INSAJDERI: “Qeveria Haradinaj “implikohet” në krizën e Koresë Veriore” plus 19 more |
- Qeveria Haradinaj “implikohet” në krizën e Koresë Veriore
- Vizitën e parë Pacolli si Ministër i Jashtëm e bën në Shqipëri
- Vllaznia e Pozhoranit shkakton befasi, mposht kampionin
- Prishtina ndalet në Drenicë
- Si u helmuan 11 persona sot në një qebaptore në Mitrovicë
- Lëvizja Vetëvendosja paralajmëron protesta
- Ministri i ri i Shëndetësisë tregon se çfare shkaktoi katër vdekjet e dyshimta në QKUK
- Zafir Berisha i përgjigjet ofertës së LDK-së e Vetëvendosjes
- Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Nuk ka pasur gabime nga stafi
- Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur
- Gjermania fillon dëbimin e azilkërkuesve
- Veseli flet fjalë të mira për PDK-në në Prizren
- Kryeministri turk uron Haradinaj
- Agjencia franceze, reportazh për shkollimin në Kosovë
- Matoshi mbron shefin e tij pozicionohet kundër ish-kolegëve
- Humb jetën 52 vjeçari pasi u përplas nga treni
- Arsenali luan të enjten pa 7 lojtarë kryesor
- Hapat që duhet t’i ndjek Qeveria e re për ta rinegociuar demarkacionin
- 22-vjeçarja që u vra nga nëna kishte për t’u martuar të hënën
- “Kalkulimet e AAK-së dhe Nismës” ia humbën AAK-së një deputetë
| Qeveria Haradinaj “implikohet” në krizën e Koresë Veriore Posted: 13 Sep 2017 09:55 AM PDT Qeveria e Republikës së Kosovës i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë, njofton kumtesa nga Kryeministria e vendit. Sipas kumtesës, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Në fund të kumtesës theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës rreshtohet përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike. The post Qeveria Haradinaj “implikohet” në krizën e Koresë Veriore appeared first on INSAJDERI. |
| Vizitën e parë Pacolli si Ministër i Jashtëm e bën në Shqipëri Posted: 13 Sep 2017 09:50 AM PDT Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli do të takohet në takime të ndara me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Pacolli arriti të futej në Qeverinë Haradinaj pasi i dha mbështetje koalicionit PAN për të marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës. The post Vizitën e parë Pacolli si Ministër i Jashtëm e bën në Shqipëri appeared first on INSAJDERI. |
| Vllaznia e Pozhoranit shkakton befasi, mposht kampionin Posted: 13 Sep 2017 09:44 AM PDT Skuadra e posa inkuadruar në kategorinë e parë në Ligën e Kosovës në Futboll, Vllaznia e Pozhoranit ka shkaktuar befasinë e javës duke e mposhtur kampionin aktual, Trepçen '89 me rezultat 2 me 1. Vllaznia kalojë në epërsi në minutën e 25 me golin e shënuar nga Murati, në minutën e 44 rezultati u barazua rezultati me golin e Brojas. Por kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me këtë rezultat në minutat shtesë të pjesës së parë Alidemaj realizoj golin e dytë për Vllaznin i cili doli të jetë edhe goli i fitoren dhe pikëve të para të skuadrës së tij./Insajderi.com The post Vllaznia e Pozhoranit shkakton befasi, mposht kampionin appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 13 Sep 2017 09:36 AM PDT Drenica dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës. Ekipet barazuan me rezultatin 1 me 1 me dy golat e shënuar në dhjetë minutat e fundit. Në minutën e 83-të, Bozhoviq kaloi Prishtinën në epërsi, ndërsa në fund realizoi Genc Hamiti duke barazuar gjithçka. Tani Prishtina ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Drenica ka katër. The post Prishtina ndalet në Drenicë appeared first on INSAJDERI. |
| Si u helmuan 11 persona sot në një qebaptore në Mitrovicë Posted: 13 Sep 2017 09:30 AM PDT 11 persona janë helmuar në mesditën e sotme, në një restorant të ushqimeve të shpejta në qytetin e Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë së Kosovës, ku është bërë e ditur që të helmuarit ku përfshihen dhe nxënës të moshës 15 vjeçare, janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës. Tutje policia ka bërë të ditur se është intervistuar pronari i restorantit ku janë ushqyer të rinjtë të cilët kanë pësuar helmime, ndërsa rreth këtij rasti janë duke u marr prokuroria, transmeton Klan Kosova. Të helmuarit i takojnë moshës 23 më i vjetri e deri tek më i riu 15 vjeçar. The post Si u helmuan 11 persona sot në një qebaptore në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI. |
| Lëvizja Vetëvendosja paralajmëron protesta Posted: 13 Sep 2017 09:22 AM PDT Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka paralajmëruar protesta ndaj qeverisë. Në Express të KTV-së ajo ka lutur qytetarët që kanë vendosur të ikin nga vendi që të qëndrojnë në Kosovë dhe që së shpejti të bashkohen në shesh në protesta. "Kërkoj nga ata që po ikin të mos e bëjnë një gjë të tillë, por të na bashkohen së shpejti në shesh, aty ku do të mblidhemi për të protestuar", ka thënë ajo. Kadaj-Bujupi ka ritheksuar se qytetarët nuk janë të kënaqur me udhëheqjen dhe këtë, sipas saj, e dëshmoi rezultati i zgjedhjeve qendrore në të cilën si parti Vetëvendosje doli e para. The post Lëvizja Vetëvendosja paralajmëron protesta appeared first on INSAJDERI. |
| Ministri i ri i Shëndetësisë tregon se çfare shkaktoi katër vdekjet e dyshimta në QKUK Posted: 13 Sep 2017 09:18 AM PDT Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, duke komentuar rastet e vdekjeve të dyshimta në QKUK tha në emisionin Imazh në RTK se kemi të bëjmë me raste të dyshimta që ka pasur të bëjë n ë disa salla të operacionit. Sipas tij, pista kryesore e dyshimit është përdorimi i një gazi, i cili ka sjellë deri të dy vdekje në QKUK. "Deri më tani s'kemi përfundime zyrtare, por kemi reagime të madh të të gjithë akterëve. Kemi disa dyshime, por vetëm në suaza të dyshimit, ku dyshohet se ka qenë një gazë i veçantë i cili është përdorur në disa raste, jo në oksigjen, që ka mundur të sjell komplikime, por që është përdorur në disa salla të operacionit, por në të gjitha rastet nuk ka pasur komplikime, por komplikimet kanë ndodhur në dy raste që kanë ndodhur edhe vdekjet. "Pista kryesore e dyshimit pra është ai gaz. Kemi progres gjatë ditës së sotme, ku inspektorët tanë na kanë sjellë një raport preliminar, ku thuhet se kemi të bëjmë me një kompani që nuk është e licencuar për këtë punë, e cila është e licencuar vetëm për importimin e gazit, por që e kanë bërë edhe prodhimin e gazit", ka thënë ministrin Ismjali në RTK . Ai ka thënë se problemi nuk ka qenë tek faktori njeri. por dyshime ka tek materialet furnizuese. "Do marr vendime të drejta jo të ngutshme, nuk do bëj vendime pa fakte. Kur ti kem faktet do të marr vendime pa kurrfarë dyshimi. Natën që vizituam QKUK-në ne kishim një informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrur të gjitha akterët për t'u marr me këtë çështje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim por edhe ndërrojnë jetë, deri më tani raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK-së nuk ka pas", ka thënë Ismaili gjatë emisionit në RTK. Tutje ministri i ri ka theksuar se është ai që do t'ia gjej ilaçin shëndetësisë pasi ka vullnet të mjaftueshëm politik. "Është një dikaster që duhet munduar për t'ia dëshmuar qytetarëve se ne mund të punojmë dhe të sjellim ndryshime. Do të japim llogaridhënie, besoj se mjekët janë të gatshëm për llogaridhënie", tha ai. The post Ministri i ri i Shëndetësisë tregon se çfare shkaktoi katër vdekjet e dyshimta në QKUK appeared first on INSAJDERI. |
| Zafir Berisha i përgjigjet ofertës së LDK-së e Vetëvendosjes Posted: 13 Sep 2017 09:10 AM PDT Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka folur rreth ofertës që i është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Vetëvendosja, që t'u bashkohet atyre në rast të eliminimit nga gara për shkak të vendimit të KQZ-së. Berisha tha se ai e llogarit veten ende në garë. "Unë e llogaris vetën ende në garë, sa bëra ankesë në PZAP, rreth vendimit politik të KQZ-së, dhe i ndikuar nga Klani Pronto", u shpreh Berisha. Ai tregoi më tej për hapat që do t'i marrë pas vendimit të KQZ-së. "Kur t'i shtjerri të gjitha mundësitë ligjore, do të filloj të mendoj për planin B", tha ai për Gazetën Blic. Ndërsa gjatë ditës së djeshme, KQZ ka marrë vendim që t'i decertifoj disa kandidatë për kryetar komune dhe disa asamblist, ndër ta edhe deputeti Berisha. Berisha ka një dënim prej 140 euro për shkak të kyçjes në energjinë elektrike në mënyrë ilegale. Pas këtij vendimi të KQZ-së, kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku i ka bërë ftesë publike Berishës për t'u bërë bashkë në zgjedhjet lokale.
The post Zafir Berisha i përgjigjet ofertës së LDK-së e Vetëvendosjes appeared first on INSAJDERI. |
| Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Nuk ka pasur gabime nga stafi Posted: 13 Sep 2017 09:06 AM PDT Lidhur me tri vdekjet e dyshimta të cilat ndodhën ditën më parë në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ende nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur. Ai ka thënë se problemi nuk ka qenë tek faktori njeri. por dyshime ka tek materialet furnizuese. "Do marr vendime të drejta jo të ngutshme, nuk do bëj vendime pa fakte. Kur ti kem faktet do të marr vendime pa kurrfarë dyshimi. Natën që vizituam QKUK-në ne kishim një informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrur të gjitha akterët për t'u marr me këtë çështje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim por edhe ndërrojnë jetë, deri më tani raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK-së nuk ka pas", ka thënë Ismaili gjatë një emisioni në Televizionin Publik. The post Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Nuk ka pasur gabime nga stafi appeared first on INSAJDERI. |
| Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur Posted: 13 Sep 2017 09:00 AM PDT Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srdan Darmanovic ka thënë se për vendin e tij tema e demarkacionit është e mbyllur. Ai ka thënë se Podgorica beson në kapacitetin e institucioneve dhe se do të pres me durim zgjidhjen e kufirit me Kosovën. Gjatë një debati me titullin "Ora e qytetarëve", Darmanović ka thënë se sa i përket demarkacionit ,Mali i Zi, nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe këtë të sotmen. "Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s'kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllur dhe nuk do t'i kthehemi më. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën" ka thënë ai, shkruan Expers. Reagimet nga Mali i Zi vijnë pas vendimit të Kryeministrit Haradinaj për të shkarkuar Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit në krye me Murat Mehën. Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë –çështjen e Prevllakës, por, sipas tij, një marrëveshje e përkohshme është duke funksionuar shumë mirë. "Ne duam të zgjidhim këtë me rrugë bilaterale, nëse nuk shkojmë në mekanizma ndërkombëtarë që janë të njohur. Duhet t'u besojmë mekanizmave të së drejtës ndërkombëtarë. Kjo çështje nuk do t'i cenojë raportet tona" ka thënë Dermanovic duke iu referuar kontestit me Kroacinë.
The post Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur appeared first on INSAJDERI. |
| Gjermania fillon dëbimin e azilkërkuesve Posted: 13 Sep 2017 08:55 AM PDT Gjermania ka dëbuar për në Afganistan 8 persona, pasi që kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar. Ministri i brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann tha se të gjithë të dëbuarit ishin të dënuar për krime, dhe së paku dy prej tyre ishin të dënuar nën akuzën për përdhunim. Mohammad Asif Abbasi, përfaqësues afgan në Ministrinë për refugjatë, tha se në mesin e të dëbuarve ishin së paku tre persona që kishin kryer shkelje penale. Këto ishin dëbimet e para për Gjermaninë, pasi kjo e fundit kishte ndaluar dëbimin e avionëve për në Afganistan. Autoritetet gjermane tani po i zvogëlojnë dëbimet e tri grupe të Afganëve, atyre që dyshohen për terrorizëm, të dënuarit për krime dhe ata që refuzojnë të verifikojnë identitetin e tyre.
The post Gjermania fillon dëbimin e azilkërkuesve appeared first on INSAJDERI. |
| Veseli flet fjalë të mira për PDK-në në Prizren Posted: 13 Sep 2017 08:42 AM PDT Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë tashmë se adresa më e natyrshme dhe më e aftë për të zhvilluar Prizrenin është Partia Demokratike e Kosovës. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me strukturat e degës dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal me të cilët ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit. Veseli gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj. "Ne zotohemi se i gjithë kapaciteti ynë njerëzor e intelektual do të përqendrohet për zhvillim edhe më hovshëm ekonomik në Prizren. Qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë se nuk kanë adresë politike më besnike dhe më sigurt sesa Partia Demokratike e Kosovës", ka thënë Veseli. Ai i ftoi kandidatët për këshilltarë komunalë që të shpalosin para qytetarëve të Prizrenit platformën qeverisëse të PDK-së, e cila ai tha se është e bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Përfaqësuesit e degës së PDK-së në Prizren e kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbajtjen e premtimit për sjelljen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qytetin historik të Prizrenit. The post Veseli flet fjalë të mira për PDK-në në Prizren appeared first on INSAJDERI. |
| Kryeministri turk uron Haradinaj Posted: 13 Sep 2017 08:37 AM PDT Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga homologu i tij turk Binali Yildirim, me rastin e marrjes së postit të kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re. Në urimin e kryeministrit Yildirim thuhet se Turqia shpreson që marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë të thellohen edhe më tej. "Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë sime me ndjenjat më të përzemërta ju uroj postin e Kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re. Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje". "Me këtë rast përsëris urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla kosovarë. Uroj që të ketë shumë sukses Qeveria juaj", thuhet në telegram urimin ndaj Haradinajt.
The post Kryeministri turk uron Haradinaj appeared first on INSAJDERI. |
| Agjencia franceze, reportazh për shkollimin në Kosovë Posted: 13 Sep 2017 08:28 AM PDT Në hapësirat e ish-Jugosllavisë, e sidomos në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, nxënësit janë etnikisht të ndarë. Jo rrallë fusha e futbollit është vendi i vetëm i tyre për pak takim, shkruan AFP. "Benjamini, shqiptar i Kosovës dhe Lluka, serb i Kosovës, janë fëmijë të cilët shkojnë në shkollën e njëjtë, por takohen vetëm në fushën e futbollit. Njërin djalë e mësojnë se Kosova është e pavarur, ndërsa tjetrin se ajo është krahinë serbe", kështu AFP fillon reportazhin për shkollimin në Kosovë. Agjencia franceze transmeton deklaratën e ekspertit për arsim Dukagjin Pupovci, i cili paralajmëron se ndarjet shumëvjeçare etnike në arsim do të ndikojnë dëmshëm në shoqëri dhe do të sjellin jostabilitet, ndërsa për nxënësit serbë në Kosovë ai thotë se janë në rrezik të jetojnë jashtë realitetit. Në reportazh përshkruhet se si në periferi të Prishtinës jetojnë 400 banorë shqiptarë e serbë në fshatin Palaj të cilin serbët e quajnë Crkvena Vodica. "Atje nxënësit shqiptarë dhe serbë e ndajnë një shkollë, ndërsa emri i saj ndahet sipas përkatësisë etnike të nxënësve të cilët janë në atë shkollë. Pra në mëngjes, kur në të shkojnë më pak se 50 nxënës serbë, e quajnë "Dositej Obradovic", ndërsa pasdite kur atje mësojnë më shumë se 80 fëmijë shqiptarë, shkolla quhet "Fazli Grajqevci", vazhdon shkrimin AFP. Njëmbëdhjetë vjeçari Benjamin i thotë agjencisë franceze se në shkollë secili flet gjuhën e vet, e kur nuk e kuptojnë njëri tjetrin atëherë merren vesh me duar. Dymbëdhjetë vjeçari Lluka thotë se rrallë paraqiten problemet në mes të nxënësve, dhe kur të paraqiten, ata vetë i zgjidhin ato, nuk i thërrasin prindërit apo arsimtarët. Edhe pse shumica e prindërve të tyre i flasin të dy gjuhët, gjë që është trashëgimi prej ish-Jugosllavisë, ky nuk është rasti edhe me fëmijët e tyre – duke përmendur se Benjamini në shkollë mund të mësojë anglisht dhe frëngjisht, derisa serbët e preferojnë gjuhën ruse si gjuhë të huaj, përcjell Gazeta Metro "Ne jemi si dy trena të cilët vijnë nga drejtime të ndryshme dhe takohen vetëm shkurt në stacion", sqaron arsimtari i fizikës Sejdi Preniqi. Nxënësit shqiptarë vijnë në shkollë gjysmë ore pasi që nxënësit serb ta lëshojnë shkollën, kështu që nuk ka problem, pretendon Igor Maksimovic, drejtor i paradites i shkollës, i cili thekson se "nxënësit nuk merren me politikë", derisa agjencia franceze vëren se në korridore të shkollës nuk ka shenja kombëtare. Drejtoresha e pasdites Mevlyde Grajqevci thotë se shqiptarët punojnë me programin e vet ndërsa serbët me të vetin, kështu që nuk ka tensione.
The post Agjencia franceze, reportazh për shkollimin në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
| Matoshi mbron shefin e tij pozicionohet kundër ish-kolegëve Posted: 13 Sep 2017 08:22 AM PDT Ish-gazetari Halil Matoshi, i cili u bë pjesë e partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj (AAK), para zgjedhjeve të 11 qershorit, ka komentuar polemikat që ndodhën mes Haradinajt dhe një gazetareje, gjatë një konferencë për media. Matoshi i cili në Qeverinë 'Haradinaj' do të jetë drejtor i Zyrës për Informim, deklaroi se shefi i tij, Haradinaj, nuk ka thënë se gazetarët janë të pashkollë, por se u duhet më shumë profesionalizëm. "Në kohën kur unë kam qenë gazetar, nuk ka pasur sajime të tilla nga gazetarët. Haradinaj nuk ka thënë se gazetarët janë të pashkollë, por se u duhet më shumë profesionalizëm. Ky nuk është ofendim, meqë të gjithë kemi nevojë për më shumë shkollë. Fatkeqësisht, sajime të tilla po bëhen për hir të klikimeve", tha Matoshi për Periskopin. Ndërkohë, kryeministri Haradinaj, gjatë konferencës për media iu kundërpërgjigj një gazetareje, e cila i tha Haradinajt se Ambasada Amerikane nuk pajtohet me shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit për Demarkacion. "Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t'i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë 'nuk pajtohemi me këtë apo me atë'", ka thënë Haradinaj në konferencë. The post Matoshi mbron shefin e tij pozicionohet kundër ish-kolegëve appeared first on INSAJDERI. |
| Humb jetën 52 vjeçari pasi u përplas nga treni Posted: 13 Sep 2017 08:10 AM PDT Një 52-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në linjën hekurudhore Durrës-Vorë, pasi është goditur për vdekje nga treni. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:10, tek nënkalimi hekurudhor, kur treni ka përplasur shtetasin me inicialet F.H, banues në Sukth. Menjëherë pas përplasjes treni është ndalur dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, që kanë bërë shoqërimin e makinistit, për sqarimin e rrethanave. The post Humb jetën 52 vjeçari pasi u përplas nga treni appeared first on INSAJDERI. |
| Arsenali luan të enjten pa 7 lojtarë kryesor Posted: 13 Sep 2017 08:05 AM PDT Jemi mësuar të shohim Arsenalin në Ligën e Kampioneve, por këtë sezon kjo nuk do të ndodhë pasi "topçinjtë" e Londrës do të jenë pjesë e Europa League, eveniment të cilin do ta nisin me sfidën ndaj Këlnit. Për këtë përballje, trajneri Wenger ka vendosur të lërë pushim 7 prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës mes të cilëve janë Cech, Lacazette, Welbeck, Granit Xhaka, Ozil e Ramsey. Pritet të aktivizohet që nga minuta e parë Jack Wilshire, i cili rikthehet në fushat e lojës pas 13 muajsh. Po kështu në fushë do të jetë edhe sulmuesi Alexis Sanchez, ndërkohë që hapësira do t’u jepen edhe Mertesacker, Walcott e Giroud. Por jo vetëm kaq, sipas asaj qe publikohet ne median britanike, trajneri Wenger ka menduar që të marrë në skuadër edhe futbollistë të rinj madje edhe t’i aktivizojë ata siç është rasti i Reiss Nelsson apo Joe Willock. The post Arsenali luan të enjten pa 7 lojtarë kryesor appeared first on INSAJDERI. |
| Hapat që duhet t’i ndjek Qeveria e re për ta rinegociuar demarkacionin Posted: 13 Sep 2017 07:54 AM PDT Qeveria e re e Kosovës duhet të ndjekë disa hapa nëse është e interesuar që t'i rikthejë negociatat me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, thonë analistët politikë në Prishtinë. Zhbërja e marrëveshjes aktuale apo edhe dërgimi i saj në arbitrazh ndërkombëtar, konsiderohen si hapat e domosdoshëm që mund të ndiqen. Por, meqë bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare, sipas analistëve, në këtë proces duhet të përfshihet edhe Qeveria e Malit të Zi. Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane tha për Radion Evropa e Lirë se nëse një palë nuk është dakord për ta diskutuar sërish çështjen e kësaj marrëveshjeje, atëherë ka instanca të tjera të cilat mund të përfshihen. “Nëse Mali i Zi i ka kryer procedurat e brendshme dhe nëse ka vullnet edhe nga pala e tyre për ta ri-negociuar një tekst të tillë, atëherë është çështje tjetër, sepse vjen në shprehje vullneti i të dyja palëve. Kjo mund të ndodhë. Por, nëse pala malazeze nuk dëshiron, atëherë nuk mund të ndodhë që ne të vijmë deri te një version tjetër dhe ta ratifikojmë atë në Kuvend, pa pëlqimin e palës tjetër”, tha Ujkani. Nga ana tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Vigan Qorolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës tha për Radion Evropa e Lirë se për të shkuar përpara lidhur me çështjen e demarkacionit, Kosova ka mundësinë që fillimisht ta refuzojë në Kuvend marrëveshjen e nënshkruar me Malin e Zi në vitin 2015 dhe më pas të hapë rrugë kushtetuese dhe ligjore që të kërkojë negociata të reja me Podgoricën. “Anulimi i marrëveshjes nga ana e Kosovës do t'i hapte rrugë negociimit të një marrëveshjeje të re me Malin e Zi, sepse pa pajtimin e dy palëve nuk do të ketë mundësi të caktimit të kufijve të ri. Versioni ekzistues i komisionit Meha të refuzohet me votë, për çka qeveria Haradinaj duhet ta njoftojë zyrtarisht Malin e Zi”, tha Qorolli. Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mund të vijë në shprehje si opsion nëse institucionet e Kosovës dështojnë përfundimisht që ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin. Ujkani thotë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje shumë problematike që nuk mund të zgjidhet vetëm mes dy shteteve, Kosovës dhe Malit të Zi. Qorolli thotë se nëse çështja e demarkacionit shkon në arbitrazh, nuk mund të zgjasë shumë, pasi që palët do të caktonin kohën se kur mund të përfundonte procesi. “Çështja mund të zgjasë jo më pak se gjashtë muaj dhe jo më shumë se 12 muaj. Pasi kjo çështje të marrë epilogun, palët do të duhej ta respektojnë vendimin e arbitrazhit dhe ta zbatojnë”, tha Qorolli. Zgjidhja më e mirë, sipas analistëve do të ishte që Prishtina dhe Podgorica së bashku ta adresojnë çështjen tek arbitrazhi ndërkombëtar, nëse nuk arrijnë marrëveshje dy-palëshe. Sidoqoftë, edhe nëse nuk ka pajtim që ta dërgojnë si dy shtete çështjen në arbitrazh ndërkombëtar, mundësitë janë që vetëm njëra qeveri ta bëjë këtë. Ndryshe, Prishtina dhe Podgorica nënshkruan Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në gusht të vitit 2015, në praninë ndërkombëtare. Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe Kosova. Kjo marrëveshje më pas u shndërrua në një kusht nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri i sapo zgjedhur, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe ka emëruar ish-deputetin Shpejtim Bulliqi në krye të tij. Haradinaj dhe Bulliqi njihen si dy kundërshtuesit më të zëshëm të versionit aktual të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. The post Hapat që duhet t'i ndjek Qeveria e re për ta rinegociuar demarkacionin appeared first on INSAJDERI. |
| 22-vjeçarja që u vra nga nëna kishte për t’u martuar të hënën Posted: 13 Sep 2017 07:48 AM PDT 22 vjeçarja nga Teksas e cila u qëllua për vdekje nga nëna e saj, kishte për t'u martuar me të fejuarin e saj të hënën që shkoi. Ajo u vra barbarisht në shtëpinë e saj. Taylor Sheats u vra të premten e javës së kaluar nga nëna e saj për një zënke familjare, shkaqet e së cilës nuk dihen. Lajmi për vrasjen e 22-vjeçares nga Teksasi bëri bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Mediat thonë se ajo pati të martohej të hënën, 3 ditë pas vrasjes. Nëna, 42-vjeçarja, Christy Sheats u qëllua për vdekje nga policia pasi vrau vajzën. Vajza më e madhe dhe i dashuri i saj prej shumë vitesh kishin caktuar datën e dasmës për të hënën që shkoi, sipas të dhënave të të afërmeve të tyre në Facebook The post 22-vjeçarja që u vra nga nëna kishte për t'u martuar të hënën appeared first on INSAJDERI. |
| “Kalkulimet e AAK-së dhe Nismës” ia humbën AAK-së një deputetë Posted: 13 Sep 2017 07:42 AM PDT Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka humbur një deputet në Kuvend, pasi vetë ai është zëvendësuar me deputetin e PDK-së, Nait Hasani. Sipas legjislacionit në fuqi, deputeti që merr poste në qeveri, e humb automatikisht mandatin e deputetit. Por për këtë çështje ditë më parë kishte paralajmëruar anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj. Ai kishte fajësuar partnerët e koalicionit (PDK-Nisma) se ishin duke kalkuluar për t'ia humbasin AAK-së një deputet në tavolinë "Veç AAK i ka caktuar ministrat dy dite para seancës! Partneret tjerë, ende janë duke kalkuluar. Nuk e di se çka do te ndodhe deri ne fund, por nuk është e ndershme nëse AAK-se do t'i merret një deputet ne tavoline", kishte shkruar Nitaj katër ditë më parë. Humbje të deputetëve ka pësuar edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit, ku ky i fundit është zëvendësuar me një deputet të LDK-së. Kjo për shkak se AKR dhe LDK kanë pasur koalicion parazgjedhor dhe KQZ-ja ende e njeh si të tillë. Ndryshime ka pasur edhe te partitë tjera. Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën u zëvendësua me deputetin e PDK-së, Fadil Beka. Limaj është zëvendëskryeministër në Qeverinë Haradinaj. Por humbja e Nismës u kompensua shumë shpejt, pasi deputeti i saj Enver Hoti do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin e PDK-së, Enver Hoxhaj./Insajderi.com The post "Kalkulimet e AAK-së dhe Nismës" ia humbën AAK-së një deputetë appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





