Koha.net: “Keita Balde: Lazio thellësisht më ka lënduar” plus 29 more

Koha.net: “Keita Balde: Lazio thellësisht më ka lënduar” plus 29 more


Keita Balde: Lazio thellësisht më ka lënduar

Posted: 12 Aug 2017 02:33 PM PDT

Kieta Balde Diao ka thënë se është lënduar thellësisht nga Lazio, që e ka lënë jashtë ndeshjes së Superkupës së Italisë. Sulmuesi ka kërkuar largimin nga Lazio dhe dëshiron të bashkohet me Juventusin, ndaj të cilit luan nesër skuadra e tij në Superkupë, transmeton Koha.net. Senegalezi është lënë zyrtarisht jashtë kësaj sfide për shkak të problemeve muskulore, por ai përmes rrjeteve sociale ka mohuar se është i lënduar. “Mos ftesa në finalen e Superkupës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ synon të rrisë pagat e Sekretariatit duke shfrytëzuar aktgjykimin e Kushtetueses

Posted: 12 Aug 2017 02:33 PM PDT

Një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, që e kishte gjetur antikushtetues një qarkore të qeverisë për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, u ka hapur rrugë ndryshimeve në institucioneve të pavarura në vend. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pas tentimeve të dështuara për të sqaruar me ministritë relevante pavarësinë që i garantohet me kushtetutë institucionit që drejton, i ishte drejtuar Kushtetueses, derisa vendimin e saj e quan si një rikonfirmim të pavarësisë, raporton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PAN-i shpreson në themelim të shpejtë të institucioneve

Posted: 12 Aug 2017 02:31 PM PDT

Brenda dhjetë ditësh, do të formohen institucionet e reja. Kështu kanë deklaruar Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, për mediat lokale në Prizren. I nominuari për kryeministër nga koalicion PAN, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se AKR-ja e Behgjet Pacollit do të jetë pjesë e kësaj qeverie, raporton KTV. Gjatë ditës, po ashtu Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, janë parë së bashku me djalin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukën, në njërin prej restoranteve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veliu për AKR-në: S’është mirë të prishet koalicioni

Posted: 12 Aug 2017 02:27 PM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, thotë se po presin hapin e koalicionit PAN drejt krijimit të institucioneve të reja e më pas LDK-ja do të shqyrtojë hapat e vetë të mëtejshëm. Veliu iu kundërpërgjigj edhe kritikave të partnerit të saj të koalicionit, AKR-së, pasi nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri tha se nuk do të presin deri në pafundësi LDK-në për formimin e institucioneve të vendit. “Nuk ka të drejtë Bahtiri e as askush ta akuzojë LDK-në pse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vaksina e ADN-së me imunoterapi mund t’i trajtojë kanceret HPV

Posted: 12 Aug 2017 02:25 PM PDT

Një terapi e re e vaksinës ka potencial të gjenerojë reagim imunitar te pacientët me karcinomë të qelizave squamous të kokës dhe qafës, ose HNSCCa, te pacientët me papillomavirusin njerëzor ose HPV. Hulumtuesit në Qendrën e Kancerit Abramson të Universitetit të Pensilvanisë e krijuan vaksinën e re për të gjeneruar reagim imunitar në pacientët me HNSCCa duke e shënjestruar HPV, një sëmundje kjo e transmetuar seksualisht, e cila është e lidhur me HNSCCa, transmeton Koha.net. HPV është një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bolt e mbyll karrierën me lëndim në garën e fundit

Posted: 12 Aug 2017 02:20 PM PDT

Usain Bolt sot i ka dhënë fund karrierës së tij në garat e Atletikës, por jo në mënyrën më të mirë të mundshme. BBC raporton se Bolt u lëndua në garën 4x100 metra stafetë, garë në të cilën Britania e Madhe fitoi të artën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Londër, transmeton Koha.net. Kujtojmë se Bolt përfundon karrierën me 11 medalje të arta të fituara në Botëror, e tetë medalje të arta olimpike. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

18 vjet pas luftës shpreson t’i gjejë eshtrat e babait

Posted: 12 Aug 2017 01:59 PM PDT

Lumni Luzhnica nga Fushë Kosova, ende i ka të freskëta kujtimet dhe zërin e babait të tij, Azemit, të cilin e dëgjoi për herë të fundit më 28 mars të vitit 1999. Kanë kaluar më shumë se 18 vjet dhe Lumniu po jeton me brengën se ku gjenden eshtrat e babait të tij, i zhdukur në pranverën e vitit 99-të. Ai thotë se sipas fqinjëve, babai i tij u mor nga forcat serbe në kohën e luftës dhe nuk u gjet më. Dita kur për herë të fundit e kishte parë babanë e tij, nuk i hiqet nga mendja as......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Petrit Tahiri, në kërkim të një klubi në Gjermani

Posted: 12 Aug 2017 01:40 PM PDT

Rrugën e shumë sportistëve kosovarë për një jetë më të mirë në vendet evropiane, këtë verë e ka ndjekur edhe portieri më i mirë në Kosovë në vitin 2014, Petrit Tahiri. “Gardiani” nga Vushtrria ka filluar një jetë të re me të fejuarën e tij në Gjermani, por pavarësisht që e ka braktisur futbollin e Kosovës, Tahiri kërkon të jetë aktiv në futboll. Në një intervistë për Sportin në KTV nga Gjermania, 23 vjeçari, tregon se është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

DokuFest XVI shpall fituesit

Posted: 12 Aug 2017 01:35 PM PDT

Fituesit e edicionit të 16-të të Dokufest u shpallën gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit, mbajtur në mbrëmjen e sotme në kinemanë e qytetit të Prizrenit, “Lumbardhi”. Ndarja e çmimeve, e ndjekur nga diskutime të jurisë, vuri në fokus plot 102 filma, përfaqësues të 50 shteteve gjatë konkurrimit për 6 kategori të ndryshme, duke përfshirë dhe çmimin e audiencës. Aktivitetet e festivalit 9-ditor përfshinë të tilla, si: shfaqja e 254 filmave nga 63 shtete,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashica gol e asist në fitoren e Vitesses

Posted: 12 Aug 2017 01:32 PM PDT

Përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër për t’i siguruar pikët e plota Vitesses. Në ndeshjen e parë të sezonit Vitesse e mposhti Bredan me rezultat të thellë 4-1, transmeton Koha.net. Rashica asistoi në golin e tretë për Mavatz në minutën e 32, derisa realizoi një gol të bukur në mintuën e 78. Për Vitessen dy golat e tjerë i shënuan Bruns e Linssen, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ambrose. Amazing Goal Matavz T.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova mposhtet nga Maqedonia

Posted: 12 Aug 2017 01:23 PM PDT

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit ndaj Maqedonisë në Shkup në parakualifikimet për Botëror “Kina 2019”, raporton Koha.net. Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot ishte jashtë forme në palestrën “Boris Trajkovski” duke humbur me rezultat 87-74. Vetëm çereku i parë i ka takuar Kosovës, që e fitoi me tri pikë epërsi 19:23, por humbi tre çerekët e tjerë, 21:19, 23:13, si dhe 24:20. Kosova, që është në Grupin C, së bashku me Maqedoninë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel: Objektivi i Gjermanisë, punësim i plotë deri më 2025

Posted: 12 Aug 2017 01:17 PM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se Gjermania është në gjendje të arrinte një nivel të plotë punësimi deri në 2025, që është një objektiv kyç i kancelares gjermane. “Ne kemi përcaktuar punësim të plotë deri në 2025, e shprehur ndryshe një shkallë papunësie nën 3 për qind, dhe kam bindjen se mund të arrihet”, pohoi liderja kristian-demokrate gjatë fjalimit të parë të fushatës në Dortmund, transmeton ATSH. Kjo pikë citohet në programin ekonomik......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shiu uli temperaturat

Posted: 12 Aug 2017 01:14 PM PDT

Pas një kohe të gjatë me temperatura të larta, sot në mbrëmje Kosova është përfshirë nga të reshura shiu, ndërsa në disa pjesë të vendit kishte stuhi dhe breshër. Temperaturat e larta, që në disa pjesë të vendit ditëve të fundit ishin mbi 40 gradë Celsiues, kanë filluar të bien, raporton KP. Shirat do të vazhdojnë të bien edhe nesër, ku temperatura maksimale do të jetë 20 gradë Celsiues, ndërsa ato do të fillojnë të ngrihen nga e mërkura. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendje e jashtëzakonshme në Virginia pas protestave të dhunshme

Posted: 12 Aug 2017 01:08 PM PDT

Në Virginia po zhvillohen protesta dhunshme të supremacistëve të bardhë, të cilëtu u përleshën me kundërprotestues në rrugët përreth një parku, ku po mbahej një miting. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga amerikanët që të ngrihen mbi dhunën dhe fanatizmin për t’i qetësuar protestat e dhunshme sikurse ato që u panë në Charlottesville, Virginia të shtunën. “Dënojmë në mënyrën më të fuqishme këtë shfaqje skandaloze të urrejtjes,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paulinho te Barcelona për 40 milionë euro

Posted: 12 Aug 2017 12:47 PM PDT

Paulinho është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij te Guangzhou Evergrande në prag të transferimit te Barcelona, raporton Goal. 29 vjeçari është qe një kohë të gjatë synim i Barcelonës, të cilës i janë refuzuar tre oferta për shërbimet e tij, transmeton Koha.net. Transferimi i tij do t’i kushtojë klubit katalunas 40 milionë euro. Të dielën lojtari pritet të kryejë testet mjekësore. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Unitedi refuzon ofertat për Martialin

Posted: 12 Aug 2017 12:42 PM PDT

Manchester Unitedi dëshiron ta ketë në radhët e veta për sezonin e ri francezin, Anthony Martial, përkundër interesimeve për të. RMC në Francë raporton se “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar ofertat nga Interi dhe Tottenhami për shërbimet e Martialit. Sipas këtyre raporteve Interi ka provuar ta huazojë Martialin për një sezon me të drejtë blerje, përderisa Tottenhami ka tentuar ta kompletojë transferimin e tij të plotë. 21 vjeçari ishte transferuar në Old Trafford për 60 milionë euro......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tensione pas pjesës së parë të ndeshjes Maqedoni-Kosovë

Posted: 12 Aug 2017 12:32 PM PDT

Kosova e ka fituar 40:41 pjesën e parë të ndeshjes parakualifikuese të basketbollit me Maqedoninë, në Shkup. Në fund të kësaj pjese ka pasur tensione pasi që mysafirët në sallë janë sulur me ofendime ndaj basketbollistit të Kosovës, Gëzim Morina, raporton KTV. Televizioni raporton se ata që shkaktuan këtë moment të pahijshëm ishin zyrtarë të klubeve maqedonase, zyrtarë të Federatës, sponsorë e familjarë të lojtarëve. Fisnik Rugova ka qenë më i miri për Kosovën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes këmbësori në një aksident në autostradë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Posted: 12 Aug 2017 12:29 PM PDT

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 17:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet, identiteti i të cilit është i paditur. Përmes një komunikate për media Policia thotë se dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, transmeton Koha.net. Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij: Mosha: 30-40......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet përkrahja ndaj Trumpit për shkak të Koresë së Veriut

Posted: 12 Aug 2017 12:18 PM PDT

Përkrahja ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump është rritur për 6 për qind, që kur ai bëri të ditur mundësinë e veprimit ushtarak kundër Koresë së Veriut. Sipas një sondazhi të publikuar nga “Rasmussen Reports” përqindja e amerikanëve që mbështesin Trumpin është rritur nga 39 për qind, sa ishte më parë, në 45 për qind, transmeton kp. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BimBimma publikon ballinën e albumit të ri dhe datën e lansimit

Posted: 12 Aug 2017 12:10 PM PDT

Reperi nga Prishtina, Burim Kursani, i njohur si BimBimma ka publikuar ballinën e albumit të tij të ardhshëm “Bima”. Dizajnin e ballinës e ka bërë Granit Bunjaki, transmeton Koha.net. BimBimma ka konfirmuar se albumi “Bima” do të lansohet më 24 gusht. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Audi RS5 i ri sipas ABT Sportsline

Posted: 12 Aug 2017 11:56 AM PDT

Në rast se ndokujt nuk i mjafton atë çfarë ofron Audi RS5 Coupe aktual, kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ka një përgjigje adekuate. Audi në panairin e kaluar të veturave në Gjenevë ka prezantuar RS5 Coupen e re, nën kofanon e së cilës gjendet motori 2.9-litër V6 i cili falë dy Turbo-mbushësve zhvillon kapacitet prej 450 kuajfuqi. Tani, ABT Sportline ka përgatitur paketën për përforcimin e këtij motori për 60 kuajfuqi më shumë, transmeton Koha.net. Çmimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon ndeshja Maqedoni – Kosovë

Posted: 12 Aug 2017 11:34 AM PDT

Ka filluar takimi ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovë në kuadër të parakualifikimeve për Botëror. Ndeshja po zhvillohet në “Boris Trajkovski”, në Shkup. Kosova kishte fituar përballjen e parë në Prishtinë 72-68. Për Kosovën pikët e para i shënoi Lis Shoshi. Në përkrahje të Kosovës në këtë takim është edhe Edmond Azemi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

City fiton ndaj Brightonit

Posted: 12 Aug 2017 11:29 AM PDT

City ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Brightonit. Skuadra e Pep Guardiolas ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier Ligë e fitoi me rezultat 2-0, transmeton Koha.net. Ishte Aguero ai që i dha epërsinë Cityt në minutën e 70, derisa një autogol nga Dunk i dha epërsinë 0-2 Manchester Cityt, që doli të ishte edhe rezultati përfundimtar. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ozil kërkon të transferohet te Barcelona

Posted: 12 Aug 2017 10:57 AM PDT

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin londinez kur ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën aktuale. Don Balon raporton se Ozil i ka kërkuar agjentit të tij që të kontaktojë me Barcelonën për të arritur një marrëveshje, transmeton Koha.net. Barcelona po kërkon transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, por skuadra e Jurgen Kloppit ka refuzuar ta shesë deri më tani. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shfaqet fotografia zyrtare dhe specifikat e Moto X4

Posted: 12 Aug 2017 10:52 AM PDT

Javën e kaluar është shfaqur një fotografi e cila ka konfirmuar dizajnin e smartfonit të ri të kompanisë Motorola, Moto X4, ndërsa tani është shfaqur një tjetër fotografi, zyrtare, së bashku me të gjitha specifikat. Moto X4 do të vijë me ekran 5.2-inç me rezolucion prej 1080 pikselë dhe do të jetë në dispozicion me dy ngjyra: të zezë dhe të kaltër, transmeton Koha.net. Dimensionet e tij janë 148.35 x 73.4 x 7.99 mm dhe peshon 163 gramë. Pjesa e pasme e Moto X4 përbëhet nga xhami dhe sensori......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xavi krahason largimin e Neymarit me atë të Figos

Posted: 12 Aug 2017 10:42 AM PDT

Legjenda e Barcelonës, Xavi thotë se ishte i çuditshëm për të largimi i Neymarit nga Barcelona, ndërsa ka krahasuar largimin e tij rekord me atë të Luis Figos. Figo ishte larguar nga Camp Nou në vitin 2000 për t’u bashkuar me rivalët e përbetuar, Real Madridin, në atë që cilësohet si një nga “tradhtitë” më të mëdha në futboll. “Ishte vendimi i tij dhe duhet të respektohet. Është zgjedhje personale. Lojtarët tani transferohen aty ku dëshirohen më së shumti. Por,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banorët e ishullit Guam jetojnë mes frikës së sulmeve raketore të Koresë së Veriut

Posted: 12 Aug 2017 10:28 AM PDT

Ishulli Guam tash e sa ditë është në makth nga paralajmërimi se Koreja Veriore do ta sulmojë me raketa. Agjencia shtetërore e lajmeve në Penian, të enjten, njoftoi se ushtria e shtetit komunist gjatë gushtit do të kompletojë lansimin e katër raketave në ishullin Guam, raporton KTV. Kësisoj, banorët e ishullit janë disi të shqetësuar, edhe pse autoritetet lëshuan së fundi një seri udhëzimesh të procedurës emergjente në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. E, guvernatori i Guamit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trepça ’89 fiton Superkupën

Posted: 12 Aug 2017 10:25 AM PDT

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 ka fituar edhe Superkupën e Kosovës. Në përballje me fituesin e Kupës, Besën, klubi mitrovicas ishte bindës në këtë përballje, transmeton Koha.net. Kampioni i Kosovës këtë finale e fitoi me rezultat 5 me 0. Golat u shënuan nga Chibueze, Idrizi, Muja, Hasani e John. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kthetrat e politikës në sportin e Kosovës shtjellohet gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Posted: 12 Aug 2017 02:02 PM PDT

“Sporti në kthetrat e politikës” është titulli i kryetemës të dielën me Koha Ditore. Shkrimi kryesor më të njëjtin titull, flet për ndikimin politikanëve në sport përkundër kushtëzimeve nga ndërkombëtarët, si dhe për milionat e shpenzuara pa sukses në infrastrukturë dhe dështimin e shumicës së sporteve në arenën ndërkombëtare. “Dështimet nuk mund të fshihen pas medaljeve të xhudos” është kolumna për temën e së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pesë të lënduar në aksident trafiku në dalje të Prishtinës

Posted: 12 Aug 2017 10:16 AM PDT

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Trudë të Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 17:50, ishin të përfshira dy vetura. “Në Trudë ka ndodhur një aksident në të cilin janë lënduar pesë persona. Të lënduar janë dërguar për tretman në QKUK. Në aksident ishin të përfshira dy......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now