“Mikullovci ia lëshon vendin Kadri Veselit, Vetëvendosje dhe LDK largohen nga salla” plus 9 more 24 ore lajme

“Mikullovci ia lëshon vendin Kadri Veselit, Vetëvendosje dhe LDK largohen nga salla” plus 9 more 24 ore lajme


Mikullovci ia lëshon vendin Kadri Veselit, Vetëvendosje dhe LDK largohen nga salla

Posted: 07 Sep 2017 06:01 AM PDT

Momentin kur kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, thirri të zgjedhurin për Kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin, ta marrë fjalën, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK largohen nga salla e seancës, raporton Express. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe  Lëvizja Vetëvendosje janë larguar nga salla e seancës së Kuvendit e cila është duke vazhduar. Pasi kryesuesi i Kuvendit, Adem ...

Rama: Administrata në testim. Do të qëndrojnë më të mirët

Posted: 07 Sep 2017 05:58 AM PDT

Kryeministri Edi Rama tregoi se si do të bëhet bashkimi i disa dikastereve në qeverinë e re. Ai tha se nuk do të ketë një shkrirje mekanike, por burimet njerëzore në administratë do të testohen për të mbajtur më të mirët. "Burimet njerëzore janë të nevojshme. Nga pikëpamja e cilësisë së tyre, bazuar në ligjin ...

Kadri Veseli merr 62 vota, për të dytën herë zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Posted: 07 Sep 2017 05:52 AM PDT

Kadri Veseli për të dytën herë zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës. 62 deputetë kanë votuar pro votimit të Veselit për Kryeparlamentar, ndërsa kundër tij kanë votuar 52. Në këto momente në votim janë hedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës  

Gati plani i përbashkët ballkanik për investimet e huaja, ja 6 pikat kryesore

Posted: 07 Sep 2017 05:49 AM PDT

Gjashtë vendet e Ballkanit në kuadër të planit të përbashkët për integrimin rajonal kanë përfunduar draftin për bashkëpunim në fushën e investimeve. Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, drafti për investimet mbulon gjashtë fusha. 1-Kuadrin ligjor specifik për IHD; 2- Pranimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për investimet; 3- Lehtësimi i klimës së biznesit; 4- Harmonizimi i regjimit ...

Firmoset Memorandumi: Hekurudha greko-bullgare, Tsipras marrëveshje me Borisov në Kavala të Greqisë

Posted: 07 Sep 2017 05:44 AM PDT

Gjatë nënshkrimit të një memorandumi dje në Kavala të Greqisë, nga kryeministrat e Greqisë dhe Bullgarisë, për ndërtimin e një linje hekurudhore midis dy vendeve, Ruѕо-Varna-Burgaѕ-Alekѕandruрolіѕ-Kavala-Ѕelanіku, Alexis Tsipras dhe Bojko Borisov kanë theksuar se, vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, mirëqenies, lënies pas të zërave të së kaluarës dhe përçarjes, mund të ketë paqe në Ballkan, në këtë rajon ...

Vlorë, shkrumbohet një automjet përgjatë Lungomares

Posted: 07 Sep 2017 05:26 AM PDT

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së enjte në qytetin e Vlorës, në një bllok pallatesh përgjatë shëtitores së Lungomares.  Bëhet fjalë për një automjet tip "Mercedes", që nga verifikimet e para ka rezultuar në pronësi të shtetasit me inicialet F.D. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, kur drejtuesi ...

Kosovë, zhbllokohet situata politike. Serbët i marrin bujqësinë Pacollit

Posted: 07 Sep 2017 05:22 AM PDT

Pas 6 përpjekjeve të dështuara për ta përmbyllur më në fund seancën konstituive të Parlamentit të Kosovës, u vendos që Kuvendi të mblidhej sërish me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij si të vetmen pikë të rendit të ditës. Por, nga ora 11:00 e paradites kur ishte caktuar zhvillimi i saj, u shty për ...

LSI, Kryemadhi mbledh grupin: Integrimi në rrezik, do jetë prioriteti ynë

Posted: 07 Sep 2017 05:18 AM PDT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka drejtuar këtë të enjte mbledhjen e parë të grupit parlamentar, gjatë të cilës ka paraqitur programin që do të ndjekë kjo parti gjatë legjislaturës së re. Prioriteti numër 1 i LSI-së, siç ka thënë dhe vetë Kryemadhi, do të jetë integrimi europian, një projekt ky që ...

Mbledhja e Kuvendit, demokratët refuzojnë drejtimin e seancës

Posted: 07 Sep 2017 05:13 AM PDT

Tre deputetë demokratë kanë refuzuar të drejtojnë seancën e parë të legjislaturës së re të shtunën e 9 shtatorit. Ashtu si 4 vjet më parë, edhe këtë herë deputeti demokrat Sali Berisha ka refuzuar të jetë ai drejtuesi i kësaj seance të parë ashtu siç e parashikon neni 1 i rregullores së Kuvendit, që deputeti ...

Plagosja në Burrel, policia arreston dy persona

Posted: 07 Sep 2017 05:10 AM PDT

Uniformat blu kanë zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në Burrel ku mbeti i palgosur një 33-vjeçar. Në pranga kanë rënë dy persona dhe janë shpallur në kërkim dhe pesë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në lagjen "Partizani" të B urrelit, pranë një lokali, ku ka ndodhur një konflikt fizik. Gjatë këtij konflikti janë përdorur ...