Zëri: “Barcelona trondit tifozët me vendimin e fundit” plus 29 more

Zëri: “Barcelona trondit tifozët me vendimin e fundit” plus 29 more


Barcelona trondit tifozët me vendimin e fundit

Posted: 01 Sep 2017 02:29 PM PDT

Ka përfunduar afati kalimtar i verës, pa transferuar një tjetër lojtar të madh Barcelona ka dështuar ta transferojë Philippe Coutinhon dhe në orët e fundit ka dështuar dhe Angel Di Maria. Sipas të së përditshmes spanjoll AS, afati kalimtar për Barcelonën ka përfunduar, me katalunasit që nuk do të tentojnë transferimin e lojtarëve të tjerë.  Nesër (e shtunë) Soler dhe Drejtori Sportiv, Roberto Fernandez do të mbajnë një konferencë për media, ku do të japin shpjegime për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza politike vështirëson edhe anëtarësimin në UNESCO dhe Interpol (Video)

Posted: 01 Sep 2017 02:11 PM PDT

Mos formimi i institucioneve të reja ka lënë shumë procese mbrapa, siç është anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, në INTERPOL, si dhe në lobim për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës Në ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk i pengon këto procese, por ndryshe thonë analistët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. /RTV21/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova rrezikon të mbes pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2018

Posted: 01 Sep 2017 01:34 PM PDT

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që kanë mbet të izoluar dhe nuk mund udhëtojnë lirshëm në Evropë. Për t’u liberalizuar vizat, kanë mbetur edhe dy kritere që Kosova duhet t’i përmbush, Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, procesi i liberalizimit të vizave aktualisht është bllokuar nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian. Gjithë kjo për shkak të vonimit të krijimit të institucioneve të Kosovës, e cila edhe ka bllokuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lutfi Haziri mesazh AKR-së: Mund të krijoni koalicion me PAN-in, por pa LDK-në

Posted: 01 Sep 2017 01:24 PM PDT

Deklarata e nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri, se LDK po provon t’i afrohet koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) ka bërë të reagoj Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së. Haziri, tha se diçka e tillë është e pamundur. “Agimi (Bahtiri) e di mirë se LDK nuk lëviz nga pozicion politik. Shumë mirë e di që në këto primesa ne kemi ndërtuar bashkë koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe ne nuk lejojmë dhe nuk ndërtojmë koalicion me PAN-in”, ka thënë ai për Gazetën Express. Haziri thotë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrahmani: Sfida me Kroacinë, mjaft e vështirë

Posted: 01 Sep 2017 12:53 PM PDT

Qendërmbrojtësi i Kombëtare së Kosovës, Amir Rrahmani e pranon se do të jetë shumë vështirë ndaj Kroacisë, e cila është ndoshta skuadre më e mirë në grup. Por, ai beson se ata do të tregojnë ndeshje të mirë dhe do të jenë të fokusuar. “Nesër kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj Kroacisë, e cila është ndoshta më e mirë në grup. Ne do të fokusohemi që të luajmë sa më mirë edhe pse Kroacisë i duhen tre pikë për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha beson në forcën e Kosovës

Posted: 01 Sep 2017 12:51 PM PDT

 Valon Berisha beson se Kosova do të tregojë paraqitje shumë të mirë ndaj Kroacisë në Kualifikimet për Kupën e Botës Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha e pranon se nesër ndaj Kroacisë do të kenë përballje shumë të vështirë. Por, insiston se me stërvitjet që kanë kryer dhe atmosferën në grup, mund të zhvillojnë një ndeshje të mirë. “Na pret nesër një ndeshje shumë e vështirë, Kroacia është një kombëtare......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Modric tregon respekt për Kosovën

Posted: 01 Sep 2017 12:49 PM PDT

 Mesfushori kroat, Luka Modric ka thënë se Kroacia duhet të ketë kujdes nga Kosova Modric insiston se Kombëtarja e tij do të jap maksimumin ndaj Kosovës dhe shpreson që do të marrin tre pikë. Ai po ashtu e ka pranuar se duhet të kenë kujdes nga Kosova. “Ne do të japim maksimumin për të arritur një rezultat të mirë, një fitore. Kosova ka një skuadër të mirë dhe janë të përgatitur shumë mirë, kanë një numër të madh të lojtarëve”, tha fillimisht Modric......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Na tregoni kush ju duket më i ri, dhe ne ju tregojmë diçka për karakterin tuaj

Posted: 01 Sep 2017 12:34 PM PDT

Testet e personalitetit janë zbavitëse për shumë kënd sepse zbulojnë disa anë të panjohura të natyrës së njeriut.  Shikoni fotografitë e këtyre fëmiljëve. Së pari, mund të ju duket që të gjithë janë të moshës së njejtë. Mirëpo, në realitet dikush nga ta është më i ri në moshë e dikush më i vjetër. Cili është më i riu sipas jush? Fëmija i parë Nëse keni zgjedhur këtë figurë atëherë jeni një mendimtar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Studim: Vendet më dembele në rajon, ja ku renditen Kosova

Posted: 01 Sep 2017 12:18 PM PDT

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga kërkuesit e Universitetit të Stanford-it, shqiptarët janë ndër popujt që ecin më së shumti. Nga harta e publikuar prej tyre, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa. Krahasuar me vendet e rajonit shqiptarët lëvizin më shumë gjatë ditës. Grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, ndërsa maqedonasit në intervalin e 5000-5500 hapave. Mali i ZI, Kosova dhe Serbia përllogaritet se kryejnë rreth......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Super Kosova përmbys Norvegjinë (Video)

Posted: 01 Sep 2017 11:51 AM PDT

Kosova ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Norvegjisë, duke përmbysur rezultatin na 0:2 në 3:2. Golin e tretë e shënoi Bytyqi në minutën e 87’ Amazing Goal Bytyqi E.(3:2) Kosovo U21 vs... by ylberenexhipi...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Super Kosova, shënon dy gola për dy minuta ndaj Norvegjisë (Video)

Posted: 01 Sep 2017 11:35 AM PDT

Kosova U21 ka barazuar rezultatin në 2:2 ndaj Norvegjisë, me dy gola të shënuar për dy minuta Golin e parë e shënoi Bytyqi në minutën e 41, ndërsa Hasani barazoi gjithçka në minutën e 43’. Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019. Amazing Goal Bytyqi E. (1:2) Kosovo U21 vs... by ylberenexhipi Amazing Goal Hasani F. (2:2) Kosovo U21 vs... by ylberenexhipi...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veteranët e UÇK’së 'ultimatum' Qeverisë

Posted: 01 Sep 2017 11:16 AM PDT

Deklaratat e shefit të FMN’së, Ruud Vermeulen, se buxheti s’i përballon pensionet e veteranëve të UÇK’së nuk po u bëjnë shumë përshtypje këtyre të fundit. Madje, Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK’së thotë se FMN s’ka as arsye të merret me ta, pasi sipas tij, vetëm qeveria e Kosovës duhet tu bëjë zgjedhje. Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë Ruud Vermeulen, gjatë ditës së djeshme në një intervistë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënohet me jetë Myftiu i Tiranës: Ja pse po sulmohen myslimanët për Skënderbeun

Posted: 01 Sep 2017 10:50 AM PDT

Lutja e mëngjesit e festës së besimtarëve myslimanë “Kurban Bajramit”, edhe këtë vit u fal në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në pritje të përfundimit të Xhamisë së Namazgjasë, e cila për nga madhësia e saj pritet të shmangë faljet në shesh të besimtarëve shqiptarë. Më shumë sesa simbolika e kësaj dite të veçantë për besimtarët, zëri është ngritur për atë që po konsiderohet skandal, dhe që ka të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Futbollisti i kombëtares që nuk e dinte që ka gjak shqiptari

Posted: 01 Sep 2017 10:41 AM PDT

Ivan Balliu është një ndër lojtarët e rekrutuar sëfundmi në Kombëtaren e Shqipërisë, por ai nuk e ka ditur që kishte gjak shqiptari në venat e tij. I lindur në vitin 1992 në Girona të Spanjës ai përfaqësoi të rinjtë e këtij shteti në U17 dhe U19 deri kur u thirr nga FSHF për të luajtur me ngjyrat kuqezi. “Ata më thirrën në prill dhe patëm një takim me shefin e FSHF-së Armando Duka. Më pyetën për rrënjët e mia dhe më thanë se isha shqiptar. Nuk e dija......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hamiti: Çështjet kombëtare nuk duhet të jenë pjesë e prijësve fetarë

Posted: 01 Sep 2017 10:10 AM PDT

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka thënë se edukata fetare, e cila rregullohet përmes një komisioni, përmes një grupi të ekspertëve, nuk do të ishte negative për vendin tonë. “Edukata fetare është një pasuri dhe një kulturë”, ka thënë ai në emisionin Info Magazine. Hamiti foli edhe për hoxhallarët, disa prej të cilëve po nxisin urrejtje në shoqërinë tonë. “Zakonisht këta kanë ra pre e këtyre devijime që janë përdorur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Azilantët kthehen më forcë në Kosovë

Posted: 01 Sep 2017 10:08 AM PDT

 Eksodi i madh i qytetarëve të Kosovës që ikën në kërkim të një jetë me e mirë, la bosh Kosovën, shkollat, vendet e punës etj. Mirëpo, ata që migruan për në BE, tashmë po i rikthehen atdheut, disa me zor e disa me qejf. E si duket azilantëve kosovarë u ka pëlqyer jeta atje. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në tremujorin e vitit 2017 janë kthyer 2005 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me forcë janë kthyer 1340 apo 65% dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaki flet për Kroacinë

Posted: 01 Sep 2017 09:41 AM PDT

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki insiston se skuadra e tij është e gatshme të përballet me Kroacinë Bunjaki për ndeshjen ndaj Kroacisë pret edhe përkrahjen e tifozëve, për të cilët thotë se kanë ardhur nga e gjithë bota. “Kjo Kosovë është e gatshme të përballet me Kroacinë në Maksimar dhe presim përkrahjen e tifozëve tanë që kanë ardhur. Jemi të gatshëm të japim maksimumin”, tha Bunjaki gjatë konferencës për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rekord i ri në Guinness, mban për 61 minuta 100 mijë bletë në fytyrë (Video)

Posted: 01 Sep 2017 09:32 AM PDT

  Juan Carlos Noguez Ortiz nuk ka aspak frikë nga bletët, dhe këtë e vërtetoi të mërkurën në Toronto duke vendosur një rekord të ri botëror në Guinness. Ortiz, punëtor në fermën e bletëve “Dickey Bee Honey Farm” në Cookstown, qëndroi për 61 minuta i mbuluar nga bletët para një turme në sheshin Yonge-Dundas, duke thyer rekordin paraprak prej 53 minutave e 34 sekondave, transmeton Koha.net. Për CBC Toronto ai ka treguar ka ushtruar vetëm dy herë për të provuar zyrtarisht thyerjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shenjat e të cilat ju zbulojnë që jeni apo nuk jeni inteligjent

Posted: 01 Sep 2017 08:51 AM PDT

Inteligjenca e gjithmbarshme është sistem i njerëzve emocionalë dhe logjikë, por edhe njëra ndër karakteristikat e njerëzve të mençur është që ata nuk humbin kohën e tyre në debate, grindje dhe në konflikte të përhershme me të tjerët… Njerëzit mund të jenë të bindur për inteligjencën e tyre, mirëpo nëse flasin më shumë se sa dëgjojnë, gjithmonë do të jenë në konflikt, nuk do të identifikohet puna e tyre në vendin e punës –......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona me vendim përfundimtar për Coutinhon, befason të gjithë

Posted: 01 Sep 2017 08:37 AM PDT

Barcelona ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga gara për Philippe Coutinhon Drejtuesit e Barcelonës e kanë kuptuar se transferimi i Philippe Coutinhos është i pamundur në këtë afat kalimtar. E përditshmja katalunase, Sport ka njoftuar se Barcelona përfundimisht është tërhequr nga gara për Coutinhon.  Katalunasit kishin bërë tri oferta për brazilianin, të cilat ishin refuzuar menjëherë nga Liverpool, ku vlera e ofertës së fundit ishte 160 milionë euro.  Barcelona në shtatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Mbajeni mend, Isa Mustafa po tenton t'i afrohet PDK'së'

Posted: 01 Sep 2017 08:25 AM PDT

Sipas nënkryetari të Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i Lidhjes Demokratike po luan një lojë të rrezikshme politike. Ai, sic thotë Bahtirir, po planifikon që ta afrohet me Partinë Demokratike, siç kishte bërë në vitin 2014. Agim Bahtiri në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka  treguar se AKR do të pres deri me 7 shtator. Pastaj nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje sipas  tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. “Lidhja Demokratike e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE kërkon formimin e institucioneve në Kosovë 'sa më parë'

Posted: 01 Sep 2017 08:03 AM PDT

Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiq, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryetarin e tij dhe të krijojnë qeverinë “sa më parë që të jetë e mundur”. “Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbardhet skema e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi

Posted: 01 Sep 2017 07:44 AM PDT

Detaje të reja mësohen nga “SYRI.net” lidhur me dinamikën e ngjarjes dramatike së ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku u ekzekutua gjyqtarja e Shkodrës Fildes Hafizi, nga ish bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar. Krimi ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut”. Nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, duket se viktima hipën në makinën tip “Benz” dhe ishte duke vendosur rripin e sigurimit. Xhami ishte gjysmë i hapur. Autori, i cili gjendej rreth 10 metra nga pjesa e pasme e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Football Leaks zbulon pagën marramendëse të Dembele në Barcelonë (Foto)

Posted: 01 Sep 2017 07:35 AM PDT

Ousmane Dembele gjatë kësaj vere ka lënë Borussia Dortmundin për të kaluar në Barcelonë Sulmuesi francez, Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund ka kaluar në Barcelonë për 105 milionë euro, plus 42 të tjera bonuse. Por, kjo nuk është e gjitha për Barcelonën, e cila lojtarit i ka ofruar edhe një pagë marramendëse. Football Lakes njofton se paga e Demebele për një vit mund të shkojë deri në 20 milionë euro, natyrisht nëse arrihen objektivat me skuadrën. Paga bazë e sulmuesit francez......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roli i Presidentit në tejkalimin e ngërçit politik

Posted: 01 Sep 2017 07:45 AM PDT

Ngërçi politik, i cili ka bllokuar përfundimin e procesit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duhet të zgjidhet nga vet deputetët, por prezenca e një roli aktiv të Presidentit të Kosovës, do të ishte ndihmesë për kapërcimin e situatës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, deri më tash, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka ushtruar një rol të tillë. Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev: Një grua shqiptare kandidate e jona për zgjedhjet lokale në Haraçinë

Posted: 01 Sep 2017 07:29 AM PDT

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, bëri të ditur se kandidat për kryetar komune të Haraçinës nga radhët e LSDM- së, do të jetë Militie Halimi. Ndërsa nga KSHZ njoftojnë se konkursi është ende i hapur për kandidatë të pavarur. Edhe komunat shqiptare deri tani kanë kandidatë të pavarur. Enver Pajaziti, ish kuadër i BDI-së këtë herë do të garojë si kandidat i pavarur në komunën e Bërvenicës. Deri tani vetëm Pajaziti është paraqitur si kandidat i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhensila Myrtezaj ja merr valles në parukeri, zbulohen momentet para dasmës

Posted: 01 Sep 2017 07:27 AM PDT

Një shtatori është ditë e madhe për aktorin e humorit Bes Kallaku dhe këngëtaren Xhensila Myrtezaj.  Ajo ka publikuar foto nga momentet parapërgatitore të dasmës. Teksa është duke nisur nuse, Xhensila ka ndarë me miqtë pak nga momentet që po jeton. Xhensila nuk ka përtuar të ngrihet të kërcejë për të krijuar atmosferë në ambientin ku ka zgjedhur të zbukurohet. /Gazeta Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kulla atraktive, sivjet edhe ndërkombëtare

Posted: 01 Sep 2017 07:23 AM PDT

Përveç automobilistëve kosovarë, të cilët me padurim e kanë pritur këtë garë, interesimi është tejet i madh edhe nga garues të vendeve të ndryshme të Evropës Qendrore, disa prej të cilëve që nga e enjtja kanë arritur në vendin tonë  Aktivitetet e Federatës së Auato Sportit të Kosovës vazhdojnë edhe në këtë fundjavë me garën që do të zhvillohet në Kullë të Pejës. Madje, kjo është garë e veçantë, pasi do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ-ja merr pjesë në Asamblenë e 3-të të Përgjithshme të Trupave Zgjedhore Botërore

Posted: 01 Sep 2017 07:14 AM PDT

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka po merr pjesë në ngjarjen më të madhe në fushën e zgjedhjeve, e organizuar nga Asociacioni i Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) dhe që po mbahet në kryeqytetin rumun, Bukuresht. Në Konferencën Vjetore të këtij Asociacioni po marrin pjesë qindra zyrtarë zgjedhorë nga më shumë se 60 institucione që janë të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve në shtete të ndryshme të botës, për të diskutuar dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje që tregojnë se lajmi për mbulimin e Skënderbeut në Tiranë ishte një spekulim! (Video)

Posted: 01 Sep 2017 07:06 AM PDT

Gjatë ditës së sotme kur besimtarët myslimanë kanë festuar Kurban Bajramin, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi në të cilën thuhet se shihet përmendorja e Skënderbeut në Tiranë, e mbuluar. Dhe çfarë bie në sy më tej, përcjell Telegrafi, është fakti se, siç thuhet “mbulimi i Skënderbeut është bërë nga komuniteti mysliman, me rastin e faljes së namazit të Bajramit”. Viktimë e këtij pretendimi kanë rënë edhe disa media shqiptare, madje edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now