Stambolli, aty ku ndahet Evropa me Azinë

Një qytet i larmishëm, saqë gjithmonë është e pamundur të ndahesh prej tij


Stambolli është një qytet aq i larmishëm saqë gjithëmonë është e pamundur të ndahesh prej tij. Dallimi i vetëm që mund të bëhet është ndërmjet pjesës evropiane dhe asaj aziatike, të cilat ndahen nga ura e Bosforit. Duke u shtrirë nga Deti i Zi, duke kaluar përmes urës së Bosforit dhe duke prekur Detin e Marmara-s, Stambolli me një popullsi të vlerësuar prej 10-13 milion banorësh, është kthyer në një nga qytetet, shtrirja e së cilit nuk po njeh kufi.

Sulltan Ahmet

Pjesa më e madhe e njerëzve që shkojnë në Stamboll, vendi i parë që vizitojnë është Sulltan Ahmet. Ky është një gadishull (i njohur si Sarayburnu). I pasur në histori, ai është si një magnet natyral për miliona turistë që vijnë çdo vit. Zona e Sulltan Ahmet-it me Topkap? Saray? (Pallati Topkapi), Ayasofya (Shën Sofia), Xhamia Blu (xhamia e Sulltan Ahmet) si dhe At Meydani (Hipodromi), është një zonë e mbushur plot me hotele, restorante, kafe, bare, dyqane qilimesh dhe suveniresh, si dhe një mori muzesh magjepës, xhami, pazare dhe zona historike. Rrruga kryesore, Divan Yolu, është dhe zemra e kësaj zone. Në të ndodhen qindra rrugica të vogla nga ku mund të zbulosh historinë e qytetit të vjetër. Kapal?çar?? (Pazari i Madh) afër Bejaz?t University është gjithashtu në këtë rrugë. Një gjë e veçantë rreth Sulltan Ahmet është se çdo tregtar në atë zonë duket se flet shumicën e gjuheve evropiane, kështu nëse turqishtja juaj nuk është në nivelin e duhur, nuk ka asnjë gjë për t'u shqetësuar.

Eminono

I shtrirë drejt buzë detit, në Golden Horn, Eminono është fundi i këtij "tramvai". Zakonisht ajo është e gumëzhueshme me aktivitete gjatë gjithë ditës, me shitës në rrugë duke iu shitur gjëra që ju kurrë nuk i kishit menduar se i dëshironit. M?s?r Çar?? -ja i madh ose ndryshe Pazari i Erzave Egjyptiane, është një nga veçantitë kryesore të sheshit Eminönü ndërsa Mimar Sinan's Jeni (Xhamia e Re) me minaret e saj të shtrira gjatë mbi rrëmujen e zakonshme të zonës, është pika referuese më e njohur. Ferries e zonës aziatike dhe Princes Islands (Ishulli i Princeshës) nga lundrimi i gjatë, duke u rreshtuar njëra pas tjetrës ato ankorohen për pushim në breg, aty ku ju mund të ndaloni dhe të merrni një sanduiç me peshk të freskët (bal?kekmek), ndërkohë që prisni anijen tuaj. Po aty është gjithashtu dhe stacioni i trenit Sirkeci, të gjithë trenat për-dhe nga Evropa i nisin dhe i përfundojnë udhëtimet e tyre në këtë stacion.

Tynel

Tynel është pa dyshim "Bohemian Quarter" (lagja bohemiane) e Stambollit, jo shumë kohë përpara është dalluar si një pjesë e keqe e qytetit, me rrugët e saj të errta e të shkreta, si dhe me shtëpitë e ndotura e të braktisura. Gjithësesi, zona i është nënshtruar një zhvillimi shumë të madh këto vitet e fundit. Kafet e vogla, vendet ku luhet muzik live, restorantet në ambiente të hapura, si dhe bar-et tashmë thuajse bashkëjetojnë me galeritë e artit, libraritë antike, si dhe me dyqanet muzikore.

Beyolu / Taksim

Istiklal Caddesi ndodhet në qendër të metropolit, ndërkohë që një labirinth rrugësh të ngushta dredharake janë të mbushura me kafe të veçanta, bare shpirtërore, restorante kontinentale, kinema historike, teatro të rëndësishme, si dhe me dyqane të veçanta luksoze që kanë dalje në të gjitha drejtimet përredh tij. Sheshi Taksim, duke paraqitur Monumentin madhështor të Republikës, merr rrugën për në muzeun e hapur bohemian të Beyolu-s, kalon kishën ortodokse greke të shën Triadë-s (Greek Orthodox Aya Triade Church), si dhe Konsullatën Franceze. Një tramvaj i vjetër origjinal transporton pasagjerët për në Rumeli Han, Çiçek Pasaj?, Cite de Pera, Atlas Pasaj?, Galatasaray Lisesi, si dhe në disa konsullata të veçanta elegante. Për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Stamboll, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, si dhe Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it në Stamboll, janë mbajtur aty si dhe në rajonet përreth tij. Beyo?lu, i cili ka qenë shtëpia tradicionale e komunitetit të homoseksualëve në Stamboll, është mirëkpritës i të tjerave eventeve vjetore, duke përfshirë këtu Festivalin e Bosforit, Ditët e Muzikës Roxy, Festivalin Aksanat të Jazz-it si dhe Festivalin Blues.

Karakoj

Shumë kohë përpara ndodhej një fshat i vogël, që gjendej po ashtu në një gadishull të vogël të Golden Horn, aty ku sot qëndrojnë rrethinat moderne të Karakoj. Në ditët e sotme Karaköy është një nga portet më të shpejtë, me një treg të peshkut të gjallë, terminal anijesh (ferribot) marramendës dhe një vend me jetë nate të errët dhe me një peisazh intrigues në grykën e Golden Horn. Shumë lokale peshku nga Galata Bridge (Ura Galata), si dhe një grup tregtarësh ambulant shesin të gjitha llojet e mallrave përgjatë shëtitores. Një shesh pazari i nëndheshëm, tepër i madh, ku mund të blesh aparate elektronike dhe armë, përveç të tjerash, ajo shihet si një vendkalim jo shumë i sigurt nën rrugën e ngarkuar të hyrjes për në Tünel. Sipër kodrës ndodhet Bankalar Caddesi (Rruga Bankalar) një zonë historike e mbushur me banka, galeri artesh si dhe dyqane me punime vetjake. Të gjitha udhetimet e anijeve që bëjnë ture-internacionale ankorohen në Karaköy

Galata

Galata Tower (Kulla Gallata) është pika qëndrore në këtë zonë. Filmi i famshëm turk "Stambolli nën krahët e mi" tregon historinë e Hazarfen Çelebi, që fluturoi nga kjo kullë me një palë krahë të krijuara vetë. Rruga e quajtur Galip Dede Caddesi është një qendër aktive me dyqane ku shiten instrumenta muzikorë, libra antikë dhe gjithashtu ju mund të gjeni një numër të madh lokal-restorantesh të vogla. Goethe Institute (Instituti Goethe) ka shumë lokale me përmbajtje kulturore dhe artistike, si dhe aty ndodhen xhami të panumërta, kisha si dhe sinagogë të fshehtë përgjatë pjesës së errët të rrugës.

Golden Horn

Pjesa më e rëndësishme e Golden Horn përfshin rrethinat e zonës ndërmjët Eminönü-s dhe Ayvansaray-ës. Xhamia Selimiye, Xhamia Fethiye dhe kisha e Shën Steven i japin hijeshi vijës bregdetare të zonës, ndërsa Muzeu Kariye dhe Xhamia Mihrimah ndodhen më në brendësi të saj. Muret e vjetra të qytetit nisin në Ayvansaray-e dhe gjarpërojnë në rrugë tokësore drejt Yedikap?-s.

Beshiktash and Ortakoj

Beshiktash është në qendër të tre drejtimeve, të cilat degëzohen me njëra tjetrën, më pas ngjiten lart për në kodrën e Levent-it. Ortakoj, nga ana tjetër, është një rrethinë aktive mbi bregun e detit. Ajo është e mbushur me kafe, bare, restorante, shtëpi çaji, si dhe kjo zonë është tepër e njohur si vendtakim në fundjavë për banorët e saj. Rrugicat e Ortakoj gumëzhijnë nga tezgat artizanale të mbushura me xhingërima dhe suvenire gjatë fundjavave verore. Kjo zonë e qytetit është e famshme për xhamitë, kishat dhe sinagogët e saj fare pranë me njera-tjetrën.

Bosfori dhe pjesa aziatike

Bregu i Bosforit në pjesën evropiane kufizohet me apartamente të stilit osman, me godina të shoqërive të larta, si dhe me restorante peshku. Aty ndodhet vetëm një rrugë kryesore, e cila ndjek komplet vijën bregdetare që të çon drejt Zekarijekoj, një rrugëkalim tepër i famshëm për qytetarët gjatë fundjavave. Kad?koj është një zonë banuese, version i Bejolu, me një atmosferë shumë më ndryshe. Rrugicat e vogla të kalldrëmta janë të mbushura me kafe, bare, restorante dhe kinema, por më të rëndësishmet janë rezidencat. Pjesa aziatike e qytetit është vendi ku jetojnë më shumë qytetarët e Stambollit. Rrugët buzë bregut gjarpërojnë duke kaluar nëpër Uskudar, një rrethinë e bukur me shumë modele të bukura nga punimet e arkitekt Sinanit, duke përfshirë këtu Mihrimah Sultan dhe xhaminë Shemsi Pasha.

Selimije Barracks, aty ndodhen një numër i madh parqesh me pemë, kafe në natyrë, restorante, si dhe një varg ndërtesash historike për t'u përfshirë këtu Pallati Beylerbeyi, Xhamia Kuleli, Shkolla e Trajnimit të Oficerëve Kuleli Naval, Parku Kyçyksu & Kiosk dhe Anadolu Hisar?.

ka&ueST jashtëzakonshme dhe e ndyrë e Marocias që deshi të bënte Perandoren"). Sapo kishte mbushur të 23-at, ai ishte portreti i nënës së vet. "Shumë i hijshëm dhe i fuqishëm si person", siç do të shkruhej shekuj më pas, "nga Marocia kishte marrë bukurinë, mendjen e lartë dhe ambicien; nga i ati kurajën, guximin dhe nxehtësinë".

Gjithçka ndodhi papritmas prej një fataliteti gjatë ceremonisë martesore. Arroganti Ugo i Provansës në fakt pretendoi që t'i njiheshin nderimet mbretërore që i takonin dhe të ishte jo një pap i çfarëdoshëm, por Alberiku i II-të personalisht ai që t'i servirte verën, në shenjë nënshtrimi dhe respekti. Djaloshi, krenar, refuzoi dhe madje derdhi nga njerku gotën e verës që kishte në dorë, duke marrë si përgjigje një shpullë. Në këtë pikë "edhe muzikantët u ndalën. Marocia e ngurosur priste reagimet e të birit. Ai e shikoi dhe buzëqeshi. Atëhere ajo kuptoi se momenti i frikshëm dhe i pritur qysh nga lindja e tij kishte ardhur". Alberiku i II-të shtathedhur dhe krenar doli nga salla, "i ndjekur menjëherë nga të rinjtë Franxhipane, Kapicuki, Kreshenci e Pierleoni. E gjithë fisnikëria romane ishte rreshtuar".

Në një çast krijoi një revoltë midis atyre, të lodhur nga stërfuqia e Marocias, donin të hakmerreshin. Menjëherë kështjella u sulmua nga çdo anë "patkonjtë e kuajve kumbonin me zhurmë në sallat e mëdha, në korridoret e gjerë, përgjatë rampës helikoidale. Tërbimi i atij sulmi të papritur nuk u ndal përpara asgjëje". Ugo tentoi arratisjen duke zbritur me një litar, por u kap dhe masakrua me të gjithë ndjekësit e tij. Edhe Papa Gjoni i XI-të u tërhoq mënjanë dhe u izolua. Aty për aty, në konfuzionin e krijuar "askush nuk e vrau mendjen për Marocian që edhe njëherë akoma u braktis. Por kësaj radhe as ajo nuk tentoi të shpëtonte, siç do të kishte bërë sigurisht nëqoftëse armiku do të kishte qenë i ndryshëm". Kur gjithçka mbaroi dhe njerëzit e Alberikut të II-të u rikthyen në dhomën ku kishte qenë banketi, atë e gjetën aty, "të vetme, duke ndenjur me krenari, e gatshme që të ndiqte fatin e saj". Fillimisht u mbyll në një kuvend, u vra brutalisht pak më vonë nga disa doras të dërguar nga i biri.

Përgatiti: ARMIN TIRANA