Vera e kuqe ndalon efektet e yndyrave të larta. Mund të jetë një kurë e mirë për diabetin
"Përbërësi magjik" i verës së kuqe mund të ndihmojë në rritjen e cilësisë së jetës dhe energjisë për moshat e vjetra, por nuk duket se ndikon në jetëgjatësinë e njeriut, siç mendonin më parë shkencëtarët. Dobësimi tek njerëzit, është një problem i rëndë shëndetësor, thotë Christoph Ëestphal, Shefi Ekzekutiv. Ky studim na tregon se si mund të vonohet dobësimi tek minjtë dhe kjo dijeni mund të na ndihmojë të nxjerrim avantazhe jo të konfirmuara klinikisht edhe tek njerëzit
Dr. Sinclair mendon se disa nga efektet e vërejtura tek eksperimenti me minjtë, do të kenë një impakt akoma më të madh tek njeriu. Kjo, pasi minjtë, në krahasim me njerëzit, nuk para ngordhin si pasojë e sëmundjeve të zemrës, ose të dobësimit të kockave. Sirtris, një kompani barnash e formuar nga Dr. Sinclair, ka zhvilluar versione më të fuqishme të resveratrolit dhe mendojnë se ky përbërës mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe me zemër të fortë
Elementi kimik i quajtur resveratrol, ka një ndikim të gjerë në elementët gjenetikë të plakjes dhe kishte shumë shpresa se mund të rriste jetëgjatësinë gjithashtu.
Shkencëtarët, sipas eksperimentit që kanë kryer, raportojnë se ky element shmang efektet e plakjes së minjve mbi zemrën, kockat, sytë dhe muskujt në një dietë standarde, duke mbajtur nën fre faktorët që dobësojnë moshat e vjetra, si osteoporosis, kataraktet dhe funksionimin e keq të zemrës. Por, sipas vëzhgimeve të minjve të dobët, duket se nuk ka asnjë efekt mbi jetëgjatësinë.
Gjithsesi, është e paqartë nëse resveratroli do të funksiononte po të ishte përdorur tek minjtë e rinj dhe do të mbante nën fre efektet e dëmshme të një diete me yndyra të larta, duke i lejuar këto kafshë mbipeshë të jetonin aq gjatë sa edhe minjtë e dobët në studimin e kryer dhe e sponsorizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Plakjes në SHBA.
Raporti konfirmon rezultatet e mëparshme, duke treguar se përzierja, e cila gjendet edhe tek shega dhe lajthitë, mund të stimulojë tek minjtë, disa efekte dietike ose të reduktimit të kalorive, të cilat janë mënyrat më të mira dhe efektive për të ulur rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara nga mosha tek gjitarët, duke reduktuar marrjen e kalorive deri në një të tretën.
Edhe pse zbulimet e publikuara në metabolizmin qelizor, kanë shuar shpresat se resveratroli mund të rriste jetëgjatësinë, vazhdohet të besohet se, pavarësisht rezultateve të marra nga eksperimenti i minjve, resveratroli mund të ngadalësojë rënien e shkaktuar nga plakja.
Studimi është një bashkëpunim midis Dr. Rafael de Cabo i NIA; Dr. David Sinclair i Harvard Medical School dhe një grupi ndërkombëtar studiuesish. "Nga një këndvështrim shëndetësor, cilësia e jetës së këtyre minjve në fund të ditëve të tyre, është më e mirë në mënyrë të konsiderueshme", thotë Dr. de Cabo. Kjo na tregon se resveratroli mund të "zgjasë një jetë të pavaruar dhe produktive në vend që të rrisë jetëgjatësinë".
Skuadra ka zbuluar se:
Kolesteroli në total është ulur në mënyrë të konsiderueshme në minjtë 22 muajsh, jo mbipeshë, pas 10 muajsh trajtimi me resveratrol. Aortat e minjve 18 muajsh, mbipeshë dhe jo, të trajtuar me resveratrol, funksionon shumë më mirë se sa tek minjtë jo të trajtuar. Resveratroli gjithashtu zbuste inflamacionin në zemër
Minjtë e trajtuar kishin tendencë për kocka më të shëndetshme, sipas matjeve të trashësisë, volumit, përbërjes së mineraleve, dendësisë së elasticitetit të tyre, në krahasim me grupin e minjve të patrajtuar.
Në moshën 30-mujore, minjtë e trajtuar me resveratrol kishin ulur ndjeshën formimin e kataraktit, duke krahasuar kontrollet e vazhdueshme.
Resveratroli, gjithashtu, rriste balancën e koordinimit të zemrës tek minjtë e vjetër. Funksionimi i geneve në qelizat e mitokondrisë ishte rritur ndjeshëm. Por, nuk pati asnjë efekt në rritjen e jetëgjatësisë.
"Ne zbuluam se ndërkohë që cilësia e jetës rritej ndjeshëm pas trajtimit me resveratrol, përzierja nuk kishte ndonjë ndikim të ndjeshëm në mbijetesën e përgjithshme, ose në jetëgjatësinë e minjve në një dietë standarde, krahasuar me minjtë e trajtuar me të njëjtën dietë, por pa resveratrol",thotë Dr. de Cabo. Gjithsesi, Dr. Sinclair mendon se disa nga efektet e vërejtura tek eksperimenti me minjtë, do të kenë një impakt akoma më të madh tek njeriu. Kjo, pasi minjtë, në krahasim me njerëzit, nuk para ngordhin si pasojë e sëmundjeve të zemrës, ose të dobësimit të kockave. Sirtris, një kompani barnash e formuar nga Dr. Sinclair, ka zhvilluar versione më të fuqishme të resveratrolit dhe mendojnë se ky përbërës mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe me zemër të fortë.
"Dobësimi tek njerëzit, është një problem i rëndë shëndetësor, thotë Christoph Ëestphal, Shefi Ekzekutiv. Ky studim na tregon se si mund të vonohet dobësimi tek minjtë dhe kjo dijeni mund të na ndihmojë të nxjerrim avantazhe jo të konfirmuara klinikisht edhe tek njerëzit. Tashmë po bëjmë tentativë klinike me SRT501, nga i cili formulohet resveratroli, i cili ka treguar shenja efikase në testet e kryera edhe tek njerëzit".Megjithatë nuk kemi nevojë të mundohemi shumë për t'u trajtuar me resveratrol, pasi atë mund ta gjejmë tek vera e kuqe që konsumojmë gati çdo ditë.