„LIRIKA DASHURIA, PRAPA HEKURAVE“/ NGA LIBRI „VDEKJA NUK ME TREMB“ I POETIT YLBER MERDANI, BOTIM I SH.B „55“

“Më mbete mike, në përjetësi...!”

DY FJALË...ZEMRE PËR POETIN MERDANI
Një jetë tejet e dhimbshme, një kalvar i tërë mun
dimesh, një det i trazuar me dallgë perçesh kume
e përplasën poetin Ylbert Merdani sa në një skaj në
tjetrin skaj të dhimbjeve morale, fizike e ekonomike..., por nuk e
mposhtën dot, as shpirtin, as karakterin e tij. Ylberi të kujton
“Gjeniun e Anijes” të Lasgushit tonë, që hepohet, anohet..., por
kurrsesi nuk rrëzohet. Ai nuk e përleu penën me “ditirambet” për
diktaturën dhe diktatorin. Kjo ia shton edhe më shumë madhështinë
atij. Ndonëse fillon të shkruajë që në fillim të viteve 60, ai
afirmohet si poet në sallën e gjyqit, në shtator 1969, ku dënohet për
poezitë e tij në dorëshkrim që ishin sa mëmëdhetare, po aq edhe
antikomuniste, të cilat cënonin diktaturën. Përfundimisht, vetçm
në fillimin e proceseve demokratike, më 1991, herë pas here, në
shtypin e ditës, shkëlqenin poezitë e tij, poezi të vërteta të një poeti
që po rilindte. Librin e parë me poezi e boton në vitin 1992 për t’u
pasuar nga libri i tij i dytë me poezi më 1995 “Klithma në shkretëtirë”,
ndërsa në vitin 1998 boton poemën “Ja vdekje, ja liri”
dhe pas një viti, më 1999 vëllimin poetik “Puhiza endacake”. Mallin
për Devollin poeti e derdhi në librin pasues, një poemë e bukur
“Për Devollin” të cilën e botoi në 1999. Poezinë e vijoi me librin
tjetër “Humnerat e zhgënjimit”, që e botoi në vitin 2006, si dhe në
përmbledhjen poetike “Rebelim poetik” më 2008. Me shumë interes
dhe të suksesshme në krijimtarinë e Merdanit janë edhe dy vëllimet
me skica e tregime humoristike “Tersi i Pojanit” m ë2000 dhe
“Xha Metja i Floqit”, më 2008. Në krijimtarinë e tij të suksesshme
është vleërsuar herë pas here me çmime të ndryshme kombëtare.
Gjithashtu, duke kaluar nga një geto internimi në burg dhe nga
burgu përsëri në internim, ai e la Korçën e tij të dashur kur ishte
26 vjeç dhe u rikthye në moshën 50-vjeçare, më 1990.
Me një fizik të brishtë, por energjik, me atë temperamentin
gazmor dhe të komunikueshëm, të ngjall respekt, deri në admirim
për dinjitetin e tij, reputacionin dhe dhembshurinë që ka për njerëzit.
Disa krijime të pakta nga burgu apo nga internimi, poeti i fiksoi
në memorien e tij dhe i përfshiu në librin e parë, pasi deri në vitin
1969, krijimet e tij ia zhduku Sigurimi famëkeq i diktaturës, duke
pasur kështu fatin njësoj si poeti Zef Serembe.
Ithtar i vargut klasik, besnik i rimës dhe ritit, Ylber Merdani
është vazhdues i rrugës së rilindësve tanë të ndritur. Ylberi të kujton
Naimin, Ali Asllanin, Lasgushin me muzikalitetin, çiltërsinë,
ëmbëlsinë apo larminë e tematikës së poezisë së tij. Ai e shkruan
me shpirt poezinë jo me mendje. Ato janë poezi të bukura, të arrira
artistikisht, të thjeshta, të kuptueshme, me mesazhe të qarta, humane
e të sinqerta. Në vargje dihet dhimbja e poetit për gjithçka,
por nuk është pesimist, ka brenga por nuk i thotë të gjitha, duke
sfiduar kështu jo vetëm diktaturën, por dhe kohën. Maratonomak
që do të shpërndajë vetëm gëzim e hare, ai nuk komunikon me
lexuesin me trishtimin e tij, por me shpresën, me dashurinë e pakufishme.
E nëse diku gjen pak trishtim ajo është shenjë e humanizmit
të tij, një trishtim që të orienton dhe kjo dhimbje apo ky trishtim
mbeten vetëm pjesë e shpirtit të tij poetik. Krahas krenarisë
kombëtare, spikat edhe krenaria e dashuria për të parët e tij të ndershëm
e nacionalistë, aq sa edhe fëmijët e tij i këshillo të jenë ashtu
krenarë si paraardhësit e tyre. Ylber Merdani mbetet një poeti veçantë,
një zë i fuqishëm, i çiltër dhe i besueshëm, që të befason herë pas here
me krijimet e tij, kurdoherë të freskëta e plot magji, sikurse janë edhe
krijimet e këtij vëllimi poetik që po i japim sot në dorë lexuesit.
Flori SLATINA


BRENGË DASHURIE

Se ç’kokëkrisur që qenkam unë,
Se ç’kokëkrisur që je dhe ti!...
Shpëtoj nga dallgët perçeshkumë,
Vërsulem dallgës po përsëri.

Ç’më bëri foshnjë kjo, dashuria,
Bije e ngrihem, vrapoj sërish…
Pa mbyllur plaga që la Baslia,
Një plagë tjetër fillon majis.

Syt’ e liqenit, ashtu… dremitur,
Dhe vala - valën, lehtas e ndjek…,
Gjith’ duke qeshur e pëshpëritur,
Gjersa humbasin… tutje në breg.

DASHURI POETI
(Poetëve të erotikës)

Nga kalëtërsitë vjen si një legjendë,
Si një kometë zhdukesh prap…atje…
O zjarri dashuror me mall e brengë,
O brengë e mall sa një qind mijë rrufe.

Se shpirti i poetit, dhembshuruar,
Se mall’ i këtij shpirti engjëllor,
Një puthje flakë zjarrit të pashuar,
Që digjet brenda tij, si meteor.

E vjen kjo puthje që nga lashtësitë,
Puthje e poetit, zjarr sa mijëra zjarre,
Të gjithë zotat, gjithë perënditë,
I dhanë bekim e dritë shkëlqimtare.

SIKUR TË ISHA MË I BUKUR.!

Sikur të isha pakëz më i bukur,
Njësoj do kish në puthjet dashuri,
Njësoj ky zjarr, diku po rrinte strukur,
Të vinte vrap, kur ta thërrisje ti.

Po pse, o mike, ja kështu si jam,
A nuk kam zemër që t’më rrahë fort?!
Se zemra ime mijëra zjarre mban,
Sa mijëra dashuri të mbledhur tok.

Dhe po njësoj do rrinim përqafuar.
Dhe po njësoj do ngjiteshim në hënë.
Dhe nuri yt që nuk paska të shkruar,

Dhe nuri yt që nuk paska të thënë,
T’i jepte hënës më tepër shkëlqim,
Dhe gjithë pastërtinë e shpirtit tim.

NEJES

Më shumë se kaq, nga unë, ç’do doje ti?
Që gjithë jetën dert më mbete, brengë…
Që ende mbas kaq vjet nuk di sesi…
Përjetësisht më mbete si legjendë.

E unë nga ty do doja ca më tepër:
Kujtimet tmerrësisht kur m’i trazon,
Kështu, o mike, s’mund të bëj gjë tjetër…,
As unë s’mund, as zemra s’të harron.

Paçka se aq vite pa të parë,
Të gjithë jetën pranë më ke qenë,
Me sytë e tu si yje shkëlqimtarë,

Me nur e bukuri që nuk ka të thënë.
Që ende mbas kaq vitesh s’di sesi….?!
Më mbete mike, në përjetësi.


“O QIELL! NUMËRO YJET E TU...“

Hëna me flokët pakrehur,
Me retë e me yjet lot,
Ndonjë yll që është fshehur,
E kërkon, e s’e gjen dot.

Lozonjarja si gjithnjë,
Herë duket, herë zhduket.
Duke qeshur ndënë zë,
Rregullon e kreh balluket.

Fryn puhiza këtë natë,
Retë gjithandej shpërndan
Bishti i Arushës Plakë,
Vetëtin si një shandan.

Nata, nënë e dhembshuruar,
Gjithësinë nanurit,
Gjithësia e llastuar,
Sytë e bukur i pulit.

Shoh dy yje si binjakë,
Miturakë e të pafaj.
Bisedoj me zemrën flakë…
Se mos janë sytë e saj…!

Dhe filloj të flas me yjet,
Ndërsa gjithësia fle.
Kërkoj tutje… nëpër pyje,
Ndoshta mos e gjej atje.

Rri një çast duke dremitur,
Prapë çohem, papandehur
Dhe kërkoj zemërzhuritur,
Që ta gjej ku është fshehur.

Të vijë çasti i bekuar,
Që ta shoh dhe të më shohë.
Ta pushtoj me këto duar,
Si njëherë dhe një kohë.

Kur më ikte lozonjare,
Duke qeshur deri tutje…
Pas e ndiqja si manare,
I zhuritur për një puthje.

Hëna me flokët pakrehur,
Gjith’ me retë dhe yjet lot.
Mike, ku më qenke fshehur…?
Të kërkoj e s’të gjej dot.


UNË POETI

Ti do të më shohësh nëpër rrugë,
Të drobitur, krusur, të pakrehur.
Si lypsar që bredh për një cop’ bukë,
Që e ndjekin qentë duke lehur,

Ti do jesh me ndonjë shoqen tënde,
Kur t’i japësh lëmoshën të mjerit.
Ndërsa shoqja do të thot’me dhëmbje:
“Sa i ngjaka mikut tënd, Ylberit”!


NË KËRKIM TË DASHURISË SË HUMBUR

Ç’më mbetën sytë gjith’ kësaj rruge,
Ku dashuria gjurmët na i la.
Ku mugëtirës se si u zhduke...
Si yll që fiket ca edhe nga ca.

Njëmijë puthje lagur me lotë,
U bënë zogj dhe cicërime.
Pa gjithsesi diçka më thotë,
Dhe më humbasin në meditime.

Ndër shtatë qiej, ashtu përrallorë,
Djegur nga malli e gjithandej…
Dy yje qielli, syçkat hyjnorë,
Nuk po i gjej, dot s’po i gjej.

Dallgë e tallaze, deti trazuar,
Un’ më i çmendur sesa ai.
Mes nimfash, ëngjëj krahëpraruar,
Kushdi rri fshehur ti, kushedi…

S’më ndahen zogjtë çamarrokë,
Në këtë rrugë, në këtë shteg.
Djegur nga malli, lagur me lotë,
Dhe brenga mallin prapa e ndjek.


NËSE…?!

Nëse ndodh që ti të ikësh,
Thuaj mortjes të më marrë.
Si dy lot mes qerpikësh,
Mall e brengë hiqen zvarrë.

Unë lis i papërkulur,
Që u mata me rrufenë.
Jetëgjallë e jetëhumbur…
Herë me yjet, herë me retë.

Kur më shfaqesh lumturuar…
Herë si Diell, herë si Hënë…
Me një nur të shenjtëruar,
Me një mall që s’ka të thënë.

Shkoj e s’shkoj zemërnemitur,
Jetë e vdekje suferinë.
Në se ndodh që ti ke ikur…
Mall e brengë e psherëtimë.