Letrat e Ali Pashës për banorët e Kolkondasit

Sipas studjueses Llambrini Mitrushi, që ka studjuar kodikun (librin) e kishës së Shën Kozmait, ekzsitojnë të paktën dy letra të dërguara nga Ali Pashë Tepelena banorëve të zonës. Pashai i Janinës u bënte thirrje atyre të ndërtohej kisha me ndihma të mbledhura në popull. Ja tekstet e tyre.

Letra e parë
"Juve rumë të nahijes së Beratit, myzeqarë dhe vlleh grabovarë, katunde dhe çifliqe. Ju lajmëroj se ja ku vura një epitrop që të më ndreqë manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe unë me aspra e të ndihmoni dhe ju si t'ju thotë dhespoti, me qëllim që të ndreqet ky manastir.
Për ata që nuk do të japin ndihmën e tyre, do të më mbetet hatëri dhe pastaj do t'i paguajnë dyfish.
Sikundër ju urdhëroj ashtu të bëni pas këtij vendimi.
Letra e dytë
"Hair duaxhitë e mi, mitropolit i Beratit, Kolë Mitro dhe Haxhi Janko. Ju përshëndes dhe ju kallzoj se i mora vesh sa më shkruat dhe u informova me anën e igumenit; u gëzova shumë që u kujdesët për plakun Kozma. Ja tek po vjen aty tani igumeni dhe Nikolla bashkë me kryemjeshtrin dhe të vini të ndreqni odat dhe kullat e manastirit, i cili të bëhet më i miri nga të gjithë manastiret, sepse me ardhjen time aty dëshëroj ta gjej të mbaruar. Pra, të kujdeseni të gjithë që ta ndreqni dhe të gjithë rumët e Beratit, të mëdhenj e të vegjël, të ndihmojnë. Po i shkruaj dhe Ibrahim Arapit t'ju ndihmojë në çdo punë. Të bëni si ju shkruaj. Ju përshëndes.
Në Janinë, 12 shtator 1813".


Milosao