Van der Sar: Shpirti ekipor sjell trofe, jo individët

Portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, thotë se skuadra e tij ka më shumë gjasa që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon sesa Real Madridi i Cristiano Ronaldos.
“Nuk më intereson se çfarë ka bërë Real Madridi. Gjithçka ka të bëjë me shpirtin ekipor. As njëmbëdhjetë Cristiano Ronaldo nuk mund të sjellin sukses (nëse mungon shpirti i skuadrës)”. “E di se dikush mendon ndryshe, mirëpo kur luan me njëmbëdhjetë Ronaldo, jo shumë prej tyre do të shqetësohen për angazhimet në mbrojtje”. “Tre klube angleze ishin në katërshen e fundit të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar. Të gjithë e dinë se Liga Premier është më e mira në botë”, ka thënë Van der Sar për “Sunday Mirror”.