“Konfiskohen 135 kilogramë drogë në Bibaj të Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press |
- Konfiskohen 135 kilogramë drogë në Bibaj të Ferizajt
- Decertifikohen 4 kandidatë nga Ferizaj për zgjedhjet lokale
- Të rinjtë shqiptar që jetojnë në Amerikë ndihmojnë nxënësit e Ferizajt
- Kështu ‘lufton’ Milot Llalloshi me guan e tij (Foto)
- Shtyhet seanca për gazin lotsjellës, gjykata paralajmëron urdhërarrest për Kurtin dhe Kadajn
- Sapuni i thjeshtë apo antibakterial më i mirë për fëmijët?
- Soda eliminon dhjamin tek barku, kofshët dhe krahu
- Mos i injoroni kërcitjet e dhëmbëve tek fëmijët në gjumë, mund ta kenë këtë sëmundje
- Ja si u mashtruat me serialin ‘Karasevda’ (Video)
- “Zot të lutem më bëj televizor”, eseja prekëse e nxënësit në shkollë
| Konfiskohen 135 kilogramë drogë në Bibaj të Ferizajt Posted: 13 Sep 2017 09:25 AM PDT Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksion të gjerë të zhvilluar në rajonin e Ferizajt, ka konfiskuar rreth 135 kilogramë narkotikë. Në një konferencë për shtyp, zyrtarë të lartë të policisë thanë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, dy prej të dilëve janë ndalur si të dyshuar. "Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj -Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollimit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihanë. Janë konfiskuar 40 dyer dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike", ka thënë Reshat Murseli. Policia tha se droga kishte ardhur në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa destinacioni ishte Zvicra. Të dyshuarit janë nga komuna e Vitisë. |
| Decertifikohen 4 kandidatë nga Ferizaj për zgjedhjet lokale Posted: 13 Sep 2017 09:22 AM PDT Ferizaj.13.09.2017. Gjoba në trafik për kandidatin e parë dhe procesi gjyqësor për kandidatin e dytë, ka bërë që Lulzim Grainca nga PDK-ja dhe Fejzullah Behluli nga AAK-ja, të decertifikohen nga e drejta që të jenë kandidatë për asamble komunale në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përfaqësues të këtyre dy subjekteve në këtë komunë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor e quajnë të padrejtë dhe absurd. "Ne kemi marrë një njoftim nga Komisoni Qendror Zgjedhor për decertifikimin e një kandidati në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka të bëjë me një gjobë në trafik nga Gjykata Themelore e Lipjanit, kandidati është ankuar në PZAP, pritet që të merret vendimi nga PZAP-ja, deri të premtën është afati i fundit për të marrë vendimin dhe posa ta merr vendimin PZAP-ja, PDK e ka të drejtën e zëvendësimit të kandidatit për zgjedhjet lokale 2017, ne nuk kemi ndonjë vlerësim për këtë çështje, është hera e parë që aplikohet ligji për zgjedhjet që do të thotë se çdo kandidat që është i dënuar në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të jetë kandidat për zgjedhje, dihet që për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka pasur një vendim të tillë nga KQZ-ja, ndoshta për një të ardhme është e mirë kjo çështje sepse çdo kandidat i cili aplikon për t'u zgjedhur duhet të ketë parasysh që këto vendime do të jenë edhe në të ardhmen me siguri të njejta", tha Gazmend Bytyqi nga PDK, dega në Ferizaj. "Kemi të bëjmë me një rast të një individi që është ndarë me grua para tri viteve dhe ka pasur një proces gjyqësor dhe për shkak të procesit gjyqësor të ndarjes me bashkëshorten iu pamundësohet me qenë në listë, besoj që është jashtëzakonisht absurde, por megjithatë ata e kanë drejtu ligjin në bazë të asaj që ata e shohin ligjin edhe pse është e padrejtë për një vepër të përfunduar që nuk mund të quhet vepër kriminale me iu pa mundësu dikujt me qenë në lista zgjedhore, kjo nuk ka ndodhë deri në këto zgjedhje, në këto zgjedhje ka fillu me u apliku, por është mirë të shqyrtohet ligji dhe vërtetë të përfshijë individë me elemente kriminale që t'u pamundësohet marrja pjesë në proceset zgjedhore, secili nga ne mund të ketë probleme të tilla si në komunikacion, familje apo me individë të caktuar përfundon në gjykatë dhe tani të pamundësohet, besoj që nuk është e drejtë, megjithatë është çështje e ligjit dhe ne duhet ta përfillim", tha Xhavit Zariqi, kryetar i AAK-së në Ferizaj. KQZ ka decertifikuar edhe dy kandidatë për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj. Përfaqësues të këtij subjekti refuzuan të prononcohen për këtë çështje, por thanë se kandidatët e tyre janë larguar nga lista për shkak të gjobave në trafik. Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, nuk është decertifikuar asnjë kandidat, transmeton Televizioni Tema. |
| Të rinjtë shqiptar që jetojnë në Amerikë ndihmojnë nxënësit e Ferizajt Posted: 13 Sep 2017 08:35 AM PDT Ferizaj.13.09.2017. Të rinjë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare që jetojnë në Amerikë: Zamane Bodini, Atdhe Gashi, Ardi Baftiri dhe Lendita Hoxha, anëtare të organizatës “Classmates,forever,Inc.” dje bashk me mësuesen ferizajase Blerina Hoxha kanë shpërdarë falas mjete shkollore për nxënësit e 5 shkollave të fshatrave të Komunës së Ferizajt.
|
| Kështu ‘lufton’ Milot Llalloshi me guan e tij (Foto) Posted: 13 Sep 2017 02:53 AM PDT Milot Llalloshi I njohur për publikun si vëllai i Edona Llalloshit ata së bashku sjellën disa këngë së bashku të cilat u shëndërruan në hite edhe pse ka kohë ai nuk ka sjellë ndonjë këngë ai vazhdon të merret me jetën artistike, shkruan Kosovarja. Miloti në prillin e vitit të kaluar i dha fund beqarisë me Erxhinën, dhe në janar të këtij viti ai u bë baba I një djali të cilin e pagëzuan me emrin Priam. Me emocion këtë lajm e pritën e gjithë familja Llalloshi. Edona ishte e para ajo që bëri publik një fotografi të vogëlushit duke I uruar mirëseardhje në këtë jetë. E Priami I cili dita ditës veç sa behët dhe më I bukur, ai tashmë është tetë muajsh dhe në këto faza fëmijët sa vijnë e behën dhe më të këndshëm. Gjithë vëmendjen dhe dashurin vogëlushi e ka nga familja Llalloshi pasi edhe vetë Miloti është djalë i vetëm. Por si duket prindërit e Priamit bëjnë 'luftë' ne mes vete dhe kjo është arsyeja se pse. Nëpërmjet këtyre dy fotografive mund të kuptojmë se si çifti aq këndshëm paraqesin dashurin për të birin se cili e ka më zotëri. |
| Shtyhet seanca për gazin lotsjellës, gjykata paralajmëron urdhërarrest për Kurtin dhe Kadajn Posted: 13 Sep 2017 02:45 AM PDT Është shtyrë seanca ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve. Shkas është bërë mungesa e Kurtit dhe të akuzuarës tjetër, Donika Kadaj. Pos tyre, për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend, të akuzuar në këtë rast janë edhe Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, që kanë qenë të pranishëm në seancë, raporton KTV. Kryetari i trupit gjykues ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Albin Kurtin, Donika Kadajn dhe të dëmtuarën Flora Brovina, duke paralajmëruar se pas kësaj do të lëshojë urdhërarrest për ta. "Është hera e fundit që do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim", ka thënë gjyqtari Beqir Kalludra. Në seancë të pranishëm kanë qenë 4 dëshmitarë, deputetët e PDK-së Blerta Deliu Kodra dhe Bekim Haxhiu si dhe dy punëtore të administratës. Seanca është shtyrë për muajin tetor, çka është kundërshtuar nga deputetët e VV-së për shkak të fushatës për zgjedhje lokale. |
| Sapuni i thjeshtë apo antibakterial më i mirë për fëmijët? Posted: 13 Sep 2017 02:00 AM PDT Triclosan që gjendet në sapunet antibakteriale, është ndaluar në një shtet të SHBA-së. Hulumtimet tregojnë se përdorimi i sapunit antibakterial ndryshon përbërjen dhe popullatën e bakterieve në lëkurë, kjo në fakt mund të nxit më shumë shqetësime shëndetësore – në veçanti te fëmijët. "Në një farë mënyre, përmes marketingut ose keqinformimit, ne jemi mësuar të besojmë se në qoftë se ne shpëtojm prej baktereve, ne do të përmirësojmë jetën dhe shëndetin tonë," thotë Dr. Martin Blaser, drejtor i Programit të Mikrobiomeve Njerëzore në Universitetin e Nju Jorkut . "Në fakt, e kundërta është ndoshta e vërtetë. Te fëmijët, sapunet antibakteriale mund të pengojnë zhvillimin dhe rritjen e nevojshme të sistemit imunitar. "Fëmijëria e hershme është një kohë kritike për të ndërtuar imunitetin", thotë Blaser. "Ka shumë dëshmi se bakteret janë pjesë e zhvillimit të imunitetit." Ai shpjegon se ne jetojmë në një botë me baktere dhe shumica e tyre janë neutrale ose të dobishme për ne; shumë pak janë të dëmshme. Një studim u bë me 1000 familje dhe u ndan në dy grupe: njëri grup ka përdorur për pastrim sapun antibakterial; tjetri grup, sapun të thjeshtë. "Në bazë të shpeshtësisë së infeksioneve dhe sëmundjeve, nuk kemi gjetur absolutisht asnjë ndryshim në mes përdorimit të sapunit antibakterial dhe sapunit të zakonshëm," thotë Dr. Elaine Larson, bashkë-autor i studimit dhe drejtor i Qendrës për Kërkime Ndërdisiplinore mbi Rezistencën e Antimikorbikëve në Universitetin e Kolumbisë. Në fakt, Dr. Allison Aiello, një epidemiolog në Fakultetin Gilling për Shëndet Publik në Universitetin e Karolinës, tha që triclosan – një substancë kimike që gjendet në sapunet antibakteriale – në fakt mund të ndikoj në forcimin e disa baktere dhe nëanën tjetër të mbysë të tjerët. Kjo nuk është ende plotësisht e argumentuar, por kjo e ka çuar tashmë shtetin e Minesotas në SHBA për të ndaluar triclosanin nga produktet për pastrim dhe përkujdesje personale. "Ne jemi duke parë një numër më të madh mikrobeve që janë rezistent në antibiotik gjatë periudhave kur këto produkte me triclosan kanë qenë rreth e rrotull", thotë Aiello. Rëndësia e pastrimit nuk është te sapuni, por te lëvizjet fërkuese, thotë Larson. Lëvizjet fërkuese shkëputin mikrobet nga duart tuaja ose nga ndonjë sipërfaqe tjetër e lëkurës. "Ideja se sapuni vret mikrobet është një keqkuptim. Sapuni vetëm ju ndihmon gjatë pastrimit të largoni mikrobet, " thotë ajo. "Fërkimi është më i rëndësishëm." Kjo nuk do të thotë se pastrimi me substanca antimikrobike është i parëndësishëm, thonë ekspertët. Veçanti është e rëndësishme për personelin mjekësorë dhe njerëzit që kanë sistemin imunitar të dobësuar. |
| Soda eliminon dhjamin tek barku, kofshët dhe krahu Posted: 13 Sep 2017 01:55 AM PDT Soda eliminon dhjamin tek barku, kofshët dhe krahu. Që të funksionojë duhet ta përgatisni vetëm kështu! Soda bikarbon është padyshim përbërësi më i zakonshëm i përdorur, për shkak të përfitimeve të shumta që ka. Në këtë artikull, ju mund të zbuloni sesi të përshpejtoni proçesin e humbjes së peshës për të arritur qëllimin tuaj edhe më shpejt. Nuk është e vështirë. Sekreti është që të përfshini pak sodë buke në dietën tuaj. Këtu është 1 recetë e lehtë që ju mund ta vini në zbatim që nga ky moment: Sodë bikarbon me lëng limoni Përbërësit: Udhëzime: |
| Mos i injoroni kërcitjet e dhëmbëve tek fëmijët në gjumë, mund ta kenë këtë sëmundje Posted: 13 Sep 2017 01:51 AM PDT Mos i injoroni kërcitjet e dhëmbëve tek fëmijët në gjumë, mund ta kenë këtë sëmundje Njihet ndryshe si bruksizëm fenomeni i kërcitjes së dhëmbëve në gjumë nga fëmija, dhe madje edhe fenomeni i shtrëngimit të dhëmbeve si një mënyrë për të shkarkuar tensionin që është mbledhur tek fëmija. Ky është një shtrëngim i pavullnetshëm i muskujve që kanë lidhje me përtypjen dhe tek fëmijët adoleshentë mund të jetë një sinjal që do t'ju tregojë se fëmija mund të jetë viktimë e bullizmit, pra mos e injoroni. Studimi në lidhje me fenomenin Studimi u krye nga "Oral health foundation" dhe u publikua më pas në "Journal of oral rehabilitation", të cilët e kryen studimin tek disa adoleshentë në Brazil. 65% e tyre kishin episode të bruksizmit dhe madje ishin edhe viktima të bullizmit, ndërsa pjesa tjetër nuk kishin episode të asnjërës prej tyre. Bruksizmi është i përhapur tek shumë fëmijë, dhe sipas ekspertëve ky fenomen lidhet me një situatë që shkakton stres dhe ankth, duke bërë që fëmija të ketë një gjumë jo të qetë, për t'u zgjuar më pas edhe me dhimbje koke. Fëmija e kryen kërcitjen në mënyrë të pavullnetshme. Shpesh nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur por është një fenomen shumë i përhapur dhe personat që vuajnë prej tij janë edhe shumë të mbyllur, pra nuk arrijnë të shprehin emocionet e veta. Kjo do të jetë si një mënyrë për të shkarkuar tensionet e ditës dhe në rastet më ekstreme do të jetë shenjë e bulizmit./pernenat.al/ |
| Ja si u mashtruat me serialin ‘Karasevda’ (Video) Posted: 13 Sep 2017 01:37 AM PDT Edhe në industrinë më të madhe të filmit 'Hollywood' bëhen gabime gjatë xhirimeve të filmave. Mirëpo, kjo është e rrallë dhe vështirë se mund të vërehen nga shikuesit, përcjell ORAinfo. Nuk mund të mos ndodh në industri që kanë më pak financa dhe rrjedhimisht më pak profesionistë si në montazh, ashtu edhe në aspekte tjera të filmit. Një insdustri e tillë është edhe ajo e serialeve turke, që për publikun shqiptar është njëra prej industrive më të shikuara e njëkohësisht edhe të besuara. Në serialin 'Kara sevda' janë bërë gabime të shumta, që disa nga rrjetet sociale po i publikojnë tani pas mbarimit të tij. Të shumta janë skenat e improvizimeve të aksidenteve që dështojnë, të tilla kanë ndodhur edhe në këtë serial, në dy nga skenat ku luajnë Zeynep dhe Kemal. Për më shumë shikoni videot e mëposhtme të cilat i tregojnë gabimet e tyre amatere./ORAinfo/
|
| “Zot të lutem më bëj televizor”, eseja prekëse e nxënësit në shkollë Posted: 12 Sep 2017 03:39 PM PDT Nxënësve në një shkollë fillore iu kërkua të shkruanin një ese për atë që ata do të dëshironin që Zoti të bënte për ta. Në fund të ditës, ndërsa vlerësonte esetë, një mësuese lexonte një që e emocionoi shumë. Burri i saj, i cili sapo kishte mbërritur në shtëpi, e pa duke qarë dhe e pyeti: "Çfarë ka ndodhur?" Ajo u përgjigj: "Lexo këtë, është një nga esetë e nxënësve të shkollës sime". "Oh Zot, sonte po të kërkoj diçka shumë të veçantë. Më bëj në një televizor. Dua të zë vendin e tij dhe të jetoj si televizori në shtëpinë time. Të kem tim të veçantë dhe të kem familjen time përreth meje. Dua të merrem seriozisht kur flas. Dua të jem qendra e vëmendjes dhe të dëgjohem, pa ndërprerje apo pyetje. Dua të marr të njëjtin kujdes të veçantë, si televizori, edhe kur nuk punon. Të kem shoqërinë e babait tim kur të vijë në shtëpi nga puna, madje edhe kur është i lodhur. Dhe dua që nëna ime të më kërkojë kur është e trishtuar dhe e mërzitur, në vend që të më injorojë. Dua që vëllezërit e mi të luftojnë për të qenë me mua. Dua të ndiej se familja e lë gjithçka mënjanë, herë pas here, vetëm për të kaluar disa orë me mua. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, sigurohuni që unë të mund t'i bëj të gjithë të lumtur dhe t'i argëtoj. Zot unë nuk të kërkoj shumë. Unë vetëm dua të jetoj si një televizor". Në atë moment burri tha: "O zot, i gjori fëmijë, çfarë prindër të tmerrshëm!". Gruaja e pa drejt e në sy dhe i tha: "Kjo ese është e djalit tonë!" |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









