Lajmi.net: “Shqipëri, pas të nxehtit tropikal vendi përfshihet nga reshjet e shiut” plus 8 more |
- Shqipëri, pas të nxehtit tropikal vendi përfshihet nga reshjet e shiut
- Kroacia gëzon tifozët për ndeshjen me Kosovën
- Kroaci-Kosovë, kush ishte në tribunën vip? (FOTO)
- Japonia në alarmin: Koreja e Veriut e kreu testin e gjashtë bërthamor
- E pabesueshme çfarë ndodhi në “Bernabeu” për Piquen (VIDEO)
- Java vendimtare për krijimin e institucioneve
- Pesë gjëra që gratë e forta emocionalisht nuk i bëjnë kurrë
- Rashica-Modric, çfarë ndodhi pas ndeshjes? (FOTO)
- Moti sot me vranësira të dendura dhe reshje të shiut
| Shqipëri, pas të nxehtit tropikal vendi përfshihet nga reshjet e shiut Posted: 03 Sep 2017 12:02 AM PDT ![]() Pasditja do të fuqizojë vranësirat dhe shirat kryesisht në zonat qendrore ndërsa shira më të dobët do të ketë në veri dhe jug të vendit. Mbrëmja sjell stabilizim gradual të kushteve atmosferike në vend por vranësira kalimtare do të ketë herë pas here deri mëngjesin pasardhës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2- 3°C në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të zbresë 30°C.Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë./albeu/ |
| Kroacia gëzon tifozët për ndeshjen me Kosovën Posted: 02 Sep 2017 11:55 PM PDT ![]() E gjithë kjo si pasojë e të reshurave të mëdha atmosferike, ku gjyqtarët e takimit dhe delegati i UEFA-s ka vendos që të ndërpritet ndeshja e vlefshme për botërorin "Rusia 2018". Por, Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) ka bërë me dije se të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm në stadiumin 'Maksimir' biletat do t'iu rimbursohen. Sot do të merret vendimi final për datën e vazhdimit të ndeshjes. |
| Kroaci-Kosovë, kush ishte në tribunën vip? (FOTO) Posted: 02 Sep 2017 11:44 PM PDT |
| Japonia në alarmin: Koreja e Veriut e kreu testin e gjashtë bërthamor Posted: 02 Sep 2017 11:40 PM PDT ![]() "Pas analizimit të të dhënave të afruara nga Agjencia japoneze e Meteorologjisë, Qeveria e Japonisë doli në përfundimin se Koreja e Veriut ka kryer një test bërthamor," – deklaroi Ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Japonia dhe Koreja e Jugut janë duke mbledhur dhe analizuar të dhënat për të konfirmuar detajet e testit, të cilat Shinzo Abe tha se nuk mund të tolerohen. "Nëse Koreja e Veriut me të vërtetë ka kryer një test bërthamor, ne absolutisht nk do ta tolerojmë dhe do të protestojmë fort. Ne do të mbledhim Këshillin e Sigurimit Kombëtar që ta analizojmë informacionin," tha Abe në transmetim direkt televiziv direkt para njoftimit të Kono. Ndërsa, Koreja e Jugut është duke e mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar incidentin, të kryer nga Presidenti Moon Jae-in, sipas zyrës së Presidencës së Koresë së Jugut, përcjell Syri.net. Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregoi se një shpërthim shkaktoi një dridhje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit. |
| E pabesueshme çfarë ndodhi në “Bernabeu” për Piquen (VIDEO) Posted: 02 Sep 2017 11:24 PM PDT |
| Java vendimtare për krijimin e institucioneve Posted: 02 Sep 2017 11:23 PM PDT ![]() Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se kjo mund të ndodhë pasi ka pasur reflektim të një spektri politik parlamentar. "Java që po vjen dhe reflektimi pozitiv i një pjese të spektrit politik parlamentar, besojmë që do të jetë me zhvillime pozitive në kuptim të bërjes së institucioneve të reja", ka thënë deputeti i AAK-së. Lekaj ka deklaruar se disa parti duke aluduar në VV-në dhe LDK-në e kanë shfrytëzuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke vonuar sipas tij qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë. Ndërkohë, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ditë më parë ka paralajmëruar se deputetet e LAA nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës deri në sqarimin e situatës se si do të zgjidhet kryetari e më pas shefi i qeverisë. Por të shtunën, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që deputetët e LDK-së të mos marrin pjesë në vazhdimin e seancës. Madje ia ka kërkuar që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja. Sipas Veliut, qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, se nuk do ta votojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit e që është Kadri Veseli. Ndërkaq, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i ka kritikuar për papjekuri dhe mungesë guximi liderët politikë dhe deputetët, të cilët po e zvarrisin konstituimin e Kuvendit. Të pandershme, Daci e ka quajtur kërkesën e Vetëvendosjes që koalicioni PAN ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me një kandidat tjetër nga ky koalicion. Përveç një takimi që ka pasur ndërmjet LDK dhe VV-së për një bashkëqeverisje të mundshme, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka akuzuar rëndë zyrtar të kësaj lëvizjeje se kanë ardhur në pushtet me dhunë duke i bërë përgjegjës për të gjitha sulmet që i janë bërë atij dhe familjes së tij. Sipas analistit Artan Muhaxhiri, këto akuza të Mustafës drejtuar VV-së e pamundësojnë bashkimin e tyre për ta formuar Qeverinë. Muhaxhiri nuk e sheh si opsion të mundshëm as shkuarjen në zgjedhje, pasi që thotë se akuzat e rënda të kryeministrit në detyrë Isa Mustafa ndaj VV-së, në një mënyrë i hapin rrugë edhe PAN-it që ta kërkojë një aleancë me AKR-në për të krijuar një Qeveri të re. Por një bashkim të LDK me VV nuk po e përjashton analisti tjetër Ramush Tahiri. Sipas tij, pavarësisht akuzave të Mustafës ndaj VV-së, LDK-në dhe Vetëvendosjen i bashkon platforma kundër PDK-së. Ai madje ka shtuar se një qeverisje LDK-VV ka përparësi pasi që në këtë mënyrë arrihet shumica shqiptare në Kuvendin e Kosovës./RTK/. |
| Pesë gjëra që gratë e forta emocionalisht nuk i bëjnë kurrë Posted: 02 Sep 2017 11:15 PM PDT ![]() Niveli i guximit është i barabartë vetëm me nivelin e pasionit, teksa në të njëjtën kohë ruajnë një sens të fuqishëm humori. Janë gratë e forta emocionalisht që motivojnë pjesën tjetër dhe që shfaqen si zëra të ndryshimit. Ja pesë gjëra që gratë e forta emocionalisht nuk i bëjnë kurrë. Ato nuk jepen para fikës Cilësia themelore e një gruaje emocionalisht të fortë është padyshim: mungesa e frikës. Kjo do të thotë të mos kesh frikë të provosh diçka dhe të dështosh. Gratë janë perfeksioniste. U pëlqen të sigurohen se do të kenë sukses, që para se të provojnë diçka, kështu që e shmangin kërcënimin e dështimit dhe nuk zgjaten për gjëra të reja. Megjithatë, ky lloj të menduari duhet të përmbyset. Gratë e forta shkojnë pas gjërave që i frikësojnë. Jini të guximshme dhe të patrembura, kështu që edhe nëse dështoni, të jeni në gjendje të shkoni përpara. Ato nuk tërhiqen para sfidave Që në moshë të re, grave u kërkohet të rrijnë mënjanë dhe të veprojnë pasivisht. U kërkohet të presin që t'i ftojnë, në vend që të bëjnë një hap përpara dhe të bashkohen. Megjithatë, gratë e forta emocionalisht janë ato që u dalin përballë sfidave. Ato e kapërcejnë perceptimin "Nuk jam e ftuar" dhe vazhdojnë përpara, shkojnë në takime ku njerëzit ndoshta do të thonë jo, dhe mësojnë prej atyre eksperiencave. Ato nuk krahasohen me të tjerat Gratë e forta emocionalisht janë frymëzimi i vetvetes. Nuk ka asnjë arsye që të mos jenë njësoj të mira, në mos më të mira se cilado tjetër. Secila është unike dhe askush tjetër nuk mund të jetë si ato. Dhe këto, gratë e forta emocionalisht e dijnë mirë, shkruan bota.al. Kjo i bën unike dhe speciale. Ato nuk e masin vlerën e tyre, me opinionin që të tjerët kanë për to Grave të forta emocionalisht as nuk u bëhet vonë për atë që të tjerët mendojnë për to, sepse ato i jetojnë jetët e tyre ashtu si duan vetë. Kështu që, opinioni i dikujt tjetër është i pavlerë. Ato besojnë tek vetja dhe tek ajo që bëjnë, dhe e pranojnë faktin që jo të gjithë do të besojnë në këtë gjë. Ato nuk e humbasin pasionin Është shumë gjë e mirë të jesh pasionante… Askush nuk duhet të veprojë si robot. Një gjë që i frymëzon dhe motivon njerëzit, është kur jeni sa më të vërteta. Dhe emocionet janë reale. Gratë e forta emocionalisht e dinë që nëse janë pasionante, të tjerët do i ndjekin. Sepse pasioni është si energjia që mban në lëvizje një grua të fortë emocionalisht. |
| Rashica-Modric, çfarë ndodhi pas ndeshjes? (FOTO) Posted: 02 Sep 2017 11:15 PM PDT |
| Moti sot me vranësira të dendura dhe reshje të shiut Posted: 02 Sep 2017 10:56 PM PDT ![]() Sipas IHMK-së, gjatë vikendit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa "Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius", njofton IHMK. Derisa të shtunën janë regjistruar temperaturat maksimale deri 32 gradë Celsius, të dielën maksimalet do të ulen për 10 gradë Celsius. "Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s", njofton IHMK. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |














