Lufta e Ftohtë; Që nga Orwell, shkrimtarët profetë

http://www.gazeta-standard.com/images/sp.gif

LORENA KOLLOBANI

http://www.gazeta-standard.com/images/sp.gif



Për disa vite me radhë Lufta e Ftohtë po qëndronte si një kërcënim mbi të gjithë globin dhe si e tillë do të mbetet një kapitull shumë i veçantë dhe i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Një luftë bashkëkohore, e stërngarkuar me armatim, që asnjë herë për fatin e mirë të njerëzimit nuk u shpall fizikisht mes të dy ideologjive.

I pari ishte George Orwell që dukej sikur kishte shpikur togfjalëshin “Luftë e Ftohtë” në 1945-n në një gazetë tek e cila ai pati botuar një artikull ndërkohë që ai ishte duke punuar për librin “1984” një novelë e cila e përcaktoi epokën më mirë se çdo tjetër. Në romanin e tij "1984", George Orwell ka përshkruar një regjim të tmerrshëm totalitar, në të cilin gjithë informacioni kontrollohet nga një Ministri e së Vërtetës, kurse disidentët përndiqen nga një Polici Politike.





Lorena Kollobani



Për disa vite me radhë Lufta e Ftohtë po qëndronte si një kërcënim mbi të gjithë globin dhe si e tillë do të mbetet një kapitull shumë i veçantë dhe i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Një luftë bashkëkohore, e stërngarkuar me armatim, që asnjë herë për fatin e mirë të njerëzimit nuk u shpall fizikisht mes të dy ideologjive.

Fati dhe koha po ecte në anën e demokracive perëndimore, duke mos lejuar të ndodhte një luftë shkatërrimtare, por duke e përfunduar këtë luftë me anë të mjeteve politike e diplomatike të cilat në fund sollën paqe dhe rend të ri në botë. E megjithatë, nëse fillimi dhe fundi i kësaj lufte u shënua në regjistrin e historisë, pas absolutisht nuk duhet të lihen shkrimtarët parashikues të kësaj gjëme të cilët nëse do të ishin vlerësuar më realisht në atë kohë, ndoshta tensionet do ishin sheshuar që pa nisur. Kanë qenë disa librat e mendjeartëve që parashikuan, analizuan dhe shkruan për këtë çështje, por vetëm pesë prej tyre janë përzgjedhur si më mirët për të trajtuar këtë temë.



George Orwell

Harcourt, Brace, 1949



Është më e lehtë të thuash se kur Lufta e Ftohtë mbaroi se filloi. Rënia e Murit të Berlinit dhe kolapsi sovjetik ndodhi njërin vit pas tjetrit në 1989-1991. Por konflikti ideologjik mes sovjetëve dhe Perëndimit filloi menjëherë pas Revolucionit Bolshevik në vitin 1917 pak pasi Lufta e Parë Botërore po mbaronte.

George Orwell dukej sikur kishte shpikur togfjalëshin “Luftë e Ftohtë” në 1945-n në një gazetë tek e cila ai pati botuar një artikull, ndërkohë që ai ishte duke punuar për librin “1984” një novelë e cila e përcaktoi epokën më mirë se çdo tjetër.

Në romanin e tij "1984", George Orwell ka përshkruar një regjim të tmerrshëm totalitar, në të cilin gjithë informacioni kontrollohet nga një Ministri e së Vërtetës, kurse disidentët përndiqen nga një Polici Politike. Dhe në të vërtetë në jetën reale, duke parë rrjedhën historike, u panë dhe disa shenja shqetësuese se metodat e propagandës, të përshkruara nga Orwell, kanë zënë rrënjë dhe ne shtetet reale sidomos ne atë totalitare.



2. “Mjeshtri dhe Margarita”

nga Mikhail Bulgakov



Nga shumë aspekte libri i Mikhail Bulgakov-it “Mjeshtri dhe Margarita” (The Master and Margarita) është një libër i Luftës së Ftohtë edhe pse ai është shkruar në 1928-n dhe edhe pse autori i saj ka vdekur shumë kohë më parë, në vitin 1940.

Novela nuk u publikua deri në 1966-67 ku doli në gazetën ruse “Moskva” (Moska), dhe edhe pse redaktori i shkurtoi 60 faqe, shumë shpejt ato u botuan në një mënyrë apo tjetrën të plota sërish. Kjo satirë e ashpër në çdo aspekt të jetës së Stalinit bëri vërtet bujë jo vetëm në opinionin rus, por dhe në atë botëror. Në ditët e sotme rrëfenja e Faustit qesharak të Bulgakov-it me mbërritjen e djallit në Moskë është po aq tërheqëse sa dhe dikur.

Guximi për konceptin është demonstruar nga kontrasti që Bulgakov ofron mes fantazmagorisë së totalitarizmit sovjet dhe realitetit të ngurtë të ekzekutimit të Jezusit e parë përmes syve të Pont Pilatit.





3. Poshtë bretkosës



Djali i një emigranti anglo-hungarez, Fischer, ka shkruar shumë libra satirikë aventurash brilante për të pashpresët, por romani i tij i parë i cili u shfaq në zbrazëtinë e lirisë paskomuniste mbërthen lustrën e absurditetit dhe mediokritetit të komunizmit hungarez. Kjo histori fillon në fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe kulmon me përshkrimin e Revolucionit Hungarez në vitin 1956 i cili u shtyp shumë shpejt nga tanket sovjete.

Fischer e bën çdo fjali të vetëtijë me indinjim dhe fyerje për interesin e gjeneratave që vuajtën nën një perandori që ishte në të njëjtën kohë absurde dhe keqdashëse.





4. “Rrymat kryesore të Marksizmit”

nga Leszek Kolakowski



Komunizmi kombinoi pseudo-filozofinë, pseudo-historinë dhe pseudo-fenë kështu që interpretimet e tij kërkojnë aftësitë e një filozofi, një historiani dhe një teologu. Dhe duke qenë se Leszek Kolakowski i kishte të tria këto aftësi me bollëk libri i tij “Rrymat kryesore të Marksizmit” ngrihet më lart se shumë punime të tjera të krahasueshme me të.

Një nga librat të cilët Kolakowski shkroi para se të përndiqej nga Polonia në 1969 ishte libri me titull “Bisedë me djallin” dhe mesazhi i librit “Rrymat kryesore të Marksizmit” është shkruar si rezultatet djallëzore të interpretimeve të Leninit për Marksin të cilat nuk I ishin aksidentale, por të paevitueshme. Kolakowski shkroi analizën e tij për marksizmin që të largonte demonët që flinin në agoni në ideologji dhe që mund të rizgjoheshin me forma të reja sërish. Kjo punë enciklopedike në origjinal e publikuar në tri volume është ribashkuar në një të vetëm para tri vitesh dhe sot e kësaj dite shitet si një volum i plotë







5. “Katër ese për lirinë”

nga Isaiah Berlin



Në vitin 2001 Barack Obama ka dhënë një intervistë në të cilën ai kritikon Kushtetutën e SHBA-së si një statut i lirive negative. Koncepti i lirisë negative është në fakt një produkt i Luftës së Ftohtë. Më saktë, ai vjen nga leksioni i 1958-s së “Dy koncepteve për lirinë”.

Isaiah Berlin lufton me faktorët e ndryshëm që e pengojnë realizimin e lirisë së tij. Edhe pse Berlin ishte i vetëdijshëm se “liria natyrore” do ta shpinte shoqërinë në një kaos social, ai përpiqet që hapësira e individit të jetë edhe më e gjerë, mirëpo gjithmonë duke e pasur parasysh se “liria e disave është e varur domosdoshmërisht nga kufizimet për disa të tjerë”.





LUFTA ËSHTË PAQE

LIRIA ËSHTË SKLLAVËRI

INJORANCA ËSHTË FORCË





George Orwell



Thuhej se Ministria e të Vërtetës kishte tri mijë dhoma mbi tokë dhe po kaq degëzime nën vete. Shpërndarë nëpër Londër, kishte edhe tri godina të tjera, po këtë pamje dhe këto përmasa. Të gjitha ndërtesat rreth tyre dukeshin si kërpudha dhe nga çatia e Bllokut të Fitores mund t’i shikoje të katërta njëkohësisht. Ato ishin ndërtesat e katër ministrive në të cilat ishte vendosur gjithë aparati qeveritar. Ministria e të Vërtetës, e cila merrej me lajmet, argëtimin, edukimin dhe artet e bukura. Ministria e Paqes, e cila merrej me luftën. Ministria e Dashurisë, që merrej me ligjin dhe rendin. Dhe Ministria e Bollëkut, që kishte të bënte me çështjet ekonomike. Emrat e tyre në Gjuhën e Re ishin: Minivër, Minipaq, Minidash dhe Miniboll.

Ministria e Dashurisë ishte më e frikshmja. Nuk kishte asnjë dritare. Uinstoni nuk ishte hyrë kurrë në të, në fakt, nuk i qe afruar as një kilometër. Hyrja ishte e pamundur në qoftë se nuk kishe ndonjë punë zyrtare, dhe, edhe atëherë, duhet të çaje një labirint i pleksur me tela me gjemba, dyer çeliku, dhe çerdhe të maskuara armësh me breshëri. Edhe rrugët që të çonin tek barrikadat e saj të jashtme ruheshin nga roje me fytyra gorillash, me uniformë të zezë, armatosur me shkopinj gome të nyjëzuar.

Uinstoni bëri një rrotullim të beftë. Fytyra e tij kishte pamjen e një optimisti të qetë, shprehje të cilën e merrte sa herë që përballej me tele-ekranin. Eci përmes dhomës dhe hyri në kuzhinën e vogël. Duke u larguar nga Ministria në atë orë e kishte humbur drekën në mensë dhe e dinte që në kuzhinën e vet nuk kishte ushqim tjetër përveç një copë buke të zezë e cila duhej të ruhej për sillën e ditës tjetër. Mori në raft një shishe me lëng pangjyrë, me një etiketë pothuajse të bardhë, ku shkruhej vetëm emri: Xhin Fitorja. Prej shishes u përhap një aromë vaji, stomaktrazuese, si raki kineze prej orizi. Uinstoni mbushi, gati plot, një filxhan çaji, përgatiti veten për goditjen, dhe e kapërdiu si një dozë ilaçesh.

Menjëherë fytyra i mori ngjyrë vishnjë dhe i dolën lot nga sytë. Rakia kishte shije acidi nitrik dhe me ta gëlltitur të dukej sikur të kishin qëlluar pas koke me shkop gome. Megjithatë, pak çaste më vonë, djegia në stomak iu shua ndërsa bota nisi t’i dukej më e gëzueshme. Nxori një cigare nga një paketë e shtypur me emrin CIGARE FITORJA, të cilën e mbajti kokë poshtë pa dashje, dhe duhani ra në dysheme. Me cigaren tjetër u tregua më i kujdesshëm. U kthye sërish në dhomën e ndenjjes dhe u ul pranë një tavoline të vogël që ndodhej në krahun e majtë të tele-ekranit. Nga sirtari i tavolinës nxori një mbajtëse penash, një shishe bojë dhe një bllok të trashë me ballinën ngjyrë mermeri ndërsa kapakun e pasmë të kuq.

Për arsye që ai nuk i dinte, tele-ekrani në dhomën e ndenjjes ndodhej në një pozicion jo të zakonshëm. Në vend që të ishte vendosur si përherë në faqen e murit prej nga zotëronte gjithë dhomën, tashmë ai ndodhej në murin më të gjatë, përballë me dritaren. Në njërën anë kishte një kamera ku ishte ulur Uinstoni, e cila, gjatë ndërtimit të godinës, ishte planifikuar për rafte librash. Duke qëndruar në kamerë dhe goxha i tërhequr mbrapa, arriti të mbetej jashtë rrezes së tele-ekranit, ose, të paktën ai vetë nuk e shihte. Natyrisht mund të dëgjohej, por për sa kohë që do të rrinte në pozicionin e tanishëm nuk binte në sy. Atë që po bëhej gati të niste deri në një farë mase e përcaktoi rregulli jo i zakonshëm i gjërave në dhomë.

Mirëpo edhe blloku i shënimeve që sapo mori nga sirtari e shtyu për një gjë të tillë. Bukuria e bllokut ishte disi e veçantë. Një letër e tillë, e lëmuar, ngjyrë kremi, pak e zverdhur nga koha, kishte të paktën dyzet vjet që nuk prodhohej më. Megjithëse e mori me mend që blloku i shënimeve ishte shumë më i vjetër se kaq. E kishte parë në dritaren e vjetër të një dyqani rrangullash në një lagje të varfër të qytetit (pikërisht në atë lagje që tani nuk e kujtonte dot) dhe menjëherë e kishte pushtuar dëshira për ta pasur të vetin. Anëtarët e Partisë nuk duhej të shkonin në dyqane të zakonshme (“blerje në tregun e lirë”), por rregulli nuk respektohej me fanatizëm, sepse kishte shumë gjëra të tjera, si për shembull lidhëse këpucësh apo brisqe, që ishte e pamundur t’i gjeje në rrugë tjetër. Tek dera e dyqanit kishte parë me shpejtësi poshtë e lartë rrugës, pastaj kishte hyrë dhe e kishte blerë bllokun për dy dollarë e gjysmë. Kur e bleu nuk e kishte idenë pse e bënte një gjë të tillë. E kishte futur në valixhe me një ndjenjë faji dhe e kishte çuar në shtëpi. Edhe pse nuk kishte gjë të shkruar, blloku ishte një objekt kompromentues.

Uinstoni kishte vendosur të mbante ditar. Kjo nuk ishte e paligjshme (përderisa nuk ekzistonte kurrfarë ligji), por, në qoftë se diktohej, e kishte të qartë që e priste dënimi me vdekje ose të paktën njëzet e pesë vjet burg me punë të detyruar. I vendosi penës një xinë dhe e futi në bojë t’i hiqte yndyrën. Pena ishte një instrument arkaik i cili përdorej gjithnjë e më rrallë edhe për nënshkrime personale, mirëpo, ai e shtiu një në dorë, vjedhurazi e me ca vështirësi, vetëm prej ndjesisë se ajo letër e bukur meritonte të shkruhej me një xinë të vërtetë e jo të gërvishtej me stilolaps. E vërteta është se Uinstoni nuk ishte mësuar të shkruante me dorë. Përveç shënimeve shumë të shkurtra, gjithçka tjetër ia diktonte shkrimores me zë, gjë e pamundur për rastin në fjalë. Futi penën në bojë dhe ngurroi një çast. Ndjeu një boshllëk të lehtë në bark. Të linte gjurmë mbi letër ishte një akt i epërm. Me shkronja të vogla e të shtrembra shkroi:



4 prill 1984



U tërhoq mbrapa. E përfshiu një ndjenjë pasigurie. Së pari, nuk e dinte me saktësi që ishte viti 1984. Por, meqenëse ndihej disi i sigurt se ishte 39 vjeç dhe meqenëse besonte që kishte lindur në 1944-n ose 45-n, aty rrotull 1984-s duhet të ishte, megjithëse qe e pamundur të thoshe me siguri datën brenda një apo dy vitesh.

Për kë, u habit befas, e shkruante ditarin? Për të ardhmen, për të palindurit ende. U hallakat një hop rreth datës së dyshimtë në ditar, pastaj u përball me togfjalëshin e Gjuhës së Re: mendim i dyfishtë. Për herë të parë rroku përmasat e kësaj sipërmarrjeje. Si mund të komunikohej me të ardhmen? Ishte e pamundur nga natyra. E ardhmja ose do t’i ngjante të tashmes dhe, natyrisht, nuk do të mbante vesh Uinstonin, ose do të ishte e ndryshme nga ajo dhe në këtë rast parashikimet e tij do të ishin të pakuptimta.

Një copë herë vështroi letrën si hutaq. Tele-ekrani kishte kaluar në një muzikë ushtarake çjerrëse. Ishte e çuditshme ngaqë ai dukej sikur kishte humbur jo vetëm aftësinë për t’u shprehur, por edhe aftësinë të harronte se çfarë kishte dashur të thoshte qysh në fillim. Gjithë javët e fundit ishte përgatitur veç për këtë moment dhe as që e kishte shkuar fare në mendje se mund t’i duhej diçka tjetër veç kurajos. Të shkruarit e kishte menduar gjë të lehtë. Gjithë puna ishte të hidhte në letër monologun e brendshëm, zevzek të cilin e kishte përsëritur në mendje për vite të tëra. Mirëpo, atë moment, edhe monologu dukej sikur kishte avulluar. Jo vetëm kaq, malcimi nisi të dhimbte e të bëhej i padurueshëm. Nuk guxoi ta prekte me dorë, ky veprim e nxiste kruarjen edhe më. Sekondat kalonin. Nuk ndiente asgjë, veç bardhësisë së fletës përballë tij, kruarjes që lypte lëkura sipër nyellit të këmbës, muzikës çjerrëse dhe marramendjes së lehtë të shkaktuar nga xhini.

Befas filloi të shkruante me panik, i pavetëdijshëm për atë që hidhte në letër.

(Fragment i shkëputur nga romani “1984”, përkthyer nga Çelo Hoxha.)