Lajmi.net: “Haradinaj në hapin final” plus 8 more

Lajmi.net: “Haradinaj në hapin final” plus 8 more


Haradinaj në hapin final

Posted: 08 Sep 2017 11:48 PM PDT

Ramush Haradinaj

Nga ora 16:00 do të fillojë seanca me vetëm një pikë në rëndin e ditës, zgjedhjen e Haradinajt kryeministër dhe votimin e kabinetit të tij qeveritar.

Me koalicionin e gjerë me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismën për Kosovën, Aleancën Kosova e Re, të ashtuquajturën Listën Rugova, që ka vetëm një votë dhe minoritetet, Haradinaj potencialisht i ka 63 vota – të mjaftueshme për ta zgjedhur si të parin e ekzekutivit.

Kryetari i AAK-së ka marrë edhe një garanci të madhe se sot e fiton besimin, pasi që partneri tij kryesor në koalicion, Kadri Veseli, ka thënë dje në një intervistë se përkundër se ai tashmë është zgjedhur kryetar i Parlamentit, nuk e njeh vetën si të tillë, derisa edhe Haradinaj të zgjedhet kryeministër.

Atëherë, ka thënë Veseli, mund ta quajmë punë të kryer konstituimin e institucioneve.

Aksident i rëndë në Lushtë të Mitrovicës, lëndohen disa persona (Foto)

Posted: 08 Sep 2017 11:45 PM PDT

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë, se lajmi.net ka raportuar dje edhe për një aksident po në këtë fshat ku humbi jetën një 37 vjeçar pasi, sipas policisë, kishte humbur kontrollin e automjetit dhe ishte hedhur në humnerë.

Fotografit nga vendi i ngjarjes i ka dërguar një lexues i lajmi.net.

21469579_1642597772484943_823038291_n 21584791_1642597812484939_1505812552_n 21476046_1642597845818269_12417826_n

ZYRTARE: Barcelona zbulon lajmin e madh para ndeshjes me Espanyolin

Posted: 08 Sep 2017 11:43 PM PDT

Lista e futbollistëve të Barcelonës: 

Ter Stegen, Cillessen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio, A. Iniesta, Suárez, Messi, Dembélé, Mascherano, Paulinho, Deulofeu, Paco Alcácer, Jordi Alba, Digne, André Gomes and Umtiti.

Pasi shkatërroi ishuj, uragani i tmerrshëm godet Kubën (Video)

Posted: 08 Sep 2017 11:32 PM PDT

Stuhia e kategorisë pesë zuri vend në arkipelagun Camaguey, jashtë bregut verilindor. Por, Bahamas kanë shpëtuar në pjesën më të madhe pasi Irma e ndryshoi rrugën.

Në Florida, 5.6 milionë njerëz ose 25% e popullsisë së shtetit amerikan, kanë thënë se do të largohen kur të afrohen stuhia. Së paku, 20 persona kanë vdekur deri tani në Karaibe.

Uragani Irma, që u fuqizua në orët e fundit, goditi arkipelagun Camaguey natën vonë të premten, duke kërcënuar qytetet dhe fshatrat pranë bregdetit.

Kjo është e para herë që një stuhi e kategorisë së pestë e godet Kubën pas disa dekadash.

Në orën 3:00 GMT të së shtunës, Irma kishte erëra të qëndrueshme me shpejtësi 257 km në orë, njoftoi Qëndra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.

"Syri" i stuhisë ishte afro 190 km në lindje dhe juglindje të qytetit kuban të peshkimit, Caibarien, përcjell nga BBC, Syri.net.

Një paralajmërim për stuhi është aktualisht në fuqi në provioncat e Camaguey, Ciego de Avila, Sancti Spiritus, Villa Clara dhe Matanzas.

Disa komunitete e kanë humbur autoritetin e tyre dhe komunikimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë në qytetet dhe zonat më të largëta, raportoi Will Grant i BBC nga Havana.

Banorët shpresojnë se stuhia do ta shmangë ishullin para se të vërsulet drejt Florida-s e Miami-t. Edhe kjo megjithatë mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme dhe në shumë zona të populluara.

Që në fillim, njerëzit u përpoqën të forcojnë çatitë e shtëpive dhe të largonin gjërat e tyre nga zonat bregdetare të ulëta në terrene më të larta.

Rreth 50 mijë turistë janë duke ikur nga Kuba, ndërsa vendet e pushimit në bregun verior tani janë bosh./syri.net/.

Man City – Liverpool, formacionet e derbit në Premierligë (FOTO)

Posted: 08 Sep 2017 11:30 PM PDT


Rita: Po bëj një projekt mahnitës (Foto)

Posted: 08 Sep 2017 11:29 PM PDT

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare zbuloi se po punon rreth këngës më të re, shkruan lajmi.net.

Teksa shfaqet duke u grimuar, Rita filmoi veten dhe shkroi sipër videos “Të gjithë mendojnë që jam e çmendur, po bëj një projekt mahnitës, qëndroni”.

Kujtojmë që pas lansimit të këngës së fundit, Rita ka qenë e angazhuar me ture në vende të ndryshme të botës. /Lajmi.net/

 

Detaje për serbin e arrestuar në stacion, që kërkonte para nga kosovarët për t’i çuar jashtë vendit

Posted: 08 Sep 2017 11:27 PM PDT

Ndërkohë burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se personi i ndaluar është D.P, 43 vjeçar.

Gjithashtu siç mësohet se, të arrestuarit tashmë i është shqiptuar masa e arrestimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës pas ndalimit të personit në fjalë ka bërë edhe konfiskimin e veturës së tij, veturë kjo e tipit 'Tauran'.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit dyshohet që grupe të ndryshme kanë bërë organizimin e qytetarëve kosovarë për t'u nisur drejt vendeve të huaja.

Real Madrid – Levante, formacionet plot me mungesa (FOTO)

Posted: 08 Sep 2017 11:23 PM PDT


Georgia Mae

Posted: 08 Sep 2017 11:20 PM PDT