Zëri: “SKANDAL: Në stadiumin e Gjilanit mbillet drogë! (FOTO)” plus 29 more

Zëri: “SKANDAL: Në stadiumin e Gjilanit mbillet drogë! (FOTO)” plus 29 more


SKANDAL: Në stadiumin e Gjilanit mbillet drogë! (FOTO)

Posted: 12 Aug 2017 02:15 PM PDT

Redaksia e “Epilogut”, ka siguruar fotografi ku shihet se droga e llojit marihuanë është kultivuar brenda stadiumit, transmeton “GazetaOlle.com”. Ende nuk dihet më shumë rreth rastit, mirëpo autoritetet përkatëse duhet të ndërmarrin masa konkrete në drejtim të menjanimit të këtyre gjërave. Në këtë stadium u zhvillua sot edhe ndeshja e Superkupës mes Trepçës ’89 dhe Besës. Kjo është hera e parë që në një stadium të Superligës, ndodhin dukuri të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuani nga migrena? Ja receta që e ndalon dhimbjen e kokës për 3 minuta

Posted: 12 Aug 2017 02:17 PM PDT

Ata që vuajnë nga migrena e dinë mirë se rraskapitëse dhe e tmerrshme është dhimbja e kokës. Shumë herë bëhet aq e padurushme, saqë ju detyron të ndaloni së bëri punët tuaja të përditshme. Rasti më i keq është nëse migrena është kronike. Por, ju duhet të provoni këtë ilaç alternative. Përbërësit: Lëng limoni , kripë të Himalajeve dhe lëvore të lëmonit Mos harroni të përdorni kripë të cilësisë të lartë. Por, kripa e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

1600 mërgimtarë kanë aplikuar të votuar në zgjedhjet lokale

Posted: 12 Aug 2017 01:54 PM PDT

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani kanë arritur rreth 1600 aplikime të bëra nga diaspora për regjistrimin si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa ata kanë kohë për të aplikuar deri më 23 gusht. Zëdhënësi i KQZ'së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi i aplikimit si votues jashtë Kosovës është duke vijuar normalisht. Lidhur me votimit e diasporës nëpër ambasada e konsullata, Elezi ka thënë se mënyra e regjistrimit për votim të jashtëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputeti shqiptar aksidentoi për vdekje këmbësorin, zbulohet faji i kujt ishte

Posted: 12 Aug 2017 01:50 PM PDT

Deputeti i qarkut të Elbasanit për PDIU, Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.40 të mëngjesit të së shtunës përgjatë autostradës Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Burime pranë grupit hetimor janë shprehur se deputeti Rakipi nuk rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se mund të kishte një shpejtësi tej normave të lejuara të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hakmerret Maqedonia, Kosova mposhtet në Shkup

Posted: 12 Aug 2017 01:44 PM PDT

Kosova është mposhtur nga Maqedonia për parakualifikimet e botërorit Kina 2016. Për dallim nga ndeshja në Prishtinë të cilën verdh e kaltrit e fituan pikërisht ndaj maqedonëve, këtë të shtunë nuk u shkoi gjithçka sipas planit, njofton Klan Kosova. Ndeshja përfundoi me rezultat 87:74 në favor të vendasve. Tash Kosova kërkon kalimin tutje nga ndeshja përballë Estonisë, por edhe të Maqedonisë po ashtu me Estoninë. Ata pjesën e parë e përmbyllën me epërsi 40:41, por në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia – Kosova, rezultat shokues pas çerekut të tretë

Posted: 12 Aug 2017 01:23 PM PDT

Ka përfunduar edhe çereku i tretë mes Kosovës dhe Maqedonisë, ku “Dardanët” po humbasin 63:54. Kosova e nisi mirë ndeshjen, duke fituar 22:19 çerekun e parë, derisa e mbylli pjesën e parë 41:40. Por gjithçka ndryshoi në çerekun e tretë, ku po humbasin 63:54. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shiu nuk do të zgjasë shumë, ja nga cila ditë ngrihen prapë temperaturat

Posted: 12 Aug 2017 01:06 PM PDT

Pas një kohe të gjatë me temperatura të larta, sot në mbrëmje Kosova është përfshi nga të reshura shiu, ndërsa në disa pjesë të vendit kishte stuhi dhe breshër. Temperaturat e larta, që në disa pjesë të vendit ishin mbi 40 gradë Celsiues, kanë filluar të bien. Shirat do të vazhdojnë të bien edhe nesër, ku temperatura maksimale do të jetë 20 gradë Celsiues, ndërsa, temperaturat do të fillojnë të ngritën nga e mërkura. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Agim Veliu i kundërpërgjigjet Bahtirit

Posted: 12 Aug 2017 01:01 PM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu thotë se po presin hapin e koalicionit PAN drejt krijimit të institucioneve të reja e më pas LDK’ja do të shqyrtojë hapat e vetë të mëtejshëm. Veliu u kundërpërgjigjet edhe kritikave të partnerit të saj të koalicionit AKR’së. Nënkryetari i AKR’së Agim Bahtiri tha se nuk do të presin deri në pafundësi LDK’në për formimin e institucioneve të vendit. ‘Nuk ka drejtë Bahtiri e as askush ta akuzojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Ndarja e dikastereve qeveritare është në fazën përmbyllëse

Posted: 12 Aug 2017 12:51 PM PDT

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se ndarja e dikastereve qeveritare është në fazën përmbyllëse. Ai ka thënë për lajmi.net se konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë do të ndodhin në ditët në vijim. “Qeveria do të konstituohet menjëherë pasi të bëhet konstituimi i plotë i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto zhvillime presim të ndodhin në ditët në vijim ,bazuar edhe në atë çka ka deklaruar kandidati......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia – Kosova, ky është rezultati pas pjesës së parë

Posted: 12 Aug 2017 12:44 PM PDT

Kosova ka shkuar në pushim me epërsinë e një pike, pasi është duke e mposhtur Maqedoninë 41:40. Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Maqedonisë ku janë duke triumfuar “Dardanët” me rezultat të ngushtë 41:40, shkruan Gazeta Express. “Dardanët” kanë arritur ta mposhtin 22:19 Maqedoninë në çerekun e parë, derisa pas çerekut të dytë, rezultati është 41:40.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obeziteti në rritje, e me të edhe rastet e infarktit në Kosovë (Video)

Posted: 12 Aug 2017 12:38 PM PDT

Në vendin tonë një numër i madh i fëmijëve vuajnë nga mbipesha. Sipas mjekëve, kjo kryesisht vjen nga konsumimi i ushqimeve të shpejta, qëndrimi i gjatë para kompjuterit dhe mungesa e theksuar e aktivitetit fizik. Ramush Bejiqi, mjek pediatër, bën të ditur se 1-3 fëmijë në Kosovë është me mbipeshë. Ai thekson se kjo ka çuar në shtimin e sëmundjes së infarktit në moshat nga 25 deri në 30 vjeç. Ai theksoi se në vendin tonë ka më shumë fëmijë që vuajnë nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shi e breshër në Prishtinë (VIDEO)

Posted: 12 Aug 2017 12:34 PM PDT

Pas temperaturave të larta që mbuluan vendin javët e fundit, në disa pjesë këtë të shtunë ka pasur reshje shiu. Në Prishtinë përveç shiut, ka pasur edhe rënie breshëri, njofton Klan Kosova. Shi bashkë me breshër ka rënë për disa minuta pa ndërprerë dhe këtë mund ta shihni përmes pamjeve të mëposhtme. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahtiri flet për formimin e institucioneve, thotë se nuk e presin pafundësisht LDK-në

Posted: 12 Aug 2017 12:24 PM PDT

Agim Bahtiri i Aleancës Kosova e Re, thotë se ata nuk do të presin deri në pafundësi Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila sipas tij, për shkak të tekeve personale po mohon krijimin e institucioneve të vendit. “Pas të gjitha bisedave që kam pas, problemi është te Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën, e cila nuk po rezulton pozitiv në formimin e këtij grupi pune për të mirën e vendit”, tha Bahtiri për televizionin 21. “Pakënaqësitë e mija janë që LDK’ja nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia nuk e gjen identitetin e të vdekurit në autostradë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Posted: 12 Aug 2017 12:15 PM PDT

Sot gjatë ditës një këmbësor është goditur nga  vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili nga lëndimet ka ndërruar jetë menjëherë. Indeksonline ka raportuar gjatë ditës për këtë rast, duke sjell edhe foto nga vendi ku është goditur këmbësori. Policia ka dhënë detaje për këtë aksident, duke apeluar tek qytetarët që nëse e njohin të tregojnë, pasi që ende nuk po dihet identiteti i tij se kush është, Ja njoftimi i plotë: Policia......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e dini pse ulëset e aeroplanëve kanë ngjyrë të kaltër?

Posted: 12 Aug 2017 12:06 PM PDT

Për disa transporti ajror mund të jetë pak i tensionueshëm. Fluturoni nëpër një tub metalik i mbushur përplot me karburant të flakueshëm, mbi të gjitha, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova. Por që, herën tjetër kur të udhëtoni me aeroplan vini re diçka. Ulëset me ngjyrë të kaltër. Mësojeni se ato qëllimshëm janë bërë kështu, për të ju rrethuar me dizajnë që ju bëjnë të ndjeheni më të qetë. Ngjyra e kaltër është zbuluar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve në Gjermani

Posted: 12 Aug 2017 11:58 AM PDT

Kontrollimi i hollësishëm që ju bë dokumenteve të tyre tregoi se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani. Të enjten, më 10 gusht, Policia Federale ka ndaluar dhjetë shtetas shqiptarë që të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Fjala është për dy familje të cilat ishin në një minibus në autostradë, (afër Rottal-Ost) kur u kontrolluan nga policia, shkruan wochenblatt.de. Fillimisht të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inatet politike bllokojnë institucionet (VIDEO)

Posted: 12 Aug 2017 11:42 AM PDT

Takimi konsultativ i partive politike në vend, nuk ka sjellë ndonjë rezultat për ta zgjidhur situatën e krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja. Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj në takimin konsultativ kishte deklaruar se deputetët e tij nuk do të marrin pjesë në seancën e së enjtes të thirrur nga Mikullovci dhe ashtu ndodhi. Avdullah Hoti, përfaqësues i koalicionit të kryesuar nga LAA-ja, i kishte bërë thirrje PAN-it që të marrë pjesë në seancën e thirrur për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Lëkundet' koalicioni LAA (VIDEO)

Posted: 12 Aug 2017 11:38 AM PDT

Ultimatumi prej 10 ditësh, që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli u dha dy partive parlamentare, LDK-së dhe VV-së në mënyrë që të reflektojnë për mundësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të krijimit të institucioneve në vend, ka nxitur reagime të shumta. Deputetët e partisë së Isa Mustafës janë të ndarë në mendime për deklarimet e Pacollit, megjithëse po insistojnë që Pacolli do qëndrojë besnik brenda koalicionit të LAA-së. Besa Gaxheri nga LDK konsideron se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës

Posted: 12 Aug 2017 11:30 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të shtunën pati mbledhi, për çka edhe i ftojë mediat. Aty, erdhi edhe kreu i saj, i cili po synon edhe postin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga këshilltari i tij, ish gazetari, Arbër Vllahiu. E, ky i fundit, këtë herë nuk erdhi në cilësinë e këshilluesit, por ishte protagonisti kryesor i ngjarjes. Kjo pasi, partia e Haradinajt, Vllahiun e ka nominuar si kandidat në garën për të parin e komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrustem Mustafa kërkon marrëveshje PDK-LDK

Posted: 12 Aug 2017 11:17 AM PDT

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa i njohur si Remi, vazhdimisht ka qenë idhtar i një koalicioni në mes PDK-së dhe LDK-së. Madje, ai edhe në vitin 2014, shumë kohë para se të arrihej koalicioni në mes këtyre dy partive, kishte deklaruar se këto dy parti do të qeverisin së bashku me vendin. Mustafa edhe tash është idhtar i një koalicioni të tillë, por kësaj radhe kërkon që kjo të bëhet një zgjidhje por pa ndikimin e të huajve. Ai në rrjetin social facebook, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Kadri Veseli po e kopjon Ibrahim Rugovën'

Posted: 12 Aug 2017 11:12 AM PDT

nëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka komentuar deklaratat e Kadri Veselit, i cili kishte lavdëruar figurën e Kryesuesit të seancës konstituive, Adem Mikullovci. Gecaj në rrjetin social “facebook” ka shkruar se njëherë Thaci, e tashmë Veseli, po e kopjojnë presidentin Ibrahim Rugova. Por, sipas Gecajt, kopjimi nuk të bën të madh. Postimi i tij i plotë: KOPJIMI S’TË BËN TË MADH Kadri Veseli sot paska lëvduar Adem Mikullovcin… Kopja thonë kurr nuk mund t’i ngjajë origjinalit, posaçërisht kur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: S'do ta lejojmë bllokadën, institucionet formohen shumë shpejt (Video)

Posted: 12 Aug 2017 11:05 AM PDT

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli thotë se brenda 10 ditësh do të formohen institucionet e reja të vendit. Tha se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveç se me atë të bllokadës institucionale, ka shtuar Veseli. “Nuk ka farë të bëjë me çështjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo tani më është dëshmuar. Ka të bëjë më tepër me një mentalitet bllokade i cili fatkeqësisht nga disa akterë poltik ka filluar që nga viti 2014. Nuk do ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Kujdes me fjalët', Kina i bën thirrje Trumpit

Posted: 12 Aug 2017 10:53 AM PDT

Presidenti i Kinës Xi Jinping u ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe Koresë Veriore që të shmangin ‘fjalët dhe veprimet’ që janë duke përkeqësuar situatën. Trump dhe Koreja Veriore kanë shkëmbyer retorikë armiqësore, por Kina, aleati i vetëm i Koresë Veriore ka kërkuar nga të palët që të shmangin fjalët dhe përkeqësimin e situatës, transmeton portali arbresh.info Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët japin alarmin: Pishinat burim infeksionesh, ja se si duhet të mbroheni

Posted: 12 Aug 2017 10:47 AM PDT

Shumë qytetarë të Tiranës zgjedhin pishinat, si formë argëtimi dhe freskie e këtyre ditëve të nxehta. Po mjekët vënë theksin tek rreziqet që mund t’ju kanosen nga frekuentimi i tyre. Bruna Shiroka, drejtoresha e qendrës shëndetësore nr 3, u shpreh se klori tek uji i pishinave mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë, ashtu si dhe shezlloni mund të kthehen në burim infeksioni. “Qoftë një person me një problem të lëkurës, që të themi në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ synon t'i rrisë pagat e Sekretariatit duke shfrytëzuar aktgjykimin e Kushtetueses

Posted: 12 Aug 2017 10:40 AM PDT

Një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, që e kishte gjetur antikushtetues një qarkore të qeverisë për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, u ka hapur rrugë ndryshimeve në institucioneve të pavarura në vend. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pas tentimeve të dështuara për të sqaruar me ministritë relevante pavarësinë që i garantohet me kushtetutë institucionit që drejton, i ishte drejtuar Kushtetueses, derisa vendimin e saj e quan si një rikonfirmim të pavarësisë, raporton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ledri në vendin e ngjarjes, sjell imazhe të aksidentit të rëndë (Foto)

Posted: 12 Aug 2017 10:33 AM PDT

Reperi Ledri Vula është në mesin e artistëve që këtë periudhë janë shumë të angazhuar me koncerte dhe duhet të udhëtojnë vazhdimisht. Udhëtimi në shumë vende, bën që reperi nganjëherë të jetë dëshmitar i disa ngjajreve, shkruan lajmi.net. Para disa ditësh, ai fotografoi disa vatra me zjarr të shkaktuara nga temperaturat e larta, ndërsa tani ai na sjell imazhe të një aksidenti të rëndë. Duke mos dhënë më shumë detaje, Ledri ka fotografuar veturën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zhduket gazetarja, arrestohet pronari i nëndetëses

Posted: 12 Aug 2017 10:28 AM PDT

Një gjykatë në Danimarkë urdhëroi paraburgim për pronarin e nëndetëses, Peter Madsen, për shkak të zhdukjes së gazetares suedeze Kim Vol (30), e cila ndodhej në këtë nëndetëse para se të fundosej. Madsen, i cili ka hedhur poshtë akuzat preliminare për vrasje nga pakujdesia do të mbetet në paraburgim 24 orë gjatë hetimeve të policisë. Ai është arrestuar disa orë pasi që nëndetësja e tij me peshë prej 40 tonësh dhe 18 metra e gjatë u fundos te brigjet lindore të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Goli i Rooneyt ia sjell fitoren Evertonit (VIDEO)

Posted: 12 Aug 2017 10:17 AM PDT

Wayne Rooney e ka nisur stinorin e ri të Premier Ligës me gol për Evertonin, e që rezultoi të jetë edhe i fitores. Goli i tij në minutën e parë të lojës shtesë në pjesën e parë ia arkëtoi tri pikë klubit të kaltër nga Merseyside.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas takimit të krerëve të PAN-it, flet nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Posted: 12 Aug 2017 10:12 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka cilësuar si të rregullt takimin e krerëve të koalicionit PAN,  Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt me ish-deputetin e LDK-së, Ukë Rugovë i akuzuar për krim të organizuar. “Është takim i rregullt nuk është asgjë e jashtëzakonshme në takime të vazhdueshme si partner të koalicionit. Është në bazën e takimeve gati ditore por që u bë medial për shkak se u takuam në një vend publik s’ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dule akuzon Ramën: Politika të mbrapshta ndaj minoritarëve

Posted: 12 Aug 2017 10:04 AM PDT

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi sot se po ndermerren politika te mbrapshta ndaj minoritetit grek ne Shqiperi, nisur nga situata e zjarrave që kanë rënë në zonat e Finiqit dhe Dropullit. Sipas Dules qeveria ka bërë pak ose aspak për të shuajtur flakët, një politikë e mbrapsht kjo sipas deputetit në kurriz të minoritetit grek që jeton atje. Si argument, deputeti fitues në listën e PD-së së Vlorës shprehet se bashkitë e Dropullit dhe Finiqit janë përballur me mungesën e energjisë elektrike dhe të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now