Valdano optimist për sukses

Real Madridi ka vazhduar me fitore edhe në javën e pestë të edicionit 2009/2010 në La Liga, ndërsa drejtori sportiv Jorge Valdano ka filluar të shpresojë për titull.
“Ngadalë por sigurt skuadra po kompletohet. Duhet të mos harrojmë se ne luajmë nga tri ndeshje në javë, t’i fitosh të gjitha, është çështje optimizmi”. “Luajtëm ndaj një skuadre (Tenerife), e cila e lëviz topin mirë dhe lojtarët kanë luajtur bashkë qe një kohë të gjatë. Po mbrohemi mirë, edhe pse kundër Tenerifes, pati disa lëshime”, u shpreh Valdano pas ndeshjes.