Stephen Edwin King (lindur në shtator 1947) është një shkrimtar amerikan i llojit të
horrorit dhe sajimit të pasigurive në veprat e tij; ka shkruar edhe libra fantastikoshkencorë
dhe romane të mbushura me fantazi. Më shumë se 350 milionë kopje të
romaneve të King janë shitur, po ashtu edhe përmbledhje tregimesh. Mjaft nga këto
janë përshtatur për skenare filmash, televizion i dhe media të tjera. King ka shkruar
një sërë librash me pseudonimin Richard Bachman dhe një tregim të shkurtër me
titull “Çereku I pestë” me emrin John Swithen.
Më 2003 Fondacion i I Librit Kombëtar e shpërbleu me çmimin Medalja për Kontribut
të Shquar në Letërsinë Amerikane
Me shkrimtarin e madh amerikan Stephen
Edwin King bashkëbiseduam për rreth 45
minuta. Folëm për librat e tij, edhe për
mendimin e tij lidhur me faqet einternetit të
fansave të tij, për bashkëpunimin e tij me
John Mellencamp, numrin e kufizuar të
botimeve të tij dhe romanin e tij të ri të titulluar
“Vajza e kekut me xhinxhërfille”.
Shpresoj qëintervista e realizuar në linjë
telefonike t’ju pëlqejë, po aq sa edhe unë.
Mirësia dhe bujaria e Stephen King e bëri më
të gëzueshme këtëintervistë, që kur unë
ngrita receptorin dhe dëgjova: “Përshëndetje
Hans! Steve King …”.
Pyetje: Si ndiheni tani? E keni marrë
veten nga aksidenti?
Stephen King: Mirë ndihem. Po të më
ndodhte kjo kur isha 40 vjeç dhe jo tashmë
që jam 50, do tëishte më mirë, por u
lëndova nga dhimbja në fakt sidomos te
këmba, por nuk më mbajti gjatë. Kam
ecur shumë që të merrja veten nga plaga
e shkaktuar dhe doktori më tha një ditë
“Vëre në punë këmbën, por jo kaq shumë,
se ke për ta humbur”. U tmerrova nga
kjo.
Pyetje: Kjo gjë më gëzon shumë. Si
ndjehesh nga kyinteres I madh për ju i
fansave në internet?
Stephen King: Unë nuk para e përdorinternetin.
E di që është interesante, ka gjithnjë
gjëra për të parë aty.
Pyetje: Nuk e shihni të nevojshme të
kontaktoni me njerëz online në internet?
Stephen King: Jo, nuk është ashtu. Nuk
e shoh të nevojshme.
Pyetje: Unë kam klikuar mbi emrin
tuaj në google dhe kam vënë re se ka
patur të paktën 40 milionë klikime për
ju.
Stephen King: Uau! Vërtet?
Pyetje: Kam lexuar diku se njerëzit
presin që t’u përgjigjeni pyetjeve në saitin
tuaj në internet. Vërtet nuk keni dëshirë
të bashkëbisedoni me fansat tuaj?
Stephen King: Jua thashë, që jo. Ata do
të më përfytyronin si Santa Klaus. Unë i jap
vëmendje gjithkujt, por nuk mund t’i
përgjigjem gjithkujt në internet. Do të më
pëlqente që ata ta dinin se nuk kam kohë të
Stephen Edwin King (lindur në shtator 1947) është një shkrimtar amerikan i llojit të
horrorit dhe sajimit të pasigurive në veprat e tij; ka shkruar edhe libra fantastikoshkencorë
dhe romane të mbushura me fantazi. Më shumë se 350 milionë kopje të
romaneve të King janë shitur, po ashtu edhe përmbledhje tregimesh. Mjaft nga këto
janë përshtatur për skenare filmash, televizion i dhe media të tjera. King ka shkruar
një sërë librash me pseudonimin Richard Bachman dhe një tregim të shkurtër me
titull “Çereku I pestë” me emrin John Swithen.
Më 2003 Fondacion i I Librit Kombëtar e shpërbleu me çmimin Medalja për Kontribut
të Shquar në Letërsinë Amerikane
mjaftueshme për ta, më duhet kohë për librat.
Këtë kërkojnë më shumë fansat.
Pyetje: Libri juaj “Flakë” ka për të dalë
shpejt në treg apo jo?
Stephen King: Po, ashtu shpresoj. E kam
çuar shpesh në mendje këtë libër, herë-herë
nuk kam dashur ta botoj.
Pyetje: Mes shumë librasg, ti ke shkruar
një tregim të titulluar “Çereku I
pestë” nën pseudonimin John Swithen.
A keni përdorur emra të tjerë veç këtij?
Stephen King: Jo.
Pyetje: Po të kishit, a do të m’i përmendnit?
Stephen King: Në të vërtetë, në këtë pikë
do të thosha, por nuk kam patur. Kam përdorur
shpesh emrin John Swithen. Në fakt
nuk e pëlqeja këtë emër.
Pyetje: Si mendon për serialin
televiziv “Talisman”, që është bazuar në
librin tuaj?
Stephen King: Jam gëzuar që dikush u
mor me të. Më dukej se ky format është i
përshtatshëm, sepse u gjend një staf i madh
që e njihte Spielberg. Ky i fundit në atë kohë
kishte një bos me emrin Sid Sheinberg bë
Universitetin e Pikturës dhe Sid Sheinbergishte
mjaft i ashpër, jashtëzakonisht I ashpër.
Nuk mendoj se ai donte vërtet që Spielberg
ta bënte këtë. Në atë kohë Spielbergishte
ende i ri, entuziast për gjithçka që
mund t’i ndodhnin “Talismanit” dhe sigurisht
që kështu do të ndodhte, sepse ka qenë
i tillë për rreth 20 vjet.
Pyetje: Kam lexuar se ata e kanë blerë
librin, para se të dilte në treg.
Stephen King: Po, ashtu ka ndodhur.
Është e vërtetë.
Pyetje: E dini që shumë fansa janë të
shqetësuar se nuk mund të përkthehet
kjo seri në një film të suksesshëm, sepse
është një histori tepër e larmishme.
Stephen King: Nuk them se do të ishte
e njëjta gjë. Kam parë disa dorëshkrime të
përqendruara shumë në raportin me Jack
Sawyer me Wolf. Mendoj se është një lloj
përqendrimi total mbi një raport njerëzor.
Them se do të dukej këndshëm. A do t’i
kënaqte kjo fansat? Ta themi midis nesh,
çdokush që lexon faqen e internetit, e shoh
me dyshim. Ke për ta parë.
Pyetje: A shqetësoheni për filmat që
realizohen në bazë të librave tuaj?
Stephen King: Jo, nuk kam pse [qesh].
Librat janë gjithnjë aty. Siç ka thënë edhe
M/ Cain, libri nuk ndryshon dhe filmi ...
ju e dini … 1408 është realizuar dhe
rimorkio është e tmerrshme … duket si
“Shkëlqimi” me të ftohtë në vend të të nxehtit,
kështu që mund të bëhet një film I
madh. Do të jemi të lumtur të gjithë për
këtë. Aktori është John Cusack, e dua
shumë këtë aktor, e respektoj shumë. Samuel
Jackson është manaxheri i hotelit. Ai
duket I frikshëm, po ashtu edhe gjërat që
e rrethojnë. Jam gjithnjë i interesuar se si
shkojnë punët. Është si Charles Frazier
që shkroi një libër dhe më pas u kthye në
një film me aktoren Nikole Kidman dhe
… Cold Mountain. Për sa i përket filmit
“Fusha e betejës” them se është një film i
madh, po ashtu edhe një libër i madh. Scott
Smith që shkoi librin kaloi 6 vjet për ta
realizuar këtë film, sepseishte i vetmi libër
i tij. Tashmë ai ka nxjerrë për botim një
tjetër libër. Është libër horror dhe romani
quhej “Rrënojat” dhe është një libër vërtet
i bukur.
Është më i frikshëm se ferri, por, ju e
dini … edhe unë shkruaj shumë libra dhe
gjithnjë jam Iinteresuar se si do të shkojnë
filmat, si do të realizohen. Jam si një fëmijë
me setin e kimisë me vete.
Pyetje: Kam parë një version të “Fusha
e betejës”, nuk e di a e keni parë edhe
ju.
Stephen King: Jo, nuk e kam parë këtë
version.
Pyetje: Është i animuar, mjaft i këndshëm.
Stephen King: Do I kërkoj Marshës të
më dërgojë një të tillë, po ashtu edhe një
version të “Qeni në qiell”.
Pyetje: A keni marrë kënaqësi nga disa
filma më shumë se disa të tjera?
Stephen King: Padyshim. Jam shumë i
kënaqur me “Mjegullën”,isha mjaft i interesuar
të shihja çndohi me Cujon dhe sigurisht
me Mizerin. Disa prej tyre janë edhe
zhgënjyese, ju besoj e dini. “Gjëra të
nevojshme” p.sh. është një e tillë.
Pyetje: Në disa filma ju keni patur disa
aparate fotografike. Ju pëlqejnë ato
vërtet?
Stephen King: Po, gjej kohë edhe për t’u
marrë me to. Dua të ripohoj këtu se nuk
jam aspak ndonjë aktor i madh. Kurrë nuk
kam qenë aktor, duhet një lloj fisnikërie për
ta bërë këtë. Por e kam thënë dhe e rithem:
“ju e dini, nuk mund ta bëj këtë. Ti mund
të planifikosh të shkosh dhe të guash në
ndonjë vend të tmerrshëm si ato nëpër filma
apo në Zelandën e Re dhe unë nuk mund
ta çrrënjos një jetë si kjo”.
Pyetje: Është gjithmonë kënaqësi t’ju
shohësh juve tek shfaqeni nëpër filma.
Stephen King: Faleminderit.
Home »
» “Fansat do të më përfytyronin si Santa Klaus në internet“





