Ora News: “Lejet mjedisore për investimet publike, private dhe PPP sipas standarteve të BE” plus 9 more

Ora News: “Lejet mjedisore për investimet publike, private dhe PPP sipas standarteve të BE” plus 9 more


Lejet mjedisore për investimet publike, private dhe PPP sipas standarteve të BE

Posted: 10 Sep 2017 12:04 AM PDT

Konfindustria do ti kerkoje zyrtarisht qeverisë së re të dale nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, qe legjislacionit i lejeve mjedisore per investimet publike, private dhe PPP te permiresohet sipas standarteve me te larta mjedisore te Bashkimit Europian.

Përmes njoftimit për mediat, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, nënvizon se
kriteret e sotme te menyres se perllogaritjes se plote te kostove financiare mjedisore ne ekonomi, hapsiren gjeografke, koheshtrirje,etj. jane larg standarteve nderkombetare dhe sherbejne si shkak per pasoja te renda ne afatgjate per ekonomine kombetare.

Sipas tij, bëhet fjale per standartet mjedisore te qindra lejeve koncesionare, investime private dhe publike ne fusha te ndryshme te ekonomise si HEC, infrastrukture, impiante mbeturinash, industri, etj.

"P.sh eshte e papranueshme, qe ne kostot mjedisore te ndertimit te HEC-ve ne Lumit Vjosa, te mos perfshihen si kriter vleresimi te ardhurat e munguara financiare turistike prej qindra milion euro ne afatgjate nga zhdukja e markes si “Lumi i Vetem i Eger ne Europe”. Vleresim i njejte eshte edhe per qindra leje koncesionare, PPP investime private dhe publike ne gjithe hapsiren gjeografike te Shqiperise" thuhet në njoftim.

Konfindustria vlereson, se zbatimi i standarteve me te larta nderkombetare per lejet mjedisore nga ekzekutivi sherben njekohesisht edhe si menyra me e mire e perzgjedhjes se investitoreve, menjanimit te spekulanteve potenciale, luftes kunder korrupsionit dhe mireqenies se brezave te ardhshem te qytetareve shqiptare.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Cilin televizon ndjekin më shumë shqiptarët? Të hënën sondazhi

Posted: 09 Sep 2017 11:44 PM PDT

Kur shumica absolute e pranojnë si të vetmin, më të besueshmin. Kur edhe ata që nuk e pëlqejnë i dorëzohen saktësisë së shifrave, kur fuqia e parashikimeve të tij i gozhdon shqiptarët përpara ekranit të Ora News.

IPR Marketing dhe Antonio Notto i sjellin publikut shqiptar një sondazh që për herë të parë do të tregojë të vërtetat e tregut televiziv në Shqipëri, të vërteta që mbajnë vulën, prestigjin dhe besueshmërinë e IPR Marketing.

 Cilin televizion shohin shqiptarët, kë pëlqejnë, kë besojnë, si është renditja e industrisë televizive sipas sondazhit të IPR Marketing të kryer në katër muaj në të gjithë Shqipërinë.

Nëse në 25 qershor ashtu si në pesë proceset zgjedhore të 10 viteve të fundit e patë rezultatin e  saktë të zgjedhjeve në Ora News falë IPR Marketing, të hënën ora 21:00 në Tonight Ilva Tare do të zbuloni të vetmet të vërteta të besueshme për tregun mediatik në Shqipëri.

Antonio Notto në studion e Ora News përballë analistëve Zheji, Hila, Krasniqi dhe Ceka me të cilët komentoi dhe debatoi për zgjedhjet parlamentare për një debat të pandodhur më parë, me një sondazh profesional mbi shikueshmërinë e televizioneve nga publiku shqiptar.

Më 11 shtator, otra 21:00 në Tonight Ilva Tare për të mos u humbur.Na ndiqni në RTV Ora News.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ujëvara e Grunasit në Theth, një nga perlat e alpeve shqiptare

Posted: 09 Sep 2017 11:29 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Ujëvarën e Grunasit në Theth, një perlat e Alpeve Shqiptare për t'iu uruar mëngjesin e kësaj të diele miqve të tij në rrjete sociale.

"Mirëmëngjes dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë pamje fantastike të Ujvarës së Grunasit në Theth, një monument natyre i mbrojtur dhe ndër bukuritë më të veçanta të alpeve shqiptare" shkruan Rama në fb.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Anija ‘Oriku’ shpëton gomonen me 52 emigrantë në detin Egje

Posted: 09 Sep 2017 11:06 PM PDT

Anija ‘Oriku’ ka realizuar me sukses një tjetër operacion shpëtimi në detin Egje.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në orën 21:45 anija’Oriku’ ka zbuluar nje gomone me 52 emigrante me kombesi, siriane, irakianë, afganë dhe palestinez.

Të gjithe shtetasit u imbarkuan ne anijen ‘Fronteks’.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Profili i Haradinajt, merr postin që e kërkoi për 13 vjet

Posted: 09 Sep 2017 01:40 PM PDT

Ramush Haradinaj u bë serish Kryeministër i Kosovës. Synimin e realizoi 13 vjet pasi kishte shijuar për 100 ditë pozitën më të lartë qeveritare. Shumëkush po e sheh me skepticizëm mënyrën si se Haradinaj e ndërtoi Qeverinë. Kryetari i ri i Qeverisë, siç Haradinaj ka dëshirë ta quajë Kryeministrin, sfidën më të madhe do ta ketë të merret me temat që i kishte ndërtuara si kauza gjatë qëndrimit në opozitë. Kur mori 61 vota për t'u bërë Shef i Qeverisë tha shkurt: Na priftë e mbara.

Kur Ramush Haradinaj ishte bërë për herë të parë deputet i Parlamentit të Kosovës, në nëntor të vitit 2001, kishte shkruar se ka aftësim ushtarak dhe po vijon studimet në Fakultetin Juridik. Kishte treguar se merrej me sport, ndërtimtari e siguri.

Në fakt, Haradinaj ishte Komandant gjatë luftës i UÇK'së i Zonës Operative të Dukagjinit dhe pasluftës Zëvendëskomandant i Përgjithshëm i TMK'së.

Menjëherë pas luftës, Haradinaj, në vitin 2000, kishte themeluar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën vazhdon ta udhëheq me disa shkëputje, për shkak të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare. E cila e ka shpallur dy herë të pafajshëm për akuzat për krime luftë.

I njohur në kohën e luftës, fillimisht me nofkën, Smajli, Haradinaj në fund të vitit 2004 bëhet Kryeministër duke lidhur koalicion me LDK'në. Atëkohë, LDK ishte fuqia kryesore politike në Kosovë derisa Ibrahim Rugova mbante pozitën e Presidentit.

Por, qëndroi shkurt në krye të Qeverisë. Vetëm 100 ditë. Këto ditë në krye të Qeverisë ishin hyjnizuar në AAK. I kanë përmendur mijëra herë se gjatë asaj kohe ishin bërë shumë punë. Por, po ashtu, përmendet me ironi se Kryeministri i asaj kohe punonte shumë në Kosovë sepse s’mund ta lëshonte vendin pasi ishte nën llupën e hetuesve të Hagës.

Në mars të vitit 2004, Haradinaj i shkon aktakuza në Zyrën e Kryeministrit nga prokurorët e Hagës dhe menjëherë jep dorëheqje. Atëkohë, kishte mbajtur një konferencë, dhe kishte thënë se po e bën edhe një sakrificë për Shtetin.

Familja e Kryeministrit të ri ka dhënë dy djem në luftën e UÇK'së. Ndërkaq, një tjetër pasluftës i vrarë në rrethana ende të pasqaruara.

Ballafaqimi me Komandantët e Bllacës e me flliqana

Ramush Haradinaj ishte prishur keq me kolegët e luftës të shndërruar në politikanë kur kishte lidhur koalicion me Ibrahim Rugovën e LDK'në.

Ballafaqimi me zyrtarët e PDK'së e kishte pasur më 5 mars të vitit 2005, kur po përkujtohej Epopeja e UÇK'së.

"E nderuara Familje Jahashari, të nderuara familje të dëshmorëve… mshelne Komandantë të Bllacës, ua…. ", kishte shpërthyer Haradinaj, në një fjalim të mbajtur në stadionin e Prishtinës.

Hasmëria e tij me PDK'në e kishte vazhduar e thelluar edhe më shumë kur PDK mori pushtetin dhe la AAK'në në opozitë. Prej 2007'ës, Haradinaj dhe AAK kishin nisur akuzat në drejtim të PDK'së, Hashim Thaçit, ShIK'ut e Kadri Veselit.

Pak para zgjedhjeve të fundit, Haradinaj la prapa gjithë ato akuza, dhe lidhi koalicion parazgjedhor me PDK'në dhe Kadri Veselin, i cili e nominoi Kryetarin e AAK'së për Shef të Qeverisë.

Sa ishte në opozitë Haradinaj ishte ballafaquar me në pjesë të ekstremistëve fetarë. I kishte quajtur flliqana kosovarët që shkonin për të luftuar në Siri.

Haradinaj si opozitar, një kohë, kishte vendosur të bashkohej edhe me Vetëvendosjen, e cila pritet të jetë partia që do ta sfidojë më së shumti gjatë qeverisjes. Ishte bërë bashkë me Albin Kurtin kundër demarkacionit me Malin e Zi e Asociacionin e Komunave Serbe, tema këto që dështuan të shkojnë përpara në Qeverinë PDK-LDK.

Kryetari i AAK'së, i cili në rini kishte qenë punëtor krahu në Zvicër, po ndërton një Qeveri, pasi dështoi të ofronte LDK'në, me pak numra e me ndarje të çuditshme të pushtetit. Ka marrë më së paku Ministri në raport me partnerët tjerë të koalicionit. Udhëheq me vetëm Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Shëndetësisë.

Sa do të mund të qëndrojë gjatë në Kryetar i Qeverisë nuk dihet pasi fati i tij lidhet edhe me atë se as opozita nuk i ka 61 vota. Ndoshta, edhe mund ta çojë mandatin deri në fund, pa bërë ndonjë punë të madhe, në mungesë të numrave. Por, as nuk do të mund të  rrëzohet prej Qeverisë, pikërisht, në mungesë të numrave të opozitës.

 

/ Gazeta Express/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja si mund të ktheheni në personazhe për filma të animuar

Posted: 09 Sep 2017 01:28 PM PDT

Dy artistë kanë arritur të krijojnë disa imazhe të njerëzve të thjeshtë, të cilët duken njësoj si personazhet e filmave të animuar.

Ata quhen Robert DeJesus dhe Lance Phan që kujdesen për karikaturat dhe për portretet e njerëzve nga jeta e përditshme.

Të dy kanë krijuar faqe në Instagram dhe Facebook ku secili mund të kontaktojë për të marrë atë që dëshiron.

Në fotografi duket qartë puna e tyre, që duket sikur është marrë nga filmat e animuar për fëmijë.

a.m/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Rrjedhja” e votave për Ruçin, shpjegimi i Grida Dumës

Posted: 09 Sep 2017 01:23 PM PDT

"Rrjedhjen" e votave nga opozita në favor të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Parlamentit, zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, e shpjegon me faktin që opozita vendosi me qëllim që të linte vetëm PS-në të administronte votimin dhe numërimi duke mos propozuar anëtar në komisionin përkatës.

Duma: Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!

Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurtë.

Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësia me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.

Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votes se lirë!

Në një postim të mëvonshëm në Facebook, Duma e konsiderues intrigë të vogël atë që ajo e quan kurdisje e historisë me vota të rrjedhura.

Duma: Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet.

Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj.

E qëllimshme ose jo, Gramoz Ruçi mori plot 80 vota në Parlament.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

BMW-ja: 25 modele elektrike deri në 2025-ën

Posted: 09 Sep 2017 01:05 PM PDT

Pronari i kompanisë së automjeteve luksoze BMW paraqiti sot strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik, duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrike deri në vitin 2025, vetëm pak ditë larg Sallonit të Automjeteve në Frankfurt.

Prodhuesi gjerman, që është pak më para në këtë fushë se sa bashkëatdhetarët e tjerë, Volkswagen dhe Mercedes, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike dhe premton 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në vitin 2025.

"Këtë vit, ne do të shesim 100 000 automjete elektrike tek klientët tanë. Deri në fund të vitit, më shumë se 200 000 vetura elektrike dhe hibride të grupit BMW do të jenë në rrugë", theksoi pronari Harald Kruger, gjatë një fjalimi në Mynih.

Në vitin 2013, prodhuesi bavarez paraqiti veturën e tij në seri të parë elektrike, modelin e vogël për qytet i3, por shitjet janë ende modeste.

Shumica e prodhueve të automjeteve janë duke u orientuar drejt teknologjive elektrike ndërkohë që nga Kina në Evropë, autoritetet publike shfaqin ambiciet e tyre ekologjike duke forcuar normat për mbrojtjen e ambientit./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryemadhi sqaron pse deputetët e LSI nuk morën pjesë në votimin për Ruçin

Posted: 09 Sep 2017 01:05 PM PDT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sqaroi mos pjesëmarrjen e deputetëve të partisë së drejtuar prej saj në votimin për kryetarin e ri të Parlamentit.

-A keni një koment për votimin e kryetarit të Parlamentit? LSI nuk mori pjesë në votim, megjithatë z.Ruci u zgjodh me 80 vota

Kryemadhi: Ne nuk donim të bëheshim pjesë e kësaj farse, duke patur parasysh që ky proces nuk meriton as votën kundër tonën, sepse është një parlament që është deformuar në raportet e veta, në karriket e tij në sallën e Kuvendit nëpërmjet parave të krimit dhe të drogës, të cilët kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve. Kjo është dhe një nga arsyet për të cilën ne nuk morëm pjesë në votim, për të hequr çdo lloj iluzioni dhe çdo lloj gjëje, për të pasur një rezultat të vërtet atë çka ndodh në parlament, dhe për të kuptuar që ajo çka ndodh sot në parlamentin shqiptar do të ndodhi dhe në të ardhmen.

Ne sot sapo u prezantuam edhe me një erashkë, me erashkën e radhës së kryeministrit që na ka paraqitur programin. Ky është programi i qeverisë shqiptare, i cili është thjesht si një fletëpalosje, ky është edhe vlerësimi që kryeministri i bën jo vetëm Parlamentit, por edhe gjithë shqiptarëve. Ndjej keqardhje për mënyrën dhe për trajtimin që qeveria e ardhshme do ti bëjë jo vetëm parlamentit, jo vetëm deputetëve, por edhe mënyrën se si do trajtojë procesin e integrimit, zhvillimin ekonomik shoqëror dhe kulturor të këtij vendi, dhe aq më shumë sensibilitetet dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve, që çdo ditë e më shumë do ta ndjejnë që po u shtrëngohet litari në fyt.

-A mos mendoni se tërheqja juaj nga votimi për kryetarin e ri të Parlamentit mos ishte një lloj frike e LSI për të pasur rrjedhje votash në grupin parlamentar?

Kryemadhi: Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim. Dy ditë më përpara ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në votim. Çdo deputet ka qenë i lirë nëse do të donte për të marrë pjesë, ashtu sikurse ne nuk i kemi ndaluar asnjëherë deputetët as për tu takuar, as për tu përqafuar dhe as për të pirë kafe, qoftë me socialistë qoftë apo me demokratë. Ky ishte një vendim i grupit të cilët në mënyrë koshiente, dhe në ndërgjegje të plotë secili nga ne e realizoi. Kjo ishte dhe një nga arsyet që ne e tregonim me fjalë që nuk marrim pjesë në votim, pra nuk bëhemi pjesë e votimit, për të treguar se secili nga ne kishte individualitetin e tij në thënien e saj. Ajo çka dua të theksoj është se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe ashtu siç prezantohen ndonjëherë në media, por janë edhe më të thella.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Separatistët e Katalonjës provojnë të bëjnë grusht shteti

Posted: 09 Sep 2017 01:04 PM PDT

Separatistët e Spanjës, qofshin baskë apo katalanë, gëzojnë në disa vende të Evropës ende disa simpati, që ka kohë që nuk përputhen me kohën. Këtu bën ende efekt kujtimi i diktaturës së Franco-s, gjatë së cilës, gjuhët dhe kulturat rajonale u shtypën në emër të një nacionalizmi spanjomadh. Por nga kjo kanë kaluar katër dekada. Ndërkohë situata është kthyer në të kundërtën: në Katalonjë ose në Vendin e Baskëve prindërit që ngulin këmbë në të drejtën e tyre për t’u mësuar fëmijëve spanjishten, dështojnë. Në vend të kësaj praktikohet gjithnjë e më intensivisht një ushqim i detyruar njëdimensional linguistik.

Të drejta maksimale të autonomisë

Në asnjë vend të BE rajonet nuk kanë kaq shumë të drejta autonomie sa në Spanjë. Meqenëse me përjashtim të kërkesës për para, ato nuk kanë çfarë të kërkojnë më tepër, u mbetet në fund vetëm kërkesa për një shtet të vetin. Baskët, që u përpoqën për këtë disa vjet më parë, dështuan. Tani është Katalonja që po provon një lloj grushti shteti të fortë.

Në 1 tetor do të mbahet një referendum i improvizuar – pa asnjë garanci të shtetit juridik. Ligjet e miratuara në mes të javës për këtë në parlamentin rajonal janë qartë antikushtetuese, gjë që e konfirmoi menjëherë edhe Gjykata më e lartë në Madrid. Carta Magna spanjolle nuk parashikon votime rajonale për një shkëputje. Uniteti dhe sovraniteti u interesojnë të gjithë spanjollëve.

Shteti juridik spanjoll ka kohë që i intereson tepër pak qeverisë rajonale të Katalonjës nën kryeministrin Carlos Puigdemont. Edhe ligjet e saj për referendumin mund të qenë miratuar në një republikë bananesh, po të kesh parasysh përmbajtjen, procedurën dhe shtypjen e vërejtjeve të opozitës.

Shumica e katalanëve nuk do ndarje

Separatistët kanë vërtet një shumicë të brishtë në parlamentin katalan, në sajë të një aleance me një grup anarkist radikal të majtë. Por shumica e katalanëve që deri tani hesht, sipas sondazheve nuk e do shkëputjen. Zhurmën në rrugë e shkaktojnë të ashtuquajturit katalanistë. Madridi nën kryeministrin Rajoy deri tani i është shmangur konfliktit të hapur dhe ka bërë thirrje pa sukses për një dialog me ata që nuk duan dialog.

Por tani qeveria duhet të pozicionohet, edhe po të ketë protesta dhe zhgënjim në Barcelonë. Një ballkanizim i fuqisë së katërt ekonomike për nga madhësia në Eurozonë do të ishte një shaka e çmendur. Ai do t’u sillte të gjithë pjesëmarrësve me dhimbje dhe me dëme të mëdha një kaos iberik si të Brexitit. Për këtë nuk mund të jetë i interesuar asnjë partner i Spanjës.

Madridi ka nevojë për mbështetje nga Brukseli

Megjithë rezervat kundër një përzierje në punët e brendshme, Madridi ka nevojë për forcimin e krahëve nga Brukseli, në sfidën më të madhe të brendshme që prej vdekjes së Francos dhe kalimit në demokraci. Separatistët, që hiqen si evropianë, por që për fat të keq nuk janë në gjendje të merren vesh as me prindërit e tyre, jetojnë nga konflikti. Politikanët e tyre u kanë nxehur mendjet qytetarëve prej shumë kohësh me shumë demagogji dhe shkrim në mënyrë krijuese të historisë. Ata ushqehen nga kjo. Me ta është vështirë të biesh dakord, aq më tepër kur shembulli i tyre mund të ushqejë orekse edhe në vende të tjera, si për shembull në Belgjikë.

 

/DW/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter