ZEF SEREMBE-veprat letrare


Serembeja si nxënës i De Radës pati ndikim të madh Deradian.

1860 - shkroi poezinë e parë ,,Për lirinë e Venetisë‟‟shfaq përcaktimet ideologjike me atë se krahason Garibaldin me Skenderbeun, poashtu në poezi entuziazmohet me pjesmarrjen e arbëreshëve në lëvizjen e Garibaldit.

1883 - botoi përmbledhjen ,,Poezia italiane dhe kënkë origjinale të përkthyera‟‟, në këtë vepër mallkon Brazilin që i shkaktoi humbje aq të mëdha(ngase e dashura e tij pasi që kishte shkuar në Brazil kish vdekur).

Në poezitë e mëvonshme flet për : shpresën , gëzimin , optimizmin , protesta , akuza nda padrejtësisë etj.

1893 - botoi baladën në italisht ,,Ushtari i kthyer‟‟.

1894 - i shkruan De Radës për një vepër prej 400 faqesh që flet për historinë e Shqipërisë. 1897 - botoi poezinë ,,Zotit‟‟ , në Buenos Ajres .

1898 - botoi vjershën ,, Për vdekjen e Pjetër Irjanit.

Poetika e veprave të Serembes dallohet me karakterin lirik.Lirika e tij ndahet në patriotike dhe dashurore. 


Postime të ngjashme:

Zef Serembe - Biografia

Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment

Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment



 ZEF SEREMBE-veprat letrare,ZEF SEREMBE-krijimtaria letrare