“Ndërtohet edhe një shtëpi solidare falë bashkëpunimit të mirë të komunës së Ferizajt me organizatat humanitare” plus 9 more Ferizaj Press

“Ndërtohet edhe një shtëpi solidare falë bashkëpunimit të mirë të komunës së Ferizajt me organizatat humanitare” plus 9 more Ferizaj Press


Ndërtohet edhe një shtëpi solidare falë bashkëpunimit të mirë të komunës së Ferizajt me organizatat humanitare

Posted: 08 Sep 2017 09:02 AM PDT

Ferizaj.08.09.2017. Familja e Naser Nuredinit nga fshati Fushë e Madhe për një kohë të gjatë jeton në kushte të mjerueshme banimi e rrezikuar çdo ditë nga shembja e shtëpisë, gjarprinjtë e insekte të tjera.
Por këto ditë komuna e Ferizajt është angazhuar shumë dhe ka gjetur një donacion për ndërtimin e një shtëpie të re për të në fshatin Softaj e cila pritet të jetë ë gatshme për banim brenda muajit.
Drejtori komunal për Shëndetësi dhe MIrëqenie Sociale, Burim Karameta bashkë me përfaqësuesen e organizatës "Gratë Shqiptare të Suedisë" sot kanë vënë gurthemelin e shtëpisë së re për familjen Nuredini.
Me këtë rast u tha se angazhimet nuk do të mungojnë për t'i bërë me strehë edhe familjet e tjera nevojtare.

" Ne vërtet familjen Nuredini e kemi konsideruar si një rast që ka pasur shumë nevojë për shtëpi të re, por deri me tani kjo familje nuk e pasur të zgjidhur çështjen e pronës, aktualisht motra e Naserit i ka dhënë pak tokë këtu dhe ne u pajtuam që brenda pak kohësh të bëhet me shtëpi kjo familje falë edhe donacioneve të siguarara nga organizata SAB , pra gratë shqiptare të Suedisë.
Shprehim falënderimit tonë të përzemërt për këto aktiviste të cilat kanë zgjedhur komunën e Ferizajt për bashkëpunim dhe dhënien e mjeteve për të cilat vërtet ka nevojë familja Nuredini" tha drejtori Karameta.
Ai shpjegoi se vlera e projektit është rreth 12 mijë euro nga të cilat 1 mijë i ka dhënë zyra e kryetarit të komunës , 20 përiqnd të vlerës do të participjë kompania "Agoni" që do të ndërtojë shtëpinë dhe pjesën më të madhe donatorët nga Suedia.
Ndërkaq Arta Krasniqi përfaqësuese e grave nga Suedia tha se kjo organizatë ka ndërtuar shumë shtëpi nëpër Kosovë dhe do të anagazhohet edhe më tutje që familjet e pastreha të përfitojnë nga këto mjetet humanitare.Shtoi se nëpër festat që orgaizohen gjithmonë mendohet për familjet në nevojë të cilat janë të shumta edhe më tutje në gjithë Kosovën.
E komuna e Ferizajt po planifikon që ndërtimi i shtëpive solidare të jetë edhe më i madh nga organizimi i një gala-mbrëmjeje e cila do të organizohet së shpejti si dhe nga grumbulllimi i disa të hollave nga projketet që ka pasur kjo drejtori operatorët telefonik Vala dhe Ipko.
Të gjitha këto mjetet do të bashkohen edhe me ato të komunës të ndara për këtë qëllim dhe pritet që nevojat e familjeve skamnore sa i përket strehimit të jenë sa më të vogla në të ardhmen.

Kick Bokseri i Kastriotit Bleron Luzha i treti në Evropë

Posted: 08 Sep 2017 08:48 AM PDT

Ferizaj.08.09.2017. Kick bokseri ferizajas Bleron Luzha  në Kampionatin Evriopian të Kick Boksit për Kadet dhe Junior i cili u mbjat në Shkup është  stolisur me medalje të argjendit.

“Është knaqësi e madhe kur shpërblehet puna shumë vjeqare me MEDALJE EUROPIANE, Sot Kastrioti ,BLERON LUZHA, na gëzoj dhe na nderojë shumë me performancën e tij dhe plasimin në vendin e tretë (Medalja e Bronzit) në Kampionatin Europian të KickBoxit për Kadet dhe Junior që po mbahet në Shkup, në kategorinë  94kg në KickLight.  Bleroni nderoj punën tonë, shpagoi djersën tonë dhe ja rriti namin qytetit të Ferizajt me medaljen e parë zyrtare nga Federata Europiane e KickBoxit. Prandaj,apelojmë te të gjitha institucionet relevante dhe përgjegjëse të sportit,kompanitë private dhe të gjithë ata që duan që emri SHQIPTAR të gdhendet me shkronja të arta në arena ndërkombëtare, le të ndihmojnë Kastriotin,sepse po të kishim një përkrahje të denjë,  sigurisht edhe më shumë medalje do t'i sjellim qytetit dhe Kosovës” ka thënë Raif Musa, trajner i Kick Boksit në klubin “Kastrioti”

Vetingu edhe në Kosovë, Veseli: Le të dihet e vërteta për zyrtarët e shtetit dhe familjarët e tyre

Posted: 08 Sep 2017 08:34 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të jetë strehë e sigurt e të gjithë qytetarëve të vendit dhe se çështjet që janë të ngritura me hipoteza do të orientohen në mënyrë shumë të hapur.

Në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se vendi ka nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë.

Fenomeni i çuditshëm që ndodhi para tërmetit në Meksikë

Posted: 08 Sep 2017 08:33 AM PDT

Por në qiellin e kryeqytetit të vendit, Mexico City u panë disa shkëndija jeshile misterioze që u pasuan më pas nga tërmeti prej 8.2 ballësh.Tërmeti i fuqishëm shkaktoi paralajmërim për tsunami për të paktën tetë vende dhe njerëzit dolën menjëherë në rrugë.Një person mori një video  të fenomenit të dritës së tërmetit.Nuk dihet ende saktësisht se pse ndodh kjo.Sizmologu Stephen Hicks tha: "Dritat e tërmetit nuk janë provuar kurrë. Shpjegim më i thjeshtë është shpërthimi i vogël në gjeneratorët elektrikë dhe sistemet e energjisë".Dritat janë të ngjashme me aurorat dhe ndonjëherë mund të vazhdojnë disa minuta pas ose para tërmetit. 

Vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve në vijim

Posted: 08 Sep 2017 08:33 AM PDT

Komunikata e plotë nga KEDS:

 Prishtinë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 10.09.2017 në NS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10 kV  Drenicës (Kodi 41048001)   prej orës 09:00-12:00 dhe 15:00-18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesë e Rrezez( Leletiqit),Mirenë,Fushticë e Epërme,Fushticë e Ulët,Resinoc Baincë, Shale dhe  Krojmire.

·         Arsyeja e ndërprerjes: ngritje te shtyllave dhe shtrirje te percuesit.

2.

Më 11.09.2017 dhe 12.09.2017 në NS 35/10 KV Mazgit do të ndërprehet:

Dalja 0.4 kV Bakshi  (Kodi 15019008068)   prej orës 09:00-11:00 dhe 14:00-17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bakshia.

·         Arsyeja e ndërprerjes: Investimet-shtrirja e kabllit bistek dhe vendosja e ormanave 0.4 kV.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 11.09.2017 në NS 35/10 kV Koliqi do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Koliq-Ballaban (Kodi 14016002)   prej orës 10:30 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trases dhe revizioni i LP 10 kV.

2.

Më 11.09.2017 në NS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Nr 21.Arberia 5 (Kodi 12000014)   prej orës 11:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Arbëria (një pjesë)

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele

3.

Më 11.09.2017 në NS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Nr 22. Remonti kabllovik (Kodi 12000015)   prej orës 12:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Remonti, Rruga UQK-se (nje pjese), Jakove Xoxa, Meto Bajraktari .

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele

4.

Më 11.09.2017 në NS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Nr.23Luboteni (Kodi 12000016)   prej orës 13:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Luboteni(Rambuje), Prizreni, Parku, M.Muhaxhereve, Pompat (park)

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele

5.

Më 12.09.2017 në NS 35/10 kV Drenas do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Gllobari (Kodi 16021008)   prej orës 10:30 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci,Tërsteniku,Çikatovë,Gllanasellë dhe Dobrosheci.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trases dhe revizioni i LP 10 kV.

6.

Më 12.09.2017 në NS  110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Nr 24. blloku III (Kodi 12000017)   prej orës 11:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Blloku 3, Albi comerce, Buqaj, Furra Sheki, te Ariu, pompa e benzines, EBC, Konushevci

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele

7.

Më 12.09.2017 në NS  110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Nr 26. IMN Kosova (Kodi 12000018)   prej orës 12:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Objekti Ramiz Sadiku

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele

8.

Më 12.09.2017 në NS  110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Nr 27.Fab e tjegullave (Kodi 12000019)   prej orës 13:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tjegullorja

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele

 Ferizaj

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 11.09.2017 në NS  110/35/10 KV Lipjan do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV 

Tërmeti i shekullit/ Ja sa viktima ka shkaktuar deri më tani

Posted: 08 Sep 2017 08:33 AM PDT

Deri më tani janë konfirmuar 33 viktima.Tërmeti me magnitudë 8.2 ballë ka rënë në orën 5 të mëngjesit me orën tonë dhe 23:50 me orën lokale të Meksikës.

OKB-ja e fajësoi për sulme kimike, Izraeli “ndëshkon” Sirinë

Posted: 07 Sep 2017 03:19 PM PDT

Sipas një komunikate të ushtrisë siriane, raketat erdhën nga hapësira ajrore libaneze, e goditën gjithashtu një postbllok ushtarak, duke vrarë dy ushtarë.

Sipas grupeve monitoruese në Siri, raketat goditën një qendër shkencore dhe një bazë ushtarake pranë saj, ku magazinoheshin raketa.

Izraeli, i cili ka kryer dhjetëra sulme "klandestine" në Siri më parë, nuk i komentoi këto pretendime. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se, ushtria nuk e ka zakon që të japë sqarime për çështje operacionale.

Sulmi, për të cilin Damasku e drejton gishtin nga Izraeli, vjen një ditë pasi hetuesit e OKB-së fajësuan drejtpërdrejt regjimin e Bashar al-Assadit për dhjetëra sulme me armë kimike ndaj popullsisë civile.

Mes shumë incidenteve, OKB-ja fajësoi ushtrinë siriane edhe për sulmit tragjik në Kan Sheikun me gaz sarin, ku u vranë mbi 80 civilë në muajin prill. Regjimi i Bashar al-Assadit i ka mohuar akuzat për përdorimin e armëve kimike, ndërsa vet presidenti i Sirisë tha se ato janë sajuar nga kundërshtarët e vendit. / Top Channel

Pesë këshilla për të qenë më afër fëmijëve

Posted: 07 Sep 2017 02:13 PM PDT

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të reja për të përfshirë fëmijët në çdo pjesë të ditës suaj, atëherë ndiqni disa këshilla.

Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë jetë të sigurt dhe të shëndetshme. Por kjo është e vështirë të arrihet, sepse ditën e zë puna, shoqëria dhe të gjitha detyrimet e tjera. Kështu që përkushtimi dhe vëmendja ndaj tyre nuk është gjithmonë ajo që dëshironi. Sepse është e vështirë të vendosni një ekuilibër mes punës, familjes dhe aktiviteteve të tjera të ditës. Megjithatë, duke vendosur një shembull të shëndetshëm është një fillim i mirë.

Planifikoni aktivitete jashtë në natyrë

Vendosni një ditë në javë kur bashkë me fëmijët të bëni diçka aktive dhe ndryshe nga e përditshmja: not në verë, udhëtim në mal apo ski në dimër, ose piknik në pranverë në vjeshtë. Organizoni së bashku një drekë në natyrë dhe zgjidhni disa ushqime të shëndetshme pas një stërvitjeje të mirë. Pas kësaj dite, çdo gjë do të jetë më energjike në familje.

Bëni gjimnastikë bashkë
Pyesni rreth e rrotull shtëpisë nëpër klubet e palestrës dhe qendrave të tjera të komunitetit në zonën tuaj, në lidhje me joga-t ose gjimnastikën, klasat e formuara së bashku me prindërit dhe fëmijët. Në qoftë se fëmija juaj është shumë i ri për të marrë pjesë, shikoni për klasat që mund t'ju ndihmojnë për të djegur kalori me fëmijën tuaj, duke përfshirë ato në lëvizjet tuaja joga. Ose merrni me vete edhe qenin.

Zhvendos dhomën e familjes
Shumë shpesh, dhoma familjare është qendra e përtacisë në shtëpi, zakonisht salloni: një shtrat i rehatshëm, video-lojëra, një raft plot me DVD dhe asgjë për të inkurajuar pak aktivitet fizik apo edhe një kënd palestre. Megjithatë, ka disa mënyra për të shtuar përkujdesjen ndaj fëmijës, pa rregulluar gjithë sallonin duke tërhequr mobiliet gjigante të pajisjeve të stërvitjes. Caktoni një afat kohor për shikimin e televizionit dhe përfshini disa ushtrime të domosdoshme për të mbajtur të gjithë familjen në lëvizje.

Bëni bashkë punët e shtëpisë
Në vend që t'i largoni anëtarët e familjes kur jeni duke bërë punët e shtëpisë, është më mirë që t'i ndani punët me të gjithë, shkruan revistaclass. Kthejini punët në një lojë ku të përfshiheni të gjithë së bashku. Bëni gara për të parë sa shpejt mund ta pastroni shtëpinë dhe pastaj përpiquni të ndërtoni një grafik për javën e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, përpiquni edhe të argëtoheni me muzikë, ndërsa vendosni lavatriҫen, merrni fëmijët të këndojnë dhe kërceni bashkë me ta. Merrni qenin për shëtitje dhe bëni një rul patinazhi apo hedhje me litar.

Bëni pazar bashkë
Kjo është shumë e domosdoshme dhe ia vlen të përmendet: Familjet që hanë ushqim të shëndetshëm janë të prirura të kenë zakone të shëndetshme, të tilla si aktiviteti i rregullt fizik. Nëse doni më pak detyrime pas lindjes së një fëmije, d.m.th thjesht t'i ushqeni shëndetshëm, duhet ta përfshini gjithë familjen. Ka shumë të ngjarë të keni sukses. Merrini me vete fëmijët në pazar, le t'i marrin vetë frutat dhe perimet që pëlqejnë dhe të përfshihen edhe në përgatitjen e ushqimit. Ata? Kanë shumë më shumë gjasa për t'i shijuar ushqimet e tyre. Pastaj, edhe për të pastruar pjatat e tyre

Ushqimet që ndihmojnë në luftën kundër pagjumësisë

Posted: 07 Sep 2017 02:03 PM PDT

Miliona njerëz në mbarë botën përballen me pagjumësi, ndërsa përveç stresit dhe problemeve të përditshme, një shkak i madh i pagjumësisë është edhe ushqimi i parregullt.

Edhe pse ekspertët rekomandojnë se nuk është mirë të hahet dy ose tre orë para se të shkoni në shtrat, megjithatë ka ushqime që mund t'ju ndihmojnë që t'ju marrë gjumi.

Sipas hulumtimit nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një në tre persona në botë nuk fle mjaftueshëm, transmeton Koha.net. Shumë njerëz janë mësuar që pagjumësitë e natës t'i zëvendësojnë me disa orë gjumë gjatë ditës, por kjo nuk e lehtëson ndjenjën e lodhjes.

Ushqimi para fjetjes mund të jetë shumë i dobishëm në luftimin e pagjumësisë, sipas Michael Grandner, drejtor i Universitetit të Arizonës, i cili merret në hulumtimin e gjumit dhe shëndetit.

Nëse shkoni në shtrat të uritur, ekziston një probabilitet i lartë që do të zgjoheni të lodhur. E njëjta do të ndodhë edhe nëse e hani një ushqim të bollshëm para gjumit, përcjell Koha.net. Megjithatë, nëse nga ushqimet e caktuara e kombinoni një ushqim me rreth 150 kalori, atëherë mund të flini si bebe.

on i vogël me drithëra me jogurt është shumë efektiv për një gjumë të qetë dhe të gjatë. Gjithashtu mund t'ju ndihmojë të flini edhe një copë djathë cedar para se të shkoni në shtrat.

Sipas një studimi nga gazeta evropiane "Journal of Nutrition", njerëzit të cilët në mëngjes dhe mbrëmje para gjumit e pinë një gotë lëng natyral, të dendur të vishnjës, flenë deri në 40 minuta më shumë se të tjerët.

Për t'u ngopur gjumë, praktikoni më shpesh të darkoni oriz të zier Jasmin me perime. Lakra e gjelbër e përgatitur me qepë me supë ose pastë, gjithashtu do ta lehtësojë pagjumësinë.

Është e rëndësishme të dini se të gjitha këto ushqime kanë efekte pozitive në një gjumë të qetë, edhe nëse i hani ato gjatë ditës edhe në mbrëmje.

Si do t’i rrijë velloja Big Mamës ? (Foto)

Posted: 07 Sep 2017 01:58 PM PDT

Pas operimet, dita ditës shkuam duke e parë vetëm e më të bukur dhe më të rinuar, shkruan Kosovarja.

Por kësaj here, me një fotografi të hedhur në llogarinë e instagramit, vërtetë se na ka befasuar.

Bigun e mbajmë mend tejet të plotë, por që gjithmonë e ka veçuar origjinaliteti i saj gjatë paraqitjeve të ndryshme televizive.

Por sot, me linjat e arritura vërtetë se lë nën hije shumë femra./Kosovarja/