“Kapet 4 ton drogë në Itali, policia publikon fotot e 3 shqiptareve të arrestuar” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Kapet 4 ton drogë në Itali, policia publikon fotot e 3 shqiptareve të arrestuar” plus 9 more Lajmi i Fundit


Kapet 4 ton drogë në Itali, policia publikon fotot e 3 shqiptareve të arrestuar

Posted: 07 Sep 2017 08:41 AM PDT

Policia italiane publikon fotot e tre shqiptarëve të arrestuar një ditë më parë në Itali pas kapjes se 4 tonëve drogë.
Dalin të tjera detaje pas kapjes së 4 tonëve drogë në brigjet italiane dhe arrestimin e 3 shqiptarëve.

Policia e vendit fqinj ka publikuar fotot e tre shqiptarëve të arrestuar brenda jahtit me flamurin e SHBA i mbushur me 4 tonë marijuaë. Ata janë M. F., 54 vjeç, V. E., 28 vjeç dhe M. E., 26 vjeç.

Tre të arrestuarit kanë hyrë në territorin malazez ditën e hënë. Sipas policisë, edhe jahti dyshohet të jetë nisur po nga Mali i Zi i mbushur me drogë vlera e së cilës përllogaritet mbi 20 milionë euro.

Sipas policisë shqiptare, jahti nuk ka shkelur në ujëra shqiptare, edhe pse mediat italiane pohojnë të kundërtën, ndërsa hetimet janë fokusuar mbi origjinën e drogës.

Pak ditë më parë, policia italiane sekustroi edhe 2.3 tonë kanabis që sapo ishte shkarkuar nga një gomone oqeanike e cila
humbi gjurmët në ujrat malazeze dhe ato kroate.

The post Kapet 4 ton drogë në Itali, policia publikon fotot e 3 shqiptareve të arrestuar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ambasada e SHBA ka një mesazh të rëndësishëm për vizat turistike

Posted: 07 Sep 2017 08:28 AM PDT

Ambasada amerikane vazhdon te jape mesazhe me instruksione te rendesishme per vizat.

Nëse keni vendosur të aplikoni për një vizë turistike amerikane duhet të njiheni me njoftimin e ambasadës.

Nëse deri dje u janë dashur një "mal" me dokumente sot ju duhet vetëm pasaporta dhe formulari i aplikimit.

The post Ambasada e SHBA ka një mesazh të rëndësishëm për vizat turistike appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Çfarë po ndodh ? Ambasadorët “pushtojnë” Kryeministrinë

Posted: 07 Sep 2017 08:24 AM PDT

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Tiranë kanë zhvilluar një vizitë në Kryeministri.

Mësohet se ambasadorët janë parë në godinën e Kryeministrisë por ende nuk dihen arsyet.

Kjo vizitë vjen dy ditë para seancës konstituive, në një kohë që ditën e nesërme janë parashikuar edhe mbledhjet e grupeve parlamentare PS dhe PD.

Kujtojmë se tre ditë më parë Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka folur rreth qeverisë së re, më e vogël në ministri duke u shprehur e paqartë lidhur me mekanizmat e bashkërendimit të BE, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit, shkruan balkanweb

"Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim", tha Vlahutin.

The post Çfarë po ndodh ? Ambasadorët "pushtojnë" Kryeministrinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kadri Veseli (ri)zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Posted: 07 Sep 2017 08:24 AM PDT

Parlamenti i Kosovës zgjodhi kryetarin dhe kryesinë, pas një ngërçi politik të krijuar tash e gati tre muaj, që nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mori 62 vota nga 114 deputetë sa ishin prezent në sallë. Kundër Veselit, votuan 52 deputetë të lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët ka kohë që kundërshtonin që Kadri Veseli të jetë edhe një mandat kryetar i Kuvendit.

Veseli “arkitekt i kapjes së shtetit”

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, tha se “Kadri Veseli së bashku me Presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, janë arkitektë të kapjes së shtetit" dhe kjo është arsyeja që, sipas tij, Vetëvendosje së bashku me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bojkotuan fjalimin e parë të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendi të Kosovës.
Kadri Veseli, në fjalimin e tij të parë, u zotua se “zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të jetë e hapur për secilën parti politike. Dallimet politike nuk mund të justifikojnë bllokimin e shtetit. Kuvendi duhet të kthehet nga vend i inateve personale në miratim ligjesh për zhvillim të vendit", tha Kadri Veseli.

Qeveria votohet të shtunën
Veseli bëri të ditur se ditën e shtunë do të mbahet seanca e radhës e Parlamentit të Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e Kosovës me kandidatin e koalicionit PAN-AKR, për kryeministër, Ramush Haradinaj. Mbështetjen për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, e dhanë edhe deputetët e listës “Srpska", mirëpo këta të fundit megjithëse tashmë zyrtarisht janë pjesë e koalicionit PAN-AKR, thanë se vendimi për mbështetjen edhe të qeverisë së Kosovës me kryeministër Ramush Haradinaj, duhet të merret pas konsultimeve me Beogradin zyrtarë.
“Në lidhje me formimin e Qeverisë së Kosovës ne do të vendosim pasi që do të konsultohemi me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq", tha pas seancës deputeti serb Igor Simiq.
Në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe procedurave parlamentare, koalicioni PAN-AKR dhe pakicat duhet të emrojë kandidatin e përbashkët për formimin e Qeverisë së re. Kandidati i tyre është Ramush Haradinaj, i cili zyrtarisht duhet të marrë edhe miratimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Më pas Haradinaj duhet të paraqesë përbërjen e qeverisë dhe programin qeverisës, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi./DW

The post Kadri Veseli (ri)zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Presidenti Hashim Thaci mandaton Ramush Haradinajn për kryeministër

Posted: 07 Sep 2017 08:22 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një dekreti e ka caktuar Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë se re.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në 'Facebook'.

"Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë", ka shkruar Presidenti në Facebook'.

Pritet, qe seanca për votimin e Qeverisë Haradinaj të mbahet të shtunën pasdite.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sot është rizgjedhur në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i presidentit:

Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion.

The post Presidenti Hashim Thaci mandaton Ramush Haradinajn për kryeministër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Zbulohet data, ja kur e nisin shkollën studentët

Posted: 07 Sep 2017 08:17 AM PDT

Ministria Arsimit ka publikuar datën që do të nisë mësimi në universitet, dhe i bie e hëna e tretë e muajit tetor.

Bëhet e ditur se studentët e rinj në Bachelor dhe Master do të ulen në auditorë vetëm pasi të ketë përfunduar regjistrimi i plotë i studentëve në raundin e dytë, ndryshe nga çfarë ndodhi vitin e kaluar.

Kështu, periudha e regjistrimeve për ata që fitojnë në raundin pasues është nga data 1-14 tetor, ndërsa dy ditë më pas nis viti i ri akademik 2017-2018.

The post Zbulohet data, ja kur e nisin shkollën studentët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Qarkullonte me armë “në brez”, arrestohet 23-vjecari në Burrel

Posted: 07 Sep 2017 08:08 AM PDT

Një 23 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia në Burrel, në kuadër të masave për goditjen e grupeve kriminale si dhe kapjen e personave në kërkim.

Në pranga përfundoi Leonard Kolaveri, 23 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas duke qarkulluar në qytet me motoçikletë mbante me vete armë zjarri Pistoletë pa leje.

The post Qarkullonte me armë “në brez”, arrestohet 23-vjecari në Burrel appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Goditet grupi i drogës në Athinë, koka e bandës shtetas shqiptar

Posted: 07 Sep 2017 07:35 AM PDT

Disa ditë pas kapjes së një ngarkese të madhe me heroinë në Athine, mediat greke zbulojnë detaje të reja për bandën shqiptaro-greke.

Për çudi, të 5 të arrestuarit, tre shqiptare e dy greke janë të gjithë pjesëtarë të komunitetit rom. Drejtuesi i grupit kriminal është një 47-vjecar shqiptar me emrin Xhoni, ndërkohë që pjese e bandës është edhe 27-vjeçari shqiptar me emrin Maradona.

Ai u tha policive se këtë emër ia kishte vënë i ati, pasi ishte fans i futbollistit të madh argjentinas. Policia greke arrestoi dhe një shqiptare 39-vjec dhe dy greke 19 dhe 41-vjec. Ata kishin ngritur në zonën ku jeton komunitetit rom në Athine, pikërisht në Nea Zoni Aspropirgo, një laborator të përpunimit të heroinës. Policia greke zhvilloi një operacion të mirëorganizuar ku përdori edhe dron për monitorimin e lëvizjeve te të dyshuarve, shkruan 'BalkanWeb'.
Aty gjeti dhe sekuestroi 23 kg heroine, 38.8 gram marijuane, 16.5 kg përzierës dhe disa ngjitëse ku shkruhej "Selanik" dhe "Larisa" te cilat do vendoseshin mbi pakot me droge ne baze te destinacionit. Sipas policisë greke, droga vinte nga Turqia ndërkohë qe shpërndahej me pas ne Selanik, Larisa e Patra e ndoshta dhe ne Europen Perëndimore. Sipas policisë greke, kjo baze konsiderohet si një nga me kryesoret në Ballkan.

The post Goditet grupi i drogës në Athinë, koka e bandës shtetas shqiptar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Zuckerberg këshillon të gjithë, ja 23 librat që duhet ti lexoni me patjetër

Posted: 07 Sep 2017 07:15 AM PDT

Mark Zuckerberg ka një mison të vetëm: të lidhë njerëzit në mbarë botën.

Për këtë arsye ai lançoi vitin e kaluar klubin e librit me qendër në Facebook, me një listë leximi që fokusohet në "kultura, besime, histori dhe teknologji të ndryshme. "Edhe pse lindja e vajzës së tij, Max, e pengoi të realizonte qëllimin e tij për të lexuar një libër çdo 2 javë, ai e mbylli vitin me 23 tituj për klubin e tij të librit "A Year of Books".

Ja cilat janë librat që Mark Zuckerberg mendon se të gjithë duhet ti lexojnë:1. 'The Muqaddimah' nga Ibn Khaldun2. 'The Neë Jim Croë' nga Michelle Alexander3. 'Ëhy Nations Fail' nga Daron Acemoglu dhe James A. Robinson4. 'The Rational Optimist' nga Matt Ridley5. 'Portfolios of the Poor' nga Daryl Collins, Jonathan Morduch, Stuart Rutherford dhe Orlanda Ruthven6. 'Ëorld Order' nga Henry Kissinger7. 'The Varieties of Religious Experience' nga Ëilliam James8. 'Creativity, Inc.' nga Ed Catmull9. 'Sapiens' nga Yuval Noah Harari10. 'The Structure of Scientific Revolutions' nga Thomas S. Kuhn11. 'Dealing ëith China' nga Henry M. Paulson Jr.12. 'The Beginning of Infinity' nga David Deutsch13. 'The Better Angels of Our Nature' nga Steven Pinker14. 'Genome' nga Matt Ridley15. 'The End of Poëer' nga Moisés Naím16. 'On Immunity' nga Eula Biss17. 'The Idea Factory' nga Jon Gertner18. 'The Three-Body Problem' nga Cixin Liu19. 'Gang Leader for a Day' nga Sudhir Venkatesh20. 'The Player of Games' nga Iain M. Banks21. 'Orëell's Revenge' nga Peter Huber22. 'Energy: A Beginner's Guide' nga Vaclav Smil23. 'Rational Ritual' nga Michael Suk-Young Chëe

The post Zuckerberg këshillon të gjithë, ja 23 librat që duhet ti lexoni me patjetër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Skandali në Himarë/ Të dislokuar prej 9 vitesh, radarët nuk identifikojnë gomonet dhe skafet

Posted: 07 Sep 2017 07:06 AM PDT

Radarët e dislokuar prej 9 vitesh në Himarë nuk arrijnë të identifikojnë në det mjetet lundruese si gomone apo skaf.

Prej 3 vitesh në këtë qendër nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike, ç'ka vështirëson edhe më shumë punën e këtyre radarëve.
Edhe pse radarët janë instaluar në vendin prej vitit 2009 dhe ndihmë kryesore për këtë kanë dhënë vendet anëtare të NATO-s, përsëri funksionimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

Qendra Ndërinstitucionale Detare e Radareve që ndodhet në Himarë, prej 3 vitesh nuk ka furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Ky fakt bëhet i ditur nga burime kofidenciale, që thanë se prej kohësh një raport i hollësishëm qëndron edhe në pikën kufitare dhe të migracionit.
Një fakt tjetër interesant është se këta radarë nuk arrijnë të kapin mjetet e vogla lundruese si gomone apo skaf. Të vetmet mjete që mund të identifikojnë janë, tragetet dhe peshkarexhat.
Ndër të tjera, thuhet në raportin e rojës bregdetare, kur jepej sinjali nga qendra ndërinstitucionale për praninë e një mjeti lundrues në det, shpeshherë Delta Forca ndiqte dijet e saj detare, pasi saktësia e radarit lë shumë për të dëshiruar.
Institucionet pjesëmarrëse tek qendra e radarëve në Himarë janë Roja bregdetare, Policia kufitare, Drejtoria e përgjithshme e Doganave, drejtoria e Peshkimit dhe drejtoria kombëtare e bregdetit.
Për mosfurnizimin e rregullt të radarëve me energji elektrike, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm teknik,m Dritan Demiraj. Sipas tij, në një rast vërtet shqetësues, sinjali i radarëve është fikur gjatë një operacioni antidrogë të policisë dhe mjetet lundruese munden ti shpëtonin ndjekjes nga roja bregdetare.
Një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako denoncoi mosfunksionimin e radarëve, gjë që sipas tij pengonte punën e policisë. Por ishte i menjëhershëm reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes e cila e përgënjeshtroi këtë fakt.
/AbcNews

The post Skandali në Himarë/ Të dislokuar prej 9 vitesh, radarët nuk identifikojnë gomonet dhe skafet appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.