“Zbulohet identiteti i të dyshuarit të sulmit në Paris” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

“Zbulohet identiteti i të dyshuarit të sulmit në Paris” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Zbulohet identiteti i të dyshuarit të sulmit në Paris

Posted: 10 Aug 2017 09:12 AM PDT

Është identifikuar sot, personi që ishte lënduarnga policia franceze, pas dyshimeve se kishte marrë pjesë në sulmin e djeshëm ndaj ushtarëve në Paris. Sipas autoriteteve, i dyshuari 36 vjeçar me kombësi algjeriane, nuk ka qenë i dyshuar më parë nga policia. Policia është cituar të ketë thënë se i dyshuari, i identifikuar nga mediat lokale si Hamou Benlatreche, është duke u trajtuar në qytetin, Lille. Ai është raportuar se është lënduar nga plumbat e policisë, pasi e njëjëta e kishte ndjekur dhe e ka ndaluar në veri të Francës, një ditë më parë. Më 9 gusht, gjashtë ushtarë ishin lënduar pasi një veturë e tipit BMW, ishte përplasur drejt tyre në Paris. Prokurorët kanë hapur një hetim kundër terrorizimit, rreth këtij sulmi. Franca vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme nga nëntori i vitit 2015, pas sulmeve të cilat kanë lënë të vdekur 130 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënohet ekzekutimi i 21 vjeçarit në Iran

Posted: 10 Aug 2017 08:15 AM PDT

Irani ka ekzekutuar një 21 vjeçar, i cili ishte arrestuar kur ishte 15 vjeç, ka raportuar Amnesty International dhe agjenci të lajmeve iraniane. Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International e ka cilësuar ekzekutimin e Alireza Tajikit, si "akt të turpshëm". "Me ekzekutimin e ditës së sotme, autoritetet iraniane kanë demostruar edhe një herë mizorinë e tyre ndaj të drejtave të fëmijëve", ka thënë përmes një komunikate, zëvendësdrejtoresha e organizatës Amnesty për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, Magdalena Mughrabi. Bazuar në raportin e Amnesty Inernational, Tajiki është arrestuar në maj të vitit 2012, kur ishte 15 vjeçar, dhe është dënuar me vdekje në vitin 2013, pasi gjykata kriminale e ka shpallur atë të fajshëm nën akuzat për kryerjen e një vrasje. Ky grup për të drejtat e njeriut ka thënë së kjo organizatë ka identifikuar të paktën 89 persona, që mund të dënohen me vdekje, ndonëse kanë qenë nën moshën 18 vjeçare kur kanë kryer krimet. Agjencia gjysmë- shtetërore e lajmeve, Ana.ir, ka cituar shefin e prokurorisë në qytetin Shiraz, Ali Salehi, të ketë thënë se gjykimi i Tajikit ka qenë "i drejtë dhe ekzekutimi i tij ka qenë ligjor". Sipas ligjit iranian, vrasja, dhunimi dhe plaçkitja e armatosur, janë të dënueshme me vdekje.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Gjykatat pengojnë konfiskimin e pronave të paligjshme

Posted: 10 Aug 2017 07:00 AM PDT

Gjykatat e Maqedonisë duhet t'i përgjigjen kërkesës së Prokurorisë Speciale për aplikimin e masës për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mos u besojnë institucioneve shtetërore, theksojnë ekspertët, duke theksuar nevojën e depolitizimit të sistemit gjyqësor. Ndërkohë që Qeveria, në bazë të propozimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka miratuar informacionin për nevojën nga përpunimi i strategjisë së Republikës së Maqedonisë, për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës së siguruar në mënyrë të paligjshme. Ndryshe, deri më tani prona i është konfiskuar vetëm një politikani, përkatësisht Lube Boshkoskit, drejtues i partisë "Të bashkuar për Maqedoninë", i cili njëherësh është edhe ish-ministër i Punëve të Brendshme. Gjykatat në Maqedoni, masën për konfiskimin e pronës, kryesisht e kanë shqiptuar gjatë procesi të tranzicionit, kur prona shtetërore kalonte në duart e sektorit privat. Së fundmi, Prokuroria Speciale Publike, e cila ka ngritur dhjetëra padi ndaj ish-zyrtarëve të lartë të shtetit për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ka kërkuar ngrirjen dhe konfiskimin e pronës në shumë raste, por gjykatat i janë përgjigju pozitivisht kësaj kërkese vetëm në një rast, përkatësisht me kompaninë "Transmet", të drejtuar nga Sead Kocan për të cilin rast ka ngritur padi Specialja. Njohësit e çështjeve juridike, problemin e fokusojnë tek gjykatat, të cilat, siç thonë ata, veprat e ngritura për krime të rënda ndaj politikanëve i kanë shikuar përmes gishtërinjve. Përderisa, numri i rasteve të konfiskimit të pronës për personat fizikë dhe juridikë, kundrejt rasteve të iniciuara sa i përket sigurimit të pronës në mënyrë të paligjshme, është i papërfillshëm, nuk mund të flitet për kthimin e pronës së vjedhur në duart e qytetarëve, thonë ekspertët. "Nuk mund të krijohen politika reale të Qeverisë, përderisa nuk çlirohet tërësisht sistemi gjyqësor, përkatësisht gjykatat të mund të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat juridikë, që qytetarëve tu kthehet prona e përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ana e personave të caktuar, të cilët kanë drejtuar institucionet dhe të cilët nuk kanë pasur për synim interesat e qytetarëve, por interesat e ngushta personale ose partiake", thotë për Radion Evropa e Lirë, Nikolla Dujovski, njohës i çështjeve juridike. Ndërkaq, Besa Kadriu nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, konsideron se Maqedonia ka ligje të mira për të kontrolluar rrjedhën e parave, por sipas saj, problemi qëndron në moszbatimin e ligjeve. "Nëse ne duam ta rikthejmë me të vërtetë besimin e qytetarëve në funksionimin e drejtësisë, atëherë shteti duhet të veprojë përmes institucioneve, të ndërmarrë masa në një situatë kur ka keqpërdorime të pronës shtetërore. Në këtë mënyrë qytetarët do të mund më lehtë ta kuptojnë se çka do të thotë mbrojtje e interesit publik përmes formës institucionale ose përmes mekanizmave shtetëror", thotë Kadriu. Ndërkohë, Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva është shprehur e bindur se asnjë person, i cili ka dëmtuar buxhetin e shtetit nuk mund të ikë nga konfiskimi i pronës që e ka përfituar në mënyrë kriminale. Ekspertët druajnë se një pjesë e madhe e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme është nxjerrë jashtë shtetit, gjë që do ta vështirësojë procesin e kthimit të pronës në duart e qytetarëve nga keqbërësit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Remitencat, burimi kryesor i rritjes ekonomike

Posted: 10 Aug 2017 06:26 AM PDT

Niveli i ulët i papunësisë, si dhe shkalla e lartë e varfërisë në Kosovë, kanë bërë që qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, vazhdimisht të dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare tek familjet e tyre. Shuma e këtyre parave, që për çdo vit arrijnë në Kosovë, është mbi gjysmë miliard euro, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës. Përveç këtyre parave që këta qytetarë dërgojnë vazhdimisht në Kosovë, janë edhe një shumë tjerë e mjeteve që ata shpenzojnë kur vijnë për pushime, sidomos gjatë sezonit të verës. Afrim Sinani jeton në Gjermani tash e 20 vjet. Pushimet verore thotë se zakonisht i kalon në Kosovë. Ai tregon se për vite me radhë ka ndihmuar të afërmit e tij që ka në Kosovë. "Mundohemi t'iu ndihmojmë për gjërat që ata kanë nevojë. Pas luftës ndihma jonë ka qenë shumë më e madhe për ta, por që tani disa prej tyre kanë kushte më mira dhe nuk kanë nevojë shumë për ndihmë", thotë ai. Ndërsa, Dritoni nga qyteti i Prishtinës, është njëri nga ata që pranon para nga familjarët e tij që jetojnë jashtë vendit. "Pa mbështetjen e tyre është vështirë të ja dalim financiarisht këtu në Kosovë. Nuk e ndjejmë veten mirë që varemi nga ta, pasi që duhet bërë vetë diçka më shumë, por ne mundohemi të ja dalim vet, por është shumë problem, kështu që pa mbështetjen e tyre vështirë është të ja dalim financiarisht", thotë ai. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia është 28.7 për qind, derisa varfëria 18 për qind. Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se duke pasur parasysh ritmin e zhvillimit, i cili sipas tyre, nuk ka garantuar krijim të burimeve tjera të qëndrueshme që mund ta përkrahin zhvillimin ekonomik të vendit, është mjaft e rëndësishme që Kosova ka një diasporë të fuqishme. Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se dërgesat nga diaspora mbeten një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike të vendit. "Në këtë kontekst, përkrahja e ndryshme e diasporës qoftë në formë të përkrahjes direket financiare, qoftë në formë të investimeve, ka ndikuar pozitivisht sidomos në financimin e konsumit në vend, që ka qenë një ndër faktorët kyç të rritjes ekonomike. Edhe viteve të fundit nuk vërehet ndonjë rënie e madhe e remitencave nga diaspora", thekson Rukiqi. Kontributi i diasporës për Kosovën edhe sipas Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime të diasporës në Ministrinë e Diasporës, ka qenë dhe vazhdon të mbetet i madh. "Mund të themi se dërgimi i remitencave ka ndihmuar Kosovën, ka ndihmuar familjet e tyre, por mendojmë se tani ka ardhur koha e ndërrimit të veprimit të këtyre remitencave, ato të mos përdoren vetëm për konsum si janë përdorë deri më tani, po të shndërrohen edhe në investime", thotë Dedushaj. Sipas buletinit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2016, qytetarët e Kosovës kanë pranuar afër 700 milionë euro mbështetje financiare nga të afërmit e tyre. Kjo shifër, sipas këtyre të dhënave pritet që të rritet edhe për 2.8 për qind gjatë këtij viti. Por, që sipas Berat Rukqit, në vitet e ardhshme nuk pritet që remitencat të jenë me këtë ritëm. "Nëse e shohim në perspektivë afatgjate, por edhe trendet e viteve të fundit, dhe nëse jemi të orientuar në krijimin e mundësive për investime, do të shohim edhe investime të drejtpërdrejta të diasporës dhe kjo mund të krijojë ndonjë rënie të mundshme të remitencave". "Po ashtu, nëse shikohen edhe relacionet që mund të kenë gjeneratat e ardhshme me vendin, nuk pritet që një vlerë e tillë e remitencave të jetë për shumë vite", thekson Rukiqi. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra. Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë, ndërkohë që thuhet se ky numër është shumë më i madh dhe atë afër 1 milion qytetarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja V. me plan të detajuar për sulm afër ishullit Guam

Posted: 10 Aug 2017 05:58 AM PDT

Koreja Veriore e ka prezantuar një plan të detajuar për lansimin e raketave në ishullin Guam, territor i Shteteve të Bashkuara në Oqeanin Paqësor, duke shtuar se vetëm me "një forcë të tillë absolute" mund ta përballojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Komandanti i Forcave Strategjike në Ushtrinë Popullore Koreane, gjenerali Kim Rak Gyom, është cituar të ketë thënë nga mediumi shtetëror KCNA, se Penjani është duke planifikuar të lansojë katër raketa Hwasong-12, të cilat do të fluturojnë mbi territorin e Japonisë dhe do ta arrijnë 30 kilometra larg ishullit Guam. Në ishullin Guam, që gjendet 3,400 kilometra larg gadishullit korean, gjenden rreth 160,000 trupa të ushtrisë amerikane. Kim, ka thënë se plani do të finalizohet në mes të muajit gusht dhe më pas ushtria do të duhet të pres urdhrat nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un. Kim, ka thënë po ashtu se deklaratat e presidentit Trump ka qenë të pakuptimta, duke mos e trajtuar seriozisht situatën e rëndë. Ai i ka bërë këto deklarata duke iu referuar komenteve të presidentit Trump, i cili ka thënë se Koreja do të përballet me "zjarr dhe ashpërsi, ashtu siç nuk ka parë bota më parë", në rast se kërcënon prapë SHBA-në. "Nuk mund të bisedojmë ndryshe me një person të tillë të paarsyeshëm, përveç përdorimit të forcës absolute", ka thënë Kim. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se ai beson që komentet e presidenti Trump, kanë qenë " mesazh i qartë për gjuhën të cilën e kupton Kim Jong Un, pasi duket se ai nuk e kupton fjalorin diplomatik. Në disa postime të tjera përcjellëse, Trump, ka thënë se SHBA, e ka arsenalin bërthamor më të fuqishëm në botë, mirëpo shpreson të mos e përdorë asnjëhërë. Sekretari i shefit të kabinetit të Japonisë, Yoshihide Suga ka thënë se kërcënimet e Penjanit për të nisur raketa në Guam janë "absolutisht të papranueshme". Koreja Veriore, ka lansuar raketën e dytë balistike interkontinentale më 28 korrik, duke pretenduar se ka kapacitet për të arritur në gjithë tokën amerikane. Në përgjigje të kësaj, OKB-ja i ka vënë sanksionet më të rënda kundër Penjanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja Veriore thotë se do ta sulmojë Guamin gjatë këtij muaji

Posted: 10 Aug 2017 05:51 AM PDT

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka njoftuar sot për planin për të sulmuar territorin amerikan të Guamit, me raketa interkontinentale gjatë mesit të muajit gusht. Ky njoftim vjen dy ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se kërcënimet e mëtejshme të bëra nga Pheniani do të ndeshen me "zjarr dhe tërbim" nga Shtetet e Bashkuara. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Pikaso i vogël” hap ekspozitë në Beograd

Posted: 10 Aug 2017 05:05 AM PDT

Dhjetë vjeçari afgan, që nga mediat po quhet "Pikaso i Vogël", ka hapur ekspozitën e tij të parë në Beograd. Kjo ekspozitë ka për qëllim mbledhjen e fondeve për trajtimin mjekësor të një fëmije serb, i cili vuan nga kanceri në tru. Farhad Noory, së basku me prindërit dhe vëllezërit e tij, që 8 muaj jeton në një kam refugjatësh. Ai thotë se dëshiron të studiojë artin në Zvicër. Talenti i tij për artin e ka bërë atë të famshëm në Serbi dhe ekspozita, gjithashtu përmban disa prej fotografive të tij. Autoritetet serbe thonë se rreth gjysma, prej 4 mijë refugjatëve që gjenden në Serbi, janë fëmijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndalohet i dyshuari rus për planifikim të sulmit me dron

Posted: 10 Aug 2017 04:48 AM PDT

Mediat në Turqi, kanë raportuar se autoritetet për zbtimin e ligjit kanë ndaluar një të dyshuar, që supozohet të jetë militant i grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke supozuar se i njëjëti ka planfikuar një sulm me dron, një bazën ajrore të Shteteve të Bashkuara, në Incirlik. Raportimet, kanë cituar zyrtarë anomimë, të kenë thënë se qytetari rus, i identifikuar si Ruslan Bakiyev, është ndaluar në qytetin Adana, derisa ishte duke "mësuar", në një zonë afër bazës ajrore në Incirlik. Po ashtu është thënë se Bakiyev, ka qenë i dyshuar edhe për organizimin e në sulmi të mëhershëm. Turqia është anëtare e NATO-s dhe forcat ajrore amerikane, e përdorin bazën e tyre në Incirlik, në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Ambasada e Rusisë në Ankara ka thënë se është duke përcjellur situatën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA dëbon dy diplomatë kubanezë, pas misterit në Havana

Posted: 10 Aug 2017 04:00 AM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dy diplomatë të Kubës, më herët gjatë këtij viti, pasi disa pjesëtarë të stafit të Ambasadës amerikane në Havana, është dashur të largohen nga ky vend, për shkak të simptomave mjekësore të paspecifikuara, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka informuar dje se diplomatëve kubanezë u është kërkuar të largohen nga ambasada në Uashington. Ajo nuk ka specifikuar numrin e diplomatëve amerikanë, të prekur nga këto simptoma. "Kemi dëgjuar për këto incidente, fillimisht në fund të 2016-tës", ka thënë Nauert. "Disa pjesëtarë të personelit qeveritar amerikan kanë qenë duke punuar në ambasadën tonë në Havana, Kubë, më pas janë raportuar disa simptome fizike, me të cilat janë përballur diplomatët tanë. Ne nuk kemi ndonjë përgjigje për burimin apo shkakun e saktë, të asaj se që ne e konsiderojmë si incident", ka shtuar ajo. Disa familjarë të stafit, kanë thënë gjatë hetimeve se një numër i diplomatëve amerikanë kanë filluar të kenë probleme me humbje të dëgjimit në vjeshtën e vitit 2016. Pas disa muajsh hulumtime, hetuesit amerikanë kanë ardhur në përfundim se diplomatët u janë ekspozuar një pajisjeje të sofistikuar, e cila vepron jashtë sferës së tingullit të zërit dhe ka mundësi të ketë qenë e instaluar brenda apo jashtë objektit. Ende nuk është bërë e qartë nëse kjo pajisje ka qenë armë për ndonjë sulm të qëllimshëm, apo ka pasur synim të përdoret për diçka tjetër. Qeveria e Kubës ka thënë se është informuar për rastin dhe menjëherë ka nisur një hetim "urgjent, të nivelit më të lartë të qeverisë kubaneze". Sidoqoftë, vendimin për dëbimin e dy diplomatëve të Kubës, kjo qeveri e ka cilësuar si të "të pajustifikueshëm dhe të pabazuar". Marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe kryeqytetit Havana janë rregulluar gjatë vitit 2015, pas gjysmë shekulli, nga presidenti i mëparshëm i SHBA-së, Barack Obama dhe homologut të tij Raul Castro. Mirëpo, afrimi është kthyer shumë shpejt mbrapa, pasi pasardhësi i Obamas, Donald Trump, gjatë muajit qershor ka prezantuar rregulla strikte për amerikanët që synojnë të udhëtojnë në Kubë, dhe ka riafirmuar ndalesat ekzistuese amerikane për tregti me këtë vend. Përgatiti: Krenare Cubolli

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia lëshon urdhër për ndalimin e 35 personave

Posted: 10 Aug 2017 03:22 AM PDT

Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër për ndalimin e 35 personave, duke përfshirë nëntë gazetarë, me dyshimin se kanë lidhje në tentimet e dështuara për grushtshtet, gjatë vitit të kaluar, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Të dyshuarit, duke përfshirë edhe një redaktor të gazetës Birgun, Burak Ekici, janë akuzuar për "anëtarësim në një organizatë terroriste të armatosur", ka thënë Anadolu. Sipas saj policia ka nisur bastisjet drejt adresave të të dyshuarve. Të dyshuarit besohet se kanë qenë përdorues të aplikacionit, ByLock, të cili është përdorur nga kleriku Fetullah Gulen, njëri nga të akuzuarit kryesor për puçin e dëshuar. Gulen, i mohon këto akuza. Identitetet e të dyshuarve, ende nuk janë bërë të ditura. Ndalimet e tilla, kryesisht ndaj gazetarëve, kanë alarmuar grupet për të drejtat e njeriut, dhe disa aleatë të vendeve perëndimore të Turqisë, të cilët frikësohen se qeveria është duke e përdorur puçin e dështuar, si pretekst, për të shuar zërat e kundërshtarëve qeveritarë. Më shumë se 150,000 persona janë pezulluar apo suspenduar nga puna në sektorin privat dhe atë civil, derisa më shumë se 50,000 persona janë ndaluar për dyshimet se janë të lidhur me puçin e dështuar. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Turqisë, rreth 160 gazetarë janë aktualisht në burg. Qeveria në anën tjetër, deklaron se këto masa janë të domosdoshme për shkak të kërcënimeve me të cilat po përballet vendi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënohet me burg aktivisti që protestoi kundër Putinit

Posted: 10 Aug 2017 01:37 AM PDT

Një gjykatë ruse e ka dënuar, Andrei Kosykh, me katër vite burgim, me arsyetimin se ai ka marrë pjesë në një protestë kundër qeverisë së presidentit, Vladimir Putin, më 26 mars. Gjykata në distriktin Tver në Moskë, e ka shpallur të fajshëm, Andrei Kosykh, për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj dy zyrtarëve policorë, gjatë mbajtjes së protestës. Marshet kundër korrupsionet janë mbajtur në Moskë dhe 100 qytete tjera në Rusi. Këto protesta, të mbajtura më 26 mars, konsiderohen në mesin e marsheve më të mëdha kundër qeverisë së presidentit Vladimir Putin, prej valës së protestave më 2011-2012. Shumica e këtyre protestave janë mbajtur pa lejen e qeverisë. Policia ka ndaluar më shumë se 1,000 persona në Moskë, duke përfshirë edhe liderin opozitar, Aleksei Navalny, i cili pati bërë thirrje për këto protesta. Kosykh, është pjesëmarrësi i katërt deri më tash, që është shpallur fajtor, për shkak të pjesëmarrjes në protesta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sharif: Vendimi i gjykatës, "fyerje për votuesit"

Posted: 10 Aug 2017 12:47 AM PDT

Ish kryeministri pakistanez, i rrëzuar nga pozita, Nawaz Sharif, ka thënë gjatë një marshi para mbështetësve të tij se vendimi i Gjykatës Supreme, për ta hequr nga pushteti, me akuzat për mosdeklarim të pasurisë, ka qenë "fyerje për votuesit". Ky është fjalimi i parë publik i Sharifit në të cilin e ka komentuar vendimin e gjykatës. Komentet e tij kanë ardhur pas thirrjevepër një paradë sfiduese nga Islamabadi deri në Lahore, ku gjendet selia e partisë së tij, për të treguar se vendimi i gjykatës, nuk ka ndikuar në popullaritetin e tij. "Nuk më është lejuar përfundimi i mandatit tim të tretë", ka thënë Sharif. "Asnjë kryeministri në Pakistan nuk i është lejuar një gjë e tillë. Kjo shaka është përsëritur për 70 vite dhe vendi nuk mund ta durojë më një gjë të tillë. Kjo është fyerje ndaj votuesve", ka shtuar tutje ai. Ai ka thënë se turma e njerëzve është vetëm fillimi i një revolucioni. "Karavanit" të Sharifit i janë dashur 12 orë për të udhëtuar 20 kilometra nga kryeqyteti i Pakistanit për në Rawalpindi, për shkak të afro 30,000 pjesmarrësve. Zëdhënësi i ish kryeministrit ka thënë se deri tek arritja në Lahore, Sharif pret që t'i bashkëngjiten mijëra persona, me qëllim të shfaqjes së mbështetjes ndaj tij. Sharif, 67 vjeçar, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Supreme, me akuzat për korrupsion, pas publikimit të të ashtuquajturave, Letrat e Panamasë, më 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një seancë pa rezultat

Posted: 10 Aug 2017 12:43 AM PDT

Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur as të sot të zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, pasi që në sallën e Kuvendit, nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismas [PAN]. Aty nuk kanë qenë të pranishëm as deputetët e komuniteteve pakicë. Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, dhe Alternativës [LAA]. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci tha para 61 deputetëve të pranishme, se në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë një ditë tjetër. Në një takim konsultativ, të mbajtur të mërkurën, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme konstituive, për siç kanë thënë, thirrjes arbitrare të saj nga ana e kryesuesit. Për mosprezencën e deputetëve të koalicionit PAN, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, tha se ata të cilët janë duke i bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës, duhet të japin përgjegjësi morale dhe politike. Ai tha se ata që po thonë se janë fitues të zgjedhjeve dhe që thonë se i kanë votat e mjaftueshme, nuk po vijnë në Kuvend për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. "Kjo është e papranueshme me standardet e demokracisë. Kjo është shkelje e rëndë e demokracisë, të mbahen peng institucionet për shkak të një emri dhe të bëhet sa më shumë kohë, që të takojë deputetë të caktuar në kafene, që me presion e shantazh t'i bindin ata për ta votuar një kryetar të papëlqyer të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne e dënojmë këtë praktikë dhe kjo praktikë nuk duhet të zë vend në një shtete që i thotë vetes demokratik", tha Konjufca. Konjufca ka ftuar PAN-in që të ndërpresë bojkotimin e seancës konstituive, dhe ta propozojë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit të Kosovës. "Rregullat e demokracisë thonë kështu kur nuk i ke votat dhe kur dëshiron t'i arrish ato, duhet të bësh kompromis. Kompromisin që ne po ua kërkojmë atyre është që të mos e qesin për kryetar të Kuvendit [Kadri Veselin], një figurë që prej shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës është i papranueshëm", tha Konjufca. Kurse, Avdullah Hoti, deputet nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re, dhe Alternativës [LAA], tha se ata të cilët nuk po vijnë në seancë të Kuvendit, tregon më se miri se kush nuk është duke bllokuar proceset për krijimin e institucioneve të reja. "Ftoj deputetët e koalicionit PAN të jenë të arsyeshëm, të jenë prezent në seancë, të japin propozimin e tyre. Të dëgjojmë vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të lëvizim përpara në themelimin e institucioneve të vendit. Kemi humbur shumë kohë, është dashur edhe Kuvendi edhe Qeveria të jenë funksional për gati tash e dy muaj. Kjo e bënë të qartë kush është i përgjegjshëm në themelimin e këtyre institucioneve", tha Hoti. Koalicioni PAN po synon që të ket;ë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re. Por, deri me tash ky koalicion nuk ka dëshmuar se ka numrin e mjaftueshëm të votave. Në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Hardinaj ka pasur takim me kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Zyrtarët e AAK-së kanë thënë se takimi i zhvilluar ka qenë konstruktiv, por nuk kanë pohuar nëse kanë marr një konfirmim nga AKR-ja se do të votojë të nominuarin për kryetar të Kuvendit nga PDK-ja, Kadri Veseli. Sipas Kushtetutës, "Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit". Në këtë rast, Partisë Demokratike të Kosovës i takon ta propozojë kandidatin për të parin e Kuvendit të Kosovës. Kadri Veseli, i cili është kryetari PDK-së, për Lëvizjen Vetëvendosje është kandidat i papranueshëm dhe siç janë deklaruar ata nuk do ta votojnë në asnjë rast. Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk do të mund të vazhdohet me asnjë procedurë tjetër rreth formimit të institucioneve. Në rast të zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit, më pas fillon faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Pikaso i Vogël", hap ekspozitë në Beograd

Posted: 09 Aug 2017 11:39 PM PDT

Një refugjat afgan, i njohur tashmë si "Pikaso i Vogël", ka hapur ekspozitë me vizatime dhe fotografi të tij në Beograd, duke shpresuar se do të fitojë para për t'ju ndihmuar fëmijëve serbë që vuajnë nga kanceri i trurit. Farhad Noory, 10 vjeçar, ka nisur jetesën në një kamp të refugjatëve në këtë qytet, tetë muaj më parë, mirëpo portretet e tij në të cilat shihet kancelarja gjermane, Angela Merkel, piktori Salvador Dali dhe persona të tjerë, e kanë kthyer djaloshin në yll mediatik. Familja e Nooryt ka arritur në Serbi gjatë valës së madhe të migrantëve për të nisur një jetë të re në vendet perëndimore evropiane, mirëpo ka mbetur në Beograd, pas mbylljes së të ashtuquajturave "Rrugët Ballkanike". Talenti i djaloshit është vërejtur gjatë punëtorive, të disa organizatave lokale në Beograd, të cilat ndihmojnë refugjatët. Noory ka vendosur që të gjitha të hollat të jenë donacion për fëmijët e sëmurë serbë. "Të gjithë neve na duhet mirësia", ka thënë ai. Autoritetet serbe kanë thënë se gjysma e 4,000 refugjatëve që jetojnë në Serbi, janë fëmijë. ​

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haley planifikon takim për aktivitetet bërthamore të Iranit

Posted: 09 Aug 2017 11:02 PM PDT

Reuters ka raportuar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley do të udhëtojë në Vienë gjatë këtij muaji, për të diskutuar aktivitetet bërthamore të Iranit, me Agjencinë e Energjisë Atomike që funksionon në kuadër të OKB-së. Duke cituar zyrtarë amerikanë anonimë, Reuters, ka thënë se udhëtimi ka të bëjë me rishikimin e zbatimit të marrëveshjes së vitit 2015, që ka Teherani me fuqitë botërore. Gjatë muajit prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pati urdhëruar një rishikim të marrëveshjes për të vendosur më pas, nëse duhet larguar disa sanksione amerikane ndaj Iranit, dhe nëse këto veprime janë në interes të SHBA-së. Marrëveshjen e vitit 2015 që Irani ka me fuqitë botërore, Trump e ka cilësuar si "marrëveshjen më të keqe të bërë ndonjëherë". Shumica e sanksioneve të OKB-së dhe vendeve perëndimore janë hequr nga Irani 18 muaj më parë, sipas marrëveshjes, e cila përcaktonte se lirimi nga sanksionet do të bëhej në këmbim të zvogëlimit të aktivitetit bërthamor. Mirëpo Irani vazhdon të përballet me kufizime të tjera, të cilat nuk janë pjesë e marrëveshjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: " E pavend", vizita e Putinit në Abkazi

Posted: 09 Aug 2017 10:38 PM PDT

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi. Sipas SHBA-së, një vizitë e tillë, e cila ka pasur qëllim shfaqjen e mbështetjes për separatistët në atë zonë, është cilësuar si e "pavend". Gjatë vitit 2008, Rusia dhe Gjeorgjia nisën një luftë të shkurtër, rajon të cilin e vizitoi Putin më 8 gusht, për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftimeve. Pas nisjes së konflikteve më 2008, Gjeorgjia dhe Rusia i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe Moska e ka njohur Abkazinë dhe rajonin tjetër të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, si shtete të pavarura. Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Abkazi dhe Osetinë Jugore, fakt të cilin Gjeorgjia e konsideron si okupim. Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka ofruar mbështetje të plotë amerikane për Gjeorgjinë, gjatë një udhëtimi i cili ka përfshirë edhe Tbilisin. Departamenti i SHBA-së e ka përsëritur mbështetjen për këtë vend, derisa Putin nisi vizitën në Abkazi. "Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë, të tërheqë forcat e saj nga pozicionet paraluftarake të vitit 2008 dhe të kthejë mbrapa njohjet si shtete për Gjergjinë dhe Osetinë Jugore", ka thënë ky department, përmes një deklarate.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shteti Islamik paralajmëron sulme të reja në Iran

Posted: 09 Aug 2017 09:59 PM PDT

Grupi militant, Shteti Islamik, e ka publikuar një video, duke kërcënuar për sulme të reja në Teheran dhe u ka bërë thirrje të rinjëve iranianë që të revoltohen kundër vendit të tyre. Në këtë video ku shihej personi që kishte një maskë në fytyrë dhe armë para vetes, paraqitej edhe logoja e agjencisë së lajmeve të këtij grupi, Amaq dhe pamje të dy sulmeve të Teheran, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë ky grup. Personi në fjalë, është parë duke folur në theks Farsi, dhe ka premtuar sulme të reja "në qendër të Teheranit", duke përmendur edhe sulme kundër shiitëve në Irak. Nga sulmet e 7 qershorit të Shtetit Islamik në Iran, janë vrarë 18 persona. Sulmet kanë ndodhur në tempullin e Ayatollah Khomeinit dhe parlamentin iranian në Teheran. Trupat e Gardës Revolucionare islamike, u përgjigjën me sulme raketore në bazën e Shtetit Islamik në Siri, disa javë pasi ndodhi sulmi. Deri më tash autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dhjetëra persona, që supozohet të kenë lidhje me këto sulme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Arrestohen dhjetëra të rinj "gjysmë të zhveshur"

Posted: 09 Aug 2017 10:58 AM PDT

Policia iraniane ka thënë se ka ndaluar dhjetra të rinj, në qendër të qytetit, Isfahan, pasi sipas tyre ata kanë organizuar festë në një pishinë dhe kanë konsumuar alkool, ka raportuar mediumi shtetëror iribnews.ir Sipas këtij mediumi, forcat provinciale të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, dhe policia lokale, kanë arrestuar 65 të rinj, "gjysmë të zhveshur". Agjencia e lajmeve Tasnim, ka thënë se festa e të rinjëve është raportuar nga fqinjtë. Sipas ligjit islamik iranin, është i ndaluar konsumimi i pijeve alkoolike dhe organizimi i festave të përbashkëta mes dy gjinive. Policia vazhdimisht bastis festat private dhe gjobit me vlera të larta pjesëmarrësit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA sanksionon edhe tetë zyrtarë të Venezuelës

Posted: 09 Aug 2017 10:35 AM PDT

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sanksionuar edhe tetë zyrtarë të tjerë nga Venezuela, duke përfshirë edhe vëllain e liderit socialist, Hugo Chavez. Sanksionet janë vënë si përgjigje ndaj rolit të tyre tek presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, në krijimin e një trupi të ri legjislativ, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Masat e reja nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së, do të bllokojnë asetet e personave të sanksionuar, të njëjtëve u ndalohet udhëtimi në SHBA dhe u ndalohet amerikanëve të bëjnë biznes me këta persona. Gjatë javës së kaluar Uashingtoni ka sanksionuar ngjashëm edhe presidentin Maduro dhe 13 zyrtarë të tjerë nga Venezuela.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now