Ora News: “Vlorë, 38 vjeçari përdorues droge mbërrin i vdekur në spital” plus 9 more |
- Vlorë, 38 vjeçari përdorues droge mbërrin i vdekur në spital
- Një tërmet 5,3 ballë Rihter godet veriun e Japonisë
- Sekuestrohen 24 kg kanabis, arrestohen polakët babë e bir
- Emision në Radio-DEI kushtuar Nënë Terezës, shqiptarëve dhe Shqipërisë
- Eksod masiv në Florida dhe Kuba per t’i shpëtuar uraganit Irma
- Kuvendi voton sot Qeverinë e re
- Vdes legjenda e muzikës Country
- Rritet në 58 numri i viktimave nga tërmeti 8.1 ballë në Meksikë
- Shqipëria dhe Holanda bashkëpunim në luftën kundër krimit
- Vlahutin: Reforma zgjedhor të fillojë nesër. Vetingu duhet bërë patjetër
| Vlorë, 38 vjeçari përdorues droge mbërrin i vdekur në spital Posted: 08 Sep 2017 11:50 PM PDT Një 38-vjeçar ka mbërritur i pajetë në spitalin e Vlorës mbrëmjen e 8 shtatorit. “Sipas familjarëve 38-vjeçari i identifikuar si L.Th ka qenë përdorues droge” Telefonata e mbërritur rreth orës 02:50 në sallën operative të Vlorës njoftoi për ngjarjen Grupi hetimor së bashku me ekspertzën po vazhdijnë të kryejnë veprimet për zbulimin e shkakut të vdekjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Një tërmet 5,3 ballë Rihter godet veriun e Japonisë Posted: 08 Sep 2017 11:45 PM PDT Një lëkundje e tokës me magnitudë 5,3 ballë goditi sot në mbrëmje veriun e Japonisë, por pa paralajmëruar për cunami, referuar Agjencisë meteorologjike japoneze. Tërmeti u regjistrua në 10 kilometra thellësi, rreth orës 13:23 GMT në prefekturën Akita (veri) sipas Agjencisë meteorologjike japoneze. Asnjë dëm apo të plagosur nuk bëhet e ditur për momentin, sipas televizionit publik NHK. Agjencia meteorologjike nuk ka dhënë alarmin në lidhje me mundësinë e një cunami. Asnjë anomali nuk raportohet në lidhje me centralet bërthamore të rajonit, sipas NHK. Japonia shtrihet në bashkimin e katër pllakave tektonike, duke shënuar çdo vit më shumë se 20 për qind të tërmeteve më të forta të regjistruara në Tokë. Dëmet janë gjithsesi të pakta, edhe në rast të tërmeteve të forta, për shkak të norma shumë strikte të ndërtimit /ATA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Sekuestrohen 24 kg kanabis, arrestohen polakët babë e bir Posted: 08 Sep 2017 11:37 PM PDT Policia kufitare ka sekuestruar një sasi prej 24 kg e 412 gr kanabis dhe ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas të huaj 2 polakë, si edhe një zvicerian gjatë dy operacioneve të bëra të premten (8 shtator) në Qafë Thanë. Një shtetase polake ështe shpallur në kërkim, ndërsa por procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Të arrestuarit Jozef Drynda, 23 vjeç dhe Mikolaj Drynda, 47 vjeç, babë dhe bir banues në Poloni, janë arrestua në flagrancë ndërsa është shpallur në kërkim shtetasja S.H., 25 vjeçe. Gjatë një kontrolloi në pikën kufitare policia ka bërë të mundur arrestimin e Mikolaj Drynda, 47 vjeç dhe Jozef Drynda, 23 vjeç (babë e bir) ndërsa është shpallur në kërkim e shtetësja me iniciale S.H, 25 vjeçe, të tre banues në Poloni. Në makinën e tyre tip “Volkswagen” janë gjetur 69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa të fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit dhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë. "Më datë 08.09.2017, shtetasi Jozef Drynda është paraqitur në dalje me automjetin tip ‘Volkswagen’, me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën, konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa,”-raporton policia e Korçës. Arrestohet dhe zvicerani- Gjithashtu shërbimet e Policisë Kufitare, po ditën e premte, kanë konstatuar edhe një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit zvicerian Gabrijel. L, 28 vjeç, si edhe po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi me iniciale M.D, 25 vjeç, të dy banues në Zyrih-Zvicër. Gjatë një kontrolli në ushtruar në mjetin e tyre tip “BMW” janë gjetur 12 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Emision në Radio-DEI kushtuar Nënë Terezës, shqiptarëve dhe Shqipërisë Posted: 08 Sep 2017 11:37 PM PDT Në përkujtim të një-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë në Finlandë, Dr. Liliana Verdha, dha sonte (8.9.2017 ora 19:30) një intervistë finlandisht në Radio-DEI. Emisioni radiofonik prej një gjysmë ore u drejtua nga Ipeshkvi luteran Veli-Matti Hynninen. Gjatë emisionit u fol kryesisht për Nënë Terezën, për marrëdhëniet dhe bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve, si dhe për mundësitë e udhëtimeve turistike të besimtarëve finlandezë në Shqipëri. Në fund, pas falenderimit për ftimin në këtë emison të veçantë kushtuar Nënë Terezës dhe Shqipërisë, Lili Verdha uroi Finlandën dhe gjithë finlandezët me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. /ATA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Eksod masiv në Florida dhe Kuba per t’i shpëtuar uraganit Irma Posted: 08 Sep 2017 11:25 PM PDT Qindra mijëra persona kanë marrë rrugët të premten dhe janë drejtuar drejt pjesës veriore të Floridës për t'i shpëtuar uraganit Irma që ka shkatuar dëme kolosale dhe afro 20 viktima në ishujt Karaibe. Të dy autostradat që shtrihen në dy anët e "Sunshine State" ofrojnë të njëjtën pamje ; vetura dhe kamionë të ngarkuar shpeshherë me ndonjë dyshek apo bidon benzine. Në Kuba ku janë njoftuar stuhi të fuqishme, rreth një million persona ne pjesën lindore dhe qëndrore të ishullit, janë detyruar të largohen paraprakisht nga shtëpitë e tyre. Sipas qendrës amerikane të uraganeve (NHC), urgani Irma (i kategorisë 5 që ka zbritur në kategorinë 4 natën e kaluar) do të godasë ishujt Bahamas përpara se të arrijë në Florida. /ATA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kuvendi voton sot Qeverinë e re Posted: 08 Sep 2017 11:09 PM PDT Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar që të zhvillohet sot (9 shtator) seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se seanca do të mbahet në orën 16:00. "Është seancë e jashtëzakonshme, do të jetë zgjedhja e qeverisë së re të Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë, kemi shumë punë. Qeveria e ardhshme ka shumë punë Kosova do të vazhdojë orientimin e vet euroatlantik", ka thënë Veseli. Mandatri për kryeministër Ramush Haradinaj, pritet që të prezantojë para Kuvendit të Kosovës Qeverinë e re, e cila duhet t'i marrë të paktën 61 vota të deputetëve për tu zgjedhur. Koalicioni i ri përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e re si dhe pakicat serbe dhe ato joserbe. /REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vdes legjenda e muzikës Country Posted: 08 Sep 2017 01:46 PM PDT Legjenda e muzikës Country, Don William ka humbur jetën sot (8 shtator) në moshën 78 vjecare. Gazetari i tij njoftoi se ai po luftonte prej kohësh me një sëmundje. Don William ka sjellë hite të mëdha për muzikën botërore si 'You're my best friend', 'Love me again' dhe 'I'm just a country boy.' Don u martua me Jo Butcher në vitin 1960 dhe kanë gëzuar prej vitesh dy djemjtë Gary dhe Timmy. Në 2016, ai anuloi të gjitha koncertet prej gjendjes së rënduar shëndetësore dhe pas një muaji njoftoi daljen në pension. "Është koha të kënaqem i qetë në shtëpi. Jam shumë mirënjohës për fansat, miqtë dhe familjen time për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë," – tha ai në deklaratë para se të dilte në pension. a.m/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rritet në 58 numri i viktimave nga tërmeti 8.1 ballë në Meksikë Posted: 08 Sep 2017 01:33 PM PDT Ka shkuar në 58 numri i të vdekurve nga tërmeti 8.1 ballë që preku Meksikën orë e para të mëngjesit të së premtes. Tërmeti i fuqishëm që ra në kufi mes Meksikës dhe Guatemalës dhe alarmin e tsunamit në disa vende, duke bërë që shumë persona të dilnin në rrugë. Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto u shpreh se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka parë vendi në një shekull, ndërsa tha se janë plagosur të paktën edhe 200 persona. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në vendet më të goditura në Tabasco, Oaxaca dhe Chiapas ku njerëzit kanë frikë se janë të bllokuar nën rrënojat. Qyteti i vogël Juchitan “u rrafshua plotësisht”, tha Eduardo Mendoza, menaxher i një organizate jo fitimprurëse, i cili furnizon me medikamente të varfërit ose rajonet e goditura nga femomene natyrore. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shqipëria dhe Holanda bashkëpunim në luftën kundër krimit Posted: 08 Sep 2017 01:21 PM PDT Autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë ngushtë me ato holandeze për të luftuar krimin e organizuar në Holandë, kryesisht, trafikantët e drogës. Iniciativa është ndërmarrë gjatë Konventës së Shefave të Policive Evropiane, mbajtur në selinë e EUROPOL në Hagë, ku mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Sipas policisë, në qendër të diskutimeve me delegacionin e policisë holandeze ishte intensifikimi i bashkëpunimit policor dypalësh, do të konsistojë edhe në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, të cilët fshihen në territorin holandez. Homologët holandezë u angazhuan në një shkëmbim më të lartë informacioni me palën shqiptare, ndërsa u dakordësua ngritja e grupeve hetimore të përbashkëta. Lajmi vjen pak kohë pasi policia holandeze ngriti shqetësimin e fenomenit të krimit të organizuar nga shqiptarët, çka solli edhe alarm për rikthimin e vizave. Çako ka zhvilluar takime edhe me delegacionet e policisë italiane, spanjolle, franceze dhe greke, me në qendër pikërisht bashkëpunimin për luftimin e krimit të organizuar. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vlahutin: Reforma zgjedhor të fillojë nesër. Vetingu duhet bërë patjetër Posted: 08 Sep 2017 01:08 PM PDT Reforma zgjedhore duhet të fillojë që ditën e parë të punës së parlamentit. Kështu u shpreh ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin. "Kjo reformë nuk duhet të fillojë në momentet e fundit, që mos të arrihet dot shumë" u shpreh Vlahutin gjatë një intervistë në emisionin Kapital me gazetarin Aleksander Furxhi. Vlahutin: Unë mendoj që këtë herë reforma zgjedhore duhet të fillojë që me ditën e parë të punës se Parlamentit, jo në momentet e fundit që mos të arrihet dot shumë. Siç e thatë edhe ju, raporti përfundimtar i ODIHR-it do të dale dhe ne do ta studiojmë atë me kujdes. Reagime menjëherë pas zgjedhjeve mendoj që ka pasur edhe pak kundërshti edhe pak kërkesa për rinumërim. Janë shqyrtuar dhe besoj se të gjithë partnerët në proces e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe kështu e kemi kuptuar edhe ne. Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, Vlahutin tha se Shqipëria ka ecur gjatë gjithë kohës dhe sipas saj i takon BE që ta kuptojë këtë gjë e të bëjë një vlerësim, nëse kjo lëvizje është e mjaftueshme. Vetingu, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, është kyç tha Vlahutin dhe duhet të tregojë rezultate përpara se komisioni të konfirmojë rekomandimin e vëtë. Vlahutin: Integrimi europian ka të bëjë me një trajektore, ka të bëjë me një lëvizje të përherëshme përpara. Në këtë kuptim më duhet të them që Shqipëria ka ecur gjithë kohës. Ne duhet që të ndalojmë dhe ta kuptojmë këtë gjë e të bëjmë një vlerësim, nëse kjo lëvizje është e mjaftueshme dhe shpresoj që po. Ju e dini që ne kemi përpara disa momente shumë të rëndësishme në lidhje me refomën në drejtësi, e cila është në fakt reforma më e rëndësishme dhe më thelbësore që do të kalojë Shqipëria, sepse krijon hapsirën për të gjitha reformat e tjera dhe të gjitha reformat e tjera varen nga një gjyqësor profesional për arsye nga më të ndryshmet. Vetingu, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë shumë shpejtë dhe është thënë në vetvete si një element kyç, i cili duhet bërë patjetër, duhet të tregojë rezultate përpara se komisioni të konfirmojë rekomandimin e vëtë. Kjo duke kuptuar natyrisht që puna për të 5-së prioritetet kyçe do të vazhdojë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





