Të moshuarit janë më të lumtur se të rinjtë

Më të qetë, më të kënaqur me punën e tyre dhe pasivë kur duhet


Është provuar shkencërisht që të moshuarit janë më të predispozuar ndaj depresionit se të rinjtë. Por, edhe kjo është e lidhur me lumturinë më të madhe të të moshuarve, sipas ekspertëve, që citojnë edhe një herë General Social Survey, që i atribuon të qenurit i moshuar një mundësi më të madhe për të jetuar emocione "aktive" negative, (si p.sh. inati). Në përgjithësi, midis të moshuarve janë mbizotëruese emocionet pasive dhe më pak ato aktive. Në këtë kuadër, edhe depresioni do të lidhej me një jetesë përgjithësisht më pasive.

Një nga steriotipet më të konsoliduara të shoqërsië tonë përgënjeshtrohet nga disa studime.

Të rinjtë janë të lumtur dhe të moshuarit janë të trishtuar dhe nën stres??? Një nga steriotipet më të konsoliduara të shoqërisë moderne vihet në provë të vështirë. Dhe jo nga një i apasionuar mbas filozofisë antike apo kulturave egzotike, por nga studime shkencore të dokumentuara, për të cilat ka folur në një nga artikujt e saj prestigjozja Ëashington Post. Autorja e artikullit flet për kërkime të kohëve të fundit, që theksojnë bindjen se "të rinjtë nuk janë vetëm "të bukur", por edhe të "lumtur"" dhe "të moshuarit " e kundërta.

STUDIMET -Më e rëndësishmja është "General Social Survey", një studim i bazuar në intervista telefonike, bërë 50 mijë qytetarëve, që përsëritet rregullisht në Shtetet e Bashkuara dhe jep një imazh edhe të evoulimit në kohë të ndjenjës së lumturisë të të intervistuarëve, nëpërmjet një pyetjeje të thjeshtë, me 3 përgjigje të mundshme: "je shumë i lumtur, mjaftueshëm, apo fare i lumtur". Një nga përgjigjet më të papritura ka qenë që të moshuarit janë mesatarisht më të lumtur së të rinjtë. Analiza e detajuar e rezultatit përjashton mundësinë që të moshuarit e sotëm mund të jenë më të lumtur se të rinjtë e tyre, sepse janë edukuar që të kënaqen më pak. Në fakt, 65-vjeçarë që thonë se janë të lumtur tani, nuk i janë përgjigjur gjithmonë njësoj kur po kjo pyetje i është bërë atyre vite më parë. Kështu duket që mosha bilogjike mund të ndikojë në përgjigje. E gjitha kjo vihet përballë, jo vetëm me aksesin kulturor të përbashkët, vënë në dukje ekspertë të konsultuar nga gazeta amerikane, por edhe me mendime objektive, me mundësinë më të madhe të sëmundjeve fizike, ose të vetmisë së të moshuarve. Por, edhe pse kjo është e vërtetë, duhet vlerësuar duke mbajtur parasysh mundësi të tjera, si: problemet e mëdha të ndërveprimeve apo shqetësimet financiare të të rinjve të rritur.

PUNA - Jo vetëm. Një tjetër studim nxjerr një tjetër steriotip, që mbërthen ata mbi moshën 65-vjeçare, që punojnë nën modelin e të "shkretëve", të detyruar vetëm nga vështirësi ekonomike ose nga detyrime të ndonjë lloji tjetër. Në anën tjetër, kjo grupmoshë që vazhdon të punojë, e bëjnë shpesh, sepse duan shumë profesionin e tyre, kështu që marrin kënaqësi më të mëdha në krahasim më të rinjtë, që motivohen nga dëshira për t'u afirmuar.

DEPRESIONI - Qëndron edhe një mundësi tjetër: është provuar shkencërisht që të moshuarit janë më të predispozuar ndaj depresionit se të rinjtë. Por, edhe kjo është e lidhur me lumturinë më të madhe të të moshuarve, sipas ekspertëve, që citojnë edhe një herë "General Social Survey", që i atribuon të qenurit i moshuar një mundësi më të madhe për të jetuar emocione "aktive" negative, (si p.sh. inati). Në përgjithësi, midis të moshuarve janë mbizotëruese emocionet pasive dhe më pak ato aktive. Në këtë kuadër, edhe depresioni do të lidhej me një jetesë përgjithësisht më pasive. Kështu që, shpjegon Catherine Ross, e Universitetit të Texasit në Austin: "Arsyeja që mendojmë se të moshuarit kanë nivele më të larta depresioni, mund të shpjegohet pjesërisht, jo me një nivel më të lartë emocionesh negative, por me një nivel të lartë pasiviteti. Trishtimi është, pra kështu, i lidhur më shumë me një problem energjie, se sa me emocionet negative". Si përfundim, miti që rinia, apo mosha rini - e rritur, janë periudhat më të lumtura të jetës, nuk i korrespondon të vërtetës. I vetmi dyshim: a nuk e kishte thënë dikush??? ...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Related Posts: