“Jepen vendimet e banesave solidare për 38 familje përfituese” plus 9 more Ferizaj Press

“Jepen vendimet e banesave solidare për 38 familje përfituese” plus 9 more Ferizaj Press


Jepen vendimet e banesave solidare për 38 familje përfituese

Posted: 07 Sep 2017 08:10 AM PDT

Ferizaj. 07.09.2017. Me një ceremoni të organizuar sot u janë dhënë vendimet 38 familjeve ferizajase me kushte jo të mira ekonomike , të cilat ua mundësojnë shfytëzimin e përkohshëm të banesave solidare të cilat janë pronë e komunës.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa gjatë dhënies së këtyre vendimeve u ka thënë familjeve përfituese se komuna në vazhdimësi po tregon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të banimit për familjet që kanë problem me strehimin.

"Unë sot kam nderin dhe kënaqësinë që pas një pune të frytshme, të gjatë e të mundimshme për vlerësimin dhe seleksionimin e të gjithë aplikuesve për banesat solidare, që të jem pjesë e këtij akti solemn të ndarjes së vendimeve për banesat sepse këto banesa janë banesa sociale .

Sipas ligjeve tona në fuqi ato jepen me qira dhe nuk janë në pronësi të përhershme tuajën por ju do të jeni pronarë deri sa ta zgjidhni problemin e banimit, ndërsa këto banesa prapë mbeten në pronësi të komunës ndërsa është obligim dhe përkushtim i qeverisë komunale që të merret me zgjidhjen e problemeve të banimit dhe të strehimit për të gjithë ata që kanë nevojë , një problem të cilin po arrijmë ta rrumbullakojmë, sepse kemi trashëguar mbi 136 familje që kanë pasur nevojë për strehim" tha kryetari Svarqa.

Ai më tej shtoi se janë shfaqur disa telashe me disa familje uzurpatore në banesat e komunës ,por u zotua se komuna do të zbatojë ligjet me përpikmëri për krijimin e kushteve në mënyrë që banesat të jepen për familjet përfituese që kanë plotësuar kriteret ligjore.

"Unë nuk e njoh askënd prej jush personalisht, ndoshta dy a po tre veta këtu, por përjetoj këtë akt si një fitore të përbashkët sepse në këtë moment e ndjej veten si pjesë e familjeve të juaja. Ju uroj në këtë moment për marrjen e këtyre vendimeve dhe në të njëjtën kohë i thërrasim publikisht të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që në këtë kohë janë në këto banesa si uzurpatorë që të heqin dorë në mënyrë të vullnetshme që edhe ata e din se nuk janë në pronësi të tyre por që janë të komunës dhe duhet të lirohen në të kundërtën, ndonëse nuk kemi ndonjë vullnet dhe gatishmëri as dëshirë që të përballemi me qytetarët tanë përmes forcës së shtetit . Ne tregojmë që jemi të vendosur që të gjitha, ato t'i lirojmë për t'a ofruar kushtet këtyre përfituesve, një numër i këtyre pronave ndodhen edhe në konteste gjyqësore dhe shpresojmë që organet e drejtësisë t' ua njohin të drejtën komunës edhe juve si shfrytëzues të këtyre pronave" pohoi ai.
Kryetari Svarqa shpejgoi me tutje se përpjekjet e qeverisë komunale do të jenë të vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve të strehimit, qoftë me ndërtime të reja përmes partneritetit pubiko privat, qoftë përmes formave të tjera.

Ndërkaq familjet e përzgjdhura u shprehën të gëzuara që më në fund po u zgjidhet problemi i strehimit.

"Unë sa herë kam dal nga fshati im Komogllava për nevoja shëndetësore më është dashur të paguaj taksi deri në 10 euro e s' kam pas ku me i marrë, kurse tash jam gëzu shumë për banesën që më është nda afër të gjitha shërbimeve, e falënderoj shumë komunën që vërtet e ka vlerësua nevojën tonë" tha Kumrije Ukshini njërsa ndër përfitueset.

Këto foto nuk do donte t’i shihte kurrë gruaja e Lutfi Hazirit (FOTO)

Posted: 07 Sep 2017 06:28 AM PDT

Është emër i njohur për publikun shqiptar, si këngëtare e zhanrit popullor, shkruan Kosovarja.

Mirvete Bajrami, ndryshe njihet edhe si bashkëshortja e Nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, një nga çiftet më simpatike të skenës sonë politike.

Si këngëtare, ka vite prej së është shkëputur nga skena muzikore, krahasuar me vitet kur edhe kishte nisur karriera e saj. Por, pikërisht martesa me Lutfiun, është ajo që e mban në qendër të vëmendjes vazhdimisht, duke mos lënë anash gjithmonë edhe pamjen e saj me transformime të jashtëzakonshme. E këtë ndryshim e vënë në dukje imazhet të cilat kanë mbetur në arkiva, si përkujtim për lexuesit, se si dukej dikur dhe tani, Mirvete Bajrami.

Madje, me plot bindje, këto foto, Bajrami, nuk do donte t'i shihte asnjëherë. Më poshte ju sjellim disa prej tyre, e juve ju mbetet të vlerësoni, nëse është grimi profesional i kohës, apo ndërhyrjet kirugjike që e transformuan bashkëshorten e Lutfiut, deri në këtë pikë.

Më në fund Learta poston fotografinë më të bukur me djalin dhe Kushtrimin (Foto)

Posted: 07 Sep 2017 06:20 AM PDT

Mediatizimi i tepërt i familjës së Shyhretës po e detyron edhe Leartën të mos ndajë momente nga jeta private edhe me miqtë e saj në rrjete sociale, përcjell ORAinfo.

E vendimi për të mos publikuar fotografi të foshnjës së posalindur ishte një vendim i drejtë i familjes.

Por, Learta nganjëherë e thyen këtë rregullë, pasi dëshiron që fotografitë më të bukura të familjës t'i ndajë edhe me të tjerët.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi me më të voglin e saj dhe Kushtrimin, gjatë festës familjare./ORAinfo/

Pse nuk duhet të flini në aeroplan gjatë aterrimit apo nisjes

Posted: 07 Sep 2017 06:13 AM PDT

Fjetja në gjumë gjatë kohës në aeroplan ndodhë shumë shpesh.

Nevoja për të fjetur në gjumë në aeroplan mund të vjen si pasojë e lartësisë apo shtypjes, dhe ju mund të flini pavarësisht sa jo komode mund të jenë karriget, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të përpiqeni të mos flini gjatë kohës që aterroni apo kur aeroplani fillon të niset.

Gjatë këtyre fazave të fluturimit, shtypja e ajrit ndryshon në mënyrë të shpejtë dhe nëse nuk jeni të gatshëm kjo mund t'i shkaktojë dëme timpaneve të veshit.

Këtë e ka konfirmuar Angela Chalmers, farmaciste britanike, e cila njëkohësisht sugjeron që të hani çamçakëz apo të pini ujë gjatë këtyre fazave. /Telegrafi/

Zhbllokohet Kuvendi, Kadri Veseli sërish kryeparlamentar, merr 62 vota

Posted: 07 Sep 2017 05:32 AM PDT

Kadri Veseli për të dytën herë zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

62 deputetë kanë votuar pro votimit të Veselit për Kryeparlamentar, ndërsa kundër tij kanë votuar 52.
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit Xhavit Halitin.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Aida Dërgutin, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën.Të tre kanë marrë votat e nevojshme (113) për nënkryetarë të legjislativit të ri

Zgjedhja e tij në këtë post u bë pas gjashtë seancave të ndërprera, dhe pasiqë partitë e koalicionit PAN-AKR dhe ato nga komunitetet pakicë u pajtuan mbrëmë që të thirret seanca e sotme me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas konstituimit të Kuvendit, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, koalicioni PAN duhet të nominojë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re e që kandidat është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast,  Haradinaj duhet të marrë amimin  e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhet t`i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me kërkesë për thirrjen e seancës për krijimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova

Rektori Bajraktari dhe profesorë të UShAF po qëndrojnë në Ankonë të Italisë në kuadër të projektit “Euforia”

Posted: 07 Sep 2017 04:45 AM PDT

Ferizaj.07.09.2017. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me profesorët: Bujar Pira, Florit Hoxha, Flamur Salihu dhe Artan Veseli, po qëndrojnë në Ankonë të Italisë, ku po marrin pjesë në fazën e dytë të trajnimit të projektit "Euforia", i cili është pjesë e programit Erasmus+.

Në këtë fazë të trajnimit, të gjithë të pranishmit kishin për detyrë të zhvillojnë një rast studimor "Case study" të një ndërmarrjeje, ku nga ekspertët e projektit "Euforia" patën ligjërata, u njoftuan për elementet të cilat i përmban një rast studimor, si dhe për realizimin e punimit, njohuri të cilat pastaj nga profesorët, do të barten tek studentët.

Projekti "Euforia" ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëminë prodhuese – industriale.

Përmes krijimit dhe zhvillimit të lidhjeve ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, projekti synon avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, për të përmirësuar kurrikulat në përputhje me nevojat e ndërmarrjeve dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Pjesë e kësaj punëtorie janë 16 partnerë të projektit "Euforia", ndër të cilët edhe rektorë dhe profesorë nga pesë universitete publike të Kosovës dhe Kolegji Riinvest.

Komuna e vendosur në zbatimin e vendimit për rregullimin e varrezave në fshatin Balaj

Posted: 07 Sep 2017 03:49 AM PDT

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është i vendosur se punimet në rregullimin e varrezave në fshatin Balaj, do të përfundojnë brenda pak ditëve. Kështu bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Kryetari Svarqa, tha se në fshatin Balaj po zbatohet vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe i Kuvendit të Komunës, që në atë vend të jenë varrezat e qytetit të Ferizajt, ndërsa varrezat do të jenë për të gjithë konfesionet fetare si myslimane, katolike, protestante, por edhe për ateistët. U tha po ashtu se tashmë është edhe projekti ideor për rregullimin e këtyre varrezave.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shpreh se varrezat e reja në asnjë mënyrë nuk i pengojnë banorët e fshatit Balaj, sepse është larg vendbanimeve të tyre, por kjo po bëhet me qëllime të ndryshme politike dhe në kohë fushate.

E nga ana tjetër edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj, Qazim Reka, u shpreh vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i respekton edhe policia e Ferizajt. Ai tha se policia do të qëndroj aty deri sa të përfundojnë të gjitha punimet në rregullimin e varrezave.

Përkrahje këtij vendimi i dhanë edhe krerët e bashkësive fetare në Ferizajt, me ç'rast kanë theksuar nevojën urgjente për rregullimin e këtyre varrezave, sepse ne vendet ku aktualisht gjenden varrezat në Ferizaj, nuk ka hapësire të mjaftueshme.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, ku u tha se këtë vit në Ferizaj, procesi mësimor zhvillohet në dy ndërrime. Në kuadër të planeve strategjike të arsimit në komunën e Ferizajt, u tha se do të hapet edhe shkolla e mesme e edukatës fizike, pas asaj të artit figurativ. U diskutua edhe për çështjen e sigurisë në komunën u Ferizajt, ku u vlerësua e qetë dhe pa asnjë problem.

Ana e errët e domates: Mos e hani nëse vuani nga kjo sëmundje

Posted: 07 Sep 2017 02:21 AM PDT

Domatja është një ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Nëse e konsumoni atë në formë të papërpunuar kryesisht, do të përfitoni shumë vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë.

Por, domatja ka edhe anën e saj të errët, e cila shkakton efekte anësore në shëndet.

Ja cilët janë efektet negative më të mëdha të saj nëse konsumohet në një masë të madhe:

Imuniteti i imbalancuar

Elementi kryesor që gjendet në domate të freskët të papërpunuar është likopeni, një 'pigment karotenoid'. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit. Por, konsumimi i tepërt i  këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale (bakteriale, fungale dhe virale). Në të njëjtën kohë ai gjithashtu bëhet e paaftë për të riparuar dëmet ekzistuese fizike.

Shqetësime gastrointestinale

Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit  gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëmundje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë. Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të. Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t'ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.

Çrregullime të zorrëve

Përmbajtja e likopene në domate mund të shfaqë disa probleme serioze në zorrë, të tilla si sindromi i zorrës së irrituar. Ai karakterizohet nga dhimbje akute dhe nga një bezdisje e madhe. Përveç këtyre, gjithashtu mund të përjetoni disa shqetësime të tjera të vogla si gazra, fryrje barku,etj. Nëse konsumoni më shumë se 30 mg likopen në ditë, kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si vjellje, diarre etj.

Gurët në veshka

Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t'jua tresë këto komponentë. Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë e dëmshme për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj.

Nxit shfaqjen e kancerit të prostatës dhe e përkqëson gjendjen nëse jeni prekur prej tij

Studimet kanë treguar se likopenet e pranishme në farat e domateve mund të shkaktojë anomali në gjëndrën e prostatës mashkullore. Ndikimi në sistemin riprodhues është i madh, pasi kjo anomali shkakton dhimbje të forta, vështirësi në urinim etj. Ndonjëherë mund të çojë në kancer të prostatës.

Shkakton reaksione alergjike

Likopeni i tepërt mund të na japë edhe reaksione alergjike. Disa nga simptomat e alergjisë së likopenit përfshijnë kruajtje, skuqje, shtrëngim gjoks, buzë të fryra, ndjesi djegieje në sy, etj.

 

Po fillon seriali “O sa mirë”, kështu duket aktorët pas pushimeve…(FOTO)

Posted: 07 Sep 2017 01:59 AM PDT

Së shpejti do të filloi sezoni i ri i seriali vendor "O sa mirë", transmeton ORAinfo.

Këtë e ka treguar faqja zyrtare e këtij seriali në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një fotografi të aktorëve së bashku, duke paralajmëruar fillimin e sezonit.

Në foton në fjalë janë disa prej aktorëve, dhe ata pas pushimeve po duken mjaftë të relaksuar, dhe fytyra e tyre tregon se janë të gatshëm për vazhdimin e punës.

Përfudon Festivali Ndërkombëtar i Filmit FERFILM

Posted: 06 Sep 2017 02:22 PM PDT

Ferizaj.06.09.2017. Sonte ka  përfuduar Festivali Ndërkombëtar i Filmit FERFILM, i cili u mbajt nga 02 – 06 Shtator 2017 në Ferizaj.

Juria e përbërë nga: MEVLAN SARAÇI (Kosova), LYOBO YONCHEV (Bulgaria), ALINA CYRANEK (Germania) vendosi për këto rezultate:

FILMI MË I MIRË I EXPERIMENTAL

“Couplets for an Everlasting Eve” by Begoña Vicario (Spanja)

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR ANIMACION

“Round trip: MARY” by Zharko Ivanov (Maqedonia)

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR DOKUMENTAR

” Daniel” by Anastazja Dabrowska (Polonia)

FILMI MË I MIRË I GJATË DOKUMENTAR

“In the mirror” by Yulia Kantcheva (Bulgaria)

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR FIKTIV

“The children will come” by Ana Jakimska (Maqedonia)

FILMI MË I MIRË I GJATË FIKTIV

“Oh, my love” by Kole Angelovski (Maqedonia)

ÇMIMI SPECIAL I

“The garbage” by Kushtrim Asllani (Kosovo)

ÇMIMI SPECIAL II

“Comrade Sebastian” by Martin Genovski (Maqedonia)