Mesazhi.com: “Ndiheni të plogësht, ja vitamina që ju mungon” plus 9 more |
- Ndiheni të plogësht, ja vitamina që ju mungon
- Si duhet të veproni kur keni marramendje?
- Lidhjet me USB ndihmojnë rrjedhjen e informatave
- Nxirrni toksinat nga trupi me këtë pije
- Pse të tjerët largohen nga ti dhe si t’i bësh ata për vete
- Disa mënyra të lehta si të dalloni një gënjështar
- “Çka do të ndodhte nëse në Stamboll do të vritej ai që thërret Në emër t’Atit e t’ Birit e t’Shpirtit të Shenjtë”
- Zbulohen fosile kafshësh, nëntë milionë vjet të vjetra
- Shoku i tij e pranon Islamin, ai nuk i mban lotët (Foto)
- Prezantohen veturat elektrike Smart (Video)
Ndiheni të plogësht, ja vitamina që ju mungon Posted: 01 Sep 2017 02:20 PM PDT Ju kemi thënë herë pas here që vitamina D, apo e ashtuquajtura vitamina e "rrezeve të diellit", është shumë e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe kockave. Por ka edhe një vitaminë tjetër që me siguri nuk e keni ditur se është kaq e rëndësishme për trupin e njeriut – vitamina B. Para pak ditësh shkencëtarët australianë zbuluan se vitamina B3 gjatë shtatzënisë mund të ulë numrin e defekteve në lindje dhe aborteve në të gjithë botën. E njohur ndryshe si niacina, vitamina B3 ndihmon në korrigjimin e mungesës së lëndëve ushqyese që mund të pengojnë në zhvillimin e organeve të bebeve siç duhet. Por ka edhe shumë arsye të tjera, shumë pak të njohura, përse është e rëndësishme për shëndetin. Për shembull, vitamina B6 mund të ndihmojë trupin në prodhimin e neurotransmetuesve (substanca kimike të trurit që transmetojnë informacionin nga truri në të gjithë trupin), si setoronina. Kjo substancë ndihmon trupin të përballojë depresionin, stresin dhe ankthin. Ndërkohë, mungesa e vitaminës B2 na shkakton ato çarjet e shëmtuara përreth gojës, ndërsa sasia e pakët e vitaminës B7 mund të çojë në flokë dhe thonj të brishtë. Lajmi i mirë? Shumica prej nesh e marrin vitaminën B nëpërmjet dietës ushqimore – drithëra, për shembull. Lajmi i keq? Mënyra jonë e jetesës e mbushur me stres –bashko edhe dietën e pasur me sheqerna, karbohidrate të bardha dhe pije alkoolike – mund të zbrazin rezervat e kësaj vitamine jetësore. Përveç kësaj, trupi nuk mund të ruajë vitaminat B, prandaj duhet të zëvendësohen çdo ditë (përveç vitaminës B12, e cila mund të ruhet në mëlçi). Me pak fjalë, kjo mund të jetë arsyeja përse vuani nga një sërë problemesh shëndetësore ose një letargji e përgjithshme (plogështi, lodhje, përgjumje). Cilat janë vitaminat B? Ndryshe nga llojet e tjera të vitaminave, ka disa "nënlloje" të vitaminës B. Këto 8 vitamina përbëjnë atë që njihet ndryshe si grupi i vitaminave B kompleks: tiamina (B1), riboflavin (B2), niacin (B3), acid pantotenik (B5), piridoksine (B6), biotina (B7), folate (B9) dhe kobalamina (B12). Nga vjen mungesa e vitaminave B? Një dietë e lartë në sheqerna dhe karbohidrate Një dietë e pasur në sheqerna dhe karbohidrate të bardha mund të zbrazë të gjithë rezervat e vitaminave B. Këto ushqime kërkojnë sasi të mëdha të vitaminave B për t'i metabolizuar ato në burime energjie të përdorshme brenda trupit. Prandaj rezervat janë shumë të ulëta për të kryer funksionet e trupit siç duhet.
Duke konsumuar më shumë se sasia që rekomandohet zakonisht për alkoolin (jo më shumë se 14 gota në javë) mund të digjen më shpejtë vitaminat B, sidomos thiamina (B1). Nga ana tjetër, nivelet e ulëta të thiaminës mund të ndikojnë në gjendjen e humorit. Jo vetëm kaq, alkooli gjithashtu pengon absorbimin e vitaminave B në trup, kështu ka një efekt dyfish negativ. Stres Vitaminat B luajnë një rol kyçe në mbrojtjen e sistemit nervor Të gjithë jemi të stresuar nga pak gjatë ditës, por stresi i tepërt mund të nxisë trupin të kërkojë më shumë vitamina B – i nevojitet më shumë për të prodhuar neurotransmetues për të mbajtur nën kontroll gjendjen e humorit. Stresi mund të ndikojë edhe në dietë, duke na çuar në anashkalimin e vakteve apo ngrënien e ushqimeve të pashëndetshme./Mesazhi/
The post Ndiheni të plogësht, ja vitamina që ju mungon appeared first on Mesazhi.com. |
Si duhet të veproni kur keni marramendje? Posted: 01 Sep 2017 01:40 PM PDT Të gjithëve na ndodh ndonjëherë që të kemi marramendje. Trupi jonë e humbet ndjenjën e ekuilibrit, dhe kemi të vjella, lëvizje anormale të syrit, ose humbje të dëgjimit. Specialistja Kathy Walsh ka sjellë idenë e saj për të trajtuar marramendjen në shtëpi e cila ka pasur shumë sukses në kanalin e saj në YouTube. Filloni duke qëndruar me kokë poshtë dhe shikoni në tavan. Ndërkohë që po e mbani këtë pozicion, ktheni fytyrën drejt bërrylit tuaj të majtë. Kur ke trullosje ngri kokën në nivelin e shpinës ose ndryshoni shpejt pozicionin tuaj dhe uluni. Ky ushtrim ka marrë një numër të lartë klikimesh dhe aplikohet nga shumë persona./Mesazhi/
The post Si duhet të veproni kur keni marramendje? appeared first on Mesazhi.com. |
Lidhjet me USB ndihmojnë rrjedhjen e informatave Posted: 01 Sep 2017 01:00 PM PDT Lidhjet me USB, janë më të zakonshmet në gjithë globin për t'i kyçur pajisjet e jashtme me kompjuterë. Por që sipas një studimi australian, nga kjo mënyrë shumë e thjeshtë mund të rrjedhin shumë lehtë informata, shkruan Science. Madje kjo bëhet me lehtë se që është paramenduar. Në Universitetin e Adelaide, hulumtuesit kanë testuar 50 lloje të ndryshme kompjuterësh dhe pajisje të jashtme si USB nga të cilat është vërtetuar se 90 për qind e informacioneve rrjedhin. Këto gjetje janë prezantuar edhe në Simpoziumin e Sigurisë, UDENIS në Vakunver të Kanadasë./Mesazhi/
The post Lidhjet me USB ndihmojnë rrjedhjen e informatave appeared first on Mesazhi.com. |
Nxirrni toksinat nga trupi me këtë pije Posted: 01 Sep 2017 12:20 PM PDT Kombinimi i këtyre përbërësve është një zgjedhje e duhur në luftimin e yndyrës së trupit, diabetit dhe presionit të ulët. Por, gjithashtu ajo është e njohur për përshpejtimin e metabolizmit. Kjo do të thotë se mund ta përdorni për të nxjerrë të gjitha toksinat nga trupi juaj. Përmbajtja: 1 lugë kanellë 2 lugë uthull molle 1 lugë mjaltë 2 lugë lëng limoni 1 gotë ujë Të gjithë përbërësit të përzihen dhe të pihet në mëngjes në stomak bosh. Rezultatet janë të habitshme./Mesazhi/
The post Nxirrni toksinat nga trupi me këtë pije appeared first on Mesazhi.com. |
Pse të tjerët largohen nga ti dhe si t’i bësh ata për vete Posted: 01 Sep 2017 11:40 AM PDT Marrëdhënia e mirë me njerëzit që na rrethojnë është thelbësore për një mirëqenie shpirtërore dhe realizim social. Por nëse ke filluar të vësh re se miqtë shpesh largohen nga ty, atëherë në këtë artikull po ju përmendim arsyet kryesore që e shkaktojnë këtë situatë dhe këshilla se si t'i bësh njerëzit për vete. Përdor shpesh "Unë" E ndërpret vazhdimisht fjalën e të tjerëve Nuk ju përgjigjesh thirrjeve apo mesazheve I zmadhon shumë cilësitë apo fitoret e tua Flet me ton jo normal Nuk i shikon njerëzit në sy Je koprrace E kush do koprracët në rrethin e tyre? Nëse deri tani je mësuar që të paguajnë gjithnjë të tjerët për ty, do të paguash edhe ti për të tjerët pasi solidariteti dhe bujaria janë të rëndësishme për marrëdhëniet e ngushta mes njerëzve. Nuk mban fjalën e dhënë Merresh me thashetheme Tregohesh pa takt Nuk tregon kujdes për paraqitjen tënde dhe ambientin përreth Jep mendim për çdo gjë
The post Pse të tjerët largohen nga ti dhe si t'i bësh ata për vete appeared first on Mesazhi.com. |
Disa mënyra të lehta si të dalloni një gënjështar Posted: 01 Sep 2017 11:00 AM PDT Si e dini kur dikush tregon një gënjeshtër? Kjo nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë për t'u përmbushur. Shumë njerëz praktikojnë teknikat e gënjimit në jetën e tyre. Si një person i sinqertë ju as që ju shkon mendja për të gënjyer. Nëse dëshironi të dini mënyrat se si mund të gënjejë ndokush dhe ju ta dalloni, atëherë përcjellni listën në vazhdim.
Atyre kurrë nuk iu kujtohet se çfarë kanë thënë më parë Këta persona nuk mund të mbajnë mend detaje të vogla, sepse ndryshojnë çdo gjë në çdo kohë. Mbani mend se dikush që nuk gënjen nuk tenton ta ndryshojë bisedën që ua ka thënë. Kontakti me sytë është i pamundur Nëse dikush është duke thënë diçka, por gjithnjë duke shikuar larg jush – keni kujdes. Mungesa e kontaktit në sy zakonisht tregon mungesë integriteti. Zakonisht mungesa e kontaktit me sy barazohet me një energji mosbesuese, në të cilën gënjeshtari frigohet se ju do ta zbuloni. Lëvizjet e tepërta të trupit janë pjesë e lojës së tyre Nëse dikush është i trazuar apo nuk e zë vendi vend – kjo ndodh për shkak se edhe mendja e tyre nuk është. Gjuha e trupit është indikator i gjendjes së tyre të brendshme. Energjia e keqe mbush hapësirën e tyre Nëse këta persona emetojnë energji negative apo ndonjë lloj nervozizmi, kjo ndodh për shkak se ata frigohen nga zbulimi. Ata nuk ndalojnë së shtuari historinë Disa gënjeshtar kanë nevojë të shtojnë më shumë gënjeshtra tjera për të plotësuar ato origjinalet. Jini të kujdesshëm dhe vëreni nëse biseda ka mospërputhje, sepse personat e tillë ndryshojnë gjithnjë atë që e kanë thënë. Duket se janë të lidhur në një betejë të brendshme Nëse gënjeshtari është lidhur me shpirt të trazuar – kujdes! Nëse gënjeshtari ka ndërgjegje, ai duhet të ndihet i pazgjidhur në lidhje me gënjeshtrat e thëna. Gënjeshtrat e thëna mund t'i bëjnë të ndjehen shumë konfuz. Ata zprapsen Zbrapsja është një lloj shenje e frikës së brendshme. Gënjeshtari konfrontohet me frikën dhe dhe ndjen konflikt apo mospërputhje në lidhje me gënjeshtrat e thëna. Ata sigurisht që do të zbrapsen apo largohen nga ju, sepse kanë frikë se mos zbulohen. Historia e tyre nuk tingëllon mirë Nëse ju ndodh që të dini për një fakt që kundërshton historinë e tyre, kjo është një shenjë shumë e keqe. Njerëzit që gënjejnë janë shumë të thellë me veten e tyre. Ata nuk janë në kontakt me realitetin dhe mendojnë se të gjithë mund t'iu besojnë atyre. Ju e keni zënë atë duke gënjyer Performanca e së kaluarës është indikatori më i mirë i përformances së të ardhmes. Nëse keni kapur dikë duke gënjyer më herët, çfarë ju bën të mendoni se nuk do ta përsërisin këtë?/Mesazhi/ The post Disa mënyra të lehta si të dalloni një gënjështar appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 01 Sep 2017 10:20 AM PDT Vendimi i autoriteteve të Venecias që të qëlloj me armë personat që thërrasin "Allahu Akbar" nëse nuk përgjigjen pas tri thirrjeve ka bërë që të reagojë kryemami i myslimanëve në Maqedoni, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Ef. Rexhepi. Ai në një shkrim të tijin autorial e ka reaguar ashpër duke thënë se një vendim i tillë mund ta vrasë njeriun por jo edhe fuqinë e Allahut. Më pas ai ka shtruar një pyetje për autoritetet e Evropës duke iu thënë se çka do të ndodhte nëse një qytet me shumicë myslimane do të ndalonte thirrjen "Në emër t'Atit e t' Birit e t'Shpirtit të Shenjtë"
Sipas tij, vendimit të pushtetarëve në Venedik vetëm duhet ti përgjigmeve me një thirrje të përbashkët: "Allahu Akbar! Urdhëroni e na vritni për besimin dhe bindjen tonë se asgjë dhe askush nuk është më i madh se Zoti, por keni kujdes sepse kësaj gjëje, përveç islamofobisë së shfrenuar, i vie edhe era mosbesim dhe do të thotë që ju nuk besoni se Zoti është më i Madhi". Ja shkrimi i plotë i tij me titull "Njerëzit mund të vriten, tekbiri jo!". Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi Kur të gjithë muslimanët e botës po bëhen gati të kremtojnë Kurban Bajramin, këtë festë të dashurisë dhe sakrificës ndaj Krijuesit, të respektit për njeriun, të dhembjes për skamnorin e bonjakun, re të zeza po duken në horizont dhe po e shqetësojnë shpirtin e çdo pjesëtari të Islamit. Me shqetësim të veçantë lexova një ditë se pushtetarët në Venedik, në atë margaritar të arqitekturës botërore, paskan sjellë një vendim makabër për të vrarë secilin që publikisht do dëshmojë se Allahu është më i madhi. Pra, paskan vendosur të vrasin çdokend që do thotë "Allahu Akbar". Disi paralelisht me këtë vendim kriminel dhe diskriminues deri në palcë, filluan të arrijnë informata dhe pamjet e tmerrit nga masakrat në Arakan të Minamarit ndaj muslimanëve Rohingya, Po flitet për tremijë të vrarë vetëm ditëve të fundit dhe mbi tridhjetëmijë nga fillimi i spastrimeve. Tmerr! Në emër t'Atit e t'Birit e Shpirtit t'Shenjtë Jam i vetëdijshëm se tekbiri është keqpërdorur shumë viteve të fundit nga ekstremistë dhe terroristë të cilët kanë vrarë e u kanë prerë kokat njerëzve të pafajshëm duke bërtitur se "Allahu është më i madhi". Por, mbetem i bindur se përdorimi aq brutal i tekbirit kurrësesi nuk e ndryshon bindjen e besimtarëve, qofshin ata edhe të krishterë, se Zoti është më i Madhi. Kur janë muslimanët në pyetje, e kuptuar dhe e përdorur drejtë, kjo frazë ekziston që ata të përkujtojnë veten se të gjitha fenomenet, dukuritë dhe konceptet me të cilat ndeshen në jetën e përditshme e të cilat ju duken të mëdha, në fakt janë shumë të vogla përpara Madhërisë së Allahut. Kjo shprehje përdoret nga dhjetëra herë në ditë nga çdo musliman, me atë thirrje muslimanët ftohen në namaz pesë herë në ditë duke i përkujtuar se lutjet që i drejtohen Allahut janë më të rëndësishme se çdo gjë e kësobotshme. Në luftë, muslimanin e udhëheq bindja se Allahu është më i madh se frika, se armiku dhe armatimi që e posedon ai. Pejgamberi Muhamed a.s. në luftën e Bedrit është nisur duke i nxitur luftëtarët e vetë me po atë thirrje. Pra, bëhet fjalë për një shprehje që është krejtë e rëndomtë për muslimanët dhe ata që i japin kuptim dhe konotacion negativ asaj, o janë të painformuar, o janë qëllimkëqinjë. Tekefundit, një frazë krejtë identike përdoret edhe nga të krishterët arabishtfolës, edhe ata thonë "Allahu Akbar". Sëkëndejmi, vendimit të pushtetarëve në Venedik vetëm mund t'ju kundërpërgjegjemi edhe unë, edhe të gjithë muslimanët e botës, me një thirrje të përbashkët: Allahu Akbar! Urdhëroni e na vritni për besimin dhe bindjen tonë se asgjë dhe askush nuk është më i madh se Zoti, por keni kujdes sepse kësaj gjëje, përveç islamofobisë së shfrenuar, i vie edhe era mosbesim dhe do të thotë që ju nuk besoni se Zoti është më i Madhi. Nga ana tjetër, vetëm sa për të forcuar absurditetin e këtij vendimi, po e shtroj një pyetje retorike: Çfarë do të ndodhte nëse në Stamboll, Kairo a gjetiu sillet vendimi se duhet vrarë çdokend që do bërtasë publikisht-"Në emër t'Atit e t' Birit e t'Shpirtit të Shenjtë", që është definicion i krishterizmit dhe akt i dëshmisë që dikush i përket krishterizmit. Po ju siguroj,do të ndodhte hataja dhe do ngritej peshë dynjaja. Por, ne që besojmë se Allahu është më i madhi nuk i vrasim njerëzit që dëshmojnë besimin dhe përkatësinë e tyre fetare. Ndryshe, sa për t'i përkujtuar zotërinjtë nga Venediku, po them se nëse vendimi i tyre, helbete, ka të bëjë me terroristët që aktivizojnë bomba, janë të kotë të gjithë snajperistët e botës. Ata që kanë vendosur të vetëflijohen, siç kemi parë, për fat të keq, në shumë raste, e aktivizojnë bombën në të njejtën kohë kur e thonë tekbirin. Pra, ata s'presin që dikush t'i vrasë, andaj terrorizmin duhet parandaluar me veprime më të hershme, me metoda politike, ndoshta edhe me dialog. Një lament për Mianmarin Aktualisht, në Arakan të Mianmarit po ndodhë një masakër e pa parë ndaj muslimanëve, po vriten fëmijë, gra, pleq e burra të rinjë, të pambrojtur, vetëm sepse janë muslimanë. Raportet që po vijnë nga organizatat e ndryshme dhe video xhirimet që po qarkullojnë në internet, janë shokuese. Zëdhënësja e Këshillit Evropian për muslimanët Rohingya, Anita Schug deklaroi se në zonën e Arakanit në tre ditët e fundit në sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe të murgjëve budistë, janë vrarë në mes dy dhe tre mijë muslimanë. Dhe, muslimanët e Minamrait po vazhdojnë të vriten përpara syve të botës që po heshtë dhe me atë heshtje po na e përkujton Srebrenicën, Reçakun, kolonat e ikanakëve kosovarë. Fakti se vetë OKB ka lëshuar një raport në të cilin thuhet se kanë gjetur foshnja dhe fëmijë të therrur me thika gjatë "operacioneve të pastrimit", alarmon dhe ngritë dilemma të shumta. Pse lejohen bestialitete të këtilla dhe si është e mundur që ato akte të dhunës të bëhen, mes tjerash, nga murgj budistë të cilët proklamohen kinse si paqedashës? Në Mianmar muslimanët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë (rreth 2.5 milionë) dhe po sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve të Kombeve të Bashkuara, muslimanët Rohingya janë pakica kombëtare më e rrezikuar në botë. Kam frikën se një mosinteresim i këtillë i botës rrezikon edhe shumë gjak dhe shumë viktima të tjera muslimane në këtë shtet diktatorial dhe diskriminues ndaj një pjese të shtetasve të vetë. Kam frikën se 100.000 refugjatët që janë të strehuar për momentin në Bangladeshin fqi, me kohë do rritet dhe do shkaktohet krizë e përmasave shumë më të mëdha. Nuk kam fjalë për muslimanët Rohingya të Mianmarit, kam vetëm dhembje në shpirt me të cilin po e pres Kurban Bajramin dhe shpresë se faktori ndërkombëtar, megjithatë do kthjellet e do e ndalojë atë që po ndodhë. Shpresoj shumë se edhe shtetet muslimane do e shfrytëzojnë ndikimin e vetë për t'i ndihmuar pakicës muslimane sepse këtë gjë e kanë obligim. Dhe, po! Tanket dhe helikopterët ndoshta do të vrasin ende muslimanë të pafajshëm, ama tekbirin nuk mund t'a vrasin. Muslimanët Rohingiya do thërrasin "Allahu Akbar", të bindur se Zoti është më i madh se vrasësit e tyre, se hallet dhe problemet me të cilat po ndeshen./Mesazhi/ The post "Çka do të ndodhte nëse në Stamboll do të vritej ai që thërret Në emër t'Atit e t' Birit e t'Shpirtit të Shenjtë" appeared first on Mesazhi.com. |
Zbulohen fosile kafshësh, nëntë milionë vjet të vjetra Posted: 01 Sep 2017 09:40 AM PDT Në kompleksin ndërtimor të objekteve banesore në Gylsehir, të qytetit turk Nevsehir, janë gjetur disa fosile kafshësh për të cilat supozohet se janë të vjetra nëntë milionë vjet, raporton Anadolu Agency (AA). Në gërmimet, aktualisht janë duke punuar ekspertë nga Departamenti për arkeologji i cili funksionon në kuadër të Universitetit Gazi në qytetitn Van, të cilët thonë se gërmimet e deritanishme kanë rezultuar me zbulimin e fosileve të kafshëve siç janë derrat, kuajtë, demat, rinoçerontët, elefantët dhe kafshë të tjera. Udhëheqësi i gërmimit, prof. dr. Cesur Pehlivan deklaroi për AA, se bëhet fjalë për një lokalitet shumë të rëndësishëm me fosile për të shtuar se tani kanë një detyrë që formojnë një fotografi të botës së kafshëve që kanë jetuar në pjesën lindore të rajonit të Mesdheut. "Gërmimin e fosileve e bëjmë në bazë të teknikave paleontologjike, dhe më pas i dërgojmë në laborator. Ky është hulumtimi i parë të cilin e punojmë në mënyrë sistematike në këtë nivel. Sipas supozimeve mbi këtë projekt, do të duhet të punojmë për rreth 10 vjet me çka do të kontribuojmë ndjeshëm në zbulimin e botës shtazore të këtij lokaliteti por edhe të zonës më të gjerë", tha Pehlivan. Arkeologia e Universitetit Gazi, Oksan Basoglu tha se supozimet e tyre janë se fosilet janë të vjetra mes shtatë dhe nëntë milionë vjet. "Kemi të bëjmë më një zbulim shumë të rëndësishëm. Besojmë se gjetjet tona do të jenë shumë domethënëse", tha Basoglu./Mesazhi/
The post Zbulohen fosile kafshësh, nëntë milionë vjet të vjetra appeared first on Mesazhi.com. |
Shoku i tij e pranon Islamin, ai nuk i mban lotët (Foto) Posted: 01 Sep 2017 09:05 AM PDT Kishte shumë vite si shoku i tij, por një ditë ai vendosi ta pranojë Islamin. Ai këtë e bëri publike në një xhami, në prani të mikut të tij. Ai e tha Shehadetin apo Dëshminë në gjuhën shqipe që njihet që një njeri kalon në Islam. Por në video shihet se miku i tij nuk i mban lotët nga emocionet se miku i tij ka vendosur të pranojë Islamin. The post Shoku i tij e pranon Islamin, ai nuk i mban lotët (Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
Prezantohen veturat elektrike Smart (Video) Posted: 01 Sep 2017 09:00 AM PDT Koncepti smartvision EQ fortwo nuk përfshin timon ose pedale, dhe ka për qëllim që përdoruesit e makinave ta kenë më të lehtë ngasjen nëpër qytete.Grupi gjerman i makinave Daimler ka dhënë një shije për një koncept të ri të automjeteve që do të shfaqet si një model 1: 1 në Motor Show të Frankfurtit në shtator. SmartVision EQ Fortwo është një makinë autonome me dy shtresa me makinë elektrike, e cila është projektuar për të përmbushur të gjitha aspektet kyçe të strategjisë Daimler CASE. Duhet të jetë në rrjet, autonome, ndarjen e makinave (ndarjen) dhe elektrike. "Smart Vision EQ Fortwo është vizioni ynë i lëvizshmërisë urbane. Është koncepti më radikal për ndarjen e makinave të të gjithëve: plotësisht autonome, me aftësi maksimale komunikimi, miqësore, të personalizuar dhe në mënyrë të qartë, elektrike", thotë Smart CEO Annette Winkler. Siç është raportuar nga Autoblog, zgjuaria elektrike autonome përmban një bateri prej 30 kWh./Mesazhi/ The post Prezantohen veturat elektrike Smart (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |