“Rrëzohet mocioni i LDK-së për ministrin Rikalo” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Rrëzohet mocioni i LDK-së për ministrin Rikalo
- Prokuroria kërkon rigjykim për rastin “Monstra”
- Kosova dhe Katalonia s’janë njësoj
- Vdes ish-presidenti i Irakut Talabani
- Migrantët në Greqi pa kujdes të duhur shëndetësor
- Identiteti maqedonas, sfida kryesore e kontestit me grekët
- OKB e shqetësuar për civilët në zonat e luftës në Irak
- Liderët reformistë iranianë dënohen me burgim
- Përkrahësit e Navalnyt planifikojnë protestë më 7 tetor
- Kuvendi nuk e mbështet mocionin e LDK-së për rastin Rikalo
- Rusi: Huntsman do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve
- Zgjedhjet në SHBA: Miliona përdorues në Facebook panë reklama ruse
- Shkenctarët amerikanë nderohen me Çmimin Nobel në fushën e fizikës
- Ish-kryeministri pakistanez në krye të partisë në pushtet
- Sistemi bankar dikton zhvillimin e sektorit privat
- SHBA-ja do të reduktojë stafin diplomatik në Kubë
- Refugjatët Rohingya dyshojnë në kthimin e tyre në Mianmar
- Haradinaj: Brenda tre muajve mund ta marrim lajmin për liberalizim të vizave
- Rusia thotë se ka vrarë qindra anëtarë të IS
- Facebook: Reklamat ruse janë parë nga 10 milionë njerëz
| Rrëzohet mocioni i LDK-së për ministrin Rikalo Posted: 03 Oct 2017 08:23 AM PDT Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në lidhje me akuzat publike ndaj ministrit Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Përmes këtij mocioni, LDK pretendonte që t'i kërkonte kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkimin e Rikalos, i cili vjen nga Lista Serbe, si pjesë përbërëse e koalicionit aktual qeverisës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Prokuroria kërkon rigjykim për rastin “Monstra” Posted: 03 Oct 2017 08:14 AM PDT Prokuroria e Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Supreme rigjykim për rastin "Monstra" që ka të bëjë me dënimin e gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm. Ankesa në Gjykatën e Lartë është paraqitur nga pala mbrojtëse për shpalljen e pafajësisë së personave të dënuar për vrasjen e gjashtë maqedonasve në prill të vitit 2012, në vendin e quajtur Liqeni Smillkovës afër Shkupit. Prokurorja e lëndës, Liljana Spasovska ka thënë se për shkak të fakteve të reja, ka propozuar që vendimet e shkallës së parë të anulohen dhe të nisë hetimi i ri për këtë rast. "Për shkak të fakteve të reja, propozoj që të anulohen vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit dhe të fillon hetim i ri, duke pasur parasysh faktet e palës mbrojtëse. Faktet duhet vlerësuar në mënyrë të drejtë. Duhet pasur parasysh edhe dyshimet se për veprën në fjalë ekzistojnë edhe përgjime, gjë që problematizon vendimin aktual për këtë rast. Hetimi i ri duhet të argumentojë me fakte çdo konstatim të Prokurorisë Publike në aktakuzë", ka deklaruar prokurorja Spasovska në një seancë të hapur të Gjykatës Supreme. Avokatët e rastit besojnë se kjo kërkesë e Prokurorisë së shpejti do të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën për rastin "Monstra". "Besojmë se e vërteta po del në sipërfaqe pasi kemi të bëjnë me rast të montuar për të cilin po flasim me dëshmi tani disa vite. Këta persona duhet të menjëherë të lirohen nga burgu apo të zhvillohen një procesi i ri ku do të shpallej pafajësia e tyre", ka deklaruar avokati Naser Raufi. Edhe avokatja e familjarëve të dëmtuar ka kërkuara drejtësi. Dafinka Ivanovska tha se "askush nuk dëshiron që të burgje të mbahen persona të pafajshëm. Duhet të gjenden autorët e vërtetë të krimit, kush do qofshin ata". Rasti i koduar si "Monstra" për shkak të natyrës së vrasjes së pesë të rinjve maqedon, ka nxitur reagime të shumta si protesta e trazira para institucioneve të drejtësisë. Të arrestuarit për këtë rast në vazhdimësi janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa një këshill i themeluar për mbrojtjen e tyre pretendon se rasti është i sajuar për qëllime politike të Qeverisë së kaluar, apo shpërqendrimin e vëmendjes nga probleme tjera aktuale. Se të dënuarit janë të pafajshëm disa herë e kishte deklaruar edhe lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, kryeministër i tanishëm i Maqedonisë. Ai në disa paraqitje kishte premtuar se do të bëjë çmos që përmes institucioneve të drejtësisë do të zbardhë të vërtetën për vrasjen në Smillkovcë. Katër nga të dënuarit për këtë rast po vuajnë dënimin në burgun e Shkupit, ndërsa dy të tjerë po ashtu të dënuar me burg të përjetshëm ndodhen në arrati. Institucionet e kishin kërkuar ekstradimin e tyre nga Kosova, ku besohet se ndodhen, por një gjë e tillë është refuzuar nga institucionet e Prishtinës për shkak të dyshimeve mbi tërë procesin gjyqësor. Zbardhjen e këtij rasti në vazhdimësi e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova dhe Katalonia s’janë njësoj Posted: 03 Oct 2017 08:06 AM PDT Rasti i Katalonisë, rajon ky i cili ka mbajtur referendumin me synimin e pavarësimit nga Spanja, si dhe rasti i Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe është njohur deri më tash nga 114 vende, janë raste të ndryshme dhe ato nuk mund të vlerësohen në mënyrë të barabartë, thonë njohësit e të drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane. Por, Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht se e drejta ndërkombëtare dhe mekanizmat ndërkombëtarë janë të aplikueshëm në të gjithë botën dhe ato vlejnë për secilin vend në botë, si në rastin e Katalonisë, si në rastin e Kosovës, megjithatë, rasti nga rasti dallon. Tendencat për ta baraspeshuar rastin e Katalonisë dhe atë të Kosovës, sipas tij, janë të gabueshme, tendencioze dhe joprofesionale. Profesor Hoti thotë se ekziston një listë argumentesh që e bën të dallueshëm rastin e Kosovës nga rasti i Katalonisë, duke u nisur nga fakti që Spanja, për dallim nga ish-Jugosllavia, vazhdon të ekzistojë si tërësi shtetërore dhe shtet sovran. Mbi këtë bazë, tendencat e njësive të saj për tu shkëputur, nuk e marrin dritën jeshile. "Sikur Spanja të kalonte nëpër një proces të shpërbërjes (sikurse ish-Jugosllavia), atëherë mendoj se çështja e pavarësisë së Katalonisë sot nuk do të diskutohej fare. E dyta, konsiston në dallimin që në Kosovë është ushtruar gjenocid dhe kemi pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, shteti që shkel të drejtat e shtetasve të vet, duke i vrarë ata, madje duke ushtruar edhe gjenocid, në mënyrë automatike e humbë të drejtën për t'i qeverisur. Ky ka qenë rasti i Kosovës, gjë që nuk është në rastin me Kataloninë", thotë Hoti. Në rastin e Kosovës, sipas profesor Hotit, ka ekzistuar një administratë ndërkombëtare funksionale, si mision i Kombeve të Bashkuara, që konsiderohet si një fazë transitore ndërmjet kalimit nga një sistem në një tjetër, gjë që nuk është në rastin e Katalonisë. Mendim të ngjashëm ka edhe Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës. Sipas tij, pavarësia e Kosovës rezulton nga një proces i shpërbërjes së një shteti të përbashkët, të disa njësive federale, gjë që nuk është në rastin e Katalonisë në raport me Spanjën. "Ajo që e bën shumë të rëndësishme dhe që e bën diferencën në rastin konkret, është se populli i Kosovës dhe Kosova si njësi federale e shtetit jugosllav, kanë pasur një të kaluar jo të mirë në atë shtet. Ka dalë nga një konflikt, nga një luftë, e cila ka lënë viktima të shumta dhe pothuajse edhe gjatë gjithë kohës së funksionimit të këtij shteti, shumica e shqiptarëve në Kosovë, nuk kanë qenë të barabartë të trajtuar. Kanë qenë të privuar nga shumë të drejta, pothuajse elementare, gjë e cila nuk vlen dhe nuk mund të thuhet se vlen për Kataloninë". Se rastet e Katalonisë dhe Kosovës nuk janë të njëjta, këtë e kanë deklaruar edhe zyrtarët e Komisionit Evropian, por kjo deklaratë ka vënë në lëvizje autoritetet e Serbisë, për të kërkuar nga Komisioni Evropian sqarimin lidhur me këtë çështje. Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, ka thënë se do t'i drejtohet Komisionit Evropian me një letër, përmes të cilës do të pyetet "nëse për BE-në vlen vetëm një e drejtë ndërkombëtare, apo ekziston ndonjë e drejtë tjetër ndërkombëtare, e cila vlen për të gjitha vendet e tjera, të cilat nuk janë anëtare të BE-së". Por, profesor Hoti, shpreh mendimin se përpjekjet e autoriteteve serbe për t'i vlerësuar si të barabarta rastet e Katalonisë dhe Kosovës, janë të ngjashme me përpjekjet që tashmë janë bërë edhe në të kaluarën për krahasime të ngjashme. "Këto përpjekje, tashmë po i shohim se janë evidente sepse tashmë kanë filluar të bëhen vlerësime të tilla. Unë mendoj se janë tërësisht pa ndikim, si përpjekjet e serbëve, por edhe përpjekjet e tjera të rusëve, të cilët kohë më parë edhe rajonet e Gjeorgjisë i patën krahasuar me Kosovën. Pastaj, Krimenë, e të tjera. Por, praktika ka treguar se janë raste krejtësisht të izoluara. Si të tilla nuk kanë marrë asnjë njohje dhe nuk kanë fituar asnjë lloj legjitimiteti ndërkombëtarë. Mendoj se këto janë përpjekje të kota, tendencioze dhe aspak profesionale". Profesor Ujkani, ka shprehur mendimin se në rast se Serbia do të insistojë në barasvlerësimin e rasteve të Katalonisë dhe Kosovës do të bënte gabim të madh politik, i cili do të reflektonte negativisht në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, por edhe në dialogun me Kosovën, me të cilën, të paktën, në mënyrë deklarative, synon paqe të qëndrueshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vdes ish-presidenti i Irakut Talabani Posted: 03 Oct 2017 07:37 AM PDT Ish-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Jalal Talabani ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Televizioni shtetëror irakian raporton se Talabani ka vdekur më 3 tetor në një spital në Gjermani. Një mik i afërt i familjes dhe një zyrtar i lart kurd në Irbil, janë cituar të kenë thënë se Talabani ka vdekur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar më 3 tetor. Talabani kishte pësuar goditje më 2012 dhe ishte dërguar në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor. Talabani, lider veteran i përpjekjeve të kurdëve për vetëvendosje, ishte zgjedhur president më 2005, dy vjet pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja, që hoqi nga pushteti diktatorin Saddam Hussein. Ai ishte presidenti i shtatë i Irakut, njëherësh presidenti i parë i vendit që nuk ishte arab. Talabani u largua nga pushteti më 2014. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Migrantët në Greqi pa kujdes të duhur shëndetësor Posted: 03 Oct 2017 07:23 AM PDT Refugjatët dhe migrantët në Greqi, marrin pak ose fare shërbime mjekësore, ka thënë grupi i ndihmës Doktorët e Botës. Rreth 60 mijë migrantë dhe refugjatë janë duke qëndruar në Greqi, kryesisht në kampet e mbipopulluara, të cilat nuk kanë kushte higjienike. Më shumë se gjysma e 20 mijë migrantëve që arritën sivjet në Greqi janë gra dhe fëmijë, thuhet në të dhënat e OKB-së. Ky grup, pas intervistimit të migrantëve në Greqi, ka gjeture se 72 për qind e problemeve shëndetësore me të cilat përballen migrantët, janë trajtuar në mënyrë "joadekuate" ose nuk janë trajtuar fare. Grupi Doktorët e Botës ka gjetur se gratë shpesh nuk kërkojnë fare përkujdesje shëndetësore, pasi nuk janë në dijeni për të drejtat e tyre. Ato, madje nuk e kuptojnë sistemin e përkujdesitshëndetësore ose kanë frikë se nëse kërkojnë ndihmë mjekësore mund të arrestohen. Azilkërkuesit në Greqi kanë qasje në spitale dhe kujdes shëndetësor, por sistemi i shëndetit publik, që është goditur për shkak të krizës ekonomike, po përpiqet që të përballojë fluksin e pacientëve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Identiteti maqedonas, sfida kryesore e kontestit me grekët Posted: 03 Oct 2017 07:01 AM PDT Identiteti i maqedonasve pritet të jetë një nga pikat më të nxehta në dialogun me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas deklaratës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijas se përveç debatit për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për emrin duhet të diskutohet edhe për identitetin, ka reaguar shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov duke thënë se hapja e kësaj çështjeje do ta bënte të pamundur zgjidhjen e kontestit me Greqinë. "Është shumë me rëndësi që çështjet që kanë të bëjnë me identitetin të tërhiqen nga procesi për emrin, pasi kjo asnjëherë nuk do të zgjidh problemin. Është me rëndësi që ta vazhdojmë me këtë proces të afrimit, mirëkuptimit për çështjet që janë të ndjeshme për ne si popull. Nuk është mirë as në aspektin historik, por edhe për Evropën që në vitin 2017 të kontestohet identiteti i një shteti fqinj, në veçanti kur kemi parasysh se bëhet fjalë për shtet fqinj që nuk është pjesë e BE-së", ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov duke theksuar gatishmërinë e Qeverisë për një qasje sa më pozitive për kapërcimin e këtij procesi shumëvjeçar, që i hap rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Debati lidhur me çështjen e identitetit komentohet në forma të ndryshme nga njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se krahas emrit duhet të mbyllet edhe debati për identitetin, pasi pa një qartësim të këtij problemi nuk mund të ketë zgjidhje të kontestit të emrit. "Çështja e identitetit është çështje e diskutueshme, është diskutueshme në kuptimin se çfarë është identiteti. Tendenca e maqedonasve është që identitet të llogarisin Maqedoninë Antike, atë që grekët asnjëherë nuk do ta lejojnë. Identiteti i maqedonasve duhet të jetë identiteti sllav, ai që është edhe real. Pra, edhe nëse negociohet për identitetin duhet të negociohet në këtë drejtim. Vlerësoj se nuk është fjala për zhbërjen e maqedonasve, apo për zhdukjen e identitetin, por kthimin e tyre në identiteti, pra dallimin mes maqedonasve antik dhe maqedonasve sllav, përkundrazi nëse kjo nuk ndodhë nuk besoj se mund të zgjidhet ky problem", thotë Demiri. Nga ana tjetër, Bekim Kadriu, profesor i së drejtës ndërkombëtare ndalet në sferat tjera po ashtu të rëndësishme sipas tij në procesin e integrimit të vendit. Maqedonia sipas tij ka nevojë që krahas angazhimit për zgjidhjen e çështjes së emrit, të punojë edhe në sfera tjera, siç janë sundimi i ligjit, depolitizimi i institucioneve, liria e mediave e pavarësia e gjyqësorit. "Pra, ne doemos duhet të bëjnë këtë reforma që i përmenda, pasi nuk mjafton vetëm se qëndrimi deklarativ dhe vullneti serioz se ne dëshirojmë të vazhdojmë me procesin e eurointegrimit, por domosdoshmërish duhet të punojmë në përmirësimin e problemeve të brendshme që i kemi, pra lidhur me sundimin e ligjit dhe depolitizimin e institucioneve. Puna e sinqertë, serioze dhe me devotshmëri mendoj se mund të prodhojë rezultat që përshpejtohet procesi i eurointegrimit", thotë Kadriu. Aktivitet më instensive mes dy palëve janë paralajmëruar nga fundi apo fillimi i vitit të ardhshëm. Ndërmjetësi i OKB-së, Mejtu Nimic nuk e ka përjashtuar mundësinë që nga pranvera të dalë edhe me ndonjë propozim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve që kanë bllokuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| OKB e shqetësuar për civilët në zonat e luftës në Irak Posted: 03 Oct 2017 06:22 AM PDT Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë sot se rreth 78 mijë civilë mund të jenë të ngujuar në qytetin Hawija, në veri të Irakut, që kontrollohet nga grupi militant, Shteti Islamik. Forcat e sigurisë irakiane kanë nisur ofensivën për të rimarrë kontrollin e Hawija më 21 shtator, qytet ky që ra nën kontrollin e IS-it më 2014. Zëdhënësi për çështje humanitare në OKB, Jens Laerke ka thënë se në javën e parë të nisjes së ofensivës, nga ky qytet janë larguar rreth 7 mijë persona, ndërkaq teksa luftimet janë intensifikuar, numri i banorëve që po largohen po rritet. Por, ai ka shtuar se rreth 78 mijë persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në këtë qytet. Zyrtarët e forcave irakiane kanë thënë se militantët kanë ndaluar disa banorë që të largohen. "Vazhdojmë të jemi të shqetësuar për jetën dhe mirëqenien e këtyre civilëve dhe ju përkujtojmë të gjitha palëve të përfshira në luftime se civilët duhet të mbrohen dhe duhet të lejohen që të largohen nga Hawija", ka thënë Laerke. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Liderët reformistë iranianë dënohen me burgim Posted: 03 Oct 2017 05:52 AM PDT Një gjykatë në Iran ka dënuar shtatë politikanë reformistë, përfshirë edhe vëllain e presidentit pro-reformist, Mohammad Khatami, me një vit burgim dhe ndalim të aktivitetit politik dhe medial për dy vite, ka thënë avokati. Ligjbërësi, Bahram Parsayi, ka thënë se dënimet janë të motivuara politikisht. "Është gabim që reformistët...gjithmonë duhet të përballen me kërcënime. Kjo politikë duhet të ndryshojë", ka thënë ai. Shtatë të arrestuarit ishin liderë të partisë reformiste, Fronti i Pjesëmarrjes Islamike të Iranit, që ishte ndaluar nga një ndërhyrje e shtetit, në vitin 2010, që u shoqëruar me protesta kundër pengimit të zgjedhjeve që i dhanë mandat të dytë, Mahmud Ahmadinejad. Irani shpesh dënon aktivistët politikë, gazetarët dhe kritikët, përfshirë edhe shpërndarjen e propaganës kundër regjimit dhe veprimeve kundër sigurisë nacionale. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Përkrahësit e Navalnyt planifikojnë protestë më 7 tetor Posted: 03 Oct 2017 05:41 AM PDT Kremlini ka paralajmëruar mbështetësit e liderit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny, që të mos mbajnë protesta pa lejen e autoriteteve, duke thënë se shkeljet do të ndiqen penalisht. "Thirrjet publike për protesta dhe takime janë të paligjshme, prandaj organizatorët e tubimeve të tilla do të ndiqen penalisht", ka thënë zëdhënësi i presidentit, Dmitry Peskov. Paralajmërimi ka ardhur pasi mbështetësit e Navalnyt, i cili do të dalë në garën për zgjedhjet presidenciale në Mars, ka bërë thirrje për protestë mbarëkombëtare me 7 tetor, në ditëlindjen e 65-të të Putinit. Navalny është kritik i zëshëm i Presidentit, Vladimir Putin, i cili është në pushtet si kryeministër apo president i vendit që nga viti 1999. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kuvendi nuk e mbështet mocionin e LDK-së për rastin Rikalo Posted: 03 Oct 2017 05:25 AM PDT Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në lidhje me akuzat publike ndaj ministrit Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Përmes këtij mocioni, LDK pretendonte që t'i kërkonte kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkimin e Rikalos, i cili vjen nga Lista Serbe, si pjesë përbërëse e koalicionit aktual qeverisës. Ministri Rikalo, sipas deklaratave të disa qytetarëve të lagjes Dardania të Prishtinës, të publikuara në mediat lokale, akuzohet për sjelljet e tij abuzuese ndaj fqinjëve gjatë periudhës së vitit 1999. Ai, sipas këtyre banorëve, ishte përfshirë në disa raste të keqtrajtimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sqaruar para deputetëve në Kuvend se ka kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër, por sipas tij, nuk ka asnjë informatë se i njëjti ka qenë i përfshirë në raste të tilla. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi nga kryeministri Haradinaj shkarkimin e ministrit Rikalo. Ai tha se seanca është thirrur si mundësi që Haradinaj të japë sqarime rreth këtyre akuzave publike. Dyshimet e qytetarëve, nënvizoi ai, duhet të trajtohen drejt. Andaj, LDK, theksoi Hoti, kërkon shkarkimin e Rikalos dhe vazhdimin e hetimeve ligjore ndaj tij. "Me kërkesën për ta thirrur ministrin në interpelancë jemi nisur nga parimi se institucionet duhet të udhëhiqet nga njerëz me duar të pastra, që nuk kanë rënë ndesh me ligjin. Qytetarët kanë shfaqur haptas dyshimin se ky ministër gjatë viteve të okupimit ka fyer dhe kërcënuar dhe ka përdorur dhunë ndaj shqiptarëve", tha Hoti. Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se nga momenti kur i ka dëgjuar akuzat e qytetarëve ai ka kërkuar sqarime nga institucionet kompetente. "Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë e Ministrisë se Punëve të Brendshme është përgjigjur; nuk ka raste të raportuara në sistemin informativ të Policisë së Kosovës. Nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kam marrë ketë përgjigje; në lidhje me kërkesën e parashtruar, ju informojmë se në databazën e PSRK nuk evidentohet asnjë shënim apo rast që ka të bëjë me informacione që po qarkullojnë për personin Nenad Rikalo. Edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) nuk ka dorëzuar ndonjë informatë në Prokurorin e Shtetit për veprën e dyshuar krime lufte të raportuar në media për personin Nenad Rikalo", tha Haradinaj. Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut nuk ka asnjë dëshmi që Nenad Rikalo ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë. Nga ana tjetër, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, thënë se dëshmitarët kanë treguar se ministri i tanishëm i Bujqësisë, Nenad Rikalo në kohën e bombardimeve në Prishtinë, ka qenë i veshur me uniformë dhe se ka maltretuar shqiptarët. Deputeti Albin Kurti tha se për ketë rast duhet domosdoshmërish të zhvillohen hulumtime dhe të bëhen hetime. "Në këtë rast nuk e keni një dëshmitar nuk i keni as dy dëshmitarë, po i keni 20 sosh. E vërteta nuk është zyrtare shtetërore, e vërteta është njerëzore qytetare popullore. Janë këta 20 dyshimtarë, jo tri institucione që i përmendi kryeministri. Përderisa këta dëshmitarë kanë dalë publikisht, jo me fytyra të mbuluar po me emër e mbiemër, integritetin e tyre dinjitetin e tyre e kanë vënë në pikëpyetje publikisht edhe dëshmitarët. Ky duhet të shkarkohet. Nuk janë dëshmitarët që janë frikësuar janë dëshmitar që kanë konsideruar se është diçka jetike", tha Kurti. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se akuzat që ndërlidhen me kohën e luftës duhet të shqyrtohen më hollësisht. Ai tha se çfarëdo hetimi duhet të bëhet jashtë politikës nga organet e drejtësisë dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. "Rikalo ka qenë i involvuar në jetën publike në Kosovë, tani edhe si ministër, ky nuk është shfaq sot në publik por gjatë tërë këtyre viteve. Çudi se asnjë akuzë ndaj tij nuk është bërë deri sot",tha Krasniqi. Kurse, Shefi i Grupit Parlamentar nga Nisma për Kosovës, Bilall Sherifi tha se tash është çështje e sistemit të drejtësisë që të merret me provat e dëshmitë e mundshme. Ai tha po ashtu se nuk është vonë se për hetimet të mëtejme. Ai, gjithashtu, tha se nuk mund të shpallet Rikalo fajtor, derisa nuk përfundojnë hetimet dhe proceset gjyqësor. "Unë ngris zërin fort kundër gjithë atyre që thonë ku ishin deri tash...mos u tallni. Askush nuk ka të drejt t'i thotë askujt t'i tregojë se deri kur ka pasur afat të denoncojë cilin do keqpërdorim apo cilindo krim që ka mund ta bëjë ai, por kjo nuk e bënë Rikalon fajtor. Sigurisht që nuk e bënë deri sa nuk ka përfunduar gjithë procesi ndaj tij nga Prokuroria", tha Sherifi. Më herët edhe vet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, anëtar i Listës Serbe i ka cilësuar fushata të rrejshme raportimet për të dhe konstatimet se ai ka keqtrajtuar fqinjët shqiptarë në lagjen Dardania të Prishtinës, gjatë kohës së luftës, në vitin 1999. Përmes një deklarate me shkrim, ai ka theksuar se të gjitha këto, janë informata të pasakta. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusi: Huntsman do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve Posted: 03 Oct 2017 05:17 AM PDT Zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin, ka thënë se Kremlini beson se ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon Huntsman, do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve jo të mira në mes të SHBA-së dhe Rusisë. "Pa dyshim ne shpresojmë se ambasadori i ri, si udhëheqës i misionit diplomatik në Moskë, do të kontribuoj në rregullimin e marrëdhënieve tona", ka thënë zëdhënësi, Dmitry Peskov. Peskov ka folur para një ceremonie në të cilën, Huntsman, dhe ambasadorë të tjerë kanë dorëzuar prezantuar kredencialet e tyre diplomatike te presidenti rus, Putin. Peskov ka fajësuar SHBA-në për problemet e vazhdueshme, duke theksuar se Putini beson se një bashkëpunimi më i ngushtë është në interes të dy vendeve dhe botës por " është e pamundur ta realizojmë këtë të vetëm, pa partner". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zgjedhjet në SHBA: Miliona përdorues në Facebook panë reklama ruse Posted: 03 Oct 2017 05:11 AM PDT Facebook tha se rreth dhjetë milionë njerëz kanë parë reklama që kanë qenë të lidhura me Rusinë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 2016. Rrjeti më i madh social në botë ka dorëzuar mbi 3,000 reklama te tre komitete të Kongresit amerikan, që po hetojnë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje. Elliot Schrage, nga Facebook, tha përmes një postimi se "shumica e këtyre reklamave janë përqendruar në mesazhe përçarëse dhe politike, duke prekur tema nga çështjet e komunitetit homoseksual deri te raca, migrimi dhe të drejtat për armë". Facebook tha se 44 për qind e këtyre reklamave janë parë përpara zgjedhjeve të nëntorit, 2016, dhe 56 për qind pas zgjedhjeve. Moska ka mohuar se është e përfshirë në reklama, ndërkohë që Facebook është përballur me thirrje për më shumë norma nga autoritetet amerikane. Shefi ekzekutiv i rrjetit social, Mark Zuckerberg, ka shpalosur disa hapa që kompania e ka në plan t'i ndërmarrë, për t'i penguar qeveritë që të abuzojnë me platformën sociale. Facebook ka thënë se planifikon të punësojë edhe 1,000 veta për të kontrolluar reklamat dhe për të siguruar se ato i përmbushin kushtet. Me këtë synohet të pengohet Rusia dhe vendet e tjera nga përdorimi i platformës për ndërhyrje në zgjedhje. Facebook po ashtu ka thënë se rreth 25 për qind e reklamave nuk janë shfaqur kurrë te askush. "Kjo ndodh sepse reklamat arrijnë njerëz në bazë të relevancës, andaj reklama të caktuara mund të mos arrijnë tek askush", tha Elliot Schrage, nënpresident i Facebook-ut për politika dhe komunikime. Derisa hetimet vazhdojnë, ai tha se Facebook ka mundësi të gjejë më shumë reklama të lidhura me Rusinë. Schrage kritikoi edhe blerësit e reklamave për përdorim të llogarive të rreme. Facebook është duke punuar me të tjerë në sektorin e teknologjisë, përfshirë Twitter dhe Alphabet Inc's Google, në hetimin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhje, tha Schrage. Facebook po ashtu tha se do të nisë të kërkojë dokumentacion më të plotë nga njerëzit që duan të bëjnë reklama rreth zgjedhjeve federale në SHBA, duke kërkuar nga ta të konfirmojnë bizneset ose organizatat e tyre. Përgatiti: Valona Tela This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shkenctarët amerikanë nderohen me Çmimin Nobel në fushën e fizikës Posted: 03 Oct 2017 04:51 AM PDT Shkenctarët, Rainer Weiss, Barry Barish dhe Kip Thorne kanë fituar Çmimin Nobel për Paçe në fushën e fizikës, për vëzhgimin e valëve gravitacionale. Treshja është nderuar për kontributin e tyre në projektin e ashtuquajtur LIGO, që me sukses konfirmoi parashikimet e teorisë gravitacionale të relativitetit të Albert Einstein, pas 100 viteve. "Kjo është krejtësishtë e re dhe më ndryshe, hapë bëtët që si kemi parë më herët", ka thënë Akademia në një njoftim. Ata kanë monitoruar përplasjet e dy vrimave të zeza, pas 1.3 milion vitesh që kur ka ndodhur përplasja në hapësirë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ish-kryeministri pakistanez në krye të partisë në pushtet Posted: 03 Oct 2017 04:33 AM PDT Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, është rizgjedhur në krye të partisë në pushtet, pavarësisht kundërshtimeve nga Gjykata Supreme. Rizgjedhja e tij në krye të Ligës Myslimane të Pakistanit, erdhi një ditë pasi parlamenti kaloi një masë që lejon zyrtarët e përjashtuar nga gjykata të jenë në krye të partive. Gjykata Supreme kishte përjashtuar Sharif-in, në korrik, pas akuzës se kishte fshehur asete financiare, duke e detyruar atë të dorëzohet. Sharif kishte hedhur poshtë ndonjë keqbërje. Ish-kryeministri pakistanez tani po përballet me një gjykim para një gjykate kundërkorrupsion. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sistemi bankar dikton zhvillimin e sektorit privat Posted: 03 Oct 2017 04:12 AM PDT Sektori financiar në Kosovë vazhdimisht vlerësohet të jetë i qëndrueshëm. Por, përveç rritjes së kapitalit, përfitimeve për vetë bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, mbetet çështje debati se sa ka ndikuar ky sektor në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat. Zyrtarë të Qeverisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit japin vlerësime të ndryshme rreth ndikimit të sistemit bankar në rritjen ekonomike. Sistemi bankar në Kosovë përbëhet nga 11 bankave komerciale dhe 14 institucioneve mikrofinanciare me kapital privat të huaj dhe vendor. Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, aktualisht ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, tha për Radion Evropa e Lirë se sektori financiar ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor të rritjes ekonomike të vendit në vitet e fundit. "Nëse kemi një rritje të kreditimit mbi 10 për qind, kjo nënkupton se çdo vit kemi pasur shtesë një lloj infuzioni në ekonomi me mbi 200 milionë euro. Dhe është një ndër kontribuuesit kryesor. Unë uroj dhe besoj që do të vazhdon të zhvillohet suksesshëm", thotë ministri Hamza. Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit theksojnë se kreditë e bankave, në një mënyrë dhe në një masë kanë ndikuar në zhvillimin e proceseve ekonomike, por edhe kanë penguar zhvillimin e tyre për shkak të normave të larta të interesit. Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit tha për Radion Evropa e Lirë se 25 për qind e kompanive të shuara, si arsye i kanë potencuar kamatat e larta të kredive. "Një nga pesë problemet rreth asaj se pse janë shuar bizneset në Kosovë vazhdimisht rezulton se është interesi i lartë, profitet e bankave kanë shkuar në dëm të biznesit dhe ka ardhur deri tek mbyllja e tyre". "Krahasuar me vendet e tjera, sistemi bankar dhe politikat e tyre të brendshme ndaj bizneseve janë më të shtrenjtat në Ballkanin Perëndimor", thekson Shahini. Ai thotë se bankat kanë paraqitur produkte të llojllojshme në treg, por politikat janë jo të favorshme për bizneset. "Kjo është një sfidë për bizneset të cilat nuk po zhvillohen në ritmin e dëshiruar. Po të ishte interesi bankar i ulët, sikurse në vendet perëndimore nga edhe vijnë bankat që operojnë në vendin tonë, ose një mbështetje më korrekte ndaj bizneseve, me siguri që edhe bizneset do të zhvilloheshin më shumë, por edhe bankat do të shtriheshin më shumë dhe qytetarët do t'u besonin më shumë atyre", thotë Shahini. Ndryshe, vitet e fundit kamatat për kredi në institucionet financiare në Kosovë kanë shënuar ulje nga dyshifrore në njëshifrore. Aktualisht normat efektive të interesit në bankat komerciale sillen nga 6 deri në rreth 8 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë. Ministri Hamza, ndërkaq thotë se pritet që në të ardhmen të ketë ulje të normave të interesit. "Normat e interesit kanë pas një zvogëlim bukur të madh, për katër vitet e fundit mund të them se ndoshta rreth 50 për qind janë zvogëluar këto norma". "Jemi në nivel me vendet e rajonit. Por, them se me eliminimin e disa pengesave ka një hapësirë për një ose dy pikë të përqindjes të ulen normat e interesit në favor të sektorit privat dhe qytetarëve të Kosovës", tha Hamza. Në sektorin bankar për rreth 10 për qind ka pasur rritje të kredive. Vlera e kredive ka arritur në rreth 2.4 miliardë euro, mbi 1.5 miliard euro janë kredi për ndërmarrje, kurse shuma e depozitave ka arritur në mbi 3 miliardë euro. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA-ja do të reduktojë stafin diplomatik në Kubë Posted: 03 Oct 2017 03:41 AM PDT Agjencitë e lajmeve në SHBA, po raportojnë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të përjashtojnë rreth 60 përqind të stafit nga ambasada e Kubës, në Uashtington. Kjo erdhi pas njoftimit se SHBA mund të reduktojë stafin e saj nga Havana, pas disa "sulmeve" të pashpjegueshme. Departamenti i Shtetit amerikan, ka thënë se po zvogëlon rreth 60 përqind të stafit diplomatik në Kubë, pas një vale të incidenteve misterioze që kanë lënduar 21 punonjës. Zyrtarët amerikanë, kanë thënë se ambasada në Havana do të lihet e hapur për shërbime emergjente, por procesimi i vizave do të suspendohet. Agjencitë e lajmeve, Associated Press dhe Reuters, duke cituar burime brenda kongresit, kanë raportuar se njoftimi mund të dal sot, më 3 tetor. Hetuesit amerikanë, përfshirë agjentë të FBI-së, janë munduar të përcaktojnë se çfarë i ka shkaktuar lëndimet e stafit. Kuba ka hedhur poshtë përfshirjen në këto sulme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Refugjatët Rohingya dyshojnë në kthimin e tyre në Mianmar Posted: 03 Oct 2017 02:43 AM PDT Myslimanët Rohingya në Bangladesh, janë skeptikë rreth mundësisë së rikthimit në shtëpinë e tyre Mianmari, edhe pse qeveria i ka siguruar ata se do t'i pranojë të gjithë të verifikuarit si refugjatë. Bangladeshi dhe Mianmari, janë pajtuar të hënë, rreth planit të riatdhesimit, dhe një zëdhënës i Mianmarit ka konfirmuar se mund të vazhdojë procedura e verifikimit të statusit të refugjatëve. Mirëpo refugjatët myslimanë në Bangladesh ndihen të përbuzur. "Gjithçka është djegur, edhe njerëzit janë djegur", ka thënë një refugjat i identifikuar si Abdullah. "Nuk dua të kthehem, nuk besoj në qeveri. Sa herë që qeveria ka premtuar që ne të kthehemi ata nuk i mbajnë premtimet e tyre", ka thënë Anwar Begum, refugjate 55 vjeçare. Më shumë se gjysmë milion Rohingya kanë ikur nga Mianmari, pas përndjekjeve të dhunshme në shtetin Rakhine. Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Mianmarin për spastrim etnik, ndërsa Mianmari i ka hedhur poshtë këto akuza. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Brenda tre muajve mund ta marrim lajmin për liberalizim të vizave Posted: 03 Oct 2017 02:37 AM PDT Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet në Çakorr dhe Kullë. "Kufiri është në Çakorr edhe në Kullë, kështu është dhe kështu do të mbetet", tha Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se kjo çështje tash është në proces, dhe se komisioni i ri ka mbështetjen e Qeverisë për ta vërtetuar çështjen e kufirit. Kryeministri Haradinaj tha po ashtu se për Demarkacionin mund të "vonohemi por punët janë në proces dhe mund të avancojnë më shumë në MSA-në për një vlerësim pozitiv". Haradinaj tha po ashtu se periudha prej tre muajsh që Kosova të mund të fitojë në procesin e liberalizimit të vizave është ende opsionale. "Po ju them se është opsion ende që në afat të tillë me ardhur përgjigja për liberalizim. Kemi bërë përpjekje në ketë kohë që kemi filluar dhe po themi se jemi në hapin e duhur dhe ende mbaj shpresë për lajmin e duhur", u shpreh Haradinaj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia thotë se ka vrarë qindra anëtarë të IS Posted: 03 Oct 2017 02:04 AM PDT Ushtria ruse ka thënë se sulmet ajërore në Sirinë lindore, kanë vrarë më shumë se 300 militant të Shtetit Islamik. Ministri rus i mbrojtjes, ka thënë se sulmet ajërore në lindje të lumit Eufrat, kanë vrarë më shumë se 304 ushtarë dhe kanë lënduar 200 të tjerë. Ministri po ashtu ka njoftuar se sulmet kanë goditur dhe shkatërruar një qendër të trajnimeve të grupit ekstremist. Trupat kurde të Forcave Demoratike të Sirisë, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, po marshojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. Rusia është mbështetëse e madhe e presidentit sirian, Basha Assad, trupat qeveritare të së cilës po përparojnë në provincën lindore të Deir el-Zour, me mbështetjen e sulmeve ajërore nga Rusia. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Facebook: Reklamat ruse janë parë nga 10 milionë njerëz Posted: 03 Oct 2017 01:34 AM PDT Facebook vlerëson se 10 milionë njerëz kanë parë reklamat që kishin lidhje me Rusinë, në platformën e rrjeteve sociale, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, në vitin 2016. Rrjeti më i madh social, ka thënë se ka dorëzuar më 2 tetor, 3000 reklama të ndikimit rus, te komiteti i Hetimeve të Kongresit, në Shtëpinë e Senatit, dhe komiteti i Senatit të Inteligjencës. Elliot Scharge, ka thënë në një postim në blog se "shumica e reklamave kanë në fokus mesazhe përçarëse dhe politike në spektrin ideologjik, duke prekur temat e LGBT-së, çështjen e imigrimit dhe të drejtat për armë". Facebook ka njoftuar se do të punësojë 1000 persona që do të ndihmojnë në parandalimin e reklamave që mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





