Tirana Observer: “Mbytet një tjetër pushues në det” plus 9 more

Tirana Observer: “Mbytet një tjetër pushues në det” plus 9 more


Mbytet një tjetër pushues në det

Posted: 10 Aug 2017 09:20 AM PDT

Rëndohet bilanci u mbytjeve në  det. Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kalaja" në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia bën me dije se 52-vjeçari me iniciale L.B nga Patosi ishte duke u larë në det kur kërkoi ndihmë. Pushues të rastit e nxorrën nga deti pas thirrjeve të tij.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë 52-vjeçarit. Por, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

FOTO: U zhduk për një kohë të gjatë, luaneshat xheloze largojnë me dhunë luanin

Posted: 10 Aug 2017 09:00 AM PDT

Shumë meshkuj janë të njohur me ndjesinë e zemërimit që ka gjysma e tyre më e mirë kur kthehen vonë në shtëpi, por jo ky luan, që nuk e priste ndoshta një reagim të tillë luaneshe.

Fotografitë kanë fiksuar momentin kur një luan sulmohet nga luaneshat pas kthimit të tij krenar për një periudhë të gjatë.

Ka qenë Ona Basimane, guida e Wilderness Safaris Explorations Camp në Gomoti të Botsvanës.

"Së fundmi jemi dëshmitarë të një grindjeje të pazakontë të anëtarëve rezidentë krenarë të Gomoti. Ajo që lindi si një shikim i qetë femrash u kthye më pas në një grindje të tmerrshme ku mashkulli dominues u mund. Ai ka qenë gjithnjë i mirëpritur por në këtë rast, ishte e qartë se nuk do e përqafonin dhe nuk do e puthnin pas një zhdukjeje të gjatë", rrëfen Ona.

Një nga luaneshat e ndjeu ardhjen e tij dhe menjëherë tregoi dhëmbët. Ato e sulmuan keqas derisa luani u largua.

Madje një prej luaneshave po i dilte gjak nga veshi. A thua të ketë patur luani "shenjë buzëkuqi në këmishë"?

Fotot më mahnitëse të National Geographic

Posted: 10 Aug 2017 08:30 AM PDT

Çdo vit me mijëra fotografi dërgohen në redaksinë e kompanisë më të madhe në botë për dokumentare të natyrës "National Geographic".Më poshtë disa nga fotot më të bukura.

Gaz Paja: E vërteta e sherrit tim në Dhërmi

Posted: 10 Aug 2017 08:15 AM PDT

Lajmi se Gaz Paja ishte përfshirë ditën e sotme në një sherr në Dhërmi bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Sipas dërguesit të videos së këtij sherri, i cili dëshiron të mbetet anonim, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri, që shihet edhe në këtë video, ka ardhur me motorin e tij të ujit, shumë pranë bregut.

Megjithatë i kontaktuar nga GSH.al, aktori i "Portokallisë", rrëfen se nuk ka qenë ai "molla e sherrit", por ka ndërhyrë në konflikt për ti ndarë.

"Isha duke pushuar me shokët e mi dhe papritur pashë që po ziheshin një grup njerëzish.

Njërin nga ata e njihja po ashtu kur u afrova kuptova që njihja edhe grupin tjetër.

Mbas disa sekondash grupet u kapën me njëri-tjetrin, unë u futa në mes dhe thashë këtë punë do ta zgjidhim bashkë.

I ftova të ulen ti japin dorën njëri-tjetrit dhe sherri u shua", sqaroi Paja.

Përplasje e fortë politike për ndarjen e shtetit nga feja në Greqi

Posted: 10 Aug 2017 08:05 AM PDT

Çështja e fesë ka hapur një debat të madh politik në Greqi, pas disa nismave të qeverisë së majtë të Syriza-s për të çliruar shoqërinë nga konservatorizmi fetar.

"Ne nuk jemi talebanët e Ortodoksisë, por Greqia ka një kushtetutë e cila sanksionimin se Greqia është shtet ortodoks". Kështu deklaroi në një reagim grek Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i pyetur nga stacioni televiziv SKAI, nëse çështja e fesë  ndan përfundimisht më dysh qeverinë koalicionit ANEL (Grekët e Pavarur) nga SYRIZA.

Kamenos u duk i palëkundur në kundërshtinë e tij ndaj  kryetarit të Parlamentit, Nikos Voutsis.

Ky i fundit deklaroi se koha që jetojmë dhe Greqia e pas memorandumeve nuk mund të jetë thellësisht konservatore, ku të gjithë duhet të jetojnë me vizionin "Atdheu, Feja, Familja".

Sipas tij, rivendosja e një agjende e cila i referohet një të kaluare thellësisht konservatore nuk mund të jetë flamuri i Greqisë moderne.

Duke shpjeguar reagimin e mprehtë Kamenos theksoi se deklarata të tilla, kur bëhen nga Kryetari i Parlamentit kanë nevojë për një përgjigje nga ANEL, e cila është pjesë e qeverisë. Për më tepër, ai theksoi se deklaratat janë  pikëpamje personale e kryetarit të parlamentit.

Ai shtoi se me SYRIZA-n e kryeministrit Tsipras ka  një "marrëveshje të drejtë".

"Bashkëpunimi ynë me SYRIZA është politik dhe i sinqertë. Kur ne kemi mosmarrëveshje diskutojmë dhe ku nuk pajtohemi nuk lëvizim së bashku. Nëse opozita  kërkon terren në çështjet kombëtare e ka gabim. Nga ana jonë ka respekt për pikëpamjet e SYRIZA-s, por kur nuk pajtohemi  përballemi", tha ministri i Mbrojtjes

Çështjet që u hapën kohët e fundit nga SYRIZA, duke përfshirë edhe heqjen e ceremonive të Flamurit dhe himnit nga shkollat fillore  kanë prekur "kordat" e anëtarëve Anel dhe agjendës konservatore me të cilën ata iu drejtuan votuesve.

“Luciferi” ikën në fundjavë

Posted: 10 Aug 2017 07:49 AM PDT

"Luciferi" pritet të largohet në fundjavë, ndërkohë që temperaturat më të larta këto ditë i regjistroi në qytetin e Elbasanit dhe Shkodrës, me 42.5  gradë Celcius, dhe në Tiranë 39 gradë Celcius, temperatura këto të matura në hije.

"Edhe gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta afrikane ku temperaturat do të jenë të larta deri në 24 gradë në zonat e ulëta, 39 gradë në bregdet dhe 34 në zonat malore", thotë për Top Channel Elvi Jahaj, sinpotikan i shërbimit meteorologjik.

Ndonëse termometri ka regjistruar shifra të larta, ato janë ndjerë akoma edhe më shumë duke  e cilësuar si vapë mbytëse në këto ditë gushti, ndikuar kjo dhe për shkak se në vendin tonë kanë mbizotëruar shumë vatra zjarri.

"Po në fakt pasi masat ajrore afrikane mbartin me vete grimca pluhuri, shtoji këtu dhe tymin që emëtohet në ajër për shkak të zjarreve në vend, kanë bërë që temperaturat të ndihen dhe më shumë", thotë Jahaj.

Por fundjava duket se largon "Luciferin" dhe sjell rënie të temperaturave me 6-7 gradë Celcius, dhe reshje shiu në zonat malore.

"Në fundjavë pritet që të kemi masa ajrore të freskëta me 6-7 gradë më poshte temperatura. Intensifikimi i erës dhe reshje shiu afatshkurtra dhe shtrëngata", përfundon Jahaj.

Kreu i Antimafias italiane: Masakra mafioze në Pulia për drogën e Shqipërisë

Posted: 10 Aug 2017 06:58 AM PDT

Autoritetet italiane po kthejnë vëmendjen nga grupet mafioze në Pulia.

Krimi organizuar në këtë rajon po merr përmasa të mëdha.

Lajmi i vrasjes së katër personave në Foxhia, në San Marko, ka zënë vend kryesor në të gjitha mediat kryesore italiane.

Arsye për këtë është mënyra e ekzekutimit: një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona në ndjekje të një makine ku ndodhet objektivi kryesor: Mario Luciano Romito, 50 vjeç, i konsideruar si bosi i klanit të Manfredonias, në Gargano.

Për vrasjen janë përdorur dy armë: Ak 47 dhe një armë gjahu, kalibri 12. Në fillim vrasësit kanë vrarë Romiton dhe kunatin, Matteo de Pajma që bënte shoferin, më pas janë vënë në ndjekje të një makine ku ndodheshin dy fshatarë që kishin qenë rastësisht dëshmitarë. Vëllezërit Luigi dhe Aurelio Luciani, 47 dhe 43 vjeç nuk ja dolën dot të largoheshin.

Ngjarja ka bërë bujë sepse risjell në Itali skenat e Siçilisë së viteve '80–'90, por në një rajon si Pulia, kriminaliteti i organizuar i të cilës, është konsideruar deri së fundmi si Mafie e Serisë B.

Rreth këtij problemi ka bërë disa komente edhe prokurori i Antimafies Italiane, Franco Roberti, sipas të cilit përplasjet mes klaneve në Pulia, vijojnë prej 30 vjetësh.

Sipas tij ka patur 300 vrasje dhe 80% e tyre kanë mbetur pa u zbuluar.

"Sot konflikti është ndezur rreth trafikut të drogës, sidomos të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve dhe që përfshin gjithë bregun Adriatik, nisur nga ai foxhian deri në Europë. Mafia foxhiane është një degë e Kamorrës napoletane. Kohët e fundit janë përforcuar strukturat hetimore në territor dhe besoj se do të procedohet më tej. Në prillin e shkuar u hap një seksion i Ros në Foggia që mungonte dhe Prokuroria e Qarkut të Barit është e angazhuar në koordinimin e hetimeve.

Natyrisht duhet bërë më shumë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që po çojnë në shpërthimin e konflikteve.

Ishim në Shqipëri muajin e kaluar për të kërkuar bashkëpunim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë mbi omertan dhe për ta bërë këtë duhet krijuar një kulturë e ligjshmërisë që në atë territor është ende periferik", u shpreh Roberti.

Ai ka theksuar se pa bashkëpunimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile nuk mund të bëhet shumë.

Në hetimet e fundit dhe gjykimin për një rrjet gjobvënieje, prokuroria e Barit nuk u asistua nga askush, as nga komuna e Foxhias që nuk u bë pjesë civile e procesit. Një mentalitet që duhet eliminuar në rrënjë.

FOTO/ Aksident i rëndë në Itali, deputeti shqiptar: Jam rrokullisur disa herë, se di si jam gjallë

Posted: 10 Aug 2017 06:35 AM PDT

Deputeti në detyrë i Shqipërisë Eduart Ndocaj i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Parma të Italisë.

ndocaj aksidenti 3

Ka qenë vetë deputeti Ndocaj që ka publikuar disa foto nga aksidenti, ku makina e tij duket përmbys në autostradë dhe e shkatërruar. Ndocaj tregon se si ka ndodhur aksidenti dhe falënderon Zotin që ka arritur të shpëtojë.

ndocaj aksidenti 2

"Të dashur miq, falënderoj Zotin që kam shpëtuar nga një aksident shumë i rrezikshëm. Në autostradën për Parma jam përplasur duke u rrokullisur disa herë me makinë e as vetë e kuptoj se si kam shpëtuar. Falënderoj Zotin për këtë! Kjo është gjendja e makinës pas aksidentit! Tani jam mirë dhe ju përshëndes të gjithëve!", shkruan Ndocaj.

ndocaj aksidenti 5

 

Ndahet Olsi dhe Fjorentina e “Big Brother”?Fshijnë të gjitha fotot në Facebook

Posted: 10 Aug 2017 06:28 AM PDT

Ata padyshim mund të konsiderohen si çifti më i komentuar i edicionit të këtij viti të "Big Brother". Po flasim për Olsin dhe Fiorentinën, që i vazhduan aventurat e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme e u bënë shpesh objekt për shkrime në media.

Ashtu ka ndodhur edhe sot, por është ngritur pyetja nëse janë akoma bashkë? Arsyeja?

Dyshimeve iu ka dhënë shkas vetë Olsi, pasi ka vendosur të fshijë të gjitha fotot që ka pasur me Fiorentinën në rrjetet sociale. Të njetën gjë ka bërë dhe ajo. A tregon kjo fundin e marrëdhënies së tyre?!

Deri sa ata të dy të flasin, këto mbeten vetëm dyshime…
olsi-bb

maxresdefault-2_1493391900-8187491

olsifiorentinaok

Fatmir Mediu rendit 10 arsyet pse Basha duhet të tërheqë ministrat

Posted: 10 Aug 2017 06:21 AM PDT

Aleati i Lulzim Bashës, kreu republikan Fatmir Mediu, përmes një komenti në rrjetet sociale ka renditur 10 arsyet pse sipas tij, ministrat teknikë nuk duhet të qëndrojnë më në detyrat që kanë.

Mediu duket se i përgjigjet në këtë mënyrë nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho, sipas të cilit ata që sugjerojnë tërheqjen e ministrave e bëjnë për protagonizëm dhe se nuk kanë asnjë ide.

Por kreu i PR-së shprhet se argumentet politikë dhe juridikë që jepen për qëndrimin ende të detyrë të ministrave teknikë nuk qëndrojnë, për faktin se Edi Rama ka shprehur vetë dëshirën për largimin e tyre dhe së dyti që raporti për zgjedhjet duhet të hartohet nga stafet që janë marrë me fushatën, kandidatët dhe deputetët.

Komenti i Fatmir Mediut

Duke lexuar reagimin e disa miqve dhe kolegëve të mi, në vlerësimin për mendimet e tyre dua të sqaroj që në fillim se nuk kam asnjë pikëpyetje për integritetin e Minisitrave tanë teknik, por shoh të domosdoshme se

Së pari:

Vendimin për vazhdimin në këtë qeverisje me ministrat teknik duhet ta vendosim dhe të gjykojmë si deputetë dhe opozitë së bashku, qoftë edhe për faktin se kemi qenë së bashku në fushatë dhe do jemi së bashku në opozitë dhe parlament. Nuk kam asnjë dëshirë për protagonizëm, por pa dyshim as per konformizëm.

Së Dyti:

Meqënëse argumenti kryesor që ngrihet është juridik dhe politik le ti shohim me rradhë. Nga pikëpamja formale juridike është e vërtetë që ministrat duhet të rrinë në funksion dhe të dorëzojne detyren ministrave pasardhës.

Por është po kaq e vërtetë se po nga pikpamja formale juridike ministrat janë të tillë, jo vetëm sepse dekretohen nga Presidenti dhe miratohen nga qeveria, por sepse jane anëtarë të Këshillit të Minsitrave të drejtuar nga Kryeministri dhe kryejnë nën drejtimin e tij dhe në përputhje me ligjin detyrat e tyre funksionale.

Është fakt tashmë publik që Rama si Kryeministër, asnjë ditë të vetme nuk i ka pranuar, konsideruar apo bashkëpunuar me ta si Ministra, biles dhe në mbledhje të rëndësishme ku është detyrim të jenë prezent për shkak të detyrës së tyre funksionale, Rama i ka përjashtuar tërësisht.

Në një marrëdhënie të tille çdo Ministër minimalisht jep dorëheqjen, i cili është një akt personal me fuqi juridike.

Në këto kushte kur Rama nuk pranon minsitrat, më e pakta që mund të bëjmë ne si opozitë është të largohemi nga kjo qeveri, sepse ajo nuk ekziston dhe ka vetëm një njeri që urdhëron dhe merr vendime, Timonierin Rama dhe takimet e tij gju më gju me popullin. Rama di se çfarë do dhe bën. E persëris politika e tij e majtë është e njëjtë me atë të ndjekur nga Hugo Chavez në Venezuelë.

Së treti

Marrëveshja nga pikëpamja politike konsistonte në ngritjen e një task force e cila do të garantonte një vullnet optimal për zgjedhjet dhe do të kontrollonte, apo do të mundësonte transparence në zgjedhje, mospërfshirjen e administratës dhe mundësisht frenimin e blerjes votës apo intimidimin e votuesve.

Rama që në fillim jo vetëm personalisht por dhe gjithë ministrat e tij përgjegjës kanë bojkotuar apo sabotuar nga Rama dhe ministrat e tij, asnjëhere të vetme ata nuk kane qenë prezent në këto takime.

Për më tepër blerja e votës dhe intimidimi i votuesve ka qenë një strategji e organizuar e Ramës dhe aleatëve të tij në qeverisje.

Së katërti:

Raporti i OSBE/ ODHIR në Raportin e tij papraprak, ka përmendur si shkelje të rënda, përfshirjen e administratës në zgjedhje, intimidimin e votuesve dhe blerjen e votës, pavarësisht angazhimit serioz të ministrave teknik, të cilët e patën të vështirë,  për mos thënë të pamundur të kryenin funksionet e tyre në një administrate të kontrolluar dhe urdhëruar nga Rama. Mjafton të kujtoj rastet në Minsitrinë e Arsimit apo në Ministrinë e Brendshme.

Pra Rama nuk ju përmbajt asnjë angazhimi për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në asnjë rast nuk bashkëpunoi me minsitrat teknik edhe pse e kishte dhe e ka detyrë ligjore dhe kushtetuese.

Legjitimitetin kësaj qeverie dhe funksionimin ligjor ja ka hequr vetë Rama dhe nuk mund tja mbajë opozita me Ministrat teknikë, po ashtu argumentin politik e ka rrëzuar procesi zgjedhor dhe Raporti parprak i OSBE/ODHIR

Së pesti

Po ashtu në vazhdim të argumentit politik opozitar në qëndrimin kundër korrupsionit dhe trafiqeve është evidente se në sektorë që varen nga këto minsitri vazhdon abuzimi, megjithë përpjekjen e minstrave tanë ata e kanë të vështirë për të mos thënë të pamundur të ndalojnë këto abuzime. Vazhdon trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni. Rama ka bërë emërime të reja politike duke hequr drejtorët që u emëruan në OSHE, Hipotekë apo burgje pa pyetur Ministrat teknikë, të cilët ishin pjesë e marrëveshjes

Së gjashti

OSBE/ODHIR do nxjerrë raportin pëfundimtar dhe opozita duhet të përgatisë raportin e saj me gjitha faktet për manipulim për tja përcjellë OSBE/ODHIR. Raporti duhet të përgatitet zonë për zonë elektorale me fakte dhe jo thjeshte nga zyrat e ministrave teknik. Denoncimi i zgjedhjeve dhe problemeve të zgjedhjeve nuk varet nga shumë nga çështje të nxjerra nga minstrat teknike, por nga kandidatët, numëruesit, anëtarët e qendrave të votimit, strukturave elektorale dhe analizës sonë si opozitë.

Së shtati:

Për ata që nuk e dinë apo kanë harruar dua t´u kujtoj, meqënëse nuk jemi për herë të parë në opozitë se si kemi arritur të denocojmë me sukses zgjedhjet e manipuluara të 2001, me një aksion të mirëorganozuar opozitar në çdo nivel, me çdo proçes verbal dhe shkelje dhe për rezultat morëm dhe mbështetje ndërkombëtare. Megjithë kundërshtitë e fillimit ne arritëm pasqyrimin e tyre në raportin përfundimtar të ODBE/ODHIR edhe pse raporti paraprak zgjedhjet i konsideronte brenda standarteve. Reforma zgjedhore që u krye u imponua nga mbështetja ndërkombëtare si dhe zgjedhja me konsensus e Presidentit.

Së teti:

Për sa kohë pranohet që Rama nuk do që ta mbledhë task forcën atëhere çfarë presim??

Nëse janë evidentuar çështje të rënda manipulimi nga Minstrat teknik çfarë presim ti bëjmë publike? Ne duhet ti kishim bërë ato me kohë. Është më shumë se naive të presim Ramën që të thotë se zgjedhjet jane blerë dhe kanë probleme.

Së nënti

Politika është qëndrim dhe opinion nuk është thjeshtë burokraci apo marrëdhënie teknike.

Nëse nisur nga qëllimi i drejtë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ne i dhamë mundësi kundërshtarit tonë të na konsideronte pa të drejtë pjesë të qeverisjej, duhet të reflektojmë dhe sa më parë të rimarim pozicionin tonë opozitar.

Moskuptimet apo keqkuptimet në radhët e opozitës nuk zgjidhen me faktin se Ministrave teknik i paska rënë barra e rëndë mos të largohen se duhet të dorëzojnë detyrën tek ministrat e rinj të Ramës i cili nuk ka komunikuar qoftë edhe njëherë të vetme me ta.

Të nderuar miq e kolegë. Po ministrat e Ramës që ikën a pritën ti dorëzonin detyrën ministrave teknikë? JO.

Së dhjeti

Rama ka deklaruar publikisht që Ministrat teknik duhet të ikin, dhe ai nuk pranon asnjë marrëdhënie me ta. Pse duhet të presim shtatorin dhe të mosveprojmë menjëherë për t´u larguar nga një qeveri dhe kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet.

Justifikimi juridik është i paplotë dhe për më tepër justifikimi politik është tërësisht i padobishëm.

Kam bindjen se dhe Reforma, kushtetuese apo zgjedhore që është pjesë e marrëveshjes kërkon që opozita të jetë e përgatitur për një reformë kushtetuese që garanton parimin check and balance, kufizon dhe zvogëlon qeverisjen në shërbim të lirisë dhe të drejtës së qytetarëve dhe reforma zgjedhore t´i kthejë të drejtën e zgjedhjes votuesve.

Këto dy reforma kërkojnë një punë teknike dhe politike të jashtezakonshme në mënyre që të shmangim spontanitetin e të përfundojmë si reforma e drejtësisë.