Shënime të përkëthenjësit
Disa dit më parë se t‘i hipnja vaporit për t‘u këthyer në Shqipëri këtë herë, m‘arrijti n‘adresën time në New-York një librezë e vogël me titullin "The Perfect Tribune". Libërza, e shkruar prej autoreshës së njohur mirë n‘Amerikë, zonjës Mary Raymond Shipman Andrews, më dërgohej si dhuratë përcjellëse prej zonjës Gertrude M. S. Mcclintock, një nga studenteshat e mia...
S‘ka dyshim që zonja Mc Clintock vinte me idenë që do të këndonja libërzën udhës së gjatë që kisha përpara. Por, udhëtimi plot ngjarje të kujtueshme, si me det edhe me tokë, arritja në Shqipëri pas një mërgimi të gjatë, pritja gazmore nga miq dhe farefis, pjekja dhe çmallja me shokë të vjetër, e bënë kohën të rrjedhë me ëmbëlsinë qetësore të muzikës së jazit që këndon përpara shtëpisë sime në fshat. Dhe tërë këtë kohë libërza po rrinte e harruar, e pakënduar. Më në fund e hapa t‘i heth një sy kur erdha në Tiranë, për herën e dytë, kur, midis bukurive natyrale të pa-shoqta dhe vapës dhjam-shkrinjëse të kryeqytetit, kisha nisur të velem me praktikën e këshillës lazzarone "dolce far niente" (s‘ka gjë më t‘ëmbël se sa të mos bënjë gjë njeriu".... Dhe mrekullia që prisnja ngjau me të vërtetë... Përveç cilësive të rralla të kësaj vepre, hasa në ‘të edhe dy subjekte që kishin tërhequr vërejtjen dhe interesin tim që në kohën q‘isha student n‘Amerikë: personaliteti aqë i këndshëm sa edhe dramatik i Abraham Linkoln-it, i çunit të lindur e të rritur në një kasolle prej drasash në një pyll të Shtetit Kentucky që të bëhej më von President i Amerikës në kohën më të kritikëshme për Shtetet e Bashkuara; dhe ligjërata e bujëshme që dha Presidenti-dëshmor në fushëbetejën e Gettysburg-ut. E vërteta është q‘ajo ligjëratë mallëngjyese q‘është monumenti më i math i madhërisë së tij shpirtërore, më kish tërhequr aqë shumë sa e përkëtheva në gjuhën shqipe... Dhe tani që gjenja të bashkuar tre elemente nga më të çmuarat-personin e Linkoln-it të math, ligjëratën e tij më të famshme, dhe pendën artistike të zonjës M.R.S. Aderws- dhe të lidhur në një romancë të gjallë e dramatike, a munt të gjendej nonjë fuqi që munt të më ndalonte në punën e përkëthimit në gjuhën shqipe të librezës "The Perfect Tribute"?
Pjesë nga libri: ligjërata e presidentit Abraham Linkoln mbi luftën civile Veri-Jug
... Ky ish Presidenti. Një heshtje e dridhmuar ra mi turmën dhe çdo sy u çel krejt që të vështronte këtë avitje të habitshme, të pakënaqëshme dhe çdo vesh u ngreh që të kapte tingullin e parë të zërit të tij. Papandehur, zëri ardhi i hollë, i naltë, i pakëndshëm. Efekti përmbi dëgjuesit ish i pandaluëshëm, i shëmtuar... Një nënqeshje e shushitur po e pagabuarshme kapi turmën, shkoj përmes saj e u-shduk. Me gjith‘atë, asnjë nga ata që e njihnin fytyrën e Presidentit s‘munt të kishin nonjë dyshim se edhe ai e vuri re dhe e kuptoj atë nënqeshje. Duke mbledhur veten, pas një pushimi aqë të pakët sa të mos vihej re, Presidenti vazhdoj fjalën e tij, dhe me dyzinën e parë të fjalëve zëri i tij u rrit në vëllim, dhe ay vetë fitoj forcën dhe dignitetin e tij. Tash nuk dukej asnjë buzëqeshje në fytyrat e atyre që dëgjonin. Përkundrazi... Një figurë që dukej e si e shkallmuarm, gjashtë këmbë e katër inçe e naltë, përjetonte mi të gjithë, duke ditur po duke mos e vënë re nënshtypjen e parë të keqe... Mejtimi i tij i vetëm ish që dëgjuesit ishin populli i tij. Ay desh ‘iu thosh dishka; ç‘vlerë munt të kish pamja ose zëri i tij? "Tetëdhjetë e shtatë vjet më parë, nisi fjalën Presidenti, prindërit t‘anë prunë në këtë tokë një komp të ri, të lindur në liri dhe të dedikuar në parimin që gjithë njerëzit janë kriuar si një e një. Tash i kemi hyrë një lufte të madhe civile, për të provuar në ky komp, ose çdo komp tjetër, i lindur ashtu dhe i dedikuar n‘atë parim, munt të ketë një jetë të gjatë. Jemi mbledhur në një fushë-betejë të madhe të kësaj lufte. Kemi ardhur të dedikojmë një pjesë të kësaj fushe si vënt të prehjes së funtme për ata që dhanë këtu jetat e tyre dhe që munt të rrojnë ky komp. Është gjë e rastësishme dhe e pëlqyer që të bëjmë një gjë të tillë. Por, në një kuptim më të gjerë, s‘munt të përshënjtërojmë, s‘munt të shënjtërojmë, këtë truall. Burrat trima të gjallë e të vdekur që luftuan këtu, e kanë përshënjtëruar më mirë se fuqia jonë e varfër munt të shtonjë ose të pakënsonjë. Bota do të vërë re pak dhe as që do të mbanjë mënt për shumë kohë ato që themi neve këtu, por nuk do të harronjë kurrë atë që bënë ata këtu. Përkundrazi, neve, të gjallët, kemi për detyrë të dedikojmë veten t‘onë këtu për të plotësuar punën e pambaruar të cilën ata që rranë këtu e përparuan aqë fisnikërisht gjer tani. Është më mirë për neve ti dedikohemi punës së madhe që kemi përpara- që të marrim nga këta të vdekur të nderuar një besnikëri të shtuar për atë çështje për të cilën ata dhanë masën e funtme të plottë të besnikërisë- që neve të vendosim naltësisht këtu që këta të vdekur s‘do të kenë vdekur më kot, që ky komp, nënë Perëndinë, do të gjenjë një lindje të re lirie, dhe që qeveria e popullit, për popullin nuk do të shduket nga faqja e dheut"
Fan Noli: Si e kam njohur presidentin Wilson
Të hënën pasdreke , më 11 shkurt, 1924, Imzot Fan Noli, Kryepeshkopi dhe Mitropoliti i Durrësit, Gorës dhe Shpatit, mbajti në Asemble këto fjalë memeoriale për Presidentin e Amerikës Woodrow Wilson:
Z. Kryetar: -Nga shkaku i një moskuptimi nuk u ndodha të Hënën e kaluar në mbledhjen ku u ferment vdekja e Presidentit Ëilson. Kisha pak fjalë për të thënë atë ditë, e passi nuk munda, ju lutem të më jepni leje t‘i thom sot.
Zëra: Pranohet
Imzot Fan Noli:- Amerika edhe tërë bota vajtuan këto ditë vdekjen e Ëoodroë Ëilso-it, të njëzete-tettit President të Shteteve të Bashkuara. Pranë Amerikës merr pjesë në këtë zi dhe Shqipëria, e cila qan në fytyrën e tij Amerikanin r math, idealistin bujar dhe mprojtësin e saj më të fortë. Titulli "Amerikan" mjafton që t‘a bëjë popullin tonë të marrë pjesë në çdo vajtim të Amerikës, se që të gjithë e dimë sa të mira kemi parë prej saj. Që në 1900 Amerika ka qenë kurbeti më i math i Shqipëtarëve. Që më 1914, kur Shqipëria u-shkel prej të huajve, Amerika u-bë vendi ku shqiptarët shkonin për të shpëtuar jetën e tyre e për të fituar bukën e familjes. Për të njëzet-e-pesë vjetët e funtme Amerika ka qenë për shqiptarët një fushë pune dhe një shkollë: Një fushë pune ku fiton aqë para sa ishin të zotët, dhe një shkollë ku mësonin respektin e kanunit, disiplinën,vlerën e organizimit dhe detyrat kundrejt atdheut, kështu që ktheheshin në Shqipëri krejt të transformuar dhe njerës me idera të ra.
...Dhe kur themi Amerikë na kujtohet një emër, se që të gjitha këto kanë ngjarë kur nga Shtëpia e Bardhë e Washingtonit administronte Shtetet e Bashkuara i shkëlqyeri dhe i shumë-vajtuari President Wilson. Veç titullit "Amerikn", Wilson-i ka për mirënjohjen tonë edhe një titull tjatër, atë të idealistit dhe të profetit të vëllazërimit kombëtar dhe të paqes së përbotshme. Presidenti Wilson ishte idealist se ishte Amerikan. Ata që kujtojnë se Amerika është vendi ku njerëzia kujdesen vetëm për të bërë dollarë nuk e njohin Amerikën aspak. Fakti që një idealist si Wilson-i u zgjoth dy herë President arrin për të provuar thezën tonë. Dhe kjo thezë nuk rrëzohet aspak prej faktit që Amerika nuk i ra pas Wilson-it, se ky u-munt prej një grupi tjetër idealistësh.
...I biri i një prifti prej origjine Irlando-Skoteze, i lindur në Virginia, në shtetin i cili i dha Amerikës më parë du Presidentë të shkëlqyer, Washington-in edhe Monroe-in, Prsidenti Wilson u- rit në kishë, në një rrethim fetar, me ungjillin në dorë, i predestinuar apostull i një ideali kristianik e njerëzor.
...Titulli i funtmë-last but not lesat-për mirënjohjn tonë është se Ëilson-i bëri më tepër se çdo tjatër njeri për indipendencën e Shqipërisë, dyke e shpëtuar direktërisht vendin tonë nga copëtimi dhe dyke i shiguruar indirektërisht me anën e Lidhjes së Kombeve kufirin e 1913. Madhështia e tij morale duket pikërisht në mbrojtjen e të drejtave të kombësive tëv vogla.Këto në kohën e luftës, si mbreti i vjetër i Persisë i cili flente i qetë me emrin e Themistokliut, mbaheshin midis dëshpërimit me një shpresë: "Kemi Wilson-in". E kam njohur këtë kalorës të kohëve të harruara në një kohë tragjike, më 4 të Korrikut,1917, në Yacht-in presidencial "Mayflower", kur i rrethuar prej kabinetit, prej trupit diplomatik dhe prej përfaqësonjësve të racave të ndryshme në Shtetet e Bashkuar, shkonte te varri i Washington-it për të prononcuar të parin diskurs luftëtar. Atëherë i u-afrova dhe i bëra një apel në emër të kombit tonë fatzi, dhe përgjigjien e tij bujare e mbanj ment sikur po e dëgjonj sot: "një zë do të km në Kongresin e Paqes dhe atë zë do t‘a përdor për të mirën e Shqipërisë". Dhe e mbajti fjalën e tij. Në janar, 1920, një erë zije dhe dëshpërimi kish rënë më të gjithë anët e vendit tonë, i cili qe si një i vdekur në agoni. Projekti i copëtimit të Shqipërisë, i redaktuar prej Aliatëve, ishte bërë i njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej një fakt definitiv. Firma që mungonte ishte ajo e Presidentit Wilson, firma që nuk u vu në atë projekt aqë të padrejtë. Presidenti Wilson jo vetëm nuk vuri firmën, por u-përgjeq edhe me dy nota në të cilat mpronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim, dy nota që janë dy nga xhevahirët më të ndritshim të karierës së tij së shkëlqyer. Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë dhe na dhanë rasje të marrim frymë e të gatitim lirinë e Shqipërisë që gëzojmë sot...
Fjalimi i shkëputur nga Gazeta "Dielli" në Boston, botime të datës 27 dhe 29 Mars 1924.
George Washington
George Washington një nga aterit e Republikës të Shteteve të Bashkuara dhe i pari president u-lind në Virginia më 1732 dhe vdiq nq Mount Hermon pas luftës së Indipndencës më 1799. Kish nderin të organizonte ushtërin‘e kryengritjes, dhe i ndihmuar nga la fayette-i dhe nga Rochambau-i mundi Inglezët në Trenton, dhe në York-Town. Pas si fitoj luftën u-bë një nga shkakëtarët që thirrën Kuvendin Konstitutional për të organizuar dhe për të formuar një konstitutë më të fortë dhe më të ngushtë në mes të shteteve të ndryshme. Shërbeu si president dy herë me radhë dhe kur u-hoq nga shërbimi diplomatik shkoj në mount Hermon ku gjendej shtëpia e tij dhe nisi të punonte arat e tij me përunjësi shembullore. Washingtoni, pa fjalë, është një nga njerëzit më të mëdhenj të Amerikës. Madhështia e tij nuk mbëshetet aqë shumë në punërat që bëri se sa në karakterin e tij të kulluar. Si kumandar ushtërie ishte mjaft i mirë, por nuk është shumë të themi që pranë tij mbase gjendeshin edhe më të zgjuar dhe më të mbaruar njerës në artin e luftës. Si president ish i math dhe i bëri kombit shumë shërbime të mëdha të cilat vetëm një njeri si ay munt që t‘i bente. Po të gjitha shërbimet e Washingnton-it, sido që janë shumë të larta, nuk reflektojnë nonjë mendje shumë të fortë ose shumë të lartë-mendja e tij ish e madhe po jo dhe nga mendjet e shkallës së parë. Një gjë tjetër i shkaktonte shërbimet e Ëashington-it-karakteri i tij i kulluar, vullneti iv fortë, dashuria që ndjente për popullin, gjykimi i tij i mbaruar, integriteti i qëruar, dhe drejtësia e tij e patundur...
"Dielli, Boston, e enjte 28 shkurt 1924 fq.3