Fituesi i çmimit Oskar për vitin 2013 historia e vërtetë e gjuetisë më të gjatë të një njeriu në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikes Liderit famëkeq të AlKaedes Osama Bin Laden. Pas sulmeve të shtatorit 2001 dhe deri në vdekjen e tij në 6 maj 2011 në duart e Skuadrës speciale S.E.A.L.
Free State of Jones
Një dezertor i ushtrisë së konfederatës gjatë luftës civile në SHBA, krijon një ushtri të formuar nga dezertorë, skllevër të arratisur, të cilët ngrihen kundër qeverisjes së korruptuar të konfederatës.
Genius
Historia e vërtetë e Maxwell Perkins gjatë kohës kur ishte redaktor ne “Scribner” dhe ku krijoi një miqësi të veçantë me Thomas Wolfe, Ernest Hemingway, F. Scott Fitzgerald dhe shumë të tjerë.
The Flowers of War
Një perëndimor gjen strehim me një grup femrash në një kishë gjatë përdhunimit të Nankingut nga japonezët në 1937. Duke aktruar si prift, ai tenton t’i sigurojë femrat.
The Tiger: An Old Hunter’s Tale
Ndërkohë që mbretëria e Koresë është nën sundimin e Japonisë, një gjahtar i vjetër dhe me eksperiencë sfidohet nga gjuajtja e tigrit të fundit.
The Long Way Home
Një histori e bukur shoqërie në kohën e luftës së Koresë. Ngjarje plot humor. Nam-bok, një ushtar i Koresë së Jugut i është caktuar të dërgojë një dokument të fshehtë që mund të vendosë mbi fatin e luftës. Pasi Nam-bok e humb këtë dokument, ai takohet me një ushtar të Koresë së Veriut dhe midis tyre do të krijohet një miqësi e pazakontë.
Land of Mine
Një grup të rinjsh janë armiqtë e një kombi, ku detyrohen të zbërthejnë 2 milion mina me duar.
For Greater Glory: The True Story of Cristiada
Film për luftën e kryengritësve të cilët luftonin për lirinë e besimit, e cila ishte mohuar me ligj nga presidenti i Meksikës. Kjo quhej lufta e të Krishterëve…
Colonia
Kërkimi i dëshpëruar i një gruaje për të dashurin e saj të rrëmbyer që e tërheq atë në Koloninë famëkeqe të Dignidad, një sekt prej të clit askush nuk ka shpëtuar dot.
Eddie the Eagle
Historia e Edi Eduards, britaniku shumë këmbëngulës i kërcimit të skive që magjepsi botën në Olimpiadën Dimërore 1988.
13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi
Në shtator të vitit 2012 militantë islamikë sulmojnë konsullatën amerikane në Libi, ku vritet ambasadori Stivens. Që nga ky moment, ushtarët dhe personeli do të luftojnë për 13 orë të gjata për të shpëtuar nga vdekja. Bazuar në histori të vërtetë.
Race
Dëshira e Xhesi Ouensit për tu bërë atleti më i mirë në historinë e atletikës, e fut atë në lojërat Olimpike 1936, ku ai ndeshet me pikëpamjet raciste të nazistëve.
Risen
Në vitin 33 para Krishtit, një grupi romak në Judea i kërkohet të gjejë trupin e një çifuti të ekzekutuar i cili thuhet se është ngritur nga të vdekurit.
The Finest Hours
Bazuar në një histori të vërtetë. Në 18 Shkurt të vitit 1982 një stuhi e madhe e ndan cisternën Pendëllton në dy pjesë, duke mbajtur brenda më shumë se 30 marinarë. Pavarësisht motit shumë të keq, Berni Ueber merr tre njerëz në një varkë shpëtimi dhe shpëtojnë ekuipazhin, një operacion që konsiderohej i pamundur.
The Last Samurai
Në vitin 1876, kapitenit të alkoolizuar, Nathan Algren, i ngarkohet detyra të trajnojë ushtrinë e perandorit Meiji për të eliminuar samurait rebelë. Por gjërat nuk shkojnë siç pritej, pasi Algren përqafon kulturën e samurajëve dhe mbetet samurai i fundit.
Alexander
Oliver Stone kërkon historinë e vërtetë dhe të mrekullueshme të Aleksandër Manjo (Colin Farrell), që në shekullin e IV P. Krishtit pushtoi Greqinë, Persinë, Afganistanin dhe Indinë: 90% të botës që njihej atëherë. I detyruar të përballej me ushtritë më të fuqishme dhe më të mëdha të mbretërive të ndryshme, ai nuk humbi asnjë betejë. Aleksandri ishte dhe një bir i dashur për babain e tij (Val Kilmer), sado i rritur me një dashuri ambicioze dhe të egër të nënës së tij (Angelina Jolie), ai kishte nevojë për mbështetjen e të atit. Ëndrra e tij ishte modeli i botës që ne jetojmë sot.
Queen of the Desert
Një film nga Werner Herzog, me Nicole Kidman, Rober Pattinson, James Franco, Damian Lewis. Filmi tregon historinë e Gertrude Bell, një personazh që ekzistonte vërtet, me jetën e pasur dhe aventuriere, në fillim të shekullit XX, ishte një udhëtare, shkrimtare, arkeologe, zbuluese, diplomatike dhe agjente sekrete dhe diplomate në emër të Perandorisë Britanike. Mbi të gjitha, ajo ishte si një lloj Lawrence-i i Arabisë në versionin femër. Për më tepër ndiqni filmin…
Rob Roy
Nje histori e viteve 1600. Rob Roi MakGregor nje burre i fjales duhet te vendos ne vend nderin e tij kundra dredhive dhe mashtrimeve per pushtet dhe para.
Airlift
Kur Iraku pushton Kuvajtin në Gusht të vitit 1990, një biznesmen indian zemërgur bëhet zëdhënësi për më shumë se 170 000 bashkatdhetarë të bllokuar.
Bajirao Mastani
Një histori romantike midis gjeneralit të Marthas, Baji Raoi I dhe Mastanit, një princeshë myslimane.





