“Institucionet thonë se uji në Ferizaj nuk është i infektuar” plus 9 more Ferizaj Press |
- Institucionet thonë se uji në Ferizaj nuk është i infektuar
- Fotografi nga shugurimi i Katedrales Shën Tereza
- Këta janë dy deputetët e PDK’së që do të zënë vendin e Haradinajt dhe Limajt
- Ambasada Amerikane uron popullin e Kosovës për shugurimin e Katedrales
- Aliu e Svarqa konsiderojnë se qeveria PAN-AKR nuk do të ketë jetëgjatësi
- Miriam Cani zbulon shtëpinë e dytë të vogëlushes Ameli (Foto)
- Pasi ta lexoni këtë, ju çdo ditë do pini lëng të turshive
- Nuk ka eksod të ri të kosovarëve!
- Ekspertët: Nuk ju shëndosh ushqimi, por ata që ju rrethojnë
- Jepini fund njollave në rroba, pa shpenzuar fare! Përdorni këtë lëng magjik dhe rrobat tuaja do të jenë si të reja
| Institucionet thonë se uji në Ferizaj nuk është i infektuar Posted: 05 Sep 2017 08:40 AM PDT Ferizaj.05.09.2017. Zërat se uji i pijes në komunën e Ferizajt është i infektuar, i mohon drejtori i kompanisë rajonale të ujit "Bifurkacioni", Nazif Asllani. Ai thotë se nga analizat e përditshme që i marrin në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj, del se uji është i pijshëm dhe nuk ka asnjë infektim në asnjë zonë të komunës së Ferizajt. "Nuk besoj se ka një informatë të tillë, se zakonisht qytetari nëse ndodhë dikund duhet me na lajmëru neve të parëve dhe ne menjëherë e lajmrojmë insitutin ose institutet që i bëjnë mostrat për çdo ditë duhet me na lajmëru neve, të paktën unë nuk kam një informatë të tillë, por nuk besoj që edhe zyrtarët në kompani kanë një informatë të tillë, mundet me ndodhë shpeshherë nëse kemi ndonjë defekt, kemi patur në rrugën "Ahmet Kaçiku" që na u ka shkaktu një dëm gjatë kohës sa një kompani kryente punimet në rrjetin e kanalizimit, ditën e parë që e kemi sanuar u kemi treguar qytetarëve që mos të pijnë ujin për një orë derisa të pastrohet, ndërsa nuk kemi pasur ndonjë shqetësim apo informatë as për zonat rurale as ato urbane, por edhe instituti është i obliguar në bazë të kontratës me na lajmëru menjëherë, uji është i sigurt, qytetarët mund ta përdorin pa problem, nuk kemi asnjë telashe", tha Nazif Asllani për Televizionin Tema. Ndërsa, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, thonë se të gjithë pacientët që kanë pranuar kanë qenë me simptoma të infeksioneve virale të sezonës dhe nuk kanë pasur ndonjë rast që ndërlidhet me infeksionin e ujit të pijes. "Në qendrën e mjekësisë familjare numër katër, që përfshinë regjionin e Sallahanës numri i pacientëve është pak ma i vogël se në qendrën kryesore dhe atë të qendrës dy, përafërsisht sillet 80 pacienta brenda ditës që kërkojnë ndihmë në këtë qendër, zakonisht vijnë me kokëdhembje, temperaturë, dhembje muskulore, ka edhe raste që vijnë me barkqitje, vjellje, por të shumtën e rasteve janë fëmijë të cilët përdorin ushqim të papastër dhe mund të vie tek barkqitja apo vjellja e cila kalon lehtë, numri i pacientëve tek ne nuk është shtu dhe sa i përket asaj që është helmu uji, stafi i kësaj qendre e konsumon këtë ujë, asnjëri prej neve nuk ka këtë simptomë që po përshkruhen, do të thotë këto simptoma nuk janë nga uji", tha Avni Neziri, specialist, transmeton Televizioni Tema. Komuna e Ferizajt furnizohet me ujë të pijes nga burimi i ujit në fshatin Pleshinë dhe Nerodime. |
| Fotografi nga shugurimi i Katedrales Shën Tereza Posted: 05 Sep 2017 08:16 AM PDT |
| Këta janë dy deputetët e PDK’së që do të zënë vendin e Haradinajt dhe Limajt Posted: 05 Sep 2017 08:16 AM PDT Kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR është Ramush Haradinaj. Si deputet i zgjedhur, Haradinaj në momentin që merr postin e kryeministrit ia liron vendin kandidatit që është në listë të pritjes me më së shumti vota. Në këtë rast Haradinajn do ta zëvendësojë Nait Hasani i cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9.578 vota. Edhe partisë Nisma për Kosovën do t'i takojë posti i zëvendëskryeministrit dhe tri ministri. Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij do ta zë po ashtu një kandidat nga PDK-ja. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fituar 9.234 vota. /Telegrafi/ |
| Ambasada Amerikane uron popullin e Kosovës për shugurimin e Katedrales Posted: 05 Sep 2017 08:16 AM PDT "Sot ishte një arritje historike për komunitetin katolik të Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Prishtinës, duke respektuar kontributin e Shën Nënë Terezës për botën", shkruan në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook. |
| Aliu e Svarqa konsiderojnë se qeveria PAN-AKR nuk do të ketë jetëgjatësi Posted: 05 Sep 2017 08:00 AM PDT Ferizaj.05.09.2017. Marrëveshja e fundit mes PAN-it dhe Aleancës Kosova e Re, nuk mbeti pa u komentuar as në Ferizaj. Liderët lokal presin që më në fund të krijohen institucionet, pavarësisht dëshirave e vlerësimeve për këtë bashkim partishë. Agim Aliu nga PDK-ja e Ferizajt, këtë marrëveshje e quajti të rëndësishme dhe në dobi të qytetarëve të vendit, duke theksuar se Kosova nuk ka kohë për të humbur. “Marrëveshja që është bërë mes PAN-it dhe AKR-së është një tregues i qartë dhe është marrëveshje që i kapërcen caqet e një marrëveshje normale politike, sepse është një marrëveshje që është bërë me kompromise të mëdha të partive fituese, por në esencë duhet vlerësuar se fundja fundit ka për qëllim zhbllokimin e jetës institucionale, pasi që Kosova është tepër e vogël me probleme të mëdha dhe nuk e ka luksin të qëndroj idiferente ndaj një grumbulli kaq të madh të problemeve”, tha Aliu. “Realisht vota ka diktuar që ky koalicion të jetë në këtë gjendje çfare ka qenë, liderët e AKR-së kanë vlerësuar në mënyrë të tillë veprimin e tyre dhe ne s'kemi asnjë rezervë ndaj tyre. Është çështje krejtësisht autonome e tyre. Unë kam prirje pozitive që të gjitha përpjekjet do të bëhen për qëllime të mira dhe më në fund ato do të shihen se çfarë reflektime do të ketë në nivel qendror, megjithatë tri blloqet që kanë qenë të krijuara në zgjedhjet nacionale kanë krijuar edhe një ngurtësim të partive të vogla politike për bisedime rreth koalicioneve të mundshme. Unë e konsideroj si një përpjekje për një shtendosje”, theksoi Svarqa. “Fatkeqësisht nuk mendoj se do të ketë jetë të gjatë, do të duhej të kishte jetë të gjatë çdo qeveri që del si rezultat i zgjedhjeve, por unë konsideroj se është larg projektit nacional për të pas një qeveri të shumicës shqiptare që nuk do të ndikohej ose kushtëzohej nga vota e përfaqësuesve të vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, megjithatë liderët që kanë marrë përsipër formimin e qeverisë e kanë vlerësuar të tillë dhe unë i respektoj”, tha Muharrem Svarqa.” “Unë mendoj se kjo qeverisje dhe ky legjislacion do të duhej që të merrej shumë shpejt me një dinamikë shumë të shpejt dhe proces kredibil të ndryshimit të legjislacionit zgjedhor, pa u bërë ndryshimet e duhuara kushtetuese, pa u ndryshuar vetë cikli zgjedhor ku do të dihet qartë mandati politik i secilit fitues të zgjedhjeve, unë mendoj se nuk do të duhej të përfundonte ky mandat, sado që është e vështirë që kjo qeverisje të shkoj në mandat të plotë për vetë faktin e mënyrës së bërjes së marrëveshjes”, tha Aliu. Agim Aliu i PDK-së dhe Muharrem Svarqa i LDK-së, mendojnë se marrëveshja e mbrëmshme mes PAN-it dhe AKR-së, është përpjekje që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja, transmeton Televizioni Tema. |
| Miriam Cani zbulon shtëpinë e dytë të vogëlushes Ameli (Foto) Posted: 05 Sep 2017 04:53 AM PDT Këngëtarja Miriam Cani ka njoftuar se do të rikthehet në skenën e talent showt 'Voice Kids'.Ky rikthim vjen pas nëj periudhe të gjatë pauze dhe përkushtimi me kohë të plotë ndaj vajzës së saj Ameli. Ndërkohë Miriami dhe Albani janë duke kaluar disa ditë pushimi në Turqi. Me anë të një postimi Miriami ka zbuluar shtëpizën e dytë të vogëlushes së saj. E ku tjetër se sa në një kënd lodrash mund të argëtohen më shumë fëmijët. 'Shtepia e saj e dyte'-shkruan Miriami krah fotos së postuar. /Gazeta Express/ ![]()
|
| Pasi ta lexoni këtë, ju çdo ditë do pini lëng të turshive Posted: 05 Sep 2017 04:47 AM PDT Lëngu i turshive është shumë i mirë për shëndetin e sidomos për personat me aktivitet të lartë fizik dhe ata që kanë vendosur të bien në peshë me stërvitje.Deri para pak kohësh, ekspertët supozonin se lëngu i turshisë ndihmonte tek ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Dhe rezultoi që ata kishin të drejtë. Më poshtë gjeni disa nga vlerat shëndetësore të lëngut të turshive. 1. Qetëson muskujtNjë studim i publikuar në Revistën Medicine Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie. 2. Ndihmon me dehidratiminShumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për tu hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nesë jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por nëse stërviteni për orë të tëra ose në temperatura të ngrohta nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme. 3. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmëNëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare. 4. Përmban plot antioksidantëLëngu i turshive ka sasi të larta vitamine C dhe E që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose që njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë nj ide e mirë. Gjithashtu vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin, shkruan portalb. 5. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjakNjë studim i publikuar në revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.
|
| Nuk ka eksod të ri të kosovarëve! Posted: 05 Sep 2017 04:05 AM PDT Raportimet e mediave se kosovarët po largohen masivisht nga vendi, për shkak të koalicionit të djeshëm ndërmjet PAN dhe AKR'së, po cilësohen si dezinformata. Ylber Çitaku, Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka thënë për Gazetën Express se me linjat e rregullta janë larguar vetëm disa udhëtarë që kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre për festën e Bajramit. Madje edhe në fotografitë e publikuara mbrëmë pas transmetimit të këtij lajmi, shihet se Stacioni i Autobusëve ka qenë i zbrazët. Ndonëse tri vjet më parë Kosova u përball me ikje masive të qytetarëve, e sidomos të të rinjve nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë, një situatë e ngjashme mohohet të jetë duke ndodhur në këtë periudhë, kur ende nuk janë formuar institucionet. Mbrëmë në emisionin "Interaktiv" të KTV'së, gazetari Xhemajl Rexha, duke komentuar disa pamje nga stacioni i autobusëve, ku shiheshin një numër jo i madh qytetarësh, ka thënë se në vend ka filluar një valë e re largimesh drejt Perëndimit. Gazetari i KTV'së, këtë "largim masiv" e ka ndërlidhur me marrëveshjen PAN-AKR, që sipas tij, ka nxitur shpërnguljen. Portali, i kompanisë Koha, madje lajmin e ka ilustruar me fotografi të vjetra, të tre viteve më parë, kur qytetarët ishin larguar masivisht. Por, e gjithë kjo, është mohuar nga Ylber Çitaku, drejtori i stacionit të autobusëve. Çitaku ka sqaruar për Gazetën Express se nuk ka gjë të vërtetë në këtë situatë, megjithatë thotë se për korrektësi, një ditë pas festës së Bajramit ka pasur diku rreth 15 udhëtarë më shumë që janë nisur për vende tjera."Unë mendoj që më shumë janë intriga sesa që mundet me pas diçka të vërtetë. Për korrektësi, një ditë pas festës se Bajramit ka pas diku rreth 15 udhëtarë kanë qenë më shumë se zakonisht, por ajo mundet me qenë që kanë qenë punëtorë që punojnë nëpër furra në Vojvodinë ose kah pjesa e Hasit, përndryshe çdo gjë ka qenë normale, nëse e kishim bo një krahasim të tille p.sh për linjën në Beograd ose Gjermani që udhëtojnë çdo dite. Atë ditë për Gjermani kanë qenë 20 autobusa vetëm të Barileves por këto janë më shume fjalë dhe dezinformata, por ne nuk kemi informacion të tillë", është shprehur Çitaku. |
| Ekspertët: Nuk ju shëndosh ushqimi, por ata që ju rrethojnë Posted: 05 Sep 2017 03:22 AM PDT E çuditshme por e vërtetë nga disa studime të fundit, që tregojnë se ata që kemi afër na shëndoshin.Susie Burrell, nutricionistja australiane ka marrë në analizë këto studime dhe thotë se jemi si njerëzit me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Susie ka arritur në këto përfundime: Miqtë "Nëse miqtë tuaj ushtrohen rregullisht dhe hanë shëndetshëm kur dilni bashkë, do të keni më shumë gjasa të mbani peshën nën kontroll, se sa me miq që hanë ushqime me pak vlera ushqyese, nuk lëvizin shumë dhe kanë peshë", thotë ajo. Miqtë thotë ajo, përpiqen të inkurajojnë njëri tjetrin të hanë ushqime që jo normalisht nuk i konsumojnë. Rekomandimi i ekspertit? Jeni të ndershëm me miqtë tuaj mbi vendimet tuaja të dietike ose ndryshoni mjedisin ku takoheni. Nëse takoheshin për dreka e darka, mjaftohuni me kafe apo një ecje në ajër të pastër. Fëmijët Burrell thotë se prindërit harrojnë veten dhe shëndetin e tyre pasi fokusohen tek shëndeti i fëmijëve. Shpesh vaktet e fëmijëve, pijet me sheqer bëhen pjesë e dietës së prindërve pasi shuan urinë pas një dite të lodhshme. "Mënyra më e mirë për të shmangur këtë duhet të siguroheni që nevojat tuaja ushqyese janë ngopur", thotë Susie. Ajo sugjeron që prindërit të hanë mëngjesin e tyre dhe të paketojnë vaktin e tyre fillimisht për mos ngrënë ushqime që nuk duhet. Më pas të bëjnë gati atë të fëmijëve. Kolegët Në fund të një dite njerëzit me të cilët kaloni kohë janë kolegët tuaj. Pra, njësoj si me miqtë jeni të rrethuar nga varietete ushqimesh, që mund ti adoptoni dhe ju. "Kombinimi i çokollatave të bamirësisë, tortat e ditëlindjeve, makineritë shitëse dhe furnizuesit e ushqimit të zyrave kanë mjaft kalori" thotë Burrell. Rekomandimi i saj për të luftuar edhe këtë është të keni një plan, të merrni drekën me vete për të mos rënë 'pre' e këtyre lloj ushqimesh. |
| Posted: 05 Sep 2017 03:15 AM PDT Për fat të keq sot, shumica e detergjentëve përgatiten shpesh nga petrokimikët, fenolet dhe aromat toksike. Me fjalë të tjera, shumë detergjentë larës janë kryesisht kancerogjenë, alergjikë dhe të dëmshëm për shëndetin tuaj. Këto kimikate kanë qenë prej kohësh të lidhur me dëmtimin e mjedisit. Shumica e njerëzve e urrejnë pastrimin e rrobave. Mund të jetë i mërzitshëm, rraskapitës dhe disa njolla thjesht nuk largohen. Është shumë e vështirë për të gjetur një detergjent të mirë që nuk kushton dhe bën mrekulli me rrobat. Por, mjaft shpenzuat para me to. Ka një përbërës që përveçse kushton shumë pak, i bën rrobat tuaj të bardha dhe iu jep aromë freskie, si pranvera. 1. Hidhni një gjysmë gotë me uthull të bardhë në rrobat tuaja para se t'i vendosni në lavatriçe. Uthulla e bardhë rrit fuqinë e detergjentit të rrobave, mbron ngjyrën e rrobave tuaja dhe zvogëlon çdo mbetje detergjenti pas larjes. 2. Ju mund të përdorni edhe pak uthull në vend të zbutësit të rrobave. Hidheni atë në ndarjen e caktuar të makinës larëse. Ajo siguron të njëjtin efekt si zbutësi. I vetmi ndryshim është se se nuk dëmton mjedisin dhe zbut rrobat. 3. Acidi që gjendet te uthulla e bardhë largon njollat e deodorantit dhe djersën nga rrobat tuaja të bardha. 4. Detergjentët në formë pluhuri lënë mbetje në rroba pas larjes dhe lëkura juaj e ndjeshme mund të acarohet. Shtoni gjysmë gotë me uthull të bardhë te rrobat tuaja për ta parandaluar këtë. 5. Besojeni apo jo, por uthulla e bardhë neutralizon erëra të pakëndshme si tymi. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






