Aforizma

Të uriturin për dashuri është më e vështirë ta largosh, se sa
të uriturin për të ngrënë.
Mother Teresa

Graviteti nuk është përgjegjës për ata që kanë rënë në
dashuri.
Albert Einstein

Nuk ka suprizë më magjike, sesa surpriza kur e gjen veten
të dashuruar. Është gishti i Zotit mbi shpatullat e njeriut.
Charles Morgan

Duhet të ecësh me kujdes në fillim të dashurisë; vrapi drejt
krahëve të të dashurit mund të vijë më vonë, atëherë kur je
i sigurt se të tjerët nuk do të qeshin me gabimin tënd.
Jonathan Carroll,

Dashuria nuk mund të kurohet prej barishteve.
Ovid

Dashuria është përgjigjja më e arsyeshme dhe e
kënaqshme për problemin e ekzistencës njerëzore.
Eric Fromm

Dashuria është vetëm një mashtrim që na bëhet për
vazhdimësinë e jetë.
Ë. Somerset Maugham

Jeta na ka mësuar se dashuria nuk konsiston te vështrimi
në sy i njëri-tjetrir, por tek vështrimi jashtë i të dyve në të
njëjtin drejtim.
Antoine de Saint-Exupéry

Kur dashuria nuk është çmenduri, nuk quhet dashuri.
Pedro Calderon de la Barca

Lëre dashurinë tënde të jetë si shiu i mjegulluar, që bie
lehtë, por mbush lumin.
Malagasy

Të dua se je i bukur. Je i bukur, se të dua?
Richard Rodgers dhe Oscar Hammerstein II, Cinderella

Ngaqë ju shoh çdo ditë, ju dua edhe më shumë. Sot më
shumë se dje dhe më pak se nesër.
Rosemonde Gerard

Dashuria është si një trëndafil i egër, i bukur dhe i qetë, por
i gatshëm të tërheqë gjakun në mbrojtje të tij.
Mark Overby

Dashuria është simbol i përjetësisë. Ajo fshin të gjitha
ndjesitë e kohës, duke shkatërruar gjithë kujtesën e fillimit
dhe gjithë frikën për fundin.