“Kabineti i prezantuar nga Haradinaj” plus 11 more Radio Evropa e Lirë

“Kabineti i prezantuar nga Haradinaj” plus 11 more Radio Evropa e Lirë


Kabineti i prezantuar nga Haradinaj

Posted: 09 Sep 2017 10:06 AM PDT

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar emrat e kabinetit qeverisës, për të cilët ka kërkuar votat e deputetëve. Në bazë të marrëveshjes PDK, AAK, Nisma, AKR, Lista Serbe dhe pakicat jo serbe, përbërja e kabinetit duket si më poshtë: Kryeministër: Ramush Haradinaj Zëvendëskryeministra: Behgjet Pacolli (AKR), Enver Hoxhaj (PDK), Fatmir Limaj (Nisma), Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) dhe Dardan Gashi. Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës: Rrustem Berisha (AAK) Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj (AAK) Ministria e Financave: Bedri Hamza (PDK) Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili (PDK) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi (PDK) Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha (PDK) Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahiri (PDK) Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj (PDK) Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica (Nisma) Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi (Nisma) Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani (Nisma) Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka (AKR) Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj (AKR) Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi Ministria për Kthim dhe Komunitete: Delibor Jevtiq (Lista Serbe) Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Teodosijeviq (Lista Serbe) Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo (Lista Serbe) Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri (Vakat) Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar (TDP) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj prezanton emrat për kabinetin e ri

Posted: 09 Sep 2017 09:47 AM PDT

Në paraqitjen e tij para Kuvendit, Ramush Haradinaj prezantoi emrat e ministrave të kabinetit të ri qeverisës. Ai u shpreh i gatshëm të marrë përsipër udhëheqjen e Qeverisë së re, e cila do t'i ofrojë Kosovës perspektivë, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.(Video: Bujar Tërstena)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Vritet një lider fetar dhe katër policë

Posted: 09 Sep 2017 08:05 AM PDT

Zyrtarët afganë thonë se persona të panjohur e të armatosur i kanë vrarë dy vetë, përfshirë edhe shefin e këshillit fetar, Mullah Gul Mohammad Hanifyar, në provincën lindore, Kapisa. Ai ishte vrarë sot derisa po zbriste nga vetura afër shtëpisë së tij, kanë thënë zyrtarët lokalë. Hanifyar vdiq nga plagët e pësuara në rrugë për në spital. Personi tjetër i vrarë ishte një pjesëtar i sigurisë së zotit Hanifyar. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, por zyrtarët lokalë thanë se së paku tetë të dyshuar janë arrestuar për vrasjet e sotme. Për këtë rast po zhvillohen hetime. Në provincën perëndimore Farah në Afganistan, katër policë janë vrarë nga militantët, tha Mohammad Naser Mehri, zëdhënës i guvernatorit provincial. Sulmi nodhi mbrëmë derisa oficerët udhëtonin nga rajoni i trazuar, Bala Buluk, për në qytetin Farah. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm, por theksohet se militantët talibanë, që janë aktivë në Bala Buluk, shpeshherë kanë ndërmarrë sulme kundër forcave të sigurisë afgane. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spitalet në Maqedoni, me mungesë kuadri të specializuar

Posted: 09 Sep 2017 06:45 AM PDT

Pagat e ulëta, mungesa e kushteve në spitalet publike, si dhe futja e politikës në menaxhimin e spitaleve shtetërore, ka bërë që mjekët të largohen nga Maqedonia rrjedhimisht të ndihet edhe mungesa e kuadrit të specializuar, si anesteziologë, mikrobiologë, gjinekologë, etj në spitalet shtetërore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj

Posted: 09 Sep 2017 06:08 AM PDT

Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, kanë vendosur sot deputetët e kësaj liste, pas takimit me drejtorin e Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq. Në konferencën e sotme për shtyp në Beograd, është thënë se Lista Serbe do t'i udhëheq ministrinë për kthim dhe komunitete, bujqësi dhe zhvillim rural dhe për qeverisjen lokale, raporton agjencia Beta. Kjo listë, po ashtu do t'i ketë 6 ndihmësministra. "Me hyrjen në këtë qeveri, do të kemi rast të angazhohemi për programin e Listës Serbe", tha Nenad Rikallo, nga kjo listë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dobësim i uraganit Irma derisa po lëvizë nga Kuba për në Floridë

Posted: 09 Sep 2017 05:21 AM PDT

Uragani Irma është dobësuar sot dhe është kthyer në kategorinë 4, pasi e ka humbur fuqinë në rrugën e vet prej Kubës për në Floridë të Shteteve të Bashkuara. Sot herët në mëngjes, Irma ka lëvizur përgjatë Arkipelagut Kamagej, me shpejtësi të erës prej 250 kilometrave në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Uragane. Irma ishte ndërmjet kategorisë 4 dhe 5, që zakonisht është klasifikimi për stuhitë më të fuqishme. Nga ky uragan në Karaibe janë vrarë së paku 20 vetë. Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka kërkuar nga banorët në pjesën jugore të Floridës, që t'i respektojnë urdhërat për evakuim, derisa uragani Irma po u afrohet brigjeve të këtij shteti. Afro 5.6 milionë njerëzve në Floridë u është tërhequr vërejtja që të largohen nga shtëpitë e tyre. Parashikohet se kjo stuhi do të arrijë afër Floridës nesër në mëngjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Votim në OKB për K. Veriore, pavarësisht qëndrimit rus dhe kinez

Posted: 09 Sep 2017 04:43 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të premten mbrëma kanë kërkuar votim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për propozim-rezolutën amerikane, me të cilën parashihen sanksione të rënda ekonomike kundër Koresë Veriore, për shkak të testit të fundit atomik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Ushtria thotë se e ka marrë një fushë të naftës nga IS-i

Posted: 09 Sep 2017 02:18 AM PDT

 Ushtria e Sirisë thotë se së bashku me aletatët e vet, sot e ka rimarrë kontrollin në një fushë të naftës nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), afër qytetit lindor, Deir al-Zour, ka raportuar televizioni shtetëror. Forcat qeveritare, po ashtu, e kanë marrë kontrollin në një pjesë të autostradës nga Deir al-Zour e deri në qytetin al-Mayadeen, pasi militantët e Shtetit Islamik ishin tërhequr, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri. Ky avancim i forcave qeveritare do ta bllokoj mundësinë e përforcimeve të forcave të IS-it nga qyteti al-Mayadeen, që është afër kufirit me Irakun. Provinca e pasur me naftë, Deir al-Zour, aktualisht është në fokus të luftës kundër Shtetit Islamik në Siri. Këtë javë, trupat siriane, me mbështetjen e aleatëve iranianë, arritën në Deir al-Zour, duke e thyer okupimin gati trevjeçar të disa pjesëve të këtij rajoni nga ana e Shtetit Islamik. Aktualisht, forcat siriane po përpiqen të arrijnë në një bazë të afërt ajrore, që ende është e rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: 290 mijë myslimanë nga Birmania arritën në Bangladesh

Posted: 09 Sep 2017 01:51 AM PDT

Afro 290 mijë pjesëtarë të grupit mysliman, Rohingya, janë larguar nga Birmania dhe kanë arritur në Bangladesh, gjatë 15 ditëve të fundit, prej se ka shpërthyer dhuna e re, kanë njoftuar sot Kombet e Bashkuara. Zyrtarët thanë se Kombet e Bashkuara kanë gjetur më tepër pjesëtarë të këtij grupi në fshatra dhe në hapësira që ë parë nuk ishin përfshirë nga agjencitë humantiare. "Afro 290 mijë pjesëtarë të grupit Rohingya arritën në Bangladesh prej 25 gushtit", tha Joseph Tripura, zëdhënës i Agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara. Refugjatët i akuzojnë forcat e sigurisë së Birmanisë (e njohur edhe si Mianmar) dhe turmat budiste, për shkatërrimin dhe ndezjen e fshatrave të tyre. Qeveria thotë se forcat e sigurisë po përgjigjen ndaj një sulmi të muajit të kaluar kundër pikave policore nga militatët Rohingya. Raportohet se pjesëtarët e minoritetit mysliman, Rohingya, janë të diskriminuar në Mianmar, me popullatë shumicë budiste, meqë nuk u jepet shtetësia.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania e refuzon kërkesën e Polonisë për pagesën e dëmeve të luftës

Posted: 09 Sep 2017 01:16 AM PDT

Qeveria e Gjermanisë e ka refuzuar kërkesën e Polonisë për pagesën e 1 mijë miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se kjo çështje ishte zgjidhur në vitin 1953. Zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, tha mbrëmë se "Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reparacione të mëtejme të luftës". "Rrjedhimisht, kjo është është zgjidhur juridikisht dhe politikisht", tha Seibert. Sipas tij, Berlini në tërësi e kishte pranuar përgjegjësinë për "krime të papërshkruara" të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, por i kishte paguar Polonisë "reparacione të konsiderueshme për dëmet e përgjithshme të luftës". Një marrëveshje ishte nënshkruar nga liderët komunistë të Polonisë në vitin 1953, me të cilën tërhqiqeshin kërkesat e ardhshme të reparacioneve kundër Gjermanisë. Por, qeveria konservatore dhe nacionaliste e Polonisë ka argumentuar se marrëveshja ishte bërë nën urdhërat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe se ajo nuk është e vlefshme. "Sipas mendimit tim, Polonia ka të drejtë për këtë dhe shteti i Polonisë ka të drejtë ta kërkoj këtë", tha kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Seanca për Qeverinë, në pauzë

Posted: 09 Sep 2017 01:00 AM PDT

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme me të vetmen pikë në rendin e ditës - zgjedhjen e kryeministrit të ri të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga uragani Irma në Karaibe janë vrarë dhjetëra vetë

Posted: 09 Sep 2017 01:00 AM PDT

Uragani Irma, mbrëmë vonë, është cilësuar në nivelin e kategorisë së 5-të, pasi ka arritur në Kubë, ndërsa nga pasojat e tij në gjithë Karaibet, janë vrarë më se 20 vetë. Stuhia e fuqishme, Irma, është nisur kah Florida në Shtetet e Bashkuara, me shpejtësi të erërave prej 257 kilometrave në orë. Për herë të parë në disa dekada, një uragan i tillë i kategorisë së 5-të e ka goditur Kubën. Mijëra vetë në Karaibe kanë bërë përpjekje të mëdha për të gjetur strehim apo për tu larguar nga ishujt. Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka kërkuar nga banorët në pjesën jugore të Floridës, që t'i respektojnë urdhërat për evakuim, derisa uragani Irma po u afrohet brigjeve të këtij shteti. Afro 5.6 milionë njerëzve në Floridë u është tërhequr vërejtja që të largohen nga shtëpitë e tyre. Parashikohet se kjo stuhi do të arrijë afër Floridës nesër në mëngjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts: