“Këto binjake po mahnitin internetin me pamjen e tyre unike” plus 9 more Ekonomia Online

“Këto binjake po mahnitin internetin me pamjen e tyre unike” plus 9 more Ekonomia Online


Këto binjake po mahnitin internetin me pamjen e tyre unike

Posted: 24 Jan 2018 09:47 AM PST

Gjërat nuk ka nevojë të jenë shumëngjyrëshe që të mbahen në mend. Kjo është dëshmuar përsëri nga një palë binjakë albinë, të cilët janë gati ta ndryshojnë botën e modës shumë shpejt.
Sot do të keni shansin të mësoni për Lara-në dhe Mara-në. Binjaket janë në fokus të një foto-projekti të quajtur 'Lulet e Rralla', në të cilin fotografi Vincius Terranova tregon bukurinë e binjakeve unike.

Shanset që një fëmijë të lindë me albinizëm janë 1 në 17,000. Kështu që është pothuajse e pamundur që të imagjinohet se sa pak gjasa ka që dikush të lindë binjakë albinë, transmeton Gazeta Express.

Me pamjen e tyre unike, nuk është çudi që këto vajza 11 vjeçe nga Brazili kanë kapur vëmendjen e fotografëve të famshëm. Binjaket tashmë ia kanë dalë që të bëhen modele për brende të ndryshme dhe revista të modës.

Lara dhe Mara kanë gjithashtu një tjetër motër, Sheila, e cila nuk ka albinizëm. Sheila duket si motrat e saj, përveç ngjyrës së lëkurës.

 

 

The post Këto binjake po mahnitin internetin me pamjen e tyre unike appeared first on Ekonomia Online.

Erdogan: Ushtria po angazhohet në operacione shtesë kundër terroristëve

Posted: 24 Jan 2018 09:40 AM PST

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u zotua sot se ushtria do të kryejë operacione shtesë brenda Sirisë për të pastruar zonën e terroristëve në kuadër të operacionit të vazhdueshëm kundër militantëve kurdë në veriperëndim.

Operacioni "Olive Branch" (Dega e ullirit) në Afrin, një zonë kurde pranë kufirit turk, filloi të shtunën.

Erdogan deklaroi se ka planifikuar të zgjasë misionin në Manbij, një qytet që kontrollohej nga ISIS-i dhe aktualisht drejtohet nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Duke filluar me qytetin e Manbijit, ne do ta shkatërrojmë këtë aktivitet përgjatë kufijve tanë dhe do ta pastrojmë tërësisht rajonin tonë nga ky fenomen ", deklaroi Erdogan duke u zotuar se do të "asgjësonte terroristët" dhe do ta kthente zonën në një vend të hapur.

Erdogan shtoi se në Afrin ishin neutralizuar rreth 268 "terroristë" , një term që i referohet largimit të tyre nga fusha e betejës, zakonisht përmes vdekjes.

Milicia kurde ka konfirmuar vetëm disa të vdekur brenda radhëve të saj. Sipas vëzhguesve të të drejtave të njeriut ka pasur me dhjetëra të vdekur civilë. Ndërsa, Turqia i ka mohuar akuzat për goditje të civilëve.

The post Erdogan: Ushtria po angazhohet në operacione shtesë kundër terroristëve appeared first on Ekonomia Online.

Ministri Lekaj dhe kryetari Elezaj, bisedojnë për projektet e Klinës

Posted: 24 Jan 2018 09:35 AM PST

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, më të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës.

Ministri Lekaj, i ka premtuar kryetarit Elezaj, se bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore, projektet e Klinës do të mbështeten, sikurse edhe projektet e të gjitha komunave tjera.

Në anën tjetër kryetari Elezaj, e ka falenderuar ministrin Lekaj, për mbështetjen e ofruar dhe e ka njoftuar atë mbi projektet që ai synon ti realizojë gjatë këtij viti në komunën e Klinës.

Lekaj e Elezaj janë dokorduar se projektet e nisura duhet të përfundohen brenda afateve dhe se çdo projekt me rëndësi vitale për qytetarët duhet trajtuar me prioritet.​

The post Ministri Lekaj dhe kryetari Elezaj, bisedojnë për projektet e Klinës appeared first on Ekonomia Online.

Sejdiu: Nuk jemi aq të fuqishëm sa me u prish me gjithë botën

Posted: 24 Jan 2018 09:31 AM PST

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu ka komentuar qëndrimin e ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj që Qeveria e Kosovës nuk i jep llogari ambasadorëve për vendimet që merr, me theks të veçantë Gjykatën Speciale.

"Më së buti që mundem të interpretoj, them se nuk është aq diplomatike sa i përket raporteve me miqtë tanë edhe që i kemi pas miq edhe në ditët më të vështira".

"Nuk besoj se jam as i pari as i fundit që them se këtyre miqve u kemi borxh shumë dhe ne si deputetë japim llogari qytetarëve tanë që na kanë zgjedhur por njëkohësisht nuk mund ë ekzistojmë si ishull".

"Edhe në rastet kur mendojmë se po na ndërhyn në kompetenca, janë çështje që është më mirë të thuhen në deklarimet tona të brendshme se sa të thuhen publikisht sepse nuk i bën mirë as miqve tanë, por as Kosovës dhe qytetarëve tanë".

"Unë po them, nuk është koment që jap unë, duke pasur parasysh borxhin që ia kemi gjitha atyre shteteve për atë që jemi sot, një shtet i pavarur dhe i mbështetur".

Sejdiu që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në shtete që janë stabile, ambasadorët nuk kanë kompetencat që kanë në Kosovë, por që sipas tij, Kosova ndryshon nga këto vende.

"A jemi ne shtet normal? Nëse i bën të gjitha matjet, ne nuk jemi shtet normal, nëse ti nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare e nuk e zbaton atë".

"Nëse ekzekutivi ta çon një marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend dhe jep mesazhe kundërthënëse".

"Nuk ka marrëveshje të brendshme brenda pozitës dhe kërkon nga opozita që të kalojë ligjet në Kuvend".

"Nuk është normale as gjërat që po ndodhin në arsim, shëndetësi, ka shumë gjëra që po na bëjnë shtet jo edhe aq normal".

"Në shtete standarde, kompetencat e ambasadorëve nëse qëndrimet e tyre nuk janë aq të ashpra në publik por ne nuk jemi në rrethana si Suedia".

"Jemi në fazën fillestare të dëshmimit të shtetësisë, kërkojmë ndihmën e shteteve mike për ta zhvilluar dhe dërguar vendin drejt hapave pozitivë".

"Nuk jemi aq të fuqshën që me u prish me krejt botën, e ardhmja jonë varet prej tyre".

The post Sejdiu: Nuk jemi aq të fuqishëm sa me u prish me gjithë botën appeared first on Ekonomia Online.

Bekim Haxhiu: Sami Lushtaku po tenton ta luajë “Babën” në PDK

Posted: 24 Jan 2018 09:28 AM PST

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Degës së PDK-së në Skënderaj.

Por ai nuk e njeh atë vendim, për të cilin thotë se është marrë nga një grup i caktuar.

"Nuk është vendim i PDK-së, është vendim i një grupi të caktuar, i Sami Lushtakut me djalin e tij, Mërgim Lushtakun dhe një grupi të vogël të anëtarëve të kryesisë".

"Lushktaku me këtë veprim po bën tentativa që ta luajë "Babën" në PDK, por kjo nuk ka vend aty".

"PDK nuk është parti që munden baballarët të pyetën, por anëtarësia e saj", ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.

Haxhiu ka shtuar se vendimi i djeshëm nuk prodhon kurrfarë efekti juridik.

"PDK ka shpall zgjedhjet e brendshme ku detyra e kryesisë është vetëm organizimi i zgjedhjeve. Ai grupacion nuk ka pasur mandat të bëjë shkarkime. Jam njëri ndër deputet më të votuar në Skënderaj dhe nivel vendi në tre palë zgjedhje".

" Logjika përçarëse, në subjekte politike nuk ka vend. Ftoj ata që të kthjellen dhe të punojnë për interesin e qytetarëve. Nëse djali i Sami Lushtakut do të bëhet kryetar le ta bëjë përmes zgjedhjeve duke fituar votat".

"PDK ka 20 asamblesitë dhe kryesuesen, që i bën nder PDK. Ne jemi në një fazë fillestare zgjedhore. Si duket dikush iu ka frikësuar bashkëpunimit. PDK është hapur në vazhdimësi për kuadro të reja dhe s'kanë pasur pse të frikësohen", ka shtuar ai.

The post Bekim Haxhiu: Sami Lushtaku po tenton ta luajë "Babën" në PDK appeared first on Ekonomia Online.

Si të kursejmë para?

Posted: 24 Jan 2018 09:23 AM PST

Kursimi i parave është dëshira e shumë personave. Në këto kohë për shumicën e njerëzve të nxjerrësh muajin me paratë që kemi në dispozicion, nuk është gjithmonë e lehtë.

Lajmi i mirë në fakt është se nëse jemi pak më të kujdesshëm, do të mund të kursejmë më shumë. Ne do të ju prezantojmë 10 metodat më të këshillueshme për të zvogëluar shpenzimet tuaja dhe të jetoni mirë gjithashtu.

Ndiqni rrugëtimin e shpenzimeve

A e dini se sa keni shpenzuar për gjëra muajin e fundit? Pjesa më e madhe e personave nuk e dinë. Por ky hap ju shërben për të kuptuar se ku mund të kishit prerë shpenzimet. Në të kundërt rrezikoni që të harxhoni për gjëra të parëndësishme dhe të mos vësh re që të tjera gjëra janë më të rëndësishme.

Ndani nevojat nga dëshirat

Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë. Për të dytat duhet të shpenzoni vetëm nëse jeni të sigurt që mund ti përballoni.

Shmangni borxhet apo kreditë për shpenzime jo serioze

Ka shumë mundësi për të marrë borxhe me kusht, apo kredi. Por ato duhet të merren vetëm për shpenzime të jashtëzakonshme, përndryshe është e lehtë që të përfundoni në vorbullën e borxhit.

Çdo muaj hiqni diçka mënjanë

Nëse keni një llogari bankare, një ide është që të derdhini një shumë të vogël çdo muaj.

Planifikoni ushqimet e javës

Nëse planifikoni ushqimet e të gjithë javës, mund të bëni blerje në lidhje me rrethanat, duke evituar shpenzimin e parave për gjëra që më pas nuk do t'i përdorni.

Bëni listën e gjërave që do të blini dhe më pas respektojeni

Blerjet impulsive janë shpesh një rrugë për të shpenzuar me shumë seç duhet. Të kesh një listë të detajuar të asaj që duhet të blini, ua zgjidh këtë problem dhe ju lejon që të zgjidhni dyqanin që ju leverdis më shumë.

Bëni shpenzimet vetëm

Sipas disa studimeve, të bësh shpenzime në shoqëri është me e favorshme që të bësh blerje impulsive. Në përgjithësi nuk do të jeni të fokusuar tek ato që ju nevojiten, e për pasojë ju do të shpenzoni më shumë.

The post Si të kursejmë para? appeared first on Ekonomia Online.

Lluka: Kosova përpunon 256 litra ujë për kokë banori, “humb” 57 për qind

Posted: 24 Jan 2018 09:21 AM PST

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, thotë se humbjet e ujit të përpunuar në nivel vendi janë tepër të mëdha – 57 për qind, ndërkohë që standardet evropiane lejojnë deri në 12 % humbje.

Nga ana tjetër, Kosova përpunon më së shumti ujë – rreth 256 litra ujë në ditë për kokë banori. Për krahasim, mesatarja në vendet skandinave është 75 litra për kokë banori.

“Keqpërdorimi i ujit tejkalon çdo masë”, ka shkruar ministri Lluka, në faqen e tij në Facebook, pasi ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Ujërave të Kosovës (SHUKOS), ku bëjnë pjesë të gjithë kryeshefat e Ujësjellësve Rajonalë të vendit.

Me ta ka diskutuar problemet e këtij sektori vital për vendin. Lluka ka thënë se pas këtij takim, dhe pasi ka lexuar dhe raportin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, ka mësuar se disa nga problemet kryesore në këtë sektor janë:

“Humbjet e ujit të përpunuar në nivel vendi: 57%. Pra ky është uji i përpunuar dhe që nuk faturohet dhe humb për 3 arsye: a. Rrjedhjet e gypave të vjetër, b. Lidhjet ilegale dhe c. humbjet nga kyçjet legale por që nuk faturohen mirë për shkak të orëmatësve të vjetruar. Shumica (mbi 50% e humbjeve) janë nga kycjet ilegale. Norma e kënaqshme është nën 20% kurse standardet Evropiane janë rreth 12%”.

“Mesatarisht në Kosovë përpunohen rreth 256 litra ujë në ditë për kokë banori. Mesatarja në vendet skandinave është 75 litra për kokë banori. Keqpërdorimi i ujit tejkalon çdo masë”.

Aktualisht, ka saktësuar Lluka, janë 318 324 konsumatorë, duke mbuluar 1.5 milionë banorë, apo 91% të popullatës me ujë të sigurt dhe të pijshëm.

“Ka pasur rritje të kapaciteteve përpunuese të ujit, mirëpo gjendja e humbjeve është përkeqësuar në raport me kapacitetet e reja”.

Ndërkohë, trajtimi i ujërave të ndotur është pothuajse inekzistent. “Vetëm 2% e tyre trajtohen, kurse pjesa tjetër derdhet pa asnjë trajtim në natyrë”.

“Gjakova qëndron më së miri sa i përket kualitetit të ujit, ndërprerjeve të furnizimit dhe zvogëlimit të humbjeve”, ka theksuar ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Sipas tij, sektori i ujërave ka nevojë urgjente për intervenim dhe investime kapitale.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and suit

The post Lluka: Kosova përpunon 256 litra ujë për kokë banori, “humb” 57 për qind appeared first on Ekonomia Online.

Bëhet publik orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Posted: 24 Jan 2018 09:18 AM PST

Në Azerbajxhan do të debutojë në Ligën e Kombeve Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 7 shtator, në orën 18:00.

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Në Kosovë ndeshje e parë do të zhvillohet pas tri ditësh, më 10 shtator kundër Ishujve Faroe, prej orës 20:45.

Kosova – Malta zhvillohet më 11 tetor.

Në xhiron e katërt, më 14 tetor Kosova udhëton te Ishujt Faroe.

Një muaj më pas, më 17 nëntor Kosova udhëton në Maltë, kurse ndeshje e fundit e zhvillon brenda kundër Azerbejxhanit më 20 nëntor.

The post Bëhet publik orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve appeared first on Ekonomia Online.

Një grusht me bajame në ditë mbron zemrën

Posted: 24 Jan 2018 09:13 AM PST

Një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë.

Sipas një studimi të fundit në SHBA, ngrënia e përditshme e bajameve e rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.

Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, transmeton tch.

Udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, tha: "Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera".

The post Një grusht me bajame në ditë mbron zemrën appeared first on Ekonomia Online.

Dua Lipa e ftuar speciale në emisionin e famshëm amerikan

Posted: 24 Jan 2018 09:08 AM PST

Në "Saturday Night Live" më 3 shkurt është e ftuara speciale do të jetë edhe këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja në një postim në rrjetin social Twitter.

"Do të jem në 'Saturday Night Live' më 3 shkurt. Ndiej disa flutura të çmendura në stomak dhe jam shumë nervoze vetëm teksa po e shkruaj këtë. Është një ëndërr që po bëhet realitet. Dikush të më pickojë", ka shkruar Lipa në Twitter.

"Saturday Night Live" është një emision komik amerikan i famshëm i cili transmetohet në NBC që prej vitit 1975.

James dhe John Belushi janë shqiptarët e parë që janë bërë pjesë e këtij emisioni, ndërsa Dua Lipa është e treta, transmeton tch.

Gjithashtu, në të njëjtën mbrëmje në këtë emision krahas Lipës e ftuar është edhe aktorja e njohur nga Hollywoodi, Natalie Portman.

Image

 

The post Dua Lipa e ftuar speciale në emisionin e famshëm amerikan appeared first on Ekonomia Online.