“Administrata Trump i jep fund programit DACA” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Administrata Trump i jep fund programit DACA” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Administrata Trump i jep fund programit DACA

Posted: 05 Sep 2017 09:30 AM PDT

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur se do t'i japë fund programit që mbron imigrantët e rinj nga dëbimi. Ky program është miratuar nga administrata e ish-presidentit Barack Obama. Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions, tha se programi i njohur si DACA është një "ushtrim antikushtetues i autoritetit nga dega ekzekutive". Programi DACA ofron mbrojtje nga dëbimi për imigrantët e paligjshëm që kanë hyrë në SHBA në moshë të mitur. Sessions tha se administrata Trump po i kërkon Kongresit të gjejë një mënyrë alternative për të mbrojtur imigrantët e rinj, që kanë hyrë në SHBA ilegalisht.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dëmshpërblehen

Posted: 05 Sep 2017 09:13 AM PDT

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë marrë 100,000 euro dëmshpërblim, pasi një revistë franceze ka publikuar fotografitë e Dukeshës gjysmë të zhveshur. Gjykata në Francë ka konstatuar se fotografitë, që janë bërë derisa çifti ka qenë në pushim në qytetin Provence, pesë vjet më parë, kanë qenë shkelje e privatësisë. Gjykata po ashtu ka gjobitur stafin dhe fotografët e revistës Closer me më shumë se 100,000 euro – që është shuma maksimale e lejuar. Avokatët e Kembrixhit, megjithatë, kanë kërkuar 1.6 milion euro dëmshpërblim për Dukën dhe Dukeshën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Sanksionet e reja kundër Koresë V. janë të padobishme

Posted: 05 Sep 2017 08:37 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut janë "të padobishme". Ai tha se verikoreanët "janë të gatshëm të hanë barë, por jo të heqin dorë nga programi i tyre bërthamor". Koreja e Veriut ka kryer të dielën provën e fundit me bombë bërthamore. Shtetet e Bashkuara kanë thënë të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se do të hartojnë një rezolutë të re, për sanksione më të ashpra kundër Phenjanit. Putin po ashtu tha se rritja e "histerisë ushtarake" mund të çojë në katastrofë globale. Ai tha se diplomacia është përgjigjja e vetme. Kina, aleati kryesor i Koresë Veriore, gjithashtu ka kërkuar kthimin në negociata. Ndërkohë, ambasadori verikorean në OKB, Han Tae-song, tha se "masa e fundit vetëmbrojtëse" e vendit të tij ka qenë "dhuratë për SHBA-në". "SHBA do të marrë dhurata të tjera nga vendi im për aq kohë sa bën provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi Republikën Popullore Demokratike të Koresë", tha Han. Lexoni edhe këtë: SHBA do të mbrohet me "kapacitete bërthamore" nëse është e nevojshme

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini, optimiste për përparimin e Ballkanit kah strukturat evropiane

Posted: 05 Sep 2017 08:05 AM PDT

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se është synim i saj personal që në dy vjetët e ardhshëm të shohë përparim konkret të të gjithë Ballkanit perëndimor kah strukturat evropiane. Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, Mogherini tha se BE, para 13 vjetësh, i ka premtuar rajonit dyer të hapura dhe pranim në familjen evropiane". "Synim i imi personal është që deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian, pas dy vjetësh, të shohim përparim praktik të të gjashtë partnerëve tanë në Ballkanin perëndimor", tha Mogherini. Duke folur për dialogun për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, Mogherini pranoi se ai ka përjetuar një ngërç, por tha se tani po përparon sërish, me angazhimin e nivelit më të lartë politik të të dyjave vendeve. Ajo paralajmëroi se në periudhën e ardhshme, dialogu Kosovë-Serbi do të prodhojë rezultate pozitive.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koalicioni i gjerë përballë një opozite të fuqishme

Posted: 05 Sep 2017 07:55 AM PDT

Marrëveshja e re politike për formimin e institucioneve, e nënshkruar nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Aleancës Kosova e Re, nga analistët politikë po shihet me skepticizëm. Sidomos, vihet në dyshim nëse ky grupim i partive politike, do të mund të prodhojë një Qeveri të qëndrueshme.  Analisti Imer Mushkolaj thotë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk do ta ketë aspak të lehtë që të krijojë Qeveri të qëndrueshme dhe ta menaxhojë lehtë atë. "Është një koalicion vështirë i menaxhueshëm nga kryeministri, nëse do të zgjidhet Haradinaj, për shkak se përveç sfidave të cilat e presin, është jashtëzakonisht e vështirë që të akomodohen interesat e të gjitha partive politike në këtë koalicion. Unë besoj se do të jetë e vështirë për të menaxhuar", tha Mushkolaj. Sipas Mushkolajt, një koalicion i tillë nuk do ta ketë lehtë as kalimin e disa ligjeve dhe shtyrjen përpara të çështjeve të rëndësishme. Në Kuvend, nënvizon ai, do të ketë edhe një opozitë të fuqishme. "Kemi të bëjmë me një opozitë jashtëzakonisht të fortë të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Besoj se do të shkaktohen probleme shtesë. Pra, unë konsideroj se Haradinaj si kryeministër apo koalicioni PAN, me nënshkrimin e marrëveshje kanë arritur një fitore të Pirros, por kjo nuk do të jetë një fitore e cila do të determinojë edhe sukses", tha Mushkolaj. Edhe Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk mund të pritet se do të jetë stabile, marrë parasysh numrin e madh të partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës. "Kemi të bëjmë me një koalicion prej rreth 20 subjekteve politike, që e bënë një Qeveri shumë të fragmentuar, ku secila prej tyre do të ketë kërkesa të cila duhet të akomodohen prej partnerëve më të mëdhenj të koalicionit. Kjo e bënë një koalicion mjaft të brishtë dhe me një opozitë që është më e fortë edhe numerikisht, por edhe për kah kualiteti", tha Krasniqi. Liderët e koalicionit PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, një ditë me herët nënshkruan me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, marrëveshjen për krijimin e institucioneve të reja. Kurse, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme, për përballje me sfidat që e presin. Krasniqi thekson se pavarësisht koalicioneve partiake dhe interesave të partive politike, në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të vonohen dhe procedohen çështjet e rëndësishme. "Nëse mbizotërojnë ato politikat e inateve dhe çështjet e rëndësishme të cilat do të ishin të pranishme për shumicën e qytetarëve mund të bllokohen, marrë parasysh rolin dhe inatet që kanë qenë në skenën politike", tha Krasniqi. Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllë seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni për shkak të mungesës së votave nga koalicioni PAN. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ky koalicion e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendi. Pritet që pas lidhjes së koalicionit me AKR-në, koalicioni PAN tani të fillojë më në fund procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe më pas edhe atë te zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vakuumi institucional, një kthim prapa edhe në Raportin e Progresit

Posted: 05 Sep 2017 07:02 AM PDT

Vakuumi institucional në Kosovë do të reflektojë në gjetjet që do të publikohen në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, i cili publikohet çdo vit, thonë analistë të çështjeve të integrimeve evropiane. Komisioni Evropian publikon një herë në vit të gjeturat, që njihen si Raporti i Progresi, për vendet e Ballkanit Perëndimor, me anë të të cilit matë përparimin e këtyre vendeve drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të përmbushur kriteret. Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se në Raportin e ardhshëm të Progresit, Bashkimi Evropian pritet që veç tjerash, të nënvizojë vonesën e krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. "Shtylla e parë dhe kriteri i parë i agjendës evropiane ka të bëjë me kriterin politik dhe një prej kërkesave kryesore është funksionimi i mirëfilltë i institucioneve demokratike. Me vet faktin që ne nuk i kemi pasur këto institucione të krijuara nga qershori e këndej, pas zgjedhjeve, kjo është diçka që do të nënvizohet në Raportin e Progresit", thekson Ujkani. Të gjeturat në Raportin e ardhshëm të Progresit, shton Ujkani, pritet të vënë në pah edhe faktin se mungesa e themelimit të institucioneve ka bërë që dialogu Kosovë – Serbi, të mos e ketë trendin e njëjtë dhe të ketë vonesa në zbatimin e marrëveshjeve. Në raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian, vijon ai, mund theksohet edhe fakti që mungesa e këtyre institucioneve e ka bërë të pamundur ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirin me Mali e Zi, me çka është bllokuar edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe sfidën e përhershme të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. "Mungesa e themelimit të këtyre e institucioneve, përveç që do të përmendet si e tillë, në mënyrë indirekte do të reflekton edhe zhvillimet tjera, aspektet e tjera që ndërlidhen më funksionimin e mirëfilltë të institucioneve të Kosovës", thekson Ujkani. Në anën tjetër, Besa Shahini njohëse e integrimeve evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se Raporti i Progresit do të paraqet vërejtje në shumë nga proceset që janë nisur, por nuk kanë përfunduar. "Fakti që nuk janë realizuar çështjet që Kosova ka pasur t'i realizojë gjatë këtij viti edhe në raport më BE-në, por edhe politikat e tjera që është zotuar se do t'i bëjë do të reflektohen negativisht në Raportin e Progresit", thotë Shahini. Raporti i fundit i Progresit pati vlerësuar se me gjithë përparimet, Kosova mbetet vend që duhet të punojë më shumë për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, të gjejë gjuhë të përbashkët për marrjen e vendimeve politike në Kuvend dhe të angazhohet më shumë në reformat ekonomike dhe dialog me Serbinë. Ky raport pati ngritur shumë vërejtje për punën e institucioneve. Aty ishin ngritur shqetësime në lidhje me përplasjet e vazhdueshme në Kosovë mes të partive politike në pushtet dhe opozitë. Vërejtjet e bëra në këto raporte të progresit, thotë Shahini, nuk janë marrë seriozisht nga lidershipi në Kosovë dhe se e gjithë kjo i ka shkaktuar dëm vendit, kur kihet parasysh që kritikat që vinë nga Raporti i Progresit janë në dobi të përmirësimit të politikave në Kosovë. "Marrëdhënia Kosovë – BE, është në një stad ku Raporti i Progresit nuk po ka fare efekt kthyes në ndikimin e politikave në Kosovë, në mënyrë që ato të përmirësohen. Raporti i Progresit është shndërruar në një dokument që nuk po merret seriozisht as nga Qeveria e Kosovës, por as nga vetë BE-ja, duke pasur parasysh që Kosova nuk e ka të njëjtën perspektivë të integrimit në BE, sikurse vendet tjera në rajon", thotë Shahini. Kosova konsiderohet se përveç ngecjeve në integrimet evropiane në përgjithësi, vazhdon të mbetet e izoluar, pa liberalizimin e vizave. Ndërkohë, një nga hapat që Kosova ka bërë drejt integrimit në Bashkimin Evropian theksohet të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shugurimi i Katedrales “Shën Tereza”, me mesazhe paqeje

Posted: 05 Sep 2017 06:06 AM PDT

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, në Prishtinë është bërë shugurimi i Katedrales "Shën Nëna Terezë". Në ritin e shugurimit kanë marrë pjesë: i deleguari i posaçëm nga Vatikani kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, personalitetet udhëheqëse të Ipeshkvisë së Kosovës, përfaqësues të institucioneve të larta të shtetit dhe të jetës politike dhe publike, besimtarë të shumtë katolikë dhe qytetarë të tjerë. Delegati apostolik për Kosovën, Julis Janosh, ka lexuar dekretin me të cilin Papa Françesku e zgjodhi dhe e dërgoi si delegat personal të tij, kardinalin Ernest Simoni Troshani. "Ndër shenjtërit e ndritur, vend të posaçëm ka Shën Tereza e Kalkutës, e njohur nga të gjithë, pa dyshim për veprën e flijimit për njerëz të varfër dhe të dobët, duke u ndihmuar dhe i mbrojtur ata. Në nder të gjithë kësaj, në Prishtinë, është ndërtuar Shenjtërorja, e cila do të bashkojë jo vetëm besimtarët, për kremtime të liturgjisë së shenjtë, për marrjen e sakramenteve, por edhe për t'i lartësuar virtytet e saj dhe për ta ndjekur shembullin e saj", ka lexuar letrën e Papës Françesku, i dërguari i tij Janosh. Ai ka shtuar se tempulli i Shenjtores Nëna Terezë, nga sot do ta ketë statusin e shugurimit. Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, e ka quajtur ditë të madhe, ditën e shugurimit të Katedrales së shenjtores Nëna Terezë. "Ajo shenja e madhe që ndritë në qiell, Nëna Terezë, një grua e thjeshtë prej vendeve tona. Është ngritur prej shpirtit të shenjtë, e mbushur me dashurinë e madhe të Krishtit, bëhet shembulli dhe pasqyra, tërheqja e miliona e miliona njerëzve në botë, për ta dashur njëri-tjetrin, për ta ndihmuar njëri-tjetrin, për të pasur dhimbje për të gjithë varfrit dhe të sëmurët e botës", tha kardinali Ernest Simoni Troshani. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka falënderuar Kishën, duke thënë se para shumë dekadash, shqiptarët i dhanë një bijë të saj, ndërkaq, Kisha, vitin e kaluar i ktheu shqiptarëve një shenjtore, të cilës bashkëkombësit sot i kanë kushtuar një tempull. "Thoni eminencë e nderuar Atit të Shenjtë, që ne populli i Nënë Terezës e shuguruam altarin dhe i kushtuam këtë Kishë të shenjtës tonë. Me kushtimin e kësaj shenjtërore ne nuk duam që të mburremi para popullit tonë për asgjë. Por, përvuajtërisht, dëshirojmë t'i ofrojmë të gjithë bashkëkombësve tanë një tempull-shkollë përvujtërie, bujarie, dashurie, paqeje, pajtimi dhe vëllazërimi", ka thënë Ipeshkvi Dodë Gjergji. Ai ka shtruar se me ndërtimin dhe shugurimin e Katedrales që bartë emrin e të shenjtës Nëna Terezë, shqiptarët nuk dëshirojnë ta përvetësojnë këtë emër, por u bëjnë ftesë të gjithë popujve të rajonit dhe botës që të vijnë ta vizitojnë këtë shenjtërore dhe të miqësohen me popullin e të Shenjtës Nënës Terezë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se katedralja e të Shenjtës Nëna Terezë, është shtëpi e Zotit dhe se në traditën e popullit të Kosovës, kurrë nuk janë bërë ndarjet e kishave, xhamive, manastireve dhe teqeve. "Uroj që kjo Katedrale, sot e përjetë, të qëndroj si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, t'iu përkujtojë fëmijëve tanë dhe gjithë gjeneratave që vinë se kush ishte Shën Tereza. Rrëfimi i Shën Terezës së Prizrenit, Shkupit, Letnicës dhe Kalkutës, është rrëfimi më i rëndësishëm i historisë tonë dhe udhërrëfyes për të ardhmen", tha presidenti Thaçi. Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit. E Shenjta Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shugurohet Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë

Posted: 05 Sep 2017 05:52 AM PDT

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales "Shën Nëna Terezë", në Prishtinë. Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Nga të shtënat e 15 vjeçarit në shkollë u plagosën katër vetë

Posted: 05 Sep 2017 05:24 AM PDT

Katër vetë, një mësuese dhe tre nxënës, janë dërguar në spital pas të shtënave të një 15 vjeçari me një pushkë ajrore dhe hedhjes së një granate dore tymosëse, në një shkollë në pjesën verilindore nga Moska. Zyra e prokurorit për rajonin e Moskës ka njoftuar se nxënësi i klasës së nëntë është arrestuar pas incidentit të sotëm në qytetin Ivantejevka. Zëdhënësja e Komitetit Hetues për rajonin e Moskës, Varvara Yayeva, tha se është plagosur mësuesja e informatikës, e cila duket se ishte cak i këtij sulmi. Tre nxënësit e tjerë janë lënduar pasi kishin kërcyer nga dritaret e klasës, për shkak se ishin frikësuar për jetë. Kanë filluar hetimet lidhur me këtë sulm. Incidentet e këtij lloji janë të rralla në Rusi dhe në përgjithësi në shtetet, që dikur ishin në kuadër të ish-Bashkimit Sovjetik. Shumica e shkollave ruse e kanë filluar vitin e ri shkollor më 1 shtator. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë gati me kandidaturat për zgjedhjet lokale

Posted: 05 Sep 2017 05:17 AM PDT

Partitë politike në Maqedoni janë pranë zyrtarizimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, në të cilat pritet të zgjidhen drejtuesit e pushteteve vendore në 80 komuna dhe Shkupin, si njësi e veçantë e administrimit lokal, që në përbërjen e tij ka dhjetë komuna urbane. Nga këto komuna, 16 janë më shumicë shqiptare. Në to, pritet të zhvillohet një garë e fortë elektorale mes partive politike shqiptare, si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë, Dibër, Çair dhe komuna tjera rurale. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që aktualisht drejton shumicën e këtyre komunave, pritet që të zyrtarizojë edhe për një mandat shumicën e kryetarëve aktual, si Teuta Arifin në Tetovë, Nevzat Bejtën në Gostivar, Fatmir Deharin në Kërçovë, i cili tashmë ka publikuar kandidaturën, por nuk përjashtohet as mundësia e koalicioneve të mundshme me partitë tjera, përfshirë edhe Lidhjen Social Demokrate, me të cilën është në koalicion qeverisës. "Për momentin ende nuk janë mbyllur bisedimet, pasi afati është deri më 14 shtator. Ka sinjale për bashkëpunim. Po bisedohet dhe ne si parti jemi të hapur për koalicione, për përforcime të indit tonë, ideologjisë sonë, por për të formalizuar gjitha këto bisedime, duhet të presim edhe pak ditë, por parimisht bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv", thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Partitë tjera më të mëdha shqiptare, si Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, pritet të jenë konkurrentët më të fortë të BDI-së dhe që të hyjnë në garë sa më të përgatitura, kanë shqyrtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm. "Në këto zgjedhje do të garojmë individualisht në rrethin e parë, por me mundësi për bashkëpunim në kuadër të degëve që të mund të arrihet ndoshta një bashkëpunim edhe në raundin e parë. Ekziston vullneti i mirë që për raundin e dytë të mbështesim njëri-tjetrin, ndërsa me partitë tjera, deri më tani nuk kemi pasur bisedime konkrete", thotë Shaban Zendeli nga Lëvizja Besa. Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, njëherësh ministër i Shëndetësisë, thotë se bashkëpunimi do të jetë i mirëseardhur, para se gjithash mes partive shqiptare, meqë, sipas tij, ende nuk është koha për një gjë të tillë edhe me partitë maqedonase. "Ne e kemi lënë që për bashkëpunimin në nivelin lokal të vendosin partitë shqiptare. Kjo vlen edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa, por edhe me partitë tjera pasi mendojmë se ende është koha kur shqiptarët duhet të prezantohen nga partitë shqiptare, e jo ato maqedonase", ka deklaruar Taravari. Por, nga LSDM-ja e cila prezanton konceptin qytetar, thonë se në garë do të hyjnë edhe me kandidatë shqiptarë. "Si parti shumëetnike ne do të nominojmë kandidatë nga të gjitha bashkësitë etnike. Ne në Haraçinë të Shkupit do të kemi kandidate femër shqiptare për kryetare të Komunës. Bashkëpunim do të kemi edhe me partitë tjera të koalicionit, varësisht konceptit dhe programeve partiake për të mirën e shtetit". "Pushteti lokal është shumë i rëndësishëm për jetën e përditshme të qytetarëve, andaj edhe besoj se do të gjejmë partneritetin më të mirë të mundshëm", ka deklaruar Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë. Partia e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar një numër të madh të votave të shqiptarëve. VMRO-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka zyrtarizuar kandidatët në më shumë komuna. Kjo parti aktualisht udhëheq në mbi 50 komuna, por pas ndërrimit të pushtetit qendror pritet betejë e ashpër me LSDM-në në pushtet. Gara kryesore do të zhvillohet në Shkup, por edhe në qytete tjera më të mëdha si në Kumanovë, Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë e komuna të tjera. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Azilkërkuesi paraqitet në gjykatë i akuzuar për dhunim

Posted: 05 Sep 2017 05:07 AM PDT

Azilkërkuesi, Hussein K., që thotë se me kombësi është afgan, është paraqitur në një gjykatë në Gjermani, ku po zhvillohet proces kundër tij, lidhur me akuza për dhunim dhe vrasje. Rasti i këtij personi ka shkaktuar debat në gjithë Gjermaninë lidhur me politikën imigruese të këtij vendi. Ky person, i cili është i dyshuar për dhunim dhe vrasje të një sudenteje të mjekësisë vitin e kaluar, është paraqitur sot në gjykatë në qytetin jugperëndimor, Friburg. Vajza e vrarë, e identifikuar me emrin, Maria L., 19 vjeçare, ishte zhdukur në tetor të vitit 2016, gjatë rrugës për në shtëpinë e saj në Friburg. Trupi i saj i pajetë është gjetur më vonë n lumin Dreisam. Autoritetet thonë se i dyshuari, i arrestuar në dhjetor të vitit 2016, ishte i lidhur me këtë krim, nëpërmjet analizave ADN dhe nga pamjet në një video të incizuar afër vendit të ngjarjes. Identiteti i sakt dhe mosha e të akuzuarit janë të paqarta. Hussein K. arriti në Gjermani në vitin 2015, pa dokumente identifikimi dhe kërkoi azil si një i mitur i pa shoqëruar. Ai u pat thënë autoriteteve se i ka 17 vjet dhe se është nga Afganistani, por hetimet e bëra lidhur me këtë person nga prokurorët, indikojnë se ai i kishte së paku 22 vjet, në kohën e krimit. Pas arrestimit të rij, doli se një gjykatë greke e ka dënuar atë me 10 vjet burg për plaçkitje të një vajze 20 vjeçare, të cilën ishte përpjekur ta vrante. Ai i kishte vuajtur afro 18 muaj burg, e pastaj ishte liruar me kusht në tetor të vitit 2015 dhe ishte arratisur nga Greqia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Mund të ketë reduktim të mëtejshëm të personelit amerikan

Posted: 05 Sep 2017 04:02 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se rezervohet e drejta për të kërkuar reduktime të reja në personelin diplomatik amerikan në Rusi. Duke folur para reporterëve në samitin e vendeve anëtare të grupit BRICS në Kinë, zoti Putin tha sot se Moska do të "pres se si do të zhvillohet situata", para se të bëjë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. Mëtutje, ai i ka dënuar ato që ai i ka vlerësuar si aksione "të vrazhda dhe të paprecedente" kundër kapaciteteve diplomatike të Rusisë në Shtetet e Bashkuara. Zoti Putin tha se do ta urdhëroj Ministrinë e jashtme ruse për ta paraqitur rastin me autoritetet amerikane në gjykatë, pasi ai konsideron se janë shkelur të drejtat pronësore të Rusisë. Më parë, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Uashingtoni nuk ka ndërmarrë aksion diplomatik, që është në kundërshtim me legjislacionin, lidhur me urdhrin që Rusia t'i liroj Konsullatën në San Francisko dhe anekset biznesore në Uashington dhe Nju Jork, më 2 shtator.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bëhet shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë”

Posted: 05 Sep 2017 02:27 AM PDT

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales "Shën Nëna Terezë", në Prishtinë. Shugurimi është bërë në prani të Kardinalit, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut. Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit. Në ceremoni kanë marrë pjesë personalitete udhëheqës të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar veprën e Nënë Terezës dhe shenjtërimin e saj nga Papa Françesku. "Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin. Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj", ka shkruar Thaçi në Facebook. Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë globale ndaj dhunës kundër myslimanëve në Birmani

Posted: 05 Sep 2017 02:17 AM PDT

Janë shtuar protestat e fuqishme globale kundër dhunës ndaj myslimanëve Rohingia në Mianmar (që njihet edhe me emrin Birmani), ndërsa vendet me popullatë shumicë myslimane thonë se do të kërkojnë aksion në Kombet e Bashkuara, për shkak të raporteve se janë vrarë më se 400 pjesëtarë të këtij grupi, prej muajit të kaluar e deri tash. Irani dje ka kumtuar se dhuna, që i ka detyruar afro 90 mijë myslimanë Rohingia të largohen nga shtëpitë e tyre në Bangladeshin fqinj, paraqet "pastrim etnik". Turqia ka vlerësuar se ky është "gjenocid". Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka mbështetur thirrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për trajtimin e kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij muaji. Në një postim në rrjetin Twitter, zoti Zarif e ka kritikuar "heshtjen globale për vazhdimin e dhunës kundër myslimanëve Rohingia", dhe shtoi se "aksioni madhor ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të mëtejshëm etnik, ai nga Kombet e Bashkuara", duhet të ndërmerret. Vala aktuale e dhunës pat filluar nga një grup i kryengritësve Rohingia, që e kishin sulmuar policinë në shtetin, Rakhine, më 25 gusht. Autoritetet kanë raportuar se së paku 400 vetë janë vrarë gjatë përleshjeve që pasuan. Zyrtarët e Birmanisë i fajësojnë militantët Rohingia për ndezjen e shtëpive dhe për vrasje të civilëve, por monitoruesitt e të drejtave të njeriut dhe pjesëtarë të grupi Rohingia, thonë se ushtria e Mianmarit po përpiqet që me forcë t'i detyrojë ata të largohen, me anë të një fushate të zjarrvënieve dhe vrasjeve. Në shumë vende me popullatë shumicë myslimane janë mbajtur protesta kundër dhunës, ndërsa protesta masive janë mbajtur në Indonezi dhe në Çeçeni të Rusisë, ku mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubimet në mbështetje të myslimanëve Rohingia. Minsitri i jashtëm pakistanez, Khawaja Muhammad Asif, ka shprehur "shqetësim të thellë" për "raportet për rritjen e vrasjeve dhe zhvdendosjen e detyrueshme të myslimanëve Rohingia" dhe ka kërkuar nga autoritetet në Mianmar të zhvillojnë hetime për masakrat e dyshuara. "Kriza humanitare duhet të ndalet menjëherë", tha presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, derisa e ka dërguar ministrin e tij të Jashtëm për takim me liderët e Birmanisë. Punonjësitë e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se 87 mijë refugjatë kanë kaluar në Bangladesh nga Birmania, shumica prej tyre të plagosur, duke i mbushur spitalet dhe ngarkuar agjencitë humanitare. Maldivet kanë shpallur ndërprerje të të gjitha lidhjeve tregtare me Birmaninë "derisa Qeveria në Mianmar të ndërmarr masa për parandalimin e mizorive që po bëhen kundër myslimanëve Rohingia", ka njoftuar Ministria e Jashtme e këtij vendi. Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, po ashtu, i ka bërë thirrje lideres civile në Birmani, Aung San Suu Kyi, për ta dënuar dhunën kundër myslimanëve Rohingia në këtë vend, duke thënë se "bota pret" ta dëgjoj këtë nga ajo. Suu Kyi ishte po ashtu, fituese e Çmimit Nobel për Paqe. "Më duhet përsëri ta dënoj këtë trajtim tragjik dhe të turpshëm", ka shkruar Malala në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se "ende po pres që kolegia ime, e cila e ka fituar Çmimin Nobel, Aung San Suu Kyi, ta bëjë të njëjtën gjë". Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Anifah Aman, po ashtu, e ka dënuar heshtjen e zonjës Suu Kyi, ndërsa disa kritikë të saj i kanë bërë thirrje Komitetit të Nobelit që ta tërheq vendimin për Çmimin Nobel që i ishte asaj. Mbrojtësit e zonjës Suu Kyi, e cila dikur ishte e burgosur politike e regjimit ushtarak në Mianmar, thonë se ajo ka mundësi të kufizuara për ta kontrolluar ushtrinë. Por, kritikët e saj thonë se ajo është në mesin e pak njerëzve me autoritet moral dhe me mundësi të madhe që të ndikojë në këtë situatë. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Janë akuzuar pesë vetë për vrasje të myslimanëve

Posted: 05 Sep 2017 01:26 AM PDT

Prokurorë në Serbi i kanë akuzuar pesë persona për torturë dhe vrasje të 20 myslimanëve të Serbisë, gjatë luftës në Bosnjë, në vitet e 90-ta. Në padi thuhet se paramilitarët serbë më 27 shkurt 1993, e kanë ndalur trenin për Shtërpci, një fshat në kufi me Bosnjën, dhe i kanë marrë 20 persona, shumica myslimanë. Paramilitarët i kishin dërguar personat në Vishegrad, në lindje të Bosnjës, ku i kishin torturuar dhe vrarë të gjithë ata, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në lumin Drina. Të gjitha viktimat ishin myslimanë nga Sanxhaku, në pjesën perëndimore të Serbisë. Në vitin 2014, gjithsej 16 persona të dyshuar, pjesëtarë të ushtrisë paramilitare ishin arrestuar në Bosnjë dhe në Serbi. Njëmbëdhjetë të tjerë janë në proces gjyqësor, ku vetëm një prej tyre e kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me pesë vite burgim në vitin 2016, pas një marrëveshjeje me prokurorët. Një anëtar tjetër i grupit ishte dënuar me 15 vite burgim në vitin 2002, nga një gjyq në Malit të Zi. Në vitin 2009, lideri i grupit paramilitatar, Millan Llukiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës gjatë konfliktit në Bosnjë, në periudhën 1992-1995. Ai nuk është akuzuar asnjëherë për masakrën e Shtërpcit, por vëllau i tij, Gojko Llukiq, figuron në listën e pesë të akuzuarve. Nga lufta në Bosnjë, ndërmjet kroatëve, myslimanëve dhe serbëve, gjatë periudhës 1992-1995, jan vrarë rreth 100 mijë vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderët e Rusisë dhe Kinës takohen me zyrtarët e vendeve në zhvillim

Posted: 05 Sep 2017 12:58 AM PDT

Liderët nga Rusia, Kina dhe vendet e tjera kryesore të në zhvillim, do të takohen sot me homologët e tyre nga pesë vende më të vogla, Egjipti, Guinea, Meksika, Taxhikistani dhe Tajlanda, në përpjekje për ta zgjeruar të ashtuquajturin grupi BRICS. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, BRICS-i si tërësi mbulon tashmë rreth 40 përqind të popullatës botërore dhe realizon 22.5 % të prodhimit ekonomik botëror. Ky grup e ka pozicionuar vetveten si kundërpeshë e rendit botëror të dominuar nga perëndimi. Përpjekjet për ta shndërruar këtë grup në bllok koheziv kanë qenë të vështira, ngase secili vend tradicionalisht ka pasur qasje të ndryshme në politikën e jashtme dhe në zhvillimet ekonomike. Sot në ditën e fundit të këtij samiti, presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takojë presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rriten kritikat për heshtjen e lideres Suu Kyi

Posted: 05 Sep 2017 12:52 AM PDT

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, dje i ka bërë thirrje lideres civile në Birmani, Aung San Suu Kyi, për ta dënuar dhunën kundër myslimanëve Rohingia në këtë vend, duke thënë se "bota pret" ta dëgjoj këtë nga ajo. Suu Kyi, ishte po ashtu, fituese e Çmimit Nobel për Paqe. "Më duhet përsëri ta dënoj këtë trajtim tragjik dhe të turpshëm", ka shkruar Malala në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se "ende po pres që kolegia ime, e cila e ka fituar Çmimin Nobel, Aung San Suu Kyi, ta bëjë të njejtën gjë". Kritika në adresë të zonjës Suu Kyi, nga grupet për të drejtat të njeriut, kryesisht në vendet myslimane, janë shtuar pasi ajo nuk është shprehur për këtë çështje, ndërsa disa kritikë kanë bërë thirrje që Komiteti i Nobelit ta tërheq vendimin me të cilin asaj i ishte dhënë Çmimi Nobel. Mbrojtësit e zonjës Suu Kyi, e cila dikur ishte e burgosur politike e regjimit ushtarak në Mianmar, që njihet edhe si Birmani, thonë se ajo ka mundësi të kufizuara për ta kontrolluar ushtrinë. Dhuna aktuale ka filluar kur një grup i vogël i kryengritësve Rohingia, e kishte sulmuar policinë më 25 gusht. Pas kësaj dite, gjatë përleshjeve janë vrarë së paku 400 vetë. Zyrtarët e Mianmarit i fajësojnë militantët Rohingia për djegien e shtëpive dhe vrasjeve të civilëve, por monitoruesit e të drejtave të njeriut dhe pjesëtarët e këtij minoriteti thonë se ushtria e Birmanisë po përpiqet t'i detyroj ata që të largohen me fushatë të zjarrvënies dhe vrasjeve.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Baku: Janë shpenzuar miliarda dollarë për ndikim në politikanët evropianë

Posted: 04 Sep 2017 11:25 PM PDT

Elita në pushtet në Azerbajxhan ka operuar me një fond sekret prej 2.8 miliardë dollarëve amerikanë, për t'i paguar politikanët evropianë dhe për blerje luksoze, thuhet në një raport të publikuar dje. Mijëra pagesa të dyshuara ishin kanalizuar nëpërmjet katër kompanive në Britani për politikanët evropianë dhe njerëzit e tjerë, që kishin kryer favore për qeverinë e Azerbajxhanit në Baku, megjithqë ata që i kanë pranuar këto para ndoshta nuk kanë qenë të vetëdijshëm se prej nga janë bërë këto pagesa, theksohet në raportin e përgatitur nga një asociacion i gazetave evropiane, që është publikuar nga Projekti për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit (OCCRP). Fondi sekret ishte operacional për dy vite, deri në vitin 2014, raportojnë rrjeti BBC dhe e përditshmja londineze, The Guardian. Prejardhja e parave ishte e paqartë, por ekzistonte "dëshmi e mjaftueshme për lidhjen e tyre me familjen e presidentit, Ilham Aliyev", shkruan në raport. Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga presidenti Aliyev ose qeveria e Azerbajxhanit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy ushtarë të Rusisë janë vrarë në Siri

Posted: 04 Sep 2017 11:12 PM PDT

Dy ushtarë të Rusisë në Siri janë vrarë nga predhat e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në provincën lindore, Deir Ezzor, ku ushtria lufton kundër militantëve të këtij grupi, ka njoftuaar mbrëmë Ministria e mbrojtjes e Rusisë. Në kumtesën e transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, kjo ministri thekson se një ushtar ishte vrarë menjëherë, ndërsa tjetri kishte vdekur në spital nga plagët e pësuara. Të dy ushtarët e vrarë ishin duke udhëtuar në kuadër të një konvoji, kur ata ishin qëlluar nga "zjarri i predhave nga terroristët e Shtetit Islamik", ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Rusisë. Tash, numri i ushtarëve të vrarë të Rusisë në Siri është 34. Dje më herët gjatë ditës, Rusia kishte shpallur se po i mbështeste trupat e Sirisë në ofensivën e tyre për marrjen e kontrollit në provincën, Deir Ezzor, që është rajoni i fundit në Siri nën kontroll të ekstremistëve të Shtetit Islamik. Në shtator të vitit 2015, Rusia ka intervenuar në luftën civile në Siri, në anën e qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Me Prishtinën mund të bisedohet çdokund, por nën mbikëqyrje të BE-së

Posted: 04 Sep 2017 10:19 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të mbahet çdokund, por nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, Happy, ai theksoi se për ndryshim të formatit të bisedimeve, që do të thotë përfshirjen e faktorëve të rinj, do të duhej të zhvilloheshin negociata. Vuçiq ka theksuar se dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën duhet të zhvillohet dhe se qyetarët "nuk do të zgjohen" me njohurinë se Vuçiq e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fituar asgjë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now