Tirana Observer: “Video-Çfarë paskemi humbur nga dasma e Granit Xhakës, moment i bukur nuse-vjehrrë” plus 9 more |
- Video-Çfarë paskemi humbur nga dasma e Granit Xhakës, moment i bukur nuse-vjehrrë
- Do të bëhet baba së shpejti? Pse të gjithë po urojnë Kivanç Tatlitug
- Enea Bekteshi kishte instaluar 4 kamera sigurie, si e mbante policinë në vëzhgim
- Po vjen dimri! E shtuna nis me reshje dëbore
- Ç’rol po luan ambasadori Donald Lu në Tiranë?
- Leximi i mendjes? Nuk është superfuqi, e kemi të gjithë!
- Sytë ndryshe, mendja ndryshe, gjithçka ndryshe? 11 fakte SHUME INTERESANTE shkencore, për dallimin mes meshkujve dhe femrave
- Sa kohë mund të jetohet pa ngrënë dhe pa pirë?
- ANALIZA/ Kriza katalanase sfidë e re për Bashkimin Evropian
- Rita Ora i nxjerr të gjitha (FOTO)
| Video-Çfarë paskemi humbur nga dasma e Granit Xhakës, moment i bukur nuse-vjehrrë Posted: 06 Oct 2017 09:49 AM PDT
Në listën e gjatë të çifteve të cilët zgjodhën t'i japin fund beqarisë këtë vit bëjnë pjesë edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj. Nëse në dasmat e VIP-ave shqiptare shumë prej jush mund t'i jetë dukur sikur kanë qenë të ftuar në dasmë pasi nuk kanë humbur asnjë pjesë të tyre, në dasmën e Granitit nuk ndodhi kështu. Çifti është treguar shumë i rezervuar dhe përveç fotove të publikuara në llogarinë e tyre personale në Instagram, nuk kemi arritur të shohim asgjë tjetër. Por kësaj radhe është vetë Leonita e cila ka treguar diçka më tepër. Bukuroshja ka postuar një video nga dasma, ku shfaqet duke kërcyer së bashku me nënën e Granitit, vjehrrën e saj. Mbi video ajo ka postuar edhe dy zemra. Përveç këtij moment shumë të bukur nuse-vjehrrë, ajo që na ra sy ishte edhe fustani i dytë që kishte zgjedhur nusja. Ndryshe nga ajo që kishim parë deri më tani në foto, ajo kishte zgjedhur një fustan të dytë stil sirene të ngushtë pas trupit dhe flokët gjysmë të lëshuara. Si Leonita ashtu edhe mami i vëllerëzve Xhaka duken mjaft elegante teksa kërcejnë shumë bukur vallet shqiptare. |
| Do të bëhet baba së shpejti? Pse të gjithë po urojnë Kivanç Tatlitug Posted: 06 Oct 2017 09:43 AM PDT Pak kohë më parë, në një intervistë për mediat, Kivanç Tatlitug tha se ka shumë dëshirë të bëhet baba. Të paktën kështu iu përgjigj pyetjes së gazetarëve pak javë më parë aktori i njohur turk: "Sigurisht që dua të bëhem baba, pse u martuam?" Vetëm dy ditë më parë, lajmi se bashkëshortja e Kivanç Tatlitug është 2.5 muajshme shtatzënë ka qarkulluar me shpejtësi në të gjitha mediat dhe menjëherë më pas kanë vërshyer telefonatat e urimet për 34-vjeçarin. Të gjithë miqtë dhe fansat i kanë dërguar çiftit urime për shtatazëninë e Basak Dizer, por Tatlitug ka reaguar duke e mohuar lajmin e ditëve të fundit. Me gjithë dëshirën e mirë për t'u gëzuar së shpejti me një djalë, Tatlitug dhe bashkëshortja e tij nuk kanë akoma një lajm të ri. Në një deklaratë të fundit, Kivanç tha se nuk ka akoma një lajm të bukur për të ndarë me publikun: "Por më telefonojnë të gjithë dhe po më urojnë që do të bëhem baba, por në të vërtetë nuk jemi akoma në një situatë të tillë",- tha aktori 34-vjeçar. Çifti kanë pak kohë që kanë filluar trajtimin mjekësor dhe ndoshta kjo ishte edhe arsyeja e lajmit të rremë të përhapur në media. |
| Enea Bekteshi kishte instaluar 4 kamera sigurie, si e mbante policinë në vëzhgim Posted: 06 Oct 2017 07:38 AM PDT Për t'i shpëtuar arrestimit, Enea Bekteshi kishte instaluar në qytetin e Cërrikut katër kamera sigurie, të cilat monitoronin të gjitha lëvizjet e policisë dhe forcave speciale. 31-vjeçari dyshohet se drejtonte makinën e blinduar që goditi më 18 shtator makinën e policisë në Elbasan. Sipas burimeve pranë uniformave blu, në gjendje pune kanë qenë katër kamera. E para ishte vendosur te rrethi i konviktit të qytezës, e dyta pranë Medresesë, e treta tek rrugica që të dërgon te banesa e kunatit të tij dhe e katërta ishte vendosur poshtë një pallati pesë katësh. Serverat e këtyre kamerave u sekuestruan nga Policia e Elbasanit dhe u dërguan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkruan ABC News. Në këtë mënyrë, ai ruante lëvizjet e policisë dhe ishte gjithmonë i gatshëm të lëvizte në rast se pikaste një tentativë për të mësyrë në banesën ku fshihej. Sipas ABC News, hetimet kanë zbuluar se Bekteshi kishte lënë gjurmë gishtërinjsh te makina 'Audi A8' që goditi policinë. Pavarësisht këtyre provave, i prangosuri Bekteshi vijon të mos flasë gjate marrjes në pyetje. Ai ka kërkuar më shumë kohë dhe procesin e marrjes në pyetje kërkon ta zhvillojë në prani të avokatit. Emri i Enea Bekteshit ka qenë më herët i skeduar për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit. O rgani i akuzës së rrethit, kishte kërkuar që ai të mbahej nën mbikqyrje nga forcat operacione speciale, pasi kishte dyshime se ishte përfshirë në atentatin me antitank ndaj banesës së familjes Çapja. Kjo ngjarje e pazakonte ndodhi në fillim të gushtit të këtij viti por fatmirësisht pa viktima. Sipas burimeve nga prokuroria, 31-vjeçari Enea Bekteshi dyshohet se ka qenë në drejtim të automjetit të vjedhur në Durrës, tip BMW X3, qe u dogj në periferi të qytetit të Elbasanit, pasi goditi me antitank ndërtesën e Çapjave. Për atë ngjarje u kërkuar që të mbaheshin nën përgjim edhe dy persona të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. |
| Po vjen dimri! E shtuna nis me reshje dëbore Posted: 06 Oct 2017 07:30 AM PDT Kjo fundjavë pritet të jetë një mot i ftohtë, madje në disa zona do të ketë edhe reshje dëbore. Sipas Meteoalb, pas mesnatës priten reshje dëbore në zonat malore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat në zonat e thella malore gjatë orëve të para të së shtunës, ulen nën 0°C, në zona të veçanta deri – 4°C. Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore. Gjatë paradites vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet. Pasditja por kryesisht mbrëmja sjellin sërist kthjellime në territor. Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgë 4 – 5 ballë. Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C. |
| Ç’rol po luan ambasadori Donald Lu në Tiranë? Posted: 06 Oct 2017 07:15 AM PDT Nga Veton SURROI Kur vdiq Ibrahim Rugova u themelua një Këshill për varrim. Këshilli për varrim ishte i trishtueshëm, dinjitoz dhe ceremonial. Kjo i shihej në fytyrë kryetarit të Këshillit. Ai përgatitej, disa momente para se të dilte në opinion publik, që të tregonte se Këshilli ishte i trishtueshëm, dinjitoz dhe ceremonial. Kur dikush merrte mundin të pyeste, vendor a i huaj, për ndonjë hollësi ai merrte përgjigje të trishtueshme, dinjitoze dhe ceremoniale. Ato ditë bënte acar i madh dhe duhej menduar se si do të bëheshin nderimet publike, të qytetarëve dhe diplomatëve e të tjerëve që vinin për të dhënë përshëndetjen e fundit dr. Rugovës. Këshilli i varrimit, i trishtueshëm, përgjigjej se nderimet duhej të bëheshin në formë dinjitoze dhe ceremoniale. Kryediplomati amerikan në Prishtinë nuk arriti të kuptojë se çfarë kuptimi operativ kanë fjalët "dinjitoze" dhe "ceremoniale". A ishin kode të fshehura për veprime logjistike: sigurimin e transportit nga aeroporti, protokollin për tubimin qendror, homazhet publike, private dhe shtetërore? Pastrimin e borës dhe akullit? Vartësit e tij shkuan për të pyetur vartësit e kryetarit të Këshillit dhe morën të njëjtën përgjigje: të jeni të sigurt se do të jetë e trishtueshme, dinjitoze dhe ceremoniale. Kryediplomati amerikan e konfirmoi me komandantin amerikan të KFOR-it se nuk bëhej fjalë për kode, Këshilli për varrim tregonte me sinqeritet se do të paraqitej me fytyrë të trishtë, dinjitoze dhe ceremoniale. Me detajet e tjera do të merrej tjetërkush. Dhe tjetërkushi duhej të ishte kryediplomati amerikan. E vendosën së bashku me komandantin e KFOR-it që ceremonia qendrore do të ishte në Sallën 1 Tetori. E vendosën se salla i kishte ca dritare të thyera që duhej të zëvendësoheshin, pastaj se duhet blerë ca perde të mëdha në mënyrë që ceremonia të jetë, pra, ceremoniale. Ah, po dhe që salla ishte e ftohtë, nuk kishte ngrohje të veten, andaj duhet sjellë ca ngrohëse të mëdha industriale. Kryediplomati u mor edhe me protokollin, edhe me kush do të mbante fjalim, edhe me përcaktimin e një koordinimi sigurie për tërë ato ditë. Dhe, u mor edhe me një çështje që nuk hyn në përshkrimin "trishtë,dinjitoz,ceremonial". Ndërsa shihte se si bëhej radha e qytetarëve në sheshin "Nënë Terezë" për t'i dhënë nderimet e fundit trupit të pajetë të dr.Rugovës, nuk kishte menduar kush se në atë acar prej minus 20 gradësh shpeshtohen nevojat fiziologjike. Kryediplomati kërkoi nga Kampi i Bondsteelit që të vendosen tualetet portative. 2. Brenda ditëve të kaluara me veprimet e diplomatëve amerikanë në Tiranë e Prishtinë, më ra në mend diplomati, ndoshta më i miri që qëndroi në mision në Kosovë, si metaforë e trekëndëshit shteti-politika e shqiptarëve-Ambasadori. Brenda ditëve të kaluara, në Shqipëri, ambasadori amerikan doli me një fjalim në të cilin përshkroi me thjeshtësinë e një paragrafi kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Krimi i organizuar në Shqipëri-që merret me drogë, prostitucion, armë-janë katër klane dhe 20 familje. Një strukturim i këtillë nënkupton "habitat", do të thotë territor dhe liri veprimi, në mënyrë që të ndërtohet një ndërmarrje e organizuar kriminale. Lirinë e veprimit e krijojnë institucionet e shtetit; sa më i organizuar krimi, aq më i nënshtruar shteti. Në Kosovë, pas një pauze trejavore të paarsyetuar dhe të paarsyetueshme, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë, por vetëm pasi një ditë përfaqësuesja e BE-së u deklarua publikisht se Kuvendi e kishte për obligim të mblidhej dhe, më me rëndësi, të nesërmen këtë mesazh e përsëriti ambasadori amerikan. Në Shqipëri e Kosovë, shtetet mund të jenë "dinjitoze" dhe "ceremoniale", kur duhet bëhen të trishta e kur duhet të gëzuara, por punën për to ende duhet ta bëjë ambasadori amerikan. 3. Në Shqipëri, ambasadori amerikan gjatë një mandati me dy veprime ka bërë diagnostifikimin e dobësisë së skajshme të shtetit. Herën e parë u dha partive kryesore politike listën me emra të njerëzve që nuk mund të kandidonin në zgjedhje për shkak të lidhjeve me krimin. Me këtë tregoi se në Shqipëri ekziston tolerancë ndaj krimit- institucionet e rendit dhe ligjit, partitë politike,udhëheqësit e partive e të shtetit-por ambasada amerikane duhet të hyjë si faktori korrigjues përfundimtar. Herën e dytë doli për të thënë atë që nuk e kanë thënë udhëheqësit e shtetit, se në vend ekzistojnë katër klane dhe 20 familje të krimit të organizuar. Në terminologjinë e kulturës perëndimore të njëqind vjetëve të fundit katër klane e 20 familje e vendosin Shqipërinë në hapësirën mes Chicagos së viteve të prohibicionit dhe Kolumbisë së Pablo Escobarit. Ah, po, në pauzën mes dy paraqitjeve, ambasadori amerikan po ashtu bindi Parlamentin e Shqipërisë që të adoptojë legjislacionin e vettingut, me të cilin, pak a shumë, njerëzit e FBI-së që dinë bukur shumë për Kolumbinë e Escobarit mund të nuhasin me sy të mbyllur se cili prej prokurorëve e gjyqtarëve në Shqipëri është i gatshëm të lirojë nga ndjekja a burgu anëtarin e njërës prej 20 familjeve. Në Kosovë, rrëfimi për nevojën e veprimeve të diplomatëve amerikanë filloi që me ndërhyrjen për ta çliruar vendin e mbajtur për dore për t'u pavarësuar. Kush do që ka menduar se fëmija i quajtur shtet i Kosovës është rritur, ka mbetur i zhgënjyer me nevojën që ambasadori amerikan, duke përkrahur fjalët e ambasadores evropiane, ta detyrojë Kuvendin e Kosovës që të mbajë seancë. Në analogjinë me fëmijë, t'i thuash Kosovës se ka nevojë të mbajë mbledhje Kuvendi është njëjtë sikur t'ia përkujtosh fëmijës se duhet të shkojë në shkollë. 4. Ndarja e punës -shqiptarët të merren me dinjitetin dhe ceremoninë e shtetit, e amerikanët me tualetet e duket se po e mbërrin fundin me ndërhyrjet e fundit. Nuk do pritur që ambasadori në Shqipëri të marrë jelekun antiplumb dhe të niset në operacionin e kapjes së njërës prej 20 familjeve. Nuk do pritur që ai në Kosovë të bëhet edhe kryetar Kuvendi dhe t'i thërrasë seancat. Hipnoza kolektive shqiptare duhet të kalojë. Ndoshta një vdekje mund të jetë shkas. Përderisa ambasadori në Tiranë merrej me katër klanet dhe 20 familjet e ai në Prishtinë me nevojën që deputetët e Kuvendit të Kosovës mundësisht të mbajnë një mbledhje Kuvendi, nga kjo botë shkoi Robert Elsie. Përgjatë dyzet vjetësh mblodhi trashëgimi shqiptarësh,ua shpjegoi të përkthyer të tjerëve, ndërsa shqiptarëve u dha incizime ninullash arbërore ukrainase e siciliane, fotografi kontësh austriakë me barinjtë-dashnorë shqiptarë, letra të përsëritura befasie të bujarëve evropianë me egërsinë magjepsëse të shqiptarëve dhe tokave të tyre. Shqiptar, jo nga lindja por nga pasioni për të qenë i tillë, do të përsëriste në të gjallë se nuk do të kishte qejf të jetonte në Shqipëri. Ishte jetë tepër e avashtë dhe e çrregullt për shijen e tij. E kishte kuptuar se në ndarjen e punëve, ai duhej të ishte Instituti virtual albanologjik, ndërsa shqiptarët, të ulur me biseda të gjata me kafe duhej të ishin ata që me ceremoni dhe dinjitet do të ceknin zbulimin e djeshëm, të sotëm dhe të nesërm se janë kombi më i vjetër në këto treva. * Autori është themelues i Koha Ditore. Titulli origjinal në këtë gazetë: "Kodi për t'i kuptuar shqiptarët"
|
| Leximi i mendjes? Nuk është superfuqi, e kemi të gjithë! Posted: 06 Oct 2017 07:08 AM PDT Nuk është superfuqi, nuk është ekskluzivitet i askujt, të gjithë jemi të predispozuar për ta manifestuar. Psikologët thonë që kjo aftësi është prezente tek çdokush. Ata e përqasin hamendësimin si një çrregullim konjitiv. Është një hamendësim që nuk bazohet në të dhëna objektive, hamendësuesit nuk kanë prova që të jetë e vërtetë. Janë interpretime që shfaqen automatikisht, vështirë për tu kontrolluar dhe prodhojnë një gjendje jo komode sepse e bëjnë individin ta perceptojë botën në mënyrë disfunksionale (të gjithë tallen me mua, më fyejnë) dhe vështirësi në përshtatje. Kjo situatë është gjithçka që besojmë, janë si harta të brendshme me të cilat u japim kuptim botës dhe ndërtohen përmes përvojës së tipit: jam i lumtur, besoj se njerëzit janë të ndershëm, bota është në rrezik, njerëzit e pasur janë despotë. Këto harta u japin jetë mendimeve tona, pra besimet tona modelojnë mendimet. Nuk janë emocionet që aktivizojnë sjelljet tona, por interpretimi që u japim atyre dhe si i perceptojmë. Mendimet automatike janë akoma më shumë të ndikueshëm nga besimet. Duke qenë se janë të shkurtër, nuk kemi kohë t'i analizojmë, mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë automatikisht. Kjo është e mundur sepse nuk jemi të ndërgjegjshmë për besimet që prodhojnë mendimet. Në rastin e hamendësimeve nxjerrim përfundime arbitrare dhe të shtrembëruara të asaj që jetojmë në funksion të besimeve. Dialogu i brendshëm i një hamendësuesi. 1-Pata një përvojë…2- Që më çoi ta besoj këtë..3- Unë e interpretoj kështu…4-Mendoj automatikisht (hamendësim)..5-Ajo që ndiej…6- Dhe sillem në këtë mënyrë. |
| Posted: 06 Oct 2017 07:07 AM PDT GJERAT I SHOHIN NDRYSHE Burrat dhe Gratë i shohin gjërat në mënyra të ndryshme, në kuptimin e drejtpërdrejtë të kësaj fjale. Burrat kanë retinë më të trashë dhe qeliza M, më të mëdha se gratë. Qelizat M janë përgjegjëse për përcjelljen e lëvizjes së objekteve. Gratë kanë më shumë qeliza P, të cilat janë përgjegjëse për identifikimin e objekteve dhe analizimin e teksteve dhe ngjyrave. "MENDJE-SALLAKSE" Gratë dhe burrat e përpunojnë informacionin ndryshe. Burrat përdorin kryesisht hemisferën e majtë të trurit, ndërsa gratë përdorin të dy hemisferat. FORMUAR QE PA LINDUR Meshkujt dhe femrat fillojnë të tregojnë dallimet e trurit që kur janë 26 javësh. Në atë fazë, truri femëror fillojnë të zhvillojë callosum corpum më të trashë. Kjo është pjesa e trurit që lidh hemisferën e majtë me atë të djathtë. TE FTOHTA Gjatë periudhave të stresit, burrat dhe gratë çlirojnë oksitocinë, por estrogjeni femëror kombinohet me oksitocinën, për të krijuar një efekt qetësues, ndërsa testosteroni i bën meshkujt më agresivë. MENDIMI TREDIMENSIONAL Meshkujt janë më të aftë të mendojnë për sendet tre dimensionale, se sa gratë. Kjo aftësi mund të jetë zhvilluar në kohët kur burrat gjuanin dhe merrnin pjesë rregullisht në beteja. FYTYRAT DHE OBJEKTET NE LEVIZJE Në muajin e parë të jetës së fëmijës femër, kontakti i syve do të rritet me mbi 400%, ndërsa një fëmijë mashkull do të shfaqë përmirësime shumë më të vogla. Në një studim të kryer në 100 foshnje në ditën e lindjes së tyre, vajzat preferonin të shihnin fytyrat e femrave të reja, ndërsa djemtë preferonin të shihnin objekte që lëviznin. MENDJE MATEMATIKORE Zona e trurit që mendohet të ndikojë në aftësinë matematikore është më e madhe tek meshkujt, se sa tek femrat. Zonat e trurit që kontrollojnë aftësitë matematikore dhe gjeometrike gjithashtu piqen rreth katër vjet më parë tek meshkujt. ZEMER, A I KE PARE KU I KAM ÇELESAT? Gratë janë më të mira për të kujtuar se ku i kanë gjërat, se sa burrat. Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të navigojnë duke përdorur pika referimi, ndërsa burrat navigojnë duke përdorur drejtimin dhe distancat. Pra, një grua ka më shumë gjasa të thotë: "Ec drejt derisa të arrish tek MacDonalds, pastaj kthehu djathtas dhe vazhdo derisa të arrish në majë të kodrës". Një njeri ka më shumë gjasa të thotë: "Ec drejt veriut për tre kilometra, pastaj kthehu në lindje në Liberty Street. Vazhdo në Liberty Street për dy kilometra". DEGJIM SI LAKURIQ NATE Vajzat kanë 11% më shumë neurone se djemtë në qendrat e trurit që kontrollojnë gjuhën dhe dëgjimin. Jo vetëm që gratë dëgjojnë më mirë se burrat, ato gjithashtu mund të bëjnë dallimin më të mirë, mes të një game më të gjerë tonesh emocionale, si e qara. ME SHUME DHIMBJE Gratë vërtet ndjejnë më shumë dhimbje se burrat. Kur përjeton dhimbje, amigdalja e majtë e një gruaje, pjesa e trurit që lidhet me funksione të brendshme, aktivizohet menjëherë. Kur burrat përjetojnë dhimbje, amygdala e djathtë aktivizohet. MERAKLESHA KRONIKE Gratë shqetësohen më shumë se burrat. Nuk ka asnjë arsye të vetme për këtë, por dallimet e hormoneve dhe faktorët e mjedisit luajnë një rol. Në anën tjetër, shqetësimi u jep grave një avantazh kur është fjala për parashikimin dhe trajtimin e problemeve. / Bota.al |
| Sa kohë mund të jetohet pa ngrënë dhe pa pirë? Posted: 06 Oct 2017 07:00 AM PDT Rezistenca e trupit të njeriut në mungesë të të ushqyerit dhe dehidratimi ndryshon nga personi në person, dhe ndikohet nga shumë faktorë, siç janë mosha (një person i moshës mesatare është më rezistent), gjinia (gratë kanë më shumë shpresa sesa burrat), pesha (njerëzit në mbipeshë kanë më shumë rezerva për të shfrytëzuar), psikologjia (një mendje e kthjellët është në gjendje të përdorë të gjitha strategjitë e mbijetesës) dhe mjedisi rrethues (një klimë e thatë e dehidraton trupin). Mbijetesa pa ushqim Mesatarisht një i rritur është në gjendje të mbijetojë pa ushqim për rreth një muaj, por kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj kohe gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por së paku trupi është ende gjallë. Ndërsa pa ushqim fëmijët nuk do të mund të kalonin as javën e parë. Kur numri i kalorive të nevojshme ditore është më i pakët, duke u reduktuar në mënyrë drastike apo plotësisht, trupi i njeriut, që përdor kryesisht glukozën, fillon të shndërroje yndyrën në energji, dhe pasi mbaron atë fillon të konsumojë muskujt, duke përfshirë edhe zemrën. Pas 15-20 ditësh të mungesës së ushqimit, mund të shfaqen sëmundje të rënda, duke përfshirë probleme të zemrës, madje edhe të përhershme, si dhe probleme të tjera të anemisë, skorbutit, shokut dhe deri në vdekje. Mbijetesa pa ujë Zakonisht një i rritur është në gjendje të mbijetojë pa ujë për një periudhë maksimale 10-ditore, që padyshim mbërrihen në kushte shëndetësore jooptimale. Ndërsa fëmijët nuk mundin të mbijetojnë më shumë se 3 ditë pa konsumuar lëngje. Trupi i njeriut duhet të marrë rreth 2 litra ujë në ditë, duke ruajtur përqindjen e duhur të lëngjeve në trup, e cila varion nga 50-70 përqind. Nëse kjo normë është më pak, trupi do të dehidratohet brenda një kohe të shkurtër, duke shfaqur ndjesi dhe simptoma të dobësisë, marramendjeve, ankthit, tensionit të ulët, defiçite të aftësive njohëse, humbje të vetëdijes dhe deri në vdekje. |
| ANALIZA/ Kriza katalanase sfidë e re për Bashkimin Evropian Posted: 06 Oct 2017 06:57 AM PDT Sfida indipendentiste e Katalonjës është një sfidë tjetër e vështirë për Bashkimin Evropian, që shpresonte më në fund të qetësohej nga një dekadë krizash ekzistenciale, nga kriza financiare te Brexit duke kaluar te migracioni. "Në një fare mënyre, BE-ja është një institucion i bërë për kohëra të lumtura. Kur gjithçka shkon mirë, ajo funksionon mirë", thekson Stefani Weiss, drejtoreshë e zyrës së "Fondation Bertelsmann". "Por, që prej lindjes së një problemi, ajo haset me vështirësi të mëdha për t'u pozicionuar dhe për të reaguar", shton ajo. "Ky problem po ndodh tashmë që prej shumë kohësh", shtoi ekspertja duke kujtuar se indipendentistët katalanas e kanë përgatitur referendumin e tyre për vetëvendosje që prej disa vitesh. "Por, ai nuk ka marrë kujdesin e kërkuar në Bruksel", thekson ajo. Jashtë Belgjikës, ku nacionalistët flamandë janë një peshë e rëndë për koalicionin në pushtet dhe Sllovenisë, lindur nga një shkëputje nga ish-Jugosllavia, kryeqytetet evropiane ruajnë heshtjen ose shfaqin një mbështetje për kryeministrin, Mariano Rajoy. Sepse edhe vendet më të decentralizuara tremben se precedenti katalanas mund të frymëzojë rajone të tjera separatiste duke shkaktuar një reaksion zinxhir që do ta bënte BE-në të pamundur për të qeverisur. "Nëse sot ju e lejoni Katalonjën të thyejë unitetin e Spanjës, kjo do të shkaktojë një efekt domino në të gjithë kontinentin. Në vend të një Evropë me 27 vende, ne do të kemi një joEvropë me minishtete", paralajmëroi eurodeputeti spanjoll Esteban Gonzalez Pons. BE i ka mbijetuar krizës bankare botërore të vitit 2007, më pas krizave të borxhit që nuk arritën të shohin Greqinë jashtë zonës euro në vitin 2015. Por, pavarësisht thirrjeve të bëra nga indipendentistët, të eurodeputetëve apo ekspertëve, BE nuk ka asnjë interes të hyjë në një ndërmjetësim sepse kjo do të legjitimonte separatistët", thekson Frederic Allemand, kërkues për studimet evropiane në Universitetin e Luksemburgut. |
| Rita Ora i nxjerr të gjitha (FOTO) Posted: 06 Oct 2017 06:57 AM PDT Ajo njihet për guximin kur vjen puna tek veshjet. Por veshja e fundit që kishte zgjedhur teksa performonte një koreografi për videon e saj të re në rrugët e Nju Jorkut e vuri në vështirësi, pasi gjatë lëvizjeve 26-vjeçarja zbuloi më shumë se ç'duhet.
Këngëtarja britanike e lindur në Kosovë dukej e mrekullueshme me një fustan shumë të shkurtër dhe një palë çizme të gjata mbi gju, por iu desh disa herë të mbulohej me duar pasi veshja minimaliste mezi arrinte ta mbulonte. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





















