Lajmi.net: “Mane ia jep një lajm tronditës Liverpoolit” plus 8 more |
- Mane ia jep një lajm tronditës Liverpoolit
- Anija shqiptare shpëton 52 emigrantë në detin Egje (Video)
- Pas barazimit Reali e merr një lajm katastrofal (FOTO)
- Futbollisti i Kosovës shënon golin e vitit në Zvicër (VIDEO)
- Vala Superliga vjen me dy ndeshje sot
- Yndyrna që dobësojnë?! Po ka dhe duhet t’i njihni të gjitha!
- Kjo këngë shqiptare i pëlqen shumë Tolgahanit (Foto)
- Kjo është ministrja e Integrimeve Evropiane
- Mërzitet Enca, nuk e besoni arsyen (Foto)
Mane ia jep një lajm tronditës Liverpoolit Posted: 10 Sep 2017 12:12 AM PDT Liverpooli pritet të jetë pa Sadio Manen deri në tetor për ndeshjet e Premier Ligës, pas kartonit të kuq që mori në takimin ndaj Manchester Cityt. Mane u përjashtua pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj portierit të Manchester Cityt, Ederson, i cili u detyrua të marrë ndihmën mjekësore dhe të dalë nga fusha pas asaj ndërhyrje të yllit të Liverpoolit. Ai do të jetë në dispozicion të Liverpoolit për ndeshjet e Ligëssë Kampionëve në këtë muaj ndaj Sevillës e Spartak Moskës, por pritet të mungojë në dy ndeshjet e Premier Ligës ndaj Leicesterit dhe Burnleyt, raporton Liverpool Echo. Ai pritet të rikthehet në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit, më 1 tetor.
|
Anija shqiptare shpëton 52 emigrantë në detin Egje (Video) Posted: 10 Sep 2017 12:12 AM PDT Rreth orës 21:45 anija 'Oriku' ka zbuluar një gomone me 52 emigrantë sirianë, afganë irakianë dhe palestinez. Të gjithë personat fatmirësisht u imbarkuan në anijen 'Frontex'. Prej vitit të kaluar Forcat e Armatosura i janë bashkuar misionit të Frontex për emigrantët, duke patrulluar në ujërat e detit Egje. |
Pas barazimit Reali e merr një lajm katastrofal (FOTO) Posted: 10 Sep 2017 12:08 AM PDT Kjo pasi Karim Benzema ka pësuar një lëndim në këtë takim, ku u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 28'. Pas testeve të kryera në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja, del se francezi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë të njohur si "semimembranosus". Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Benzema do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 4 deri në 6 javë.
|
Futbollisti i Kosovës shënon golin e vitit në Zvicër (VIDEO) Posted: 10 Sep 2017 12:03 AM PDT
|
Vala Superliga vjen me dy ndeshje sot Posted: 10 Sep 2017 12:00 AM PDT Kampioni në fuqi Trepça '89, sot do të ketë punë shumë të vështirë, kur do të pres skuadrën e Drenicës në Mitrovicë. Kjo nuk është ndeshja e vetme sot, pasi në Gjakovë skuadra e Vëllaznimit do të pres Vllazninë e Pozharanit që këtë sezon është bërë pjesë e Superligës. Të dy këto ndeshje zhvillohen nga ora 16:30.
|
Yndyrna që dobësojnë?! Po ka dhe duhet t’i njihni të gjitha! Posted: 09 Sep 2017 11:56 PM PDT YNDYRAT E PANGOPURA JANË MË TË MIRA : Ka dy lloje yndyrash të pangopura: mono të pangopura dhe poli të pangopura. Mos humbni kohë për të kuptuar se çfarë janë ato. Të dyja llojet quhen yndyra të mira, sepse përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe luftojnë inflamacionet, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Më së shumti, gjenden në ushqimet me prejardhje bimore, por acidet yndyrore omega-3 gjenden më shumë te peshqit. Ato quhen yndyra esenciale omega-3 dhe janë një lloj i rëndësishëm i yndyrave poli të pangopura, që trupi nuk i prodhon dot, ndaj duhet t'i marrë nëpërmjet ushqimit. Sasia e lejuar ditore është 28-62 gramë. KUJDES KUJDES ME PËRDORIMIN E YNDYRAVE TË NGOPURA: Këto lloj yndyrash vijnë kryesisht nga mishi i kuq, lëkura e mishit të pulës, produktet e bulmetit (djathi, qumështi i paskremuar dhe akullorja) dhe rrisin nivelet e kolesterolit të keq LDL, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ishemisë. Nuk ka pse t'i eliminoni plotësisht nga dieta (mishi dhe bulmeti janë një burim i mirë proteinash), por bëni mirë që të konsumoni sa më pak të jetë e mundur. Sasia ditore e lejuar: 16-22 gramë ose 10 për qind e kalorive ditore. SHMANGNI YNDYRAT E MBINGOPURA: Këto yndyra artificiale krijohen nëpërmjet hidrogjenizimit të pjesshëm të yndyrave të pangopura. Mund t'i gjeni në ushqimet e ambalazhuara, si: ëmbëlsira, biskota të kripura dhe meze. Ato përdoren edhe për të fërguar ushqimet, sepse mund të rinxehen vazhdimisht. Qëndroni larg yndyrave të mbingopura, sepse studimet tregojnë se mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sasia e lejuar ditore: aspak ose më pak se 2 gramë. RUAJINI ME MENÇURI: Mos harroni që vajin e sallatës dhe të gatimit t'i ruani në një vend të freskët dhe të errët. (Mos i ruani mbi sobë ose mbi frigorifer, sepse nxehtësia do ta prishë.) Ato rezistojnë më mirë në frigorifer, edhe pse mund të ngurtësohen. Lërini pak në temperaturë ambienti që të lëngëzohen sërish para përdorimit. Nëse preferoni t'i mbani vajrat në depon e ushqimeve, blini vazhdimisht sasi të vogla. |
Kjo këngë shqiptare i pëlqen shumë Tolgahanit (Foto) Posted: 09 Sep 2017 11:51 PM PDT Madje, nga martesa me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi ai u bë shumë i pranishëm në mediet rozë, shkruan lajmi.net. Së fundi, Almeda publikoi në rrjete sociale disa video në të cilat shfaqet bashkë me Tolgën. Teksa ai voziste, dëgjonte këngën “Shumë pis” nga Era Istrefi dhe Ledri Vula, të cilën këngë ai e dinte përmendësh e që mund të jetë në mesin e këngëve të preferuara të tij. /Lajmi.net/ |
Kjo është ministrja e Integrimeve Evropiane Posted: 09 Sep 2017 11:28 PM PDT Hoxha për katër vitet e ardhshme do të jetë në krye të ministrisë se Integrimeve Evropiane, ndonëse në ishte ministre e Drejtësisë në qeverisjen e kaluar, raporton lajmi.net. Kujtojmë, se Dhurata Hoxha është emëruar Ministre e Drejtësisë në korrik 2016. Para se të emërohej në pozitën aktuale, Hoxha ishte Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulonin politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Hoxha, në vitin 2008, ka përfunduar studimet master në Georgetoën University në Ëashington DC, në departamentin e Studimeve të Sigurisë, me koncentrim në sigurinë ndërkombëtare. Ndërsa në vitin 2004 ka përfunduar studimet e saj universitare në Graceland University, Ajova, SHBA, ku diplomoi në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike me nderime të larta. Gjithashtu, Hoxha është anëtare e Kryesisë qendrore të PDK-së, si dhe e Kryesisë së PDK-së dega Prishtinë. Gjithashtu, ka qenë Këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, në të cilën pozitë ka qenë e emëruar që nga marsi 2011 – Dhjetor 2015. Përgjegjësitë e saj kryesore kanë qenë në fushën e sigurisë kombëtare si dhe sundimit të ligjit. Ajo gjithashtu ka udhëhequr procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe ka koordinuar procesin me institucionet përkatëse. Në këtë pozitë, Hoxha ka udhëhequr dhe grupin ndërministror për drejtësinë tranzicionale, dhe ka vënë bazat e funksionimit të këtij grupi. Dhurata në emër të ZKM, gjithashtu ka udhëhequr dhe koordinuar procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, dhe shumë procese të tjera të rëndësishme. Hoxha ishte e përfshinë edhe si këshilltare e Ministrit të Punëve të Brendshme që nga tetori 2008 – mars 2011. Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ajo ka kontribuar në hartimin e legjislacionit kyç të sigurisë, duke përfshirë edhe strategjitë kryesore të sektorit të sigurisë. Që nga viti 1999, Hoxha ka punuar edhe në Zyrën amerikane (tani Ambasada e SHBA) në Prishtinë në seksionin politik. Ka punuar edhe në Ambasadën Britanike si Menaxhere e projekeve, si dhe në OSBE dhe UNDP. Që nga viti 2008, Hoxha ka qenë gjithashtu profesoreshë në kolegjin ESLG dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ku ajo ka ligjëruar lëndët si Terrorizmi dhe Dhuna Politike; Feja dhe Globalizimi, Politika dhe Politikat Publike; Etika në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Vlerat dhe Politikat Publike. Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në shumë projekte si konsulente. Dhurata Hoxha është një kuadër i ri profesional i edukuar në SHBA, me ekspertizë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Women in International Security (WIIS) me seli në Washington DC. Interesi i saj hulumtues dhe kërkimor përfshin sigurinë ndërkombëtare dhe kombëtare, kërcënimet globale nga terrorizmi, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, si dhe sigurinë e energjisë. Ministrja e ardhshme e Integrimeve Evropiane është nga Mitrovica, dhe jeton në Prishtinë me bashkëshortin Visarin dhe dy fëmijët e tyre Malin dhe Hanën. /Lajmi.net/ |
Mërzitet Enca, nuk e besoni arsyen (Foto) Posted: 09 Sep 2017 11:26 PM PDT Pas përfundimit të një sezone shumë të suksesshme, Enca ka shijuar disa ditë pushim në fund-verë, shkruan lajmi.net. Meqenëse vera pothuajse përfundoi, Enca ka treguar se ka vendosur që edhe ajo ta pranojë që sezoni përfundoi. Por, me këtë rast ajo përmes rrjeteve sociale shkroi se ndihet paksa e mërzitur pse vera iku. /Lajmi.net/
|
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |