Showing posts with label Zef Serembe. Show all posts
Showing posts with label Zef Serembe. Show all posts

ZEF SEREMBE-veprat letrare


Serembeja si nxënës i De Radës pati ndikim të madh Deradian.

1860 - shkroi poezinë e parë ,,Për lirinë e Venetisë‟‟shfaq përcaktimet ideologjike me atë se krahason Garibaldin me Skenderbeun, poashtu në poezi entuziazmohet me pjesmarrjen e arbëreshëve në lëvizjen e Garibaldit.

1883 - botoi përmbledhjen ,,Poezia italiane dhe kënkë origjinale të përkthyera‟‟, në këtë vepër mallkon Brazilin që i shkaktoi humbje aq të mëdha(ngase e dashura e tij pasi që kishte shkuar në Brazil kish vdekur).

Në poezitë e mëvonshme flet për : shpresën , gëzimin , optimizmin , protesta , akuza nda padrejtësisë etj.

1893 - botoi baladën në italisht ,,Ushtari i kthyer‟‟.

1894 - i shkruan De Radës për një vepër prej 400 faqesh që flet për historinë e Shqipërisë. 1897 - botoi poezinë ,,Zotit‟‟ , në Buenos Ajres .

1898 - botoi vjershën ,, Për vdekjen e Pjetër Irjanit.

Poetika e veprave të Serembes dallohet me karakterin lirik.Lirika e tij ndahet në patriotike dhe dashurore. 


Postime të ngjashme:

Zef Serembe - Biografia

Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment

Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment



 ZEF SEREMBE-veprat letrare,ZEF SEREMBE-krijimtaria letrare

ZEF SEREMBE -Biografia

Lindi : më 1884 në Strigari , Kozencë

Familja: me prejardhje fshatare dhe e varfër

Shkollimi:

Mësoi në kolegjin Shën Adriano(mësues e pati De Radën) dhe pasiqë i ati i Serembes ishte pjesmarrës i lëvizjes kundër dinastisë së Burbonëve pas rrëzimit të saj i ati i 

Serembes dënohet me vdekje në mungesë dhe për rrjedhojë edhe Serembe detyrohet ta ndërpresë shkollimin.

Aktivitetet:

1848- rrëzohet lëvizja e italianëve kundër Burbonëve , në të cilën lëvizje bën pjesë si aktivist edhe i ati i Serembes . Babai i Serembes(Mikelangjeli) dënohet nga ana e pushtetin që kishin Burbonët me vdekje në mungesë.Lëvizja e re kundër Burbonëve ishte për vendosjen e domkracisë dhe për përmirësimin e gjendjes ekonomike.Kjo gjë pati ndikim të madh në personalitetin dhe psikologjinë e Serembes ngase familja u varfërua shum dhe Serembe u detyrua ta ndërpresë shkollimin.

1860-e kemi vdekjen e së dashurës të cilën e kishte njohur përderisa po lëvizte nëpër fshatrat arbëreshe për mbledhje të këngëve popullore , e cila vajzë kishte shkuar për shkak të rrethanave politike-ekonomike për të jetuar në Brazil .Në Brazil pas një kohe ajo kishte ndërruar jetë.Më 1875 Zefi nën ndikimin e Dora Distrias e cila ishte një fanse e poezisë së tij e cila kishte folur me princin e Brazilit që ti bënin pritje , Zefi vizitoi Brazilin , me shpirtin e tij romantic vizitioi edhe varrin e së dashurës dhe e gjithë kjo gjë poashtu përsëri ndikoi mjaftë rëndë në gjendjen psiko- shpirtërore të autorit.Kur u kthye jetoi si një i varfër.

Serembe jetoi në kohën e lëvizjes për bashkimin e Italisë me në krye Garibaldin.

Në kohën kur i ati i Serembes përndiqej nga pushteti , Serembe shëtiste në fshatrat e Kalabrisë e Siqelisë për të mbledhur traditën , folklorin,zakonet.

Vdiq:më 1901 në Sao Paolo , Brazil në gjendje psikike shumë të rëndë. 


Postime të ngjashme:

 Zef Serembe-veprat letrare
Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment

ZEF SEREMBE -Biografia,Zef Serembe jeta,Zef Serembe

Zef Serembe (1843-1901) - Biografia

Zef  Serembe (1843-1901)

Zef Serembe është poet i shquar arbëresh, i cili i këndoi me afsh e vrull dashurisë së vashës dhe dashurisë së atdheut. 

Zef Serembe lindi në fshatin Strigari (San Kozmo Albaneze) të Kalabrisë.

Zef Serembe ka shkruar vjersha, poema dhe drama. Njihet vetëm një pjesë e veprimtarisë së tij letrare, e cila u botua nga i nipi Kozmo Serembe. Botoi librin “Poezi italisht e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja”. 

Zef Serembe i këndon të kaluarës së lavdishme, shpreh mallin dhe dashurinë për atdheun e lirë, jep kushtrimin për çlirimin kombëtar nga sundimi osman. 

Me entuziazëm u këndon edhe lëvizjeve çlirimtare të popujve të tjerë. Mbi të gjitha i këndoi dashurisë për vajzën e fshatit të cilën e dashuroi me thellësitë e zemrës.