Oreksi për artin e qiellit

Nga Bajram SEFAJ

Një përjetim tundues gjatë leximit të romanit „Oreksi për bukën
e qiellit“ të Adrian-Christian Kyçykut, të cilin, dhjetë vjet më
parë e botoi „Botimpex“, Tiranë - 2000..

Që nga dalja në dritë e
këtij romani të madh
në kuptimin e parë të
fjalës, kanë kaluar mbi dhjetë vjet.
Dritën e botimit (shqip) e pa vë
vitin (e rrumbullakët) dymijë. E
nxori (i dha) dritë Shtëpia Botuese
„Botimpex“ nga Tirana. Kur thuhet
libër i madh, ndokush ndoshta
do të më keqkuptojë e qortojë
me ironi (injoranti) kur dihet se
teksti i këtij romani zë vetëm 104
faqe. Është po aq ironike (dhe injoronte,
njësoj) të shpjegohet e të
thuhet se - libër i madh - nuk
vlerësohet në kuptimin vëllimor,
por në madhësinë (madhështinë)
e tij letrare dhe artistike që ka. Ky
pohim sa e më shumë e rëndon
(auto)kritikën, pse, dhe si, është
e mundur të ndodh që ky roman
brilant, të këtë jetuar aq gjatë, në
etazherët e bibliotekës, aq afër
sysh e aq lagë vëmendjes, sa të mos
e lexojë, asnjë ditë më parë se të
mbush një decenie, nga dita e botimit.
Aq më parë kur një personazh
i tij, ndër të tjera thotë
se“...vdes budalla ai që vdes pa lexuar
zotni Kçykun“, (faqe 69). Kur
tash një ditë (frik) të këtij dimri
plotë acar, lexova (si gjithmonë) me
kënaqësinë më të madhe romanin
me të ri (kurrë te fundit!) „E penguara
– Rekuiem për Linda B“ të
Ismail Kadaresë dhe omanin
shumë të përfolur, „E kuqja e demave“
të Mira Meksit, romanin e
shkëlqyer „Absurdi“ të autorit
Koço Kosta, në çastin, pra, tek
isha në thelbin e artit letrar shqiptar
të ditëve më të reja, për dore
(si në magji) m’u ngjit romani
„Oreksi për bukën e qiellit“, nga
Ardian-Christian Kyçyku, (që nga
dashuria prej prindi dhe respekti
që kam për të dhe krijimtarisë vigane
të tij, nipçe e quaj!). Dhe shih
befasinë e këndshme: ndonëse është
shkruar afro dy decenie më përpara,
ky i fundit për asgjë nuk
ngelte parapa tyre. Përkundrazi!
Flas (provoj të shkruaj) me entuziazëm
për këtë libër thua se është
hera e parë që bie në kontakt
me (bukur)shkrimin e këtij autori.
Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe
nuk mundet të jetë e vërtetë.
Shumë me lehtë e kam të kujtohem
së çka nuk kam lexuar nga
ajo që ka dalë nga „punëtoria“ (studioja
krijuese) e këtij shkrimtari
të shquar kur është mjeshtër i
madh, më parë mund të thuhet i
jashtëzakonshëm, i artit të fjalës
se shkruar. Një zë (tingull) i
veçorisë krejtësisht origjinale në
„orkestrinën“ e simfonisë së madhe
të letërsisë shqipe. Për disa (jo
për të gjitha) nga veprat e këtij
autori, madje edhe kam provuar që,
nën mburojën e strehës - mbresë
leximi, të shpreh gëzimin dhe admirimin
entuziast, gjithnjë duke
nënvizuar dhe duke drejtuar gishtin
tregues nga ky shkrimtar, relativisht
i ri dhe fort i fuqishëm.
Në çastin kur, zjarri i trazuar i
gëzimit sa herë që lexoj libër të ri
Ardianit (nipçes tim të dashur,) në
një farë mënyre ishte qetësuar (e
kurrë jo shuar!), (ri)tundimin e
leximit të vonuar me shekuj të romanit
të tij „Oreksi për bukën e
qiellit“, papandehur e gjej në faqen
e fundit, (104), të romanit. Kur
autori shënon vendin dhe datën e
përfundim të shkrimit të kësaj vepre
të madhe: Bukuresht, maj 1993.
Këtu në punë më hy një matematikë
e thjeshtë. Marr e bëj hesap:
autori është lindë më 23 gusht
1969, romanin në fjalë e ka përfunduar
në muajin maj të vitit
1993, kur, pra ishte hiç më shumë
se 24 vjeçar. Kjo bën të mahnitësh
dhe të çmendësh nga gëzimi. Aq i
ri, aq shtalb, tek buza akoma i qet
tambël(!), siç ia thonë fjalës, ka
mundur të jap një vepër aq të madhe,
aq të pjekur, aq shumë dimensionesh,
(horizontalisht e vertikalisht),
detyrimisht mendohet: ku do
të jetë kulmi i çatisë se tij qiellore
të autorit të romanit. Në entuziazëm
të virgjër e pastri shpirtërore
prej të një të riu që, ja sa ka nisur
ushtrimin e profesionit të mësuesisë
në fshatin e fundit në zonat e
thella të malësisë, huazoj komplet
titullin e librit „Oreksi për bukën
e qiellit“, (me përjashtim se në
vend të fjalës bukë shartoj fjalën
art). Nuk largohen shumë, nuk i
shmangën gjithaq titullit në
origjinal. Nga se Buka dhe Arti,
janë, ose duhet të jenë, pranë e
pranë, shumë afër njëra tjetrës.
Me epërsi të bukës, kuptohet.
Ndërkohë, shtatëmbëdhjetë
vjet pas shkrimit e dhjetë vjetet
mbas botimit të tij, mbase janë
shkruar shumë faqe të ndritura
kritike dhe janë botuar shkrime
për këtë libër, kur është një det i
thellë, herë-herë, vende-vende jo
gjithaq i kthjellët (deti sa më i
thellë që është merr bojë (ngjyrë)
më të dendur, nuk provoj, as që
marr mundin të zbërthej brendinë
tij, i vetëdijshëm se ketë gjë, po
them, e kanë bërë shumë përpara
dhe shumë mirë se që do ta bëja
unë, ata që me vakt e kanë lexuar.
Si kompensim, ose sa për t’ia
përkujtuar lexuesit eventual të
këtij shkrimi përmbajtjen e librit,
riprodhoj tekstin, (gjithsej një periudhë)
që botuesi e vë në kopertinën
mbyllëse të librit: „Ky roman
përmban në vetvete një
dëshirë për t’i parë gjërat me
një kozmopolitizëm dhe një
universalizëm të idesë se nuk
duhet të eksitojnë ndarje të tilla
si racat, gjykimet, opinionet,
thashethemet, vrasjet e shpirtit
dhe të trupit, gjithë bota është
dhe duhet të jetë kombi i njeriut
të lirë, të pastruar nga
mëkati i keqdashjes“.
Ndërtuar mbi këtë bazament
aq të fortë, aq modern sa edhe aktual,
njësoj, nuk ka si të dalë
ndryshe, pos një vepër letrare
(romaneske, në këtë rast) tejet
e realizuar. E shkëlqyer. Nëse me
një lexim të flashkët e sipërfaqësor
nuk arrihet të kapet porosia
dhe platforma (aq e fortë) mbi
bazat e së cilës ndërtohet ky libër
i jashtëzakonshëm, lexojeni edhe
një herë, dy herë, shumë herë...,
rilexojeni!


Ardian KYÇYKU (pseudonim
letrar: Ardian-Christian Kyçyku) lindur në
Pogradec më 23 gusht 1969. Ph.D., doktorand
në teologji dhe docent në shkencat
humane dhe të komunikimit. Dekan i
Fakultetit të Arteve dhe Shkencave në
U.R.S.A. „Gh.Cristea“ të Bukureshtit. Vepra
letrare shkruar e botuar në shqip: Në
perandorinë e gurit, Mortët, Nata pas vitit
zero, Përkthimi, Muza e Lojës, Lumenjtë
e Saharasë, Oreksi për bukën e qiellit,
Diva ose Ngrënësi i Luleve, Engjëjt e tepërt,
Kristali dhe hienat, Sy, Si u pushtua Çmendustani,
Home, Në vend të Përjetësisë,
Puthmë skelet, zv.Libri, Ati, Gjaku asnjanës,
Shkëlqesi; rumanisht: Viti kur u shpik
mjellma, E fshehta e ëmbël e marrëzisë,
Një fis i lavdishëm e që jep shpirt, Hyu
Epigon, Dashuri me shikim të fundit,
Trilogjia, Shtetrrethim - roman i shkruar
me shumë pak thonjëza, Ish - roman me
dashuri & konspiracion, Empatikoni/Libri
i jetës së parakohëshme, Vend për një kukull
të vetme; Një alfabet i poezisë shqipe,
antologji; Koha e zëvendësve, libër-intervistë;
Hyrje në semiotikë, Shenjat dhe Kështjella
(ligjërata universitare). Bashkëthemelues
dhe bashkëdrejtues i Revistës
Haemus. Themelues dhe kryeredaktor
i revistës universitare ComunIQue.