Xavi Torres: Barca ekipi më i mirë në botë

Pas humbjes që pësoi nga ish-skuadra e tij, lojtari i Malagas, Xavi Torres, ka reaguar shpejt për të analizuar ndeshjen.
“Ishim të rraskapitur deri në fund, mirëpo sërish tentonim të shënojmë”. “Po luajmë mirë, pa rezultate. Humbëm, mirëpo ishim duke luajtur kundër skuadrës më të mirë në botë”. “Jemi të qetë dhe tashmë po mendojmë për Xerezin. Dëshirojmë të fitojmë dhe e dimë se puna jonë e madhe do të nxjerr fryt”, ka thënë Xavi Torres për “AS”.