Roma vazhdon me fitore

Festa e kryeqytetasve. Roma ka mposhtur në transfertë Bolognan në mënyrë rutinore duke arritur t’i afrohet në katër pikë kreut të tabelës dhe duke ndezur si kurrë më shumë luftën për Scudetto.
Roma ishte skuadra më e mirë në këtë takim, përkundër lojës së balancuar në pjesën e parë dhe pa raste konkrete shënimi.
Ishte John Arne Riise ai që shënoi me të filluar pjesa e dytë e takimit (48’) për epërsinë e parë në këtë takim.
Fitoren e 17-të të Romës e vulosi Julio Baptista për rezultatin përfundimtar 2-0 (82’).
Roma me këtë fitore gjendet në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me Milanin që pësoi ndaj Parmës dhe me katër pikë më pak se lideri Inter.