“Rakiq: Lista Serbe e bashkuar në zgjedhjet lokale në Kosovë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Rakiq: Lista Serbe e bashkuar në zgjedhjet lokale në Kosovë
- Raportet: Hetuesit amerikanë janë takuar me ish-spiunin britanik
- Moskë: Gjykata e vërteton dënimin me burg për Navalnyn
- Trump ka bërë deklaratë “për qetësi para stuhisë”
- Bulliqi: Gjetjet dëshmojnë se kishte parregullsi me Demarkacionin
- Deputetët kërkojnë rol më të fuqishëm në dialogun me Serbinë
- Putini vazhdon të shkarkoj liderët rajonal në Rusi
- Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi
- Zvicra neutrale ndaj krizës politike në Spanjë
- Mianmari thotë se po ndalon eksodin e refugjatëve Rohingya
- Konflikti i Ukrainës kalon në Parlament
- "Flakë" në zemër të Evropës
- Fushata për ndalimin e armëve bërthamore fiton Çmimin Nobel për Paqe
- Lirohet gazetari uzbek pas 9 viteve në burg
- Përfitime të vogla të Kosovës nga institucionet financiare ndërkombëtare
- Spanjë: Janë marrë në pyetje dy zyrtarë policor të Katalonisë
- Arkitektët e marrëveshjes bërthamore të Iranit, favorit për Çmimin Nobel për Paqe
- Ofertat e kandidatëve nuk arrijnë te qytetarët
- Më shumë se 8000 fëmijë të vrarë apo të plagosur në konflikte të ndryshme
- Raportohet se hakerët rusë kanë vjedhur materiale sekrete nga NSA
| Rakiq: Lista Serbe e bashkuar në zgjedhjet lokale në Kosovë Posted: 06 Oct 2017 09:30 AM PDT Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale më 22 tetor në Kosovë, kjo listë do të garoj e bashkuar, pasi kjo gjë ishte kërkesa e vetme e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, raporton agjencia Beta nga Beogradi. Pas takimit në presidencën e Serbisë në Beograd, zoti Rakiq tha se Vuçiq u ka dhënë mbështetje të "parezervë" kandidatëve të Listës Serbe për kryetarë të komunave dhe asambleistë. Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Graçanicës, Sërgjan Popoviq, tha se në Kosovë ekzistojnë edhe disa lista të serbëve, të cilat "në ndonjë mënyrë" i kontrollon Prishtina. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Raportet: Hetuesit amerikanë janë takuar me ish-spiunin britanik Posted: 06 Oct 2017 08:50 AM PDT Mediat amerikane kanë raportuar mbrëmë se hetuesit e Shteteve të Bashkuara kanë pasur intervistë me ish-spiunin britanik, i cili e kishte përpiluar një dosje kundërthënëse për akuzat lidhur me kontaktet e dyshuara ndërmjet ekipit të fushatës së presidentit, Donald Trump, dhe zyrtarëve të Rusisë. Hetuesit që punojnë nën mbikëqyrjen e këshilltarit special amerikan, Robert Mueller, i cili e udhëheq hetimin për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe për ndonjë marrëveshje eventuale të fshehtë ndërmjet fushatës Trump dhe Moskës, janë takuar me ish-spiunin, Christopher Steele, më herët këtë vit, ka raportuar rrjeti CNN. Agjencitë, AP dhe Reuters, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje, kanë raportuar se një takim i tillë ishte konfirmuar. Zoti Steele, ish operativist i lartë i agjencisë së inteligjensëc së jashtme britanike, e njohur me emrin, MI6, e ka përpiluar dosjen fillimisht për rivalët republikanë të Trumpit. Financimin e raportit më vonë e kanë marrë kundërshtarët e demokratëve. Ky dokument përmbante informacion të pambështetur për dyshimet se Rusia posedonte materiale kompromituese për Trumpin. Zoti Trump i ka hedhur poshtë këto pohime, duke i vlerësuar si "lajme të rrejshme". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Moskë: Gjykata e vërteton dënimin me burg për Navalnyn Posted: 06 Oct 2017 08:33 AM PDT Gjykata e qytetit të Moskës sot e ka vërtetuar një urdhër të një gjykate më të ulët për burgosjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, në kohëzgjatje prej 20 ditësh. Para katër ditësh, një gjykatë e dënoi Navalnyn me 20 ditë burg për shkak se, siç u tha, ai e ka shkelur ligjin duke bërë thirrje publike për tubime të palejuara. Këtë akuzë Navalny e ka hedhur poshtë. Para disa ditësh, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij për të demonstruar nesër në qytetet në gjithë Rusinë, me kërkesën që qeveria të lejoj zgjedhje korrekte dhe t'i mundësojë atij që të garoj në zgjedhjet për president të Rusisë në mars të vitit të ardhshëm. Vendimi i fundit gjyqësor do të thotë se Navalny mbetet në burg gjatë protestave të nesërme, kur shënohet ditëlindja e 65 e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Autoritetet e Rusisë kanë tërhequr vërejtjen se orgaizatorët e tubimeve të paautorizuara publike do të dënohen. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump ka bërë deklaratë “për qetësi para stuhisë” Posted: 06 Oct 2017 07:54 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë komente enigmatike pas një takimi me liderët e lartë ushtarakë, duke thënë se momenti mund të jetë "i qetë para stuhisë", por ka refuzuar të shpjegojë më hollësisht. Këto komente ai i ka bërë mbrëmë, pas takimit me sekretarin e mbrojtjes, Jim Mattis, këshilltarin për siguri kombëtare, H.R. McMaster, dhe kryesuesin e shtamadhorisë, Joe Dunford, ku ishte diskutuar për Korenë Veriore dhe Iranin. Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump ka folur për kërcënimin nga Koreja Veriore dhe parandalimin e Iranit nga prodhimi i armatimit atomik. Ai, po ashtu, u ka bërë presion zyrtarëve që të jenë më të shpejtë për ta furnizuar atë me "opsione ushtarake" kur kjo është e nevojshme. Gjatë fotografimit të përbashkët, Trump u tha gazetarëve të pranishëm se "Ju djema a e dini se çka përfaqëson kjo? Ndoshta është qetësi para stuhisë". Gazetarët pyetën se çka do të thotë kjo, ndërsa Trump u përgjigj: "mund të jetë qetësi, qetësi para stuhisë". Kur reporterët pyetën se nëse po i referohej Iranit, Koresë Veriore apo grupit ekstremist, Shteti Islamik, Trump është përgjigjur shkurt, duke thënë "ju do ta gjeni". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bulliqi: Gjetjet dëshmojnë se kishte parregullsi me Demarkacionin Posted: 06 Oct 2017 07:24 AM PDT Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka marrë kompetenca shtesë dhe po i shqyrton dokumentet dhe faktet ekzistuese në lidhje me shënjimin e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se Komisioni ka nisur punën dhe do të bëjë një analizë të raportit të Komisionit paraprak. Ai tha se që në fillim janë vërejtur parregullsi që ka bërë ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. "Janë një sërë parregullsish dhe nga ajo që kemi arritur të shohim që në fillim, vërehet një tejkalim i kompetencave të atij Komisioni. Ai Komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacion (caktim i kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946", tha Bulliqi. Sipas tij kompetenca e Komisionit ka qenë vetëm të gjejë pikat kufitar ku ka kaluar linja kufitare. Bulliqi tha se analizat do të bëhen edhe na aspektin e së drejtës ndërkombëtare, fakteve hartografike, natyrore dhe atyre në gjeodezi. "Kur të analizohen të gjitha këto gjëra, sigurisht që do të kemi nevojën që të bëjmë edhe disa vizita të drejtpërdrejta në terren", theksoi Bulliqi. Ndërkohë, Ali Lajçi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet punë e drejtë, pasi që sipas tij, Demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që duhet zgjidhur. "Duhet të dalin në terren dhe t'i bëjnë të gjitha analizat. Duhet parë të gjithë faktorët që çojnë drejt një zgjidhjeje dhe në argumentet e gjithanshme e që janë të bollshme, por që duhet të merren ato që riradhisin pikat Çakorr, Kullë, Mokna", tha Lajçi. Ramiz Dreshaj, banorë nga Rugova e Pejës që ka tokë afër vijës kufitare tha për Radion Evropa e Lirë, se kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë mirë që ka emëruar një Komisioni të ri për çështjen e Demarkacionit. Dreshaj tha se do t'u besojë të gjeturave të Komisionit të ri në rast se ata do dalin në terren. "Shpresojmë se do të ketë sukses ky Komision. Duhet të dalë në terren Komisioni i ri, pasi që Komisioni i kaluar i ka bërë vlerësimet nga tavolina me tahmin (hamendje). Duhet të dilet në të gjitha anët, në bjeshkë, në këmbë, në fshatra dhe duhet të tregojë, pra edhe pse janë hartat, duhet të tregojë se ku kanë qenë mexhat (pikat kufitare)", tha Dreshaj. Ndërkohë, sipas kryesuesit të Komisionit të ri shtetëror, Shpejtim Bulliqit në gjithë këtë proces ri-vlerësimi janë ftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të ndihmojnë në zhbllokimin e gjendjes. Megjithatë, Bulliqi tha se Komisioni i jep llogari atyre të cilët e kanë formuar. "Ne nuk jemi Komision që jemi formuar nga faktori ndërkombëtar, por jemi Komision që na kanë krijuar institucionet dhe përgjegjësinë ua japim institucioneve tonë. Sigurisht që jemi të gatshme dhe të hapur me të gjithë faktorët relevant të ulemi dhe ta diskutojmë problemin hapur. Ta diskutojmë ku janë lëshimet, ku janë problemet e defektet e gjithë këtij procesi. Por, ne jemi Komision që jemi formuar në bazë të rregullativave ligjore që janë në fuqi", tha Bulliqi. Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse. Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj ka thënë se do të priten rezultatet e punës së Komisionit të ri dhe më pas do të dilet me ndonjë zgjidhje. "Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t'i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë por edhe partnerëve ndërkombëtarë". Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mbanë peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Deputetët kërkojnë rol më të fuqishëm në dialogun me Serbinë Posted: 06 Oct 2017 06:05 AM PDT Kuvendi i Kosovës duhet të ketë një rol shumë më aktiv në procesin e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura me Serbinë, është thënë në një debat të organizuar ndërmjet shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Në këtë debat, janë prezantuar qëndrime të ndryshme nga partitë në pushtet dhe ato në opozitë rreth qasjes dhe mënyrës së vazhdimit të bisedimeve në Bruksel, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq është theksuar nevoja e ndryshimit të agjendës, formatit dhe aspektit të zbatimit të marrëveshjeve. Deputeti i Partitë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica kërkoi transparencë më të madhe në lidhje me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. "Për çdo marrëveshje rreth dialogut me Serbinë, Kuvendi duhet të jetë i informuar. Dhe ata të cilët e udhëheqin dialogun, kushdo qofshin prej institucioneve, duhet të raportojnë në Kuvend", ka thënë Reçica. Diskutimet mes shefave të grupeve parlamentare janë organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI). Aty është përmend edhe kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për fazën e ardhshme të dialogut të krijohet një Ekip i Unitetit nga të gjitha instancat politike në vend. Një ide e tillë, sërish është hedhur poshtë nga opozita. Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ndërlikueshmëria e këtij dialogu imponon një koordinim të të gjitha institucioneve, kurse Kuvendi i Kosovës, sipas tij, duhet të jetë në qendër të këtij procesi. "Dialogu me Serbinë është shumë e rëndësishme që t'i kthehet Kuvendit të Kosovës. Kuvendi duhet të jetë epiqendra e dialogut, konceptuesi dhe ndërtuesi i këtij dialogu me Serbinë, gjithsesi në bashkëpunim edhe me Qeverinë edhe më subjektet pavarësisht spektrit të cilit i përkasin", ka thënë Konjufca. Mirëpo, ka vijuar ai, Vetëvendosje e refuzon strategjinë e presidentit Hashim Thaçit dhe nuk do t'i bashkohet atij. "Është një aventurë politike shumë e rrezikshme. Sa ishte kryeministër, dialogu ishte në mandatin e tij, tash që u bë president, kë e pyeti Hashim Thaçi që mandati (për dialogun) t'i kalojë presidentit", ka thënë Konjufca. Ndërkaq, Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se dialogu më Serbinë duhet të ketë format dhe agjendë tjetër. Edhe Isufi, shtroi nevojën që për dialogun me Serbinë, Qeveria t'i raportojë Kuvendit. "Kuvendi duhet të jetë institucioni i cili duhet të përcjell në vazhdimësi bisedimet që mund të ekzistojnë. Dhe, përveç marrjes pjesë në krijimin e një platforme e cila do të përcaktonte saktë se cilat do të jenë segmentet e bisedimeve, po ashtu edhe nga përfaqësuesit që marrin pjesë në bisedimet, në emër të shtetit të Kosovës, t'i raportojnë Kuvendit të Kosovës", ka theksuar Isufi. Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se pas gjashtë viteve që nga fillimi i dialogut në Bruksel, kohëve të fundit përveç ngecjes në planin e zbatimit të marrëveshjeve, raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar. Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Putini vazhdon të shkarkoj liderët rajonal në Rusi Posted: 06 Oct 2017 05:52 AM PDT Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shkarkuar guvernatorin e Novosibrisk Oblast, Vladimir Gorodetskyn, kështu duke vazhduar me riorganizimin e liderëve rajonal, në kohën kur Kremlini bëhet gati për zgjedhjet presidenciale në mars. Në një dekret të postuar në ueb faqen e Kremlinit, Putin ka pranuar dorëheqjen e Gorodetskyt, duke e zëvendësuar me Andrei Travnikov, si guvernator të përkohshëm në rajonin siberian. Gorodetsky është lideri i katërt rajonal që është shkarkuar vetëm brenda javës. Që nga 3 tetori, Putini ka zëvendësuar udhëheqësit e rajonit jugor të Kaukazisë, Primorsky Krai në lindjen e largët dhe liderin e rajonit perëndimor, Oryol. Pritet që Putin të kandidojë edhe për një mandat të katër, edhe pse ende nuk ka pasur njoftim zyrtarë nëse ai do të garojë për zgjedhjet e marsit, në vitin 2018. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi Posted: 06 Oct 2017 05:17 AM PDT Autoritetet ruse kanë thënë se kërcënimet me bombë që kanë shtyrë evakuimet masive në vend, ende po vazhdojnë. Ata thënë se më shumë se 1.500 njerëz janë evakuar në pesë shkolla në kryeqytet, dhe objekte tjera, pas 30 kërcënimeve me bombë më 6 tetor. Qindra mijëra njerëz janë evakuar nga shkollat, teatrot, universitetet, hotele dhe ndërtesa qeveritare në disa qytete në mbarë Rusinë, pas kërcënimeve me bombë, që kanë filluar në shtator. Në asnjë rast nuk është gjetur ndonjë bombë. Drejtori i Sherbimit të Sigurisë Federale (FSB), Aleksandr Bortnikov, ka thënë se katër qytetar të Rusisë dyshohen për kërcënimet. Bortnikov nuk ka dhënë emra apo motivet e kërcënimeve, të cilat u quajtën "terrorizëm telefonik" nga zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zvicra neutrale ndaj krizës politike në Spanjë Posted: 06 Oct 2017 04:50 AM PDT Zvicra ka thënë të premten, se ka qenë "në kontakt" me të dyja anët e konfliktit spanjoll, por thekson se ndërmjetësimi formal nuk mund të filloj pa qenë të gatshme të dyja palët. Presidenti katalanas, Carles Puigdemont, ka kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtarë pasi rajoni votoi të shtunën për pavarësi nga Spanja. Në një deklaratë, ministria e Jashtme e Zvicrës ka thënë se kërkesa e Katalonisë është çështje e " politikës së brendshme të Spanjës". Derisa ky shtet nuk merr ndonjë pozicion, zyrtarët besojnë në "zgjidhje paqësore përmes dialogut", thuhet në deklaratë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mianmari thotë se po ndalon eksodin e refugjatëve Rohingya Posted: 06 Oct 2017 04:28 AM PDT Më shumë refugjatë myslimanë Rohingya po ikin nga dhuna në Mianmari, pavarësisht sigurisë nga qeveria që thotë se ka ndaluar eksodin e refugjatëve në Bangladesh. Në një video të transmetuar nga Associated Press, shihen fshatarët në shtetin verior të Rakhines, duke notuar në lumin e baltës, në përpjekje për ta kaluar kufirin. Grupe tjera të refugjatëve shihen duke qëndruar breg lumit me gjësendet e tyre. Mianmari ka marrë kritika për dështimin e tyre për të ndaluar dhunën dhe ikjen e gjysmë milioni Rohingya. Komiteti për informacioin i qeverisë, ka thënë se ka penguar ikjen e 17.000 Rohingya, vetëm në katër ditët e fundit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Konflikti i Ukrainës kalon në Parlament Posted: 06 Oct 2017 04:10 AM PDT Debati në parlamentin ukrainas për legjislacionin, që adreson konfliktin në lindje të vendit, ishte ndërprerë nga përleshjet dhe një granatë tymi që ishte hedhur në auditorium. Pavarësisht pengesave, ligjvënësit kanë aprovuar paraprakisht dy projektligje të paraqitura nga presidenti, Petro Poroshenko, qeveria e të cilit po lufton sparatistët e mbështetur nga Rusia, në luftën që ka vrarë më shumë se 10.000 veta në Urkainën lindore. Një nga projektligjet përcakton hapat për të rikthyer sovranitetin e Ukrainës në Donetsk dhe Luhansk në kufi me Rusinë, ndërsa tjetri ka të bëjë me përpjekjet për të krijuar "kushtet e nevojshme për rregullimin e paqes". Disa minuta pas votimit, Yuriy Levvhenko, nacionalisti nga partia Svoboda, ka hedhur një granatë tymi, duke thënë se ai e bëri këtë për "të protestuar këtë lëvizje jokushtetuese". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 06 Oct 2017 03:06 AM PDT Komb, rajon spanjoll, shtet potencial – sido që të quhet, Katalonia e ka futur Spanjën në krizë. Etja e saj për pavarësi ka arritur momentin kritik. Ashtu edhe frika për një konflikt të nxehtë në zemër të Evropës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fushata për ndalimin e armëve bërthamore fiton Çmimin Nobel për Paqe Posted: 06 Oct 2017 02:38 AM PDT Komiteti norvegjez për Çmimin Nobel për Paqe kanë shpallur fitues për këtë vit, Fushatën për ndalimin e armëve bërthamore (ICAN). Kjo organizatë ka marrë këtë çmim për punën e saj që ka tërhequr vëmendjen rreth pasojave katastofale që mund të kenë armët bërthamore, dhe për përpjekjet e saja për të ndaluar përdorimin e armëve të tilla. Disa shtete po i modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore dhe ka një rrezik të madh që më shumë vende në botë të prodhojnë armë bërthamore. Me punën e tyre, ICAN, ka ndihmuar në plotësimin e boshëllëkut ligjor. Sipas komitetit norvegjz, është ICAN, ajo që ka bërë përpjekje për ndalimin e armëve bërthamore, më shumë se kushdo tjetër. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lirohet gazetari uzbek pas 9 viteve në burg Posted: 06 Oct 2017 02:07 AM PDT Gazetari i pavarur, Solijon Abdurahmonov, është liruar pas më shumë se nëntë viteve burgim në Uzbekistan. Abdurahmonov, 67 vjeç, pas lirimit të tij ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ai është mirënjohës për " të gjithë ata që kanë luftuar për lirimin tim gjatë gjithë këtyre viteve". Abdurahmonov, ishte arrestuar nga policia pasi sipas tyre, ata gjetën substanca narkotike në makinën e tij. Gazetari uzbek u dënua me 10 vjet burgim, që pretendohet se ishte një hakmarrje për aktivitetin e tij gazetaresk në Uzbekistan. Abdurahmonov ishte arsyetuar duke thënë se substancat narkotike janë vendosur nga policia. Para arrestimit të tij në vitin 2008, Abdurahmonovi, ka shkruar për të drejtat e njeriut, dhe për çështje të mjedisit që lidhen me Detin Aral. Ai ka kontribuar edhe për Radion Evropa e Lirë dhe faqen e pavarur të lajmeve Uznews.net. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Përfitime të vogla të Kosovës nga institucionet financiare ndërkombëtare Posted: 06 Oct 2017 01:59 AM PDT Kosova nuk ka arritur të përfitojë mjaftueshëm mbështetjen financiare nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, vlerësojnë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve. Sipas tyre, përfitimet e Kosovës kanë munguar, pavarësisht anëtarësimit të saj në disa prej institucioneve të rëndësishme financiare që nga vitit 2009 e këndej. Me një popullsi prej afër 2 milionë banorë dhe me nivel të lartë të papunësisë në rreth 28 për qind, Kosova deri më tani ka arritur të marrë kredi nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në vlerë prej afër vetëm 1 miliard euro. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim , Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Agjencia Gjermane për Rindërtim, janë disa nga kreditorët. Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur në rreth 15 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo vlerë e borxhit të përgjithshëm publik nga ekspertë për çështje ekonomike, konsiderohet i pamjaftueshëm për zbutjen e problemeve ekonomik dhe sociale që ka vendi. Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, ka krijuar një mundësi të mirë për zhvillimin ekonomik, por që kjo nuk po shfrytëzohet si duhet nga institucionet e vendit. Ai vlerëson se Kosova nuk ka arritur të absorbojë mjaftueshëm kredi të buta nga institucionet financiare ndërkombëtare, pasi që sipas tij, nuk arriti të krijojë projekte të duhura zhvillimore të cilat do të merrni përkrahjen e këtyre institucioneve. "Është fat i mirë që Kosova është brenda këtyre institucioneve ndërkombëtare, por do të ishte më mirë që vendi t'i ngritë kapacitet e veta në ministritë përkatëse, në mënyrë që të dinë t'i arsyetojë kërkesat e veta nëpërmes projekteve dhe të dinë që t'i zbatojë këto mjete në mënyrë që Kosova të bëhet përfituese e njëmend në këtë fazë të zhvillimeve, ku bruto produktit vendor është 3 mijë euro për kokë banori, e që është më i ulëti në Evropë", thotë Sadiku. Përgjatë viteve, Kosova nuk ka arritur të shënojë rritje ekonomike mbi katër për qind, si një përqindje e domosdoshme për zhvillim ekonomik dhe zbutje të papunësisë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2016, tregojnë se konsumi për ekonomi familjare, ka qenë 7.539 euro, kurse për kokë banori 1460 euro. Rritja ekonomike, sipas kryetari të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini do të mund të shënonte shkallë më të lartë, po që se Kosova do të dinte të absorbonte më shumë mbështetje financiare nga mekanizmat ndërkombëtarë. Megjithatë, ai thotë se së fundi ka pasur një tendencë për rritje të kapaciteteve të ekspertëve të fushës në bërjen e projekteve që marrin mbështetje nga këto institucione. "Kosova ka shënuar progres në anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, por shfrytëzimi nga këto anëtarësime, përkthyer në fonde të ndryshme financiare, nuk ka qenë në nivelin e duhur, pasi që na ka munguar përvoja për të absorbuar më shumë fonde dhe mbështetje. Pra, nuk mund të themi se kemi pasur përftime të mëdha, ashtu siç kanë pasur vendet tjera", shton Shahini. Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku vlerëson se ekziston mundësia që Kosova të tregojë mençuri qeverisëse dhe të bëjë përgatitjen e projekteve të shumta në mënyrë që këto institucione të tregojnë mbështetjen dhe vendi të lirohet nga investimi i mjeteve të buxhetit në projekte, siç janë autostradat e projekte të tjera. "Kosova ka nevojë të marrë sa më shumë kredi ndërkombëtare për projekte me qëllim të zbutjes së varfërisë. Kosova duhet të përshpejtojë hapat e vet, të bëjë projektet e infrastrukturës në mënyrë që të tejkalohet situata e tanishme. Vetëm mjete buxhetore dhe kredit janë burim më i sigurt i zhvillimit", thotë Sadiku. Ministri i Financave Bedri Hamza ka paralajmëruar se nëse ka projekte të cilat kanë kthim dhe arsyeshmëri do të negociohet me këto institucione. Ai ka thënë së është për rritje të borxhit publik, por më kujdes të shtuar. Kosova vazhdon të ketë borxhin publik më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Spanjë: Janë marrë në pyetje dy zyrtarë policor të Katalonisë Posted: 06 Oct 2017 01:45 AM PDT Gjykata Kombëtare e Spanjës ka marrë në pyetje dy zyrtarë policorë katalanas dhe dy liderë të grupeve pro pavarësisë, nën hetimin se kishin organizuar kryengritjen për pavarësi. Ky rast ka të bëjë me protestat e mbajtura me 20 deri më 21 shtator në Barcelonë, ku policia spanjolle kishte arrestuar disa zyrtarë të qeverisë së Katalonisë. Autoritetet spanjolle kanë thënë se protestuesit kanë penguar operacionet e policisë spanjolle, dhe se policia katalanase nuk kishte vepruar mjaftueshëm për t'i zbrapsur protestuesit. Marrja në pyetje e zyrtarëve erdhi pas krizës më të madhe politike në Spanjë kohëve të fundit. Spanja ka dënuar referendumin për pavarësi, duke thënë se është ilegal dhe jokushtetues. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arkitektët e marrëveshjes bërthamore të Iranit, favorit për Çmimin Nobel për Paqe Posted: 06 Oct 2017 01:13 AM PDT Derisa pritet të shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, janë bërë disa sugjerime se ky çmim mund t'i dhurohet arkitektëve të marrëveshjes bërthamore me Iranin, në vitin 2015. Vëzhguesit e kësaj çështje kanë thënë se çmimi prestigjioz mund t'i dhurohet figurave kyçe prapa marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore. Në këtë marrëveshje Tehrani u pajtua të zvogëloj aktivitetet bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare. "Komiteti i Çmimit Nobel do të përballet me përplalsje të shumta nëse ky çmimi shkon për marrëveshjen bërthamore me Iranin" , ka thënë fituesi i Çmimit Nobel , historiani Asle Sveen. Shtete e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore, frikësohen se Irani po zhvillon armët bërthamore. Tehrani në anën tjetër, thotë se këto armë kanë qëllime paqësore. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, i cili ka kritikuar marrëveshjen e Barak Obamës, me 15 tetor do të vlerësoj nëse Irani është në përputhje me marrëveshjen. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ofertat e kandidatëve nuk arrijnë te qytetarët Posted: 06 Oct 2017 01:12 AM PDT Pjesa më e madhe e kandidatëve të cilët janë futur në garë zgjedhore për të fituar besimin e elektoratit në komuna të caktuara në Maqedoni, ende nuk kanë publikuar online programin me të cilin garojnë në këto zgjedhje vendore. Përderisa partitë politike thonë se programin e ofertave zgjedhore ua prezantojnë kandidatët në komuna ku garojnë gjatë takimit drejtpërdrejtë me qytetarët. Por, Lura Pollozhani nga organizata joqeveritare IMPAKT e cila drejton projektin "Zgjedhja ime", për Radion Evropa e Lirë thotë se është më shumë rëndësi që të gjithë kandidatët të cilët janë futur në garë duhet ta kenë online programin e tyre, jo vetëm gjatë fushatës, por gjatë katër viteve të ardhshme, pavarësisht rezultatit zgjedhor, ashtu siç është praktikë e vendeve të zhvilluara evropiane për të nxitur tërë kohën debat rreth asaj se çka është premtuar dhe çka është realizuar nga drejtuesit e pushtetit vendor. "Duhet të merret me seriozitet puna e programeve qe ofrojnë kandidatët e partive të ndryshme, të cilët janë futur në garë zgjedhore, që mos bëjnë një punë vetëm sipërfaqësisht, por të gjitha premtimet duhet të konceptohen në detaje". "Ne kur filluam me projektin e organizatës sonë 'Përzgjedhja lokale', asnjëra nga partitë politike nuk kishte program zgjedhor përpara 25 shtatorit kur zyrtarisht filloi fushata zgjedhore". "Madje, disa parti këto programe i publikuan me një javë vonesë dhe kjo nuk i lejon qytetarit kohë të mjaftueshme për të bërë një zgjidhje mbi bazë të informimit të përpiktë se çka ofrojnë partitë politike". "Në këtë mënyrë edhe përballja e partive politike me qytetarët, kundrejt projekteve të premtuara dhe ato të realizuara akoma lë për të dëshiruar", thotë Lura Pollozhani nga organizata qeveritare IMPAKT. Nga ana tjetër, politologu maqedonas Mitko Gaxhovski për Radion Evropa e Lirë thotë se partitë politike nuk i kushtojnë shumë kujdes programit zgjedhor sepse analizat tregojnë se qytetarët në Maqedoni votojnë për personalitetin e kandidatit dhe jo projektet e ofruara. "Për qytetarët akoma nuk është më me rëndësi oferta për zgjidhjen e një çështje të madhe që tangon interesat e qytetarëve, përkatësisht do bindte votuesit për të votuar për një kandidat të caktuar. Qytetarët akoma votojnë për personalitetin që reflekton një kandidat i caktuar, që do të thotë autoritetin e tij në opinion dhe jo më pak është e rëndësishme edhe partia nga e cila janë deleguar", thotë Gaxhovski Nga ana tjetër, Arben Halili ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore thotë se në ofertat e kandidatëve për kryetar komune, veçanërisht në komunat me shumicë shqiptare, mungojnë analizat e ekipeve të specializuar pranë kandidatëve për kryetar komune, për të dalë me plan konkret rreth realizmit të projekteve të caktuara në interes për qytetarët e Maqedonisë. "Gjithsesi se ajo që bie në sy gjatë fushatës zgjedhore është ajo se ofrohen investime të mëdha kapitale, po askush nuk merr guximin të flas me shifra konkrete se cila do të jetë kostoja e realizimit të njëjtave projekte të cilat do të ishin në të mirë të qytetarëve", thotë Halili Deri në mbylljen e fushatës për zgjedhjet vendore kanë mbetur edhe 9 ditë. Ndërkohë që kandidatët të cilët synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve kanë oferta identike, siç është gazifikimi i qytetarëve, efikasitet energjetik, ujë për pjesën me të madhe të vendbanimeve, rrugë shkolla kopshte për fëmijë dhe spitale, pa dhënë afat dhe konstrukt financiar për realizmin e këtyre premtimeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Më shumë se 8000 fëmijë të vrarë apo të plagosur në konflikte të ndryshme Posted: 05 Oct 2017 11:19 PM PDT Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se më shumë se 8000 fëmijë janë vrarë dhe lënduar në konfliktet e armatosura në të gjithë botën, vetëm në vitin e kaluar. Antonio Guterre, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i ka quajtur këto vrasje "të papranueshme". Kombet e Bashkuara kanë thënë në deklaratë se 3.512 fëmijë në Afganistan janë vrarë në vitin 2016, në Siri numri i tyre arrin në më shumë se 1000, ndërsa edhe në Jemen numërohen më shumë se 1300 fëmijë të vrarë. Të gjeturat e raportit bëjnë të ditur se qindra fëmijë ishin viktima të dhunës seksuale, sulme të shënjesturara në shkolla , apo të rekrutuar si ushtarë. Raporti po ashtu ka përpiluar një listë "të zezë" me emrat e organizatave përgjegjëse për abuzimet, përfshirë grupe të vendosura në Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Republiken Demokratike të Kongos, Irak, Mali, Mianmar, Solami, Sudan dhe vende të tjera. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Raportohet se hakerët rusë kanë vjedhur materiale sekrete nga NSA Posted: 05 Oct 2017 10:51 PM PDT Mediat raportojnë se hakerët e mbështetur nga qeveria ruse, vodhën materiale shumë të rëndësishme të spiunazhit të SHBA-së, pasi një kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i kishte vendosur materialet në kompjuterin e tij në shtëpi. Autoritetet e SHBA-së, besojnë se vjedhja e supozuar, së pari e raportuar nga Wall Street Journal, mund të jetë kryer duke shfrytëzuar souftverin antivirus të krijuar nga kompania me bazë në Moskë, Kaspersky Lab. Uashtingtoni muajin e kalura i ndaloi agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara që të përdorin produketet e Kasperskyt, duke konkluduar për "lidhje të dyshimta në mes të zyrtarëve të Kasperksit dhe inteligjencës ruse dhe agjencive tjera qeveritare". Kremlini ka dënuar këtë ndalim dhe themeluesi i kompanisë Eugen Kaspersky, vazhdimisht ka mohuar se kompania e tij ka lidhje me inteligjencën ruse. Raportet mbi vjedhjen e dyshuar të NSA thanë se hakerët u kanë dhënë informata Rusisë, se si agjencia e spiunazhit amerikan shkel rrjete të huaja dhe mbonë vetën nga sulmet kibernetike. NSA nuk ka komentuar mbi këto raportime. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





