“Besniku e dërgoi nusën në shtëpi…Dalin pamje nga atje…” plus 9 more Ferizaj Press |
- Besniku e dërgoi nusën në shtëpi…Dalin pamje nga atje…
- Si ka mundësi që u zhduk një avion me 239 njerëz dhe ‘askush nuk di asgjë’?
- Ky është gabimi që bëni zakonisht kur fëmija juaj ka temperaturë të lartë
- Në seancë për Rikallon – Labi flet për ftesat që ia kishin bërë VV e LDK
- PDK me gjashtë pika programore për zhvillim ekonomik në Ferizaj
- Lirohen hapësirat publike në rrugën “Marie Kraja” në Ferizaj
- Interesim i madh për shkencat e aplikuara në Ferizaj
- Asfaltohen rreth 5 kilometra rrugë në Prelez të Muhaxherëve
- Fillon viti i ri akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
- Filloi shpërndarja e ndihmave sociale në Postë
| Besniku e dërgoi nusën në shtëpi…Dalin pamje nga atje… Posted: 03 Oct 2017 09:51 AM PDT Besniku veproi sipas traditave shkoi dhe e mori nusen tek shtëpia Të shtunën këngëtari Besnik Qaka i dha fund beqarisë dhe u martua me Lolita Begollin. I patë shumë imazhe nga dasma e tyre, por jo edhe momentin kur Besniku sipas traditave shkoi dhe e mori nusen tek shtëpia, shkruan rtv21.tv Më poshtë gjeni disa imazhe të cilat janë bërë kur këngëtari shkoi tek shtëpia e nuses. Ndryshe, Besniku u fejua me Lolitën në gusht të këtij viti, ndërsa lidhjen e tij e bëri publike pak muaj më parë. |
| Si ka mundësi që u zhduk një avion me 239 njerëz dhe ‘askush nuk di asgjë’? Posted: 03 Oct 2017 09:36 AM PDT Hetuesit australianë kanë dorëzuar raportin e tyre përfundimtar për avionin e zhdukur të "Malaysia Airlines 370", duke thënë se është "pothuajse e pakonceptueshme që ai nuk është gjetur ende. MH370-ja u zhduk në 2014-ën ndërkohë që fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin, me 239 pasagjerë në bord. Kërkimi i avionit, që përfshinte forca nga Malajzia dhe Kina, u pezullua në janar pas 1,046 ditësh. Por studiuesit australianë thanë se ishte e paimagjinueshme që nuk ishte gjetur ende. "Është pothuajse e pakonceptueshme që në epokën moderne të aviacionit me 10 milionë pasagjerë që mbërrijnë në avionë komercialë çdo ditë, të humbasë një avion i madh dhe askush mos ta dijë më siguri se çfarë u bë me mjetin dhe personat në bord , "tha ditën e sotme Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit. Pavarësisht nga përpjekjet e jashtëzakonshme të qindra njerëzve të përfshirë në kërkimin nga e gjithë bota, avioni nuk është gjetur ende, dukë lënë në ankth të gjithë të afërmit e udhëtarëve të humbur. |
| Ky është gabimi që bëni zakonisht kur fëmija juaj ka temperaturë të lartë Posted: 03 Oct 2017 09:29 AM PDT Prindërit shpesh ankohen se fëmija i tyre nuk do të pushojë derisa të ketë temperaturën e ngritur.Shumë prindër mendojnë se fëmija me temperaturë të lartë duhet të qëndrojë në vend të ngrohtë dhe të djersitet. Ky është një nga gabimet më të zakonshme të bëra nga prindërit. Ngrohja e tepërt e një fëmije me temperaturë të lartë, vetëm sa mund të rrisë temperaturën. Fëmija duhet veshur me rroba të lehta dhe të pastrohet me ujë të vakët për të ulur temperaturën. Temperatura e lartë rrit konsumin e kalorive, kështu që foshnja ka nevojë për më shumë kalori sesa zakonisht. Nëse fëmija refuzon ushqimin, provoni lëngun e preferuar, mundesisht të ëmbël. Paracetamoli ose ibuprofen për largimin e temperaturave të larta nuk duhet dhënë fëmijës, derisa nuk ka një temperaturë prej 38.5 ose më shumë. Nëse nuk dini çfarë të bëni më tepër, telefononi një mjek ose urgjencë dhe kërkoni këshilla. |
| Në seancë për Rikallon – Labi flet për ftesat që ia kishin bërë VV e LDK Posted: 03 Oct 2017 07:38 AM PDT Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri ka folur sot në Kuvendin e Kosovës, në interpelancën për rastin e ministrit Nenad Rikallo, me ç'rast ka folur për një temë krejt tjetër. Labinot Tahiri tha se nuk është me asnjë parti tjetër, përveç AKR-së, derisa tha se të gjitha partitë parlamentare në Kosovës i kishin bërë ftesë atij për t'iu bashkangjitur, raporton Insajderi. Labi deklaroi se megjithatë ai zgjodhi AKR-në e Behgjet Pacollit. Nëse e keni msy me e rrëzu kryeministrin Haradinaj, e keni të kot. Kaq shumë e keni dashtë sa shkojshi në Francë me ndejt me të, e me bë fotografi me të. Unë nuk jam as me VV-në, as me LDK-në. Të gjitha partitë politike më kanë bërë ftesë për t'iu bashkangjitur atyre, por unë jam me AKR-në e z. Behgjet Pacolli", ka thënë Labinot Tahiri. /Insajderi.com |
| PDK me gjashtë pika programore për zhvillim ekonomik në Ferizaj Posted: 03 Oct 2017 05:16 AM PDT Ferizaj. 03 tetor 2017 Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të platformës për zhvillim ekonomik për Komunën e Ferizajt ka paraparë gjashtë pika programore. Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të platformës për zhvillim ekonomik për Komunën e Ferizajt ka paraparë gjashtë pika programore. Në këtë program parashihet subvencionimi i bizneseve me mjete monetare, subvencionimi i kamatave që do të marrin bizneset nga bankat komerciale, vazhdimi i krijimit të zonave të reja ekonomike, funksionalizimi i zonave ekzistuese, hartimi i projekteve detale për bizneset e Ferizajt, si dhe krijimi i parkut teknologjik rajonal në Ferizaj. Mbështetje të plotë për realizim të këtyre premtimeve kandidatit të PDK-së i dha Kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se Agim Aliu do të jetë pranë ndërmarrësve të komunës së Ferizajt dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të kësaj komunë. Veseli i ofroi mbështetjen e tij Agim Aliut, por edhe të Qeverisë së Kosovës për të gjitha projektet të cilat do ti bëjë për komunën e Ferizajt. "Brenda dy viteve të para do të përfundoj, nuk po them do të nis, por brenda dy viteve të para të qeverisjes së Agim Aliut do të përfundoj spitali të cilin e meriton Ferizaj. Ferizaj në kohën e luftës së UÇK-së ka qenë pothuajse qendra kryesore medicionale e trajtimit dhe mjekimit të bashkëluftëtarëve tanë të UÇK-së. Agim Aliu ka vizion, ka dëshirë, ka synim, e donë Ferizajn, Agim Aliu nuk vjen në Ferizaj për të shijuar kolltukun e kryetarit të komunës, Agim Aliu dëshiron të punoj për çdo qytetar që nga fëmijët deri tek pleqtë në komunën e Ferizajt dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë dhe do ta ketë përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës", tha ai, raporton KP. Kandidati për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, tha se për mbështetje të bizneseve do të krijojë një fond nga buxheti i Komunës së Ferizajt. "Dy pikat programore të cilat janë të veçanta dhe të cilat do i theksoj këtu janë subvencionimi i bizneseve me mjete monetare. Sigurisht se edhe biznesi ku jemi këtu ka nevojë dhe ne do e mbështesim pikërisht bizneset e tilla dhe shembuj të tillë të suksesshëm të biznesit ne do ti mbështesim nga ky fond. Ky fond është fond që është krijuar dhe do të krijohet nga buxheti i Komunës së Ferizajt, nga buxheti i të hyrave vetanake. Pika e dytë e programit tim ekonomik që e kam ndërtuar me ekipin profesional është subvencionimi i kamatave që do të marrin bizneset nga bankat komerciale. Pikërisht, do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset që të marrin kreditë në bankat komerciale ne do të bëjmë kushte të veçanta për bankat komerciale në mënyrë që ato kushte pikërisht të ju përshtaten bizneseve", tha ai. Ai tha se këto dy pika programore të cilat duke u bashkuar në sintezë e përbëjnë fondin e punësimit. Pretendenti për të parin e Ferizajt, Agim Aliu, gjithashtu premtoj se do të hapin një zyrë të zhvillimit ekonomik, e cila sipas tij do të jetë në katin përdhes të komunës dhe se do të jetë një zyre transparente për bizneset dhe për qytetarët e kësaj komune. |
| Lirohen hapësirat publike në rrugën “Marie Kraja” në Ferizaj Posted: 03 Oct 2017 05:09 AM PDT Ferizaj.03.10.2017. Gjatë ditës së sotme në Ferizaj, ka filluar aksioni për lirimin e disa hapësirave publike. Ky aksion ka filluar me rrënimin e disa mureve në rrugën "Marie Kraja", rrugë kjo që do të lidhet edhe me rrugën "Rexhep Mala", por edhe me rrugën "Fehmi Lladrovci". Këtë aksion të rrënimeve nga afër e ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Fatmir Azizi si dhe gjeodetët e komunës së Ferizajt. Me këtë rast kryetari Svarqa, tha se përmes këtyre rrënimeve po zbatohet planin urbanistik i komunës. "Realisht ne po i lidhim rrugën "Rexhep Mala" dhe 'Marie Kraja" të cilat praktikisht lidhen edhe me rrugët "Kadri Zeka" dhe "Astrit Bytyqi", ndërsa po ashtu edhe ky segment i rrugës tjetër që shkon në drejtim të rrugës "Fehmi Lladrovci" do të hapet, dhe një pjesë e kësaj rruge do të lidhet edhe me me rrugën "Vëllezërit Gërvalla". Kemi një arterie jashtëzakonisht të rëndësishme për qarkullim edhe të njerëzve po edhe të automjeteve në mënyrë që të krijojmë lidhje të shkurtra të komunikimit ndër banorët e kësaj lagjeje, të cilët për pengesa të ndryshme kanë anashkaluar kilometra për të ardhur tek fqinjët e tyre. Ky është një veprim tejet i rëndësishëm i zbatimit të këtyre planeve dhe besoj që do ti japim një frymim më të lirshëm qytetit dhe të kësaj zone këtu", ka thënë kryetari Svarqa. Ai tutje ka falënderuar edhe banorët e këtij lokaliteti për bashkëpunimin e ofruar në lirimin e hapësirave publike. "Unë jam shumë mirënjohës qytetarëve të kësaj ane të cilët pa asnjë hezitim po e përkrahin aksionin e komunës, sepse tek e fundit është ë interesin e tyre para se gjithash e pastaj edhe në interesin e të gjithëve neve. Ne në të ardhmen do të shohim për shoqërimin e këtyre rrugëve me shtigje për këmbësore dhe ndriçime varësisht nga projekti i cili tashmë është i tenderuar dhe ekzekutues i punimeve do të jetë operatori ekonomik "Rahovica Compani", ne realisht po shpëtojmë mjetet që të mos ikin si suficit për shkak se jemi në përmbyllje të vitit fiskal dhe në përmbyllje të mandatit të përgjithshëm", ka përfunduar kryetari Svarqa. U bë e ditur se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
|
| Interesim i madh për shkencat e aplikuara në Ferizaj Posted: 02 Oct 2017 08:14 AM PDT Viti i ri akademik 2017-2018 filloi sot, datë 2 tetor 2017. Për të folur rreth përgatitjes për fillimin e vitit të ri akademik, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ferizaj për emisionin "Mirëmëngjesi Kosovë" të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) është paraqitur prof. dr. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Bajraktari njoftoi se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri akademik. "Janë bërë të gjitha përgatitjet që sot të fillojë viti i ri akademik. Është bërë regjistrimi i studentëve, është plotësuar numri i tyre, është publikuar orari i ligjëratave, janë rregulluar dhe riparuar të gjitha sallat ku profesorët dhe studentët do të mbajnë mësim", tha ai. Bajraktari bëri me dije se ka pasur jashtëzakonisht numër të madh të të interesuarve për t'u regjistruar dhe se numri gjithmonë tejkalon dyfishin e kërkesave të tyre. "Interesim jashtëzakonisht i madh për t'u pranuar. Nga viti në vit numri po rritet dhe ne, po ashtu, jemi më të përgatitur, por pengesë e kemi buxhetin e vogël për ta realizuar mbarëvajtjen e mësimit sa më mirë dhe shtimin e studentëve dhe të profesorëve", ka thënë Bajraktari. Në videon më poshtë mund ta ndiqni më gjerësisht intervistën e Bajraktarit dhënë RTK-së. |
| Asfaltohen rreth 5 kilometra rrugë në Prelez të Muhaxherëve Posted: 02 Oct 2017 07:48 AM PDT Ferizaj.02.10.2017. Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i rreth 5 kilometrave rrugë me asfalt në fshatin Prelez i Muhaxherëve. Në fakt në këtë fsha janë asfaltuar 16 rrugica si dhe rruga kryesore e fshatit, investim i pari i këtij lloji që nga pas lufta për këtë fshat. Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe drejtori i urbanizmit Faik Grainca. Numri një i qytetit të Ferizajt, Svarqa me këtë rast i ka uruar banorët e këtij lokaliteti, duke falënderuar këta të fundit edhe për lirimin e hapësirave publike që kanë bërë në të mirë të fshatit të tyre. "Asnjë pushtet nuk ka investuar në asnjë periudhë të historisë së pas luftës në Kosovës dhe fal angazhimit permanent dhe të bashkëpunimit me qytetarët, këto janë projekte të cilat ndikojnë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, për një qarkullim më të lirë të automjeteve dhe të njerëzve këtu, pas investimeve që ka bërë pushteti komunal në këtë mandat edhe në zgjidhjen e problemit edhe të furnizimit me ujë, pas inaugurimit të rezervarit kryesor në fshati Surqinë në kodrën e Gllavicës. Unë jam i lumtur që banorët e fshatit Prelez të Muhaxherëve kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në lirimin e hapësirave publike për realizimin me sukses të këtyre projekteve, pa asnjë kompensim për çka në cilësinë e kryetarit të komunës jam shumë mirënjohës dhe falënderues, dhe i ftojë t'i bashkëpunojmë edhe në të ardhmen", ka thënë kryetari Svarqa. E nga ana tjetër banoret e këtij fshati, kanë falënderuar kryetarin dhe komunën e Ferizajt për investimet e bëra. Thanë se projekte të tilla asnjëherë nuk kanë pasur në fshatin e tyre. "Është bërë rregullimi i rrugës, kanalizimi dhe ujësjellësi për fshatin tonë", ka thënë Aziz Rekaj, banor i fshatit Prelez të Muhaxherëve. U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën 250 mijë euro, investim ky i komunës së Ferizajt. Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe asfaltime të tjera.
|
| Fillon viti i ri akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Posted: 02 Oct 2017 07:01 AM PDT Ferizaj.02.10.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur dyert sot për të pritur me një ceremoni solemne studentët në vitin e ri akademik 2017/18, e në veçanti ata të cilët për herë të parë vijnë në Universitet. Me këtë rast, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari iu dëshiroi mirëseardhje në Universitet studentëve, e sidomos studentëve fillestarë, të cilët kanë treguar sukses dhe kanë arritur të jenë pjesë e UShAF. "Studentë të dashur, tani më ka filluar një jetë e re për ju. Që nga dita e sotme ju jeni pjesë e Universitetit tonë, e familjes tonë. Uroj që të tregoni sukses gjatë këtyre tri viteve që po ju presin. Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen tuaj", iu tha rektori Bajraktari studentëve dhe u shpreh i sigurtë që rrugëtimi i përbashkët do të sjellë vlera të mëdha që do të jenë të dobishme për jetën e tyre, e po ashtu edhe për tregun kosovar. Rektori Bajraktari i garantoi studentët për përzgjedhjen e duhur, sepse me programet që ofron UShAF ata do të bëjnë zgjidhjen më të shpejtë për punësim dhe do t'i kontribuojnë edhe zhvillimit të qytetit dhe të Kosovës në përgjithësi. "Gjatë studimeve tuaja, ju do të bindeni se do të keni mundësi pafund për t'u përgatitur në profesionin që keni zgjedhur. Ju do të bindeni se institucioni ynë ofron staf akademik të përgatitur që përherë do të jetë i afërt me ju. Po ashtu, kemi krijuar mundësi të shumta për ju që të keni mundësi të kombinoni mësimin teorik me atë praktik. Kemi bërë shumë marrëveshje me universitete vendore, ndërkombëtare dhe me biznese vendore", tha Rektori. Rektori Bajraktari tha se po punojmë shumë që të kemi edhe laboratorë. Po ashtu u foli studentëve për secilin program veç e veç, përmbajtjen dhe mundësit që ju ofrojnë këto programe të cilat ata i kanë zgjedhur. Pasi që përmendi faktin se rajoni i Ferizajt ka rreth 180 ndërmarrje dhe ato janë të përfaqësuara në Bordin Industrial të Universitetit, Rektori tha se kjo krijon mundësi të punësimit të tyre, ndërsa shtoi se të diplomuarit në UShAF janë kyçur tashmë në tregun e punës. Rektori Bajraktari porositi studentët që të studiojnë dhe të punojnë shumë, ndërsa iu premtoi atyre se do ta kenë përkrahjen e tij, prorektorëve, dekanëve dhe mësimdhënësve gjatë tërë kohës sa do të zgjasin studimet e tyre.
|
| Filloi shpërndarja e ndihmave sociale në Postë Posted: 02 Oct 2017 05:42 AM PDT Prishtinë, 2 tetor 2017 – Me këtë rast, në zyrën postare në lagjen "Dardania" në Prishtinë, përurimin e këtij projekti e kanë bërë Skender Reçica, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe këshilltari politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Ibrahim Rexhepi. Ky shërbim është lansuar pas një pune të gjatë të ekspertëve të MPMS-së, Postës dhe Bankës për Biznes. "Do të përfitojnë qytetarët që marrin ndihma sociale sepse tani do ta kenë më të lehtë të marrin këtë asistencë meqenëse Posta ka zyra postare në çdo qytet, përfshirë edhe vendbanime rurale. Me këtë projekt ofrohet shërbimi afër qytetarit dhe më nuk kanë nevojë për të harxhuar para për udhëtim, ushqim, për pritje të gjata", ka thënë kryeshefi Hoxha. Ai theksoi se Posta e Kosovës është e gatshme të marrë përsipër edhe shërbime tjera të ngjashme nga MPMS dhe nga institucione tjera. Ministri Reçica u shpreh i kënaqur për këtë projekt të përbashkët dhe premtoi se do të shqyrtojë mundësinë që edhe skema të tjera që menaxhohen nga MPMS të kalojnë në Postën e Kosovës për të siguruar shërbime sa më afër qytetarëve. Ndërkaq, këshilltari i MZHE, Ibrahim Rexhepi, përgëzoi të gjitha palët që kanë arritur marrëveshjen për këtë shërbim duke shtuar se ka pasur mjaft sfida deri në arritjen e këtij qëllimi.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |














