Xhoni Noksvill me shokë kthehet për filmin e tretë me skena të rrezikshme dhe mos-kokëçarëse…
Citizen Soldier
Ushtari I qytetëruar është një film dramatik i realizuar nga këndvështrimi i një grupi ushtarësh në Këmbësorinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…
Zero Days
Një dokumentar i përqëndruar te Staksnet, një virus kompjuterik i cili vetë-kopjohet të cilin SHBA-ja dhe Izraeli e lëshuan për të shkatërruar një pjesë kyçe të një centrali bërthamor Iranian, por që përhapet më shumë nga ç’ishte menduar.
I Am Ali
Qasje si asnjëherë më parë në arkivin personal me ditare audio të Muhamed Alisë si dhe intervista dhe dëshmi nga rrethi familjar dhe shoqëror përdoren për të treguar historinë e jetës së legjendës.
Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom
Një dokumentar i xhiruar mes trazirave të Ukrainës gjatë vitit 2013 dhe 2014, kur protestat e studentëve të cilët donin integrimin Evropian Eskaluan në një revolucion të dhunshëm duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Viktor F. Yanukovich.
Cartel Land
‘TOKA E KARTELIT‘: Një fizikant nga Miçoakani i Meksikës udhëheq një kryengritje qytetare kundër kartelës së drogës që ka bërë kërdin në rajon për shumë vite. Përtej kufirit të SHBA, një veteran udhëheq një grup që po punon për të shmangur qasjen e luftës së drogës së Meksikës në territorin e SHBA-së.
Ronaldo
I filmuar për rreth 14 muaj në brendësi të rrethit të një sportisti, ky është dokumentari i vetëm i autorizuar i një prej futbollistëve më të mitë të futbollit në kulmin e karrierës. Për herë të parë tregohet jeta e Kristianos me familjen dhe miqtë si dhe çastet pas fitimit të tre Topave të Artë.
The Green Prince
Një dokumentar që flet për Musab Jousefin, i biri i një nga themeluesve të grupit terrorist Hamas, i cili punoi për afërsisht dhjetë vite si spiun i Inteligjencës Izraelite. Një biografi që tregon historinë, vuajtjet dhe vështirësitë e tij duke u përballur me moralin…
Home
Home” është një dokumentar i vitit 2009 nga Yann Arthus-Bertrand. Filmi është filmuar nga hapësira ajrore e vendeve të ndryshme në Tokë. Ai tregon larminë e jetës në Tokë dhe se si njerëzimi po kërcënon ekuilibrin ekologjik të planetit”.
Messi
Një film-dokumentar për jetën e Lionel Mesit, nga futbolli në rrugët e Rosarios derisa u bë kampion Europe me Barcelonën dhe fitoi 4 topa të artë. Në këtë film-dokumentar flasin shokë te Barcelona dhe Argjentina, Johan Krujf, Diego Maradona, familjarë dhe miq të tij.
Where the Trail Ends
Ky dokumentar sjell vendet më të largëta në planet në një ekspeditë të çiklizmit malor ndryshe nga çdo ekspeditë tjetër të ndërmarrë deri tani.
Leave the World Behind
Dokumentari që ndjek turin e fundit të grupit suedez të muzikës ‘House’ Swedish House Mafia në 2012/2013, të njohur për hitet si : “One”, “Save The World” dhe “Don’t You Worry Child “. Tregohet miqësia e tyre, suksesi dhe ndarja e grupit.
African Safari
Regjisori Ben Stassen dhe kinematografisti Sean MacLeod Phillips kthehen në Afrikën jugore për një aventurë krejt të re. Ky dokumentar jep frymëzimin për, jetën e egër të kafshëve në Afrikën e largët, udhëtimi është bërë ne mënyrën e sigurt nga regjisori të kape gjdo lloje natyre të egër.






