imazh.
“Një mbrëmjë po kaloja nga ajo dhomë
për në dhomën e fjetjes, me një llampë në
dorë – në Meridian nuk përdorin gaz.
Ndalova si zakonisht para portretit, i cil dukej
se kishte marrë një tjetër shprehi që nuk
mund t’ia vë emrin, por mjaft i mistershëm.
Më interesonte kjo, por në fakt nuk u
shqetësova. Lëviza llampën nga njëra anë
në tjetrën dhe vura re me kujdes efektet e
dritës.
I zënë me këto gjëra, ndjeva një dëshirë
për t’u rrotulluar. Sapo u ktheva, pashë një

burrë që lëvizi përballë meje! Ishte vetë
doktor Manering; dukej sikur portreti vetë
ecte!
“Ju kërkoj ndjesë”, thashë ftohtë “nuk ju
dëgjova kur i ratë derës”.
“Ai kaloi, duke më prekur lehtë krahun,
ngriti gishtin e djathtë sikur më paralajmëronte
për diçka dhe pa thënë asnjë fjalë
dolëm nga dhoma.
“Padyshim, nuk kisha nevojë t’ju thoja se
ky ishte një halucinacion, unë e quaj
fantazmë. Ajo dhomë kishte vetëm 2 dyer,
njëra prej së cilës ishte e mbyllur; tjetra të
çonte në dhomën e gjumit, nga ku nuk ka
dalje. Ndjesia ime nuk është pjesë e
incidentit.
< 3 >
“Padyshim që kjo ju duket shumë e
rëndomtë ‘historia e fantazmës’. Po të ishte
kështu, nuk do t’jua rrëfeja. Ai nuk kishte
vdekur; e takova sot në rrugë’.
Hauer kishte mbaruar së rrëfyeri historinë
e tij dhe të dy kishin heshtur. Doktor
Frayley lëviztë me zhurmë gishtat e tij.
“A të tha gjë sot? ‘ pyeti ai ‘të tha ndonjë
gjë që ju bën të nxirrni përfundimin se nuk
kishte vdekur?”
Hauer e vështroi dhe nuk i ktheu
përgjigje.
“Mbase”, vazhdoi Frayley “ai bëri një
shenjë, një xhest – zgjati njërin gisht, si një
paralajmërim. Ka qenë një marifet i tij – një
zakon kur thoshte gjëra serioze – kur
deklaronte rezultatin e një diagnoze, p.sh”.
“Po, ai kështu vepronte gjithnjë – tamam
siç kishte vepruar fantazma. Por, o Zot! A e
njohe?” Hauer po nervozohej.
“E njihja. Kam lexuar librin e tij, siç ka për
të bërë çdo fizikan një ditë. Ai ka dhënë një
nga kontributet më të spikatura dhe më të
rëndësishme në shkencën e mjekësisë. Po,
e njihja mirë; e kam ndjekur prej 3 vjetësh
me radhë për një sëmundje. Ai vdiq”.
Hauer u ngrit me vërtik nga karrikja dhe
dukej mjaft i shqetësuar. Nisi të ecte me
hapa të rëndë dhe me një zë jo shumë të
vendosur, tha: “Doktor, a ke ndonjë gjë për të
më thënë, si fizikant?”
“Jo, Hauer; ti je njeriu më i shëndetshëm
që kam njohur deri më sot. Si mik, ju
këshilloj të ktheheni në dhomën tuaj. Ti luan
në violinë si një engjëll. Luaj me të; luaj
ndonjë melodi të lehtë dhe të gjallë. Hiqe
nga mendja gjithë këtë që përjetove”.
Ditën tjetër Hauer u gjend në dhomë i
vdekur, violina i qëndronte në qafë, muzika e
tij ishte marshi i funeralit të Chopin.