Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).
Veprat e botuara :
Deri më tash ka botuar këta libra :
1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.
29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012.
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012.
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016.
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.
Cikël poetik nga Flori Bruqi
1.Porteti i nënës
"Nënë për ta shpëtuar jetën Ty,dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin"
(Prof.dr.sci.Mirlin Bruqi)
Nga qytetet e fshatrat e largëta vijnë
Banorë(të përkohshëm)në Prishtinë
Pleq
Plaka
Të reja
Të rinj
Me shporta të vogla në duar
Vijnë çdo të diel
Vijnë(ndoshta)çdo ditë
Te dera e Spitalit
Në orën 14
Gumëzhijnë korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnë pavijonet
Korridoreve…
Zvarritët rrëqanthi vdekja
Në dhoma hyn shqetësimi
Secili me de(r)t
Për të afërmin e vet
Kështu çdo të diel
Kështu çdo ditë
Në orën 14
Burbuqja kurajon Nënën
Mirlindi jep lëkurën e vet
Për ri(ngjalljen)e Saj
Të afërmit shërim i dëshirojnë
Të tjerët shpresojnë…
Ja dhoma…
Ora mbi radio
Trëndafilat e freskët
Mbi tavolinë
Tok(gati) e gjithë familja
Babai qëndron e mejton
Ndoshta…
Kujton profiling e dhëndrrit
Ja rrudhat e nënës sime
(Kujtoj zënkën e prindërve për mua)
Tik-taku i orës
Dikur pushon
Në orën 4 të mëngjesit
Një qetësi…
Unë
Kam parasysh
Profilin e fëmijëve të mi
Shoh në sy
Profilin e Granitit e Diamantit
Mullarët e sanës
Në oborrin e braktisur
Ja(gati) e gjithë familja
Mungon(vetëm fizikisht)Ajo
Mungon Nëna ime
Në dhoma hyn:
Ajri
Drita
Dashuria
Jeta
Shokët
Shoqet
Babai
Të dashurit….
****
Dhe një hije
Më ndjek pas
Shëndijë kohe
Profil i Nënës
Zjarr i Diellit!
2.Rreze drite
Për Ty nga zemra
këtë poezi po e rris
asnjë hije muzgu
nuk i fus brenda
Ti kërkon dritë
se ishe dritë
siç janë dritë
të gjitha nënat
Vije Ti
çdo mbrëmje
duke më pëshpëritur:
-Natën e mire bir
çelësin mos ia vë derës
do të vijë nëna
(Gjumin pa ta prishur)
me hapa të pranverës
Biro
të të shoh mos je shpluar
kur ike
Unë të putha
a thua më ke ndjerë
ndoshta vetëm koha
si rreze drite
në mua t’paska mbetur
Këtë poezi Nënë
nga zemra e shkrova
dhe hije azhuri
s’i futa Brenda
Ti kërkon dritë
se ishe Dritë
siç janë Drita
të gjitha Nënat
3.Lajtmotiv i sinqertë
U këndoj të thjeshtave
të urtave
fjalës së dashur
dritës së qartë
të gjitha ëndrrave
më ljtmotiv të sinqertë
të gjitha këngëve
përherë me krryerresht
Femrave
Ejani në këngë
Nëna dhe motra
të dashura gra
hyni në këngë
në lindëm nga këngët Tuaja
nga zëri Juaj
morëm këmbë
4.Liri fjale
Në ditën e takimit me fole
më zë tjetër
dhe unë çuditërisht prapë erdha
nga zemra të të shoh e të puthi
si Diellin kopshtin me lule
përse qe aq e ashpër
Mos vallë në qytetin tend ilirik të ndjekin
qentë e tërbuar
ndonjë hije nate
apo do të mbetesh
e mbyllur sal për vete
Arti nuk të do të vetmuar
as muzikë s’mund të ndjesh
një buzëqeshje do të kërkoj prore
dhe karafila do të dhuroj
e puthje të ngrohta
Mos hesht as mos ik lulebore
sigurisht ti do të qesh një ditë
dhe lufta mes unit tend e urrejtjes
do të çmend ty të tërën
vetëm jam dhe pres të vish…
5.Qyteti ku të prita
U ndala ballë Spitalit të Prishtinës
hipa si Orfeu në altar
dy vargje të t'i them
më zërin e shterur nga shqetësimi
Dhe unë e pashë qytetin tend
më një dallendyshe fola më beso
dhe ikem të dytë e më tepër ike ti
Unë prapë jam aty ku më ke lenë
në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë
vallëzoj më hijet
nuk e di cilën ta përkdhel
Ti nuk je
retë mbi qytet me nevrikosin
dhe shiu më lag bashkë me vargjet
Një ditë në një orë dilë e takohemi
kiamet nuk bëhet
nuk bëhet as qyteti det
I mërzitur rri i fyer jam
pres dashurinë tënde
e të fle mbi gjinjtë e tu
Mbi buzët e tua të zë një ëndërr
të kërkoj t’i ha aat sy me vargje
Po vargjet nuk kanë faj
që ti nuk i ndjen asnjë grime
mos ik mos u fsheh e as zërin mos e ndërro!…
6.Akuareli i Diellit
Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare
E bukur S…
Si hëna pesëmbëdhjetë
Në fletore shkroi vjershën
Për Mëngjesin në Prishtinë
I pëlqyen soliterët e lartë
Dhe shtëpitë plot blozë
Tjegullat e çative të ulta
Me myshqe të venitura
Shtegu i fushës kujtonte nënën
Më këmbë t’amputuar
Dhe Agimin e madh pas shiut
Që lëkundin pemët në zgavra
Në Prishtinë..
Ajo me gishtin tregues vizatoi
Në xhamat e ateles
Profilin e babait plak-Metë
Pastaj e fshiu me dorë
Dhe dorën e puthi
Kur u kthye në vendlindje
Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë
Në kalldrëm…
Dhe vizatoi dridhshëm
një rrugicë fshati në muzg
Në agimin e azhurtë
Hapi dritaren
Rrotulloi çuditshëm
Lindjen e Diellit
Hijet në vetminë e rrugës
Dallëndyshet
Një pikë vesë
Në mbremjën e majit
Ngriti penelin
Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës
Pikturoi rrugën
Me baltë të Strellcit
Durakun plak
Kopshtet me dardhë
Fshatarët e vyer
Me drapërinj në duar
Shtëpi me dyer të rënda
Strehë me borë
Hapësira bojë gushëpëllumbi
Nga fshatrat malorë…
7.Mendim i kredhur
Shpirti i Saj
Një lëndinë Qershori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë
E dua atë
Era viteve
Buzët do t’ia vyshkë
Reliefin e kuq të mollëzave
Vizat e rudhave do t’ia prishin
Por
Megjithatë e dua
Sot
Kur me të jam i dritëzuar
Në shpirtin e përjetshëm
Jam i rrethuar edhe më njomësi
Edhe me rrudha
Nga pranvera e syve
Margaritarë të Saj
8.Balada e Yjve
(Të rënëve :IsmetQorraj,Agim Kukleci,Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj)
A qan sot Deçani
A dënes Kosova
A përloten fëmijët
A zhgrehen në vaj
Ato Bjeshkët e Nemuna
Për vdekjen e tyre
Si ta zotëroj vetn
Kosovë
Tike rrënjet te Sumerët
Ti ke këngën
Në trollin gjakndezur
Se ky Dhe
Në çdo thërrime
Ka gjakun e dëshmorëve
Udhëtarë
Që sot a nesër
Kaloni
Pranë Lapidarëve të dëshmorëve
Një përshëndetje ju lutem
Në kalim
Se këtu…
Katër dëshmorë i zuri gjumi
Nga draper i Sinagogës
(Flori Bruqi,”Zjarri i diellit’’,Prishtinë,1995,Bibloteka “Lumi i Bardhë”, Katalog:891.983(497.1)-1. )
9.Rekuem i përligjur
Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s'e fal Prometeun
pa ia treguar fshehurisht intrigën
dashuritë digjen e përvëlohen
sa fort
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë
të lënë shtrëgatën... e të vrasë njerëzinët
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmimë
10.Shpresa të djegura
Me çantë mbi shpinë të mbushur plot mall
rrëzë supi rripat e saj fort të shtrënguar
të rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale
nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar
Shikimi i nënëmadhes si shqiponjë pas e ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nëpër pragje
një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe
Gra zemërngrira presin në ankth zhytur
veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë
motra kërthinj prej trishtimit të mbytur
dhimbje e pamatur që gjunjëzon dhe djajtë
Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë
Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell...!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...
11.Në këtë botë gjithçka gjykohet
Edhe ky qiell i huaj sonte…
më trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda një gote
të shuaj trishtime largësie…
Mbi duar shikoj si në magji
si rrëshqet pikëza e lotit,
ajo ikën në fund të gotës,
rrokulliset si era e motit…
Dua gota ime të përmbyset,
të thyhet përtokë e zbrazët…
Dëgjoj zemrën që më dridhet,
ngre kryet nga yjet e largët…
Mbi trupin tim gjithçka ndahet
dëgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
një dorë e ndarë diku zgjatet,
një këmbë më ecën e këputur…
Shpirti thërret fatin e shtrembër,
dua të më shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallë jam në ndonjë ëndërr
ndoshta, kupa e mallit më dehu…
Në këtë botë gjithçka gjykohet,
edhe një i lot i derdhur kot fare!…
Më shumë se kurrë kuptohet,
kjo klithma jonë shumëvjeçare…
Mjerimi sërish shpalos flamujt,
mbi varfërimin e shpirtin njerëzor,
thërret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimët barktharë të shekullit të vonë.
Nuk është risi, po kthim i pamjes së rëndë
në kohën e perënduar që kemi zgjedhur,
u kthye prapë për t’i trandë hipokrizitë…
me premtimet nëpër plehra hedhur.
Shpresa më thotë se po shpresoj kot,
e mali ngërdheshet nga larg me zili….
duart kullojnë gjak të përzier me lot
nga prangat e kohës vrastare pa drejtësi.
Lutjet kafshohen dhe shiten në altar,
zotni, sa do, sa të bën haku i vështirë?
Më prit ore, të bëjmë një herë pazar!
Dhe vrava për të fundit herë vargun e lirë….
12.Meditim pas një udhëtimi
Kush jam unë për të pritur gjithnjë
Një copë liri po aq të vrarë
Unë që tash e dy mijë vjet udhëtoj
Me sagën e pikëlluar
I përbuzur dhe i humbur nëpër botë
Te Shatërvani
Vetmitar i përbotshëm lagur në shi
Kur rri pranë këtij shatërvani
Më ikin pasionet ngadalë
Këtu në qytetin historik
Mistika rri sall maraz
Përse s’jam përherë pranë tij
Për t’i përqeshur lavdëruesit e marrë
E Lumëbardhi ecën
Pret t’ia them një romance
Të dashurës t’i dhuroj trëndafila
Majë Kalasë me kantatë lirie
Të mos humbas si Sizifi
Nganjëherë të afrohesha
Për të ikur përgjithmonë nga shqetësimet
13.Gjiri i Artës
Iliria po tkurret
E dashura ime më ngjitet krahëve
Përgjërimi më djeg për gjithnjë
Sesi m’i përbuzin të parët e mi
Të shpërngulur verë e dimër
Kopshtet lënë bosh
si hëna pa yje në qiell
Joni mjerisht sonte përzihet me dallgë
Gjarpri m’i kafshon plagët
Mbi Gjirin e Artës
Digjen ëndrrat e kobshme
Të Bubulinës
Gji i egër dhe grua e bukur
Asgjë s’doli nga mallkimi i atdheut
Kënga e liqenit të Pogradecit
Nositë të butë të egër me zëra ritmikë
S’lenin në heshtje as Lasgushin
Dhe unë për çdo ditë lundroj
në mendime si Erosi
Të zhbëj intrigat e botës melankolike
Në këtë rrugë hënore
Duke shkelur bregut spërkatur nga valët
Më ringjallen kujtime të së shkuarës
pa helm të bëj një puthje reale
jo si në përrallat e 1001-ve
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe
Kufiri zhduket nga dashnorët e arratisur
Besojnë se zgjohen me pasion
Për të përmbysur trishtimin e ëndrrës
Me lot të shkrirë qesha si i çmendur
14.Engjëlli ikën një çast
Vetëm ëndrra për të dashur mungon
Mbretëresha ime
Ashtu siç më erdhe ditën e parë
Mbase do vish sërish
me aurorën magjike
Për të mos u ndarë kurrë më
As isha unë që bëra diç për të larguar
Shqetësimin e beftë
Moj zonjë e humbur dherave të huaj
Engjëllin e ngushëlloj
E ti dikur më thoshe
më duaj
Unë të thosha mos më duaj
Dhe mos ik nga unë
15.Ujë dua të pi sin ë Epir
Asgjë s’është harruar
kanë ikur korbat para syve të mi.
As koha e mjegullt nuk ëahtë më
As besojnë se Trimi është kthyer
Me një ferman si Skënderbeu
T’ia jap Adem Jasharit
Para kullës të ndodhë betimi.
Udhëkryqet përshpërisin
Shtëpitë akoma digjen
Kohë më kohë diçka ikën.
Ujë dua të pi sin ë Epir
Krojeve të Qyqavicës.
Ndryshimi absurd mund vdekjen
Tek mbesin vetëm iluzionet
Atdheu im s’më vret
Dhe martirët janë të shenjtë