Ndryshimet klimaterike kanë vënë në rrezik një nga speciet më të domosdoshme të tokës. Shkencëtarët tani mendojnë se bletët po zhduken nga stresi
Bletët sot punojnë më shumë dhe janë të stresuara, për këtë arsye ato janë duke u zhdukur. Ndryshimet klimatike gjatë kohëve të fundit kanë bërë të mundur kalimin “e butë” të dimrit në pranverë e verë, ndërkohë që bletët ngrihen më herët nga gjumi letargjik i dimrit dhe dalin më shpejt në kullota, duke shtuar ditët e tyre pranverore të punës. Problemi nuk është se janë pakësuar muajt e stinës së dimrit. Çështja është se muajt e stinëve nuk janë më muaj të plotë 30 ditësh, por ato si rezultat i ndryshimeve të klimës të provokuara nga ngrohja globale, janë duke “humbur” si pa e kuptuar në dhjetëditëshat e tyre gjithnjë e më shumë ditë të ftohta dimri. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se tashmë nuk mund të flitet më për një stinë klasike të dimrit si dikur, një herë e një kohë, ku ardhja e pranverës dhe e verës kishin ditë e data thuajse të sakta në kufij e kohë kalendarike. E këtë “shkurtim” të dimrit duket se janë bletët që po e vuajnë në kurrizin e tyre, sepse dalja para afatit në kullotë, po u shkakton atyre stres dhe dëmtime masive.
Studimi…
Ky fakt konfirmohet nga një studim që është realizuar nga qendra e kërkimeve të bioklimatologjisë mjekësore, bioteknologjisë dhe mjekësisë popullore të Universitetit të Studimeve në Milano në bashkëpunim me Agrofarmën. Stafi i drejtuar nga prof. Umberto Solimone ka studiuar evolucionin e klimës në një interval kohor që shkon nga fundi i shekullit të 19 e deri në ditët e sotme, duke u ndalur mbi të dhënat meteorologjike që fillojnë nga viti 1880 e më pas në detaje me të dhënat e satelitit që janë të disponueshme që nga viti 1978 e deri më sot.
Rezultati është një konfirmim i asaj që prej kohësh është thënë: ngrohja globale, e cila në 130 vitet e fundit ka qenë rreth një gradë si dhe 12 vitet e fundit që përfshihen midis 1995 e deri në 2006, kanë qenë në mënyrë absolute, vitet më të nxehta të historisë, por gjithashtu: “Është i dukshëm një shkurtim i stinës së dimrit, i cili ka bërë si refleks një rritje të mundshme të zgjerimit të dritares së aktivitetit të bletëve, duke llogaritur në hipotezë një punë rreth 20 - 30 ditë më shumë gjatë vitit”, - nënvizon profesor Solimone.
Kjo përbën një stres të zgjatur tek bletët, duke kompromentuar edhe shëndetin e tyre. E njëjta dukuri është edhe midis fazave të lulëzimit dhe pushimit.
Faktorët e rrezikut
Tek bletët stresi funksionon njësoj si tek njeriu, nga faza e alarmit, ajo ndjek atë të adaptimit e që konsiston në avancimin e sëmundjes e që zgjat deri në momentin në të cilin nuk është regjistruar dëmtimi masiv. Ky i fundit është shfaqur dhe po manifestohet me pakësimet masive të populacioneve të bletëve në shkallë botërore, me një sasi të madhe në SHBA, Evropë e Australi.
Për ekipin e studiuesve që ka kryer studimin, kushtet klimaterike janë përgjegjëse për më tepër se 50% të pakësimit të kolonive të bletëve. Më pas futen në lojë çështje të tjera të përbashkëta si diarreja dhe shkatërrimi nga varroa, një morr që futet deri në alveolat dhe që bëhet gjithnjë e më agresiv, ku insektet e debuluara nga stresi nuk janë në gjendje që të reagojnë me rezistencën e tyre.
Bletë me qera
Problemet e bletëve nuk janë probleme private; ato nuk duhen parë vetëm si të bletëve, sepse këto insekte janë një tregues i asaj se efektet e politikave negative të njeriut ndaj mjedisit mund të jenë të pariparueshme në % të ndryshme. Pakësimi i kolonive të bletëve ka pasoja të mëdha në aktivitetet që lidhen direkt me bletarinë. Por, efektet po ndihen jo pak edhe në forma indirekte në sektorë të tjerë, ku p.sh. revista amerikane “Time” në “Annual special issue” u është kthyer problemeve e vështirësive që paraqiten për kultivuesit e frutave në Kaliforni në mbarështimin e pemëtoreve, siç janë plantacionet e pafund të mandarinave në shtetin që qeveriset nga Arnold Shvarceneger e që njihet si eksportuesi më i madh i tyre në botë; i cili ka pësuar një rënie drastike të prodhimit si rezultat i mungesës së një numri të mjaftueshëm insektesh të bletëve për pjalmimin e tyre. Kjo i ka detyruar fermerët që të marrin me qera koshere bletësh nga zona të tjera klimatike të Amerikës, të cilat janë të pastra nga sëmundjet.
Që problemi në Amerikë është ndier shumë, e tregon edhe fakti se gjatë realizimit të një serie filmash policeskë të suksesshëm, midis episodeve të ndryshme është përmendur edhe një epidemi misterioze që po godet bletët në zona të ndryshme të globit…
Fjala tek qeveritë…
Në fund profesor Solimone thotë: “Të dhënat tona për ndryshimet klimaterike i përcaktojnë ato si përgjegjëset kryesore për këto dëme të mëdha në zhdukjen e bletëve, por studimi është njëra anë, ato janë vetëm fillimi, reagimi ndaj faktorëve që ndikojnë mbi klimën është sfida e vërtetë. Bota shkencore vetëm mund të lëshojë alarmin. Tani u takon qeverive të bëjnë detyrën e tyre…”
Përkthyer nga Çezar Agimi