Telefon dhe internet. Erdhi televizioni i ri, revolucioni i videove

SKENARE SE SI PO NDRYSHON SISTEMI I KOMUNIKIMIT GLOBAL


LONDËR - Nëse doni të shikoni se si lind një televizion i ri, duhet të shkoni në katin e pestë të një pallati të vjetër në Saint James Street, pak hapa larg selisë së "Economist". Quhet Badelgum Tv dhe i përket Silvio Scaglias (bashkëthemeluesi i Fastweb-it) dhe ka fituar një farë fame në festivalin Cannes, për shkak se ka organizuar spektaklin e parë online të kinemasë së pavarur, i fituar nga 7 regjizorë të vlerësuar nga Spike Lee. Badelgum është një televizion në web, d.m.th. që shikohet në ekranin e kompjuterit në internet dhe përfaqëson një tentativë për të parë nëse ka jetë pas televizionit tradicional.

"Sipas nesh ka, - thotë administratori Valerio Zingarelli, 55 vjeç, ish Vodafon - dhe lind nga dëshira për të patur një program interaktiv të personalizuar. Është një elitë publiku, patjetër, por jo një elitë globale, e përbërë nga shumë komunitete. Për këtë arsye, Badelgum flet anglisht dhe e ka selinë në Londër."

Një shembull tipik komunitetesh janë të tërbuarit pas aktiviteteve nënujore, një grup tepër kërkues, për t'u kënaqur me dokumentarët e thjeshtë të National Geographic, të cilët për njerëzit e thjeshtë janë fantastikë. Zingarelli shpjegon: "Këtij publiku, të cilët nuk janë të obsesionuar nga cilësia e imazheve, por janë të interesuar për detajet dhe specializimin, ne u propozojmë videot gjysëm profesionale të prodhuar nga qendrat e zhytjes. Gjithashtu, po lidhim marrëveshje për të bashkëpunuar me qendrat më të mëdha nënujore dhe u japim atyre instrumentat teknikë për të krijuar produkte të nivelit të lartë. Sponsorizimet do të vijnë nga reklamat, të cilat i duam ngushtësisht tematike, të nevojshme dhe instruktive". Me këtë ritëm pune, në korrik do të lindë "Underwater Channel". Stacione të tjera të ngjashme do t'i dedikohen atyre që dashurojnë udhëtimet, natyrën dhe muzikën.

Ju do të thoni, po pse televizion është ky? Jo, në fakt nuk është. Të paktën jo në kuptimin tradicional të fjalës: d.m.th. një ekran që i përhap imazhe dhe fjalë një publiku të ulur mbi divan, me terrorin e një rënieje të tensionit të dritave. Badelgum - dhe televizionet e ngjashme me të - janë tentative për t'i dhënë dritë imazheve të televizionit të së ardhmes; krijesa mediatike në lindje, seria tjetër e të cilave është e vështirë të parashikohet, nëse do të ketë një të tillë, prova të një televizioni të së ardhmes.

Përse qëndrimi në atë divan përpara televizorit, të jep ndjesinë e dokumentuar dhe të provuar të pakënaqësisë, e cila stimulon televizionin në përgjithsi të mendojë diçka të re? E ndihmuar nga një zhvillim teknologjik, e cila shumëfishon instrumentet shpërndarëse (dixhitalin tokësor, satelitor, rrjeti i gjerë i telefonisë celulare dhe fikse) dhe sjell në skenën e ekranit të vogël aktorë "të rinj", ashtu siç bëjnë shoqëritë telefonike, të cilat mundohen të kompensojnë uljen e fitimeve me shërbime të reja si "televizionet e personalizuara". Por, kujdes, në personalizim nuk përfshihet lloji i përbërjes, por vetëm modaliteti i përdorimit: si të regjistrosh programet e preferuara ose si të shkarkosh filma ose ndeshje futbolli. Oferta Iptv e vitit të kaluar e operatorëve telefonikë në Evropë, numëronte 5.2 milion abonentë, sa gjysma e atyre të arritur në Francë, nga France Telecom, falë çmimeve shumë të ulta. Një Iptv interesante, është ajo e ofruar nga ish-monopolisti anglez i British Telecom, i cili është përqendruar në një modalitet përdorimi ekstremisht të thjeshtë, i cili kënaqte më tepër publikun jo shumë të ri. "Buxheti është mjaft i madh - thonë i pari i Bt Vision Dan Marks (ish Warner) - përveç programeve të ndryshme të BBC-së dhe Channel 4, propozojmë lojra dhe programe ekonomie, super të thjeshta, nëpërmjet televizorit. Publiku po fillon të kërkojë propozime komerciale që bashkojnë telefon, internet dhe televizor."

Përmbajtja. Televizioni web Badelgum. Televizioni "Iptv Bt Vision" (ose siç është në Itali Alive Tv). Më pas kemi çështjen Current Tv, televizioni i themeluar nga Al Gore, i cili në skenarin e televizioneve të së ardhmes përfaqëson një hibrid. Nëse italianët, nga Badelgun kanë shkuar të kërkojnë fatin mediatik deri në Londër, skuadra e ish-presidentit të SHBA-së ka ardhur të kërkojë Amerikën në Itali, vendi i parë jo anglosakson në të cilin "televizioni i krijuar nga kush e shikon" po përpiqet të përhapet në masë. Një hybrid në sensin që, ashtu si Badelgum, i drejtohet komunitetit internetian. Current ama, përveçse ka një drejtim shumë më tepër politik dhe informativ, është e bazuar në një mekanizëm zgjedhjeje shumë të keq; videot më të mira të zgjedhura nga "spektatorët" trasmetohen dhe dërgohen në kanalin 130 të Sky, me të cilin Current ka lidhur marrëveshje.

Këto janë tre shembuj të së ardhmes së televizionit pas ekranit të vogël që kemi të gjithë në shtëpi, të cilëve mund t'i shtohet edhe një model i katërt: shkarkimi i ligjshëm direkt i filmave nga sitet web si: iTunes, LoveFilm ose TOnline. Është një model i përhapur, mbi të gjitha, në Gjermani dhe Britani, por po fillon të përhapet masivish edhe në Itali, nëpërmjet portave të My Movies. Bëhet fjalë për një treg, i cili sipas IT Media Consulting, në Evropë po rritet çdo vit me 200% dhe në vitin 2011 mendohet të arrijë edhe Iptv-nbë, duke faturuar 1.5 miliard (dhe kjo llogari nuk përfshin shkarkimet ilegale…) Do të jetë për të dhënë një ide të përmasave, gati 10% të tregut evropian të televizionit me pagesë, i cili për vitin aktual vlerësohet me 15 miliard, kundrejt totalit të tregut botëror televiziv prej 35 miliard.

Megjithatë, mbase risitë më interesante do të vijnë pikërisht nga ai, televizioni i dashur tradicional. "Televizorët tradicionalë - thotë Preta - kanë një forcë, artin e riprodhimit të videove. Një përdorim më i gjerë i internetit do t'i lejonte atyre të rekuperonin publikun më të ri dhe më të sofistikuar. Në Evropë ky fakt u kuptua fillimisht nga BBC dhe nga kjo dijeni ka lindur platforma e parë iPlayer, e cila e lejon të shpërndajë programet e veta me të gjitha instrumentat e duhura: nga televizori deri tek celulari."

Televizori tradicional, i njohur nga të gjithë, vazhdon të jetë parësori. Është mjaft sinjifikativ një sondazh i kryer në SHBA, nga i cili rezulton se 70% të përdoruesve të televizionit në internet deklarojnë se e përdorin "vetëm ngaqë kanë humbur një seri në televizor". Gjithsesi, publiku duket se po ndryshon dhe do të ishte gabim t'i nënvlerësonim pasojat e këtij ndryshimi. Kjo është pa dyshim shenja dalluese e evolimit të teknologjisë dhe e drejtimit të njerëzimit drejt transformimit.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

zv|ih44jitha këto gjëra do të fitojnë rol kryesor dhe do të kenë ndikim më të madh. Kështu, shpresoj që me këtë libër të ndihmoj gruan të kuptojë rrethanat e veta dhe t'i bëj të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe të shohin mënyrat e ndryshme se si paraja mund të prekë marrëdhëniet e njerëzve. Dhe të shpresohet që të përvetësojnë disa nga idetë që disa nga këta shkrimtarë kanë hedhur.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI