Tirana Observer: “Artan Fuga propozon krijimin e ministrisë së fuqishme që do kthejë faqen për Shqipërinë” plus 9 more |
- Artan Fuga propozon krijimin e ministrisë së fuqishme që do kthejë faqen për Shqipërinë
- Negociatori i ‘Rambujesë’: Putin nuk është i interesuar për Ballkanin; Kosova në BE pas 30 vitesh
- Barça nënshkruan me Dembélé, francezi bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë
- Pensionistët emigrantë nga Italia apel qeverisë: Na lehtësoni qëndrimin në Shqipëri
- Aplikimet në universitete, Ekonomiku e Drejtësia, dy fakultetet më të kërkuar
- Një rrëfim për UDB-në, agjencinë e spiunazhit më pak të njohur të Luftës së Ftohtë
- Marina Vjollcën mund ta zëvendësojë brunia joshëse
- 6 politikanë nën hetim për pastrim parash, zbardhet skema që përdorin
- BE: Qeveria “Rama 2”, fokus tek vetingu dhe lufta antikanabis
- TABELA: Parlamenti i ri dominohet nga biznesmenët
Artan Fuga propozon krijimin e ministrisë së fuqishme që do kthejë faqen për Shqipërinë Posted: 25 Aug 2017 09:50 AM PDT Akademiku Artan Fuga propozon ngritjen e një ministrie të fuqishme të telekomunikacionit që do e fuste Shqipërinë në botën postmoderne të dixhitalizimit. Fuga e konsideron të rëndësishme një krijimin e Ministrisë së telekomunikacioneve, novacionit teknik dhe kërkimit shkencor pasi në një kohë kur bota 'noton' në virtualen, ne kemi mbetur akoma te materalja. Fuga ka renditur të gjitha fushat me të cilat do të duhej të merrej kjo ministri e fuqishme për të sjellë ndryshimin e madh në vend. Reagimi i Artan Fugës: Kriter për të matur performancën e stukturës së pritshme ministeriale ——— A do të lindi bebja e vdekur, apo do të jetë vitale? Kur mediat po hamendëzojnë për strukturën e ministrive dhe ministrat e ardhshëm të qeverisë të mandatit të dytë të Edi Ramës, për vete kam një kriter bazë vlerësimi : A do të jetë ajo një strukturë dikasteriale që do të vazhdojë ta lejë Shqipërinë e gjorë pas shekullit të 21-të, pra larg botës së sotme të qytetëruar, pra në epokën e hurit dhe të zjarrit, e të litarit, apo do ta fusi atë në botën e sotme postmoderne të dixhitalizimit. Them "për vete", sepse jemi ne si qytetarë që "ftohemi në qeverisje" :), humbasim kohën kot me gjëra për të cilat kemi paguar të tjerë të merren, meqë nuk kuptohet se përse opozita që është bërë si Guomindani, nuk paraprin me propozime, por hesht dhe s'bëzan. Mbetet e mbyllur te bishtnizmi duke ndjekur agjendën që i imponon qeveria. Pra na duhet, Shqipërisë i duhet, një ministri e fuqishme telekomunikacionesh. Se të kesh një ministri transporti kur nuk kemi as trena, as anije, vetëm rrugë për faqe të zezë, pra të kesh ministri për rrugët e asfaltit dhe ziftit, dhe mos kesh ministri për rrugët e bulevardet e telekomunikimit dixhital, kjo do të ishte pikë e zezë, bebja do të lindëte e vdekur. Ministri e telekomunikacioneve, e novacionit teknik dhe e kërkimit shkencor. Kjo e ndan shapin nga sheqeri. Se jemi në gjendjen kur të udhëtosh nga Selaniku në Gjirokastër, apo nga Bari në Vlorë, teknikisht nuk është thjesht një udhëtim në hapësirë, por edhe në kohë, atje shekulli i 21-të, këtu i 19-i dhe drejt origjinave të njeriut. Një dikaster që : do të ngërthejë politikat publike ndaj informacionit, që do të jetë fuqia publike për administrimin e spektrit të frekuencave një pasuri më e madhe sa nafta dhe gazi të marra sëbashku, që do të hartojë e ndjeki reformat gjigande që duhen bërë në dixhitalizimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, që do të hapi perspektiva për novacionin në financa, ekonomi, kulturë duke i numerizuar ato, që do të administrojë rrugët e flukseve të informacionit, dhe që do të jetë lideri i numerizimit të tregtisë, arësimit, shkencës, sipërmarrjeve, si edhe do të jetë rregullatori i start-upeve dhe i gjithë jetës virtuale në Internet, e cila ka mbetur si pyll i shkretë ku brigandët bëjnë ligjin në një botë pa rregulla, norma dhe etikë. Që ta bëjë kërkimin shkencor në Shqipëri të jetë efikas dhe jo një llomotiitje delirantësh dogmatikë. Përndryshe mbetëm te brick and mortar, një treg prej mishi e kockash si në pazarin e Ksamilit ku vjen kasapi dhe ja ngul hanxharin qengjit varur në pemë dhe currilat e kuqe përhapen mbi bar, rërë dhe gurë. (skenë që sapo e pashë). Ne jemi ende te materialja kur bota noton në virtuale. Pse dru me pre hesapi jemi ne? |
Negociatori i ‘Rambujesë’: Putin nuk është i interesuar për Ballkanin; Kosova në BE pas 30 vitesh Posted: 25 Aug 2017 09:39 AM PDT Ish-negociatori i BE-së në bisedimet e paqes në Rambuje, Wolfgang Petritsch ka komentuar situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e fuqive të mëdha. Sa i përket Rusisë, Petritsch nuk sheh interesim të presidentit Vladimir Putin mbi Ballkanin Perëndimor, por qëllimi kryesor i tij është dobësimi i Bashkimit Europian. "Pretendimet për ndikimin e influencave të huaja në Ballkan janë të ekzagjeruara. Presidenti Vladimir Putin nuk interesohet për Ballkanin, por për BE-në. Vënia në dukje e dobësive të BE-së është qëllimi i vërtetë i politikës së jashte të Rusisë, ndaj është e nevojshme të bisedohet në mënyrë të vendosur dhe konstruktive me Putinin", ka deklaruar Wolfgang Petritsch. Diplomati austriak e konsideron Serbinë si vendin më të rëndësishëm në rajon, ndërkohë thekson se çështja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe është vendimtare në rajon, veçanërisht lidhur me Kosovën. Wolfgang Petritsch ka deklaruar se Bosnja dhe Kosova kanë mbetur mbrapa vendeve të tjera të Ballkanit, ndërsa anëtarësimin e Prishtinës në BE nuk e sheh të mundshëm për të paktën edhe 30 vite. |
Barça nënshkruan me Dembélé, francezi bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë Posted: 25 Aug 2017 09:28 AM PDT Pas shumë përpjekjesh Barcelona ka gjetur marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e Ousmane Dembélé për 105 milionë euro plus bonuse, që mund të shkojnë deri në 140 mln euro në varësi të paraqitjes së lojtarit. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare dhe klauzola e blerjes së tij do të jetë 400 milionë euro. Dembélé do të mbërrijë në Barcelonë të dielën dhe ai do t'i nënshtrohet të hënën në mëngjes vizitave mjekësore. Nëpërmjet një postimi të shkurtër në faqen zyrtare në Twitter Barcelona njofton arritjen e marrëveshjes me Dortmund për Dembele. Dy vjet më parë, 20-vjeçari ishte ende i turpshëm për të bërë debutimin e tij të plotë për Rennes ndërsa dy vjet më pas ai është lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë pas Neymar që vendosi t'i bashkohet Paris SG për 222 milionë euro. Francezi do të mbaj veshur fanellën me numrin 11 në "Camp Nou", numër të cilin e mbante braziliani Neymar. |
Pensionistët emigrantë nga Italia apel qeverisë: Na lehtësoni qëndrimin në Shqipëri Posted: 25 Aug 2017 08:15 AM PDT Ardhja për të jetuar në Shqipëri e pensionistëve nga vendet e Bashkimit Europian mund të jetë një mundësi e mirë për ekonominë e vendit për të rritur të hyrat në valutë. Por në fakt gjërat nuk janë aq të lehta që kjo kategori të vijë në Shqipëri. Carmine Iampietro është një pensionist italian që jeton prej vitesh në vendin tonë, rezident në Durres. Me të ardhurat që merr në vendin fqinj ai mund të bëjë një jetë mjaft cilësore në Shqipëri duke pasur parasysh kostot. Carmine thotë se marrja e lejes së qëndrimit nga autoritetet shqiptare është e vështirë. "Pensionistët italianë që duan të transferohen në Shqipëri kanë vështirësi që të marrin lejen e qëndrimit, sepse shteti shqiptar kërkon që të kenë të paktën një shtëpi në pronësi, ose kontratë pune. Por kjo sipas meje është e padrejtë sepse vetë pensioni dhe një shtëpi me qira duhet të ishin të mjaftueshme për të marrë leje qëndrimi. Jo të gjithë pensionistët kanë mundësi për të blerë shtëpi, pse mos ta kalojmë këtë pengesë", shprehet Carmine Iampietro. Dikur pilot motoçiklizmi, më pas mekanik në garat me motora, Carmine, duke qenë se jeton në Shqipëri kërkon që t'i nënshtrohet ligjeve tatimore shqiptare. Mes dy vendeve ka një marrëveshje për mos tatimin e dyfishtë dhe mbi bazën e këtij ligji ai kërkon që autoritetet tona të fiskut t'i njohin pensionistëve të huaj shpenzimet e bëra, në këtë mënyrë ato përfitojnë nga mos tatimi i pensionit në Itali. "Instituti i Pensioneve në Itali merr mbrapsht taksat dhe për t'i paguar ato në vendin rezident lëshon një formular që plotësohet me të dhënat tona personale dhe shkohet në zyrën e tatimeve shqiptare, ato duhet ta vulosin dhe me këtë unë bëhem subjekt i fiskut shqiptar. Por këtë formular autoritetet shqiptare nuk e njohin, ne kemi nevojë që shteti shqiptar të njohë këtë formular sepse na lehtëson jetën", thotë Iampietro. Në Evropë, por jo vetëm, mjaft shtete po krijojnë politika për tërhequr pensionistët e vendeve të zhvilluara, duke u ofruar lehtësira fiskale në këmbim që ata të shpërngulen si rezidentë. Portugalia, Spanja, Bullgaria dhe Rumania, madje dhe Tunizia, janë duke zhvilluar programe të posaçme dhe ndoshta dhe Shqipëria duhet të ecë në këtë drejtim./TCH |
Aplikimet në universitete, Ekonomiku e Drejtësia, dy fakultetet më të kërkuar Posted: 25 Aug 2017 08:00 AM PDT Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka zbuluar se dy nga degët më të kërkuara nga studentët janë Administrimi i Biznesit dhe Fakulteti i Drejtësisë. Sipas Kules, nëse në Fakultetin e Ekonomisë do të regjistroheshin të gjithë fituesit të fazës së parë, do të mbeteshin rreth 400 kuota të lira. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që maturantët që janë në pritje të mos shqetësohen pasi pas datës 29 ka një procedurë me 7 seanca 48- orëshe, ku do tu jepet një mundësi studentëve të cilët janë në pritje për të tu regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë. Gjithashtu dekani i Ekonomisë shtoi se Fakulteti i Ekonomisë do të jetë në dispozicion të studentëve gjatë gjithë kohës së regjistrimeve, në mënyrë që tu ofrojë atyre mbështetje maksimale. Ndërkohë Artan Hoxha, dekani i Fakulteti të Drejtësisë, është shprehur se ndodhemi në një moment të veçantë për të gjithë studentët që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet në Universitet. "Ne kemi më shumë kuota pasi sipas ligjit të ri të arsimit, studimet në drejtësi janë 5-vjeçare. Për këtë shkak ne kemi një numër të madh studentësh krahasuar me vitet e mëparshme. Në përfunduam verifikimet dhe në faqen tonë, ashtu si kërkon udhëzimi i Ministrisë për disa minuta do të jenë të afishuara listat. Studentët mund të gjejnë të gjithë pikëzimin", – është shprehur Hoxha. |
Një rrëfim për UDB-në, agjencinë e spiunazhit më pak të njohur të Luftës së Ftohtë Posted: 25 Aug 2017 07:50 AM PDT UDB-ja është ndoshta agjencia më pak e njohur e spiunazhit e Luftës së Ftohtë. Ajo mbetet influente, pavarësisht shpërbërjes së vendit të cilin u formua që të mbrojë. Chris Deliso CIA, KGB-ja, Mossadi dhe MI6 janë emra shërbimesh sekrete familjare, edhe pse pashmangshmërisht opakë, që luajtën role të mëdha në Luftën e Ftohtë. Megjithatë, midis agjencive të spiunazhit që dolën nga gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore, ODB-ja e ish Jugosllavisë është aspak e njohur. Formalisht e shkrirë pas shpërbërjes së dhunshme të vendit në vitin 1991, trashëgimia e saj jeton në formën e spiunëve të devijuar, manjatëve të biznesit, politikanëve dhe njerëzve të gjeneratës tjetër me lidhje familjare me ish regjimin komunist. UDBA (Uprava Drzavne Bezbednosti ose në shqip Administrata e Sigurisë Shtetërore) ende ka një reputacion të njohur në Ballkan. Rivalët politikë akuzojnë kundërshtarët e tyre se kanë lidhje me agjencinë e mëparshme, ndërsa "komisionet e lustracionit" në ish-republikat jugosllave – Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovina, Serbi, Mali të Zi, Maqedoni dhe Kosovë – kanë mbledhur lista voluminoze të informatorëve të dyshuar, pseudonimet dhe misionet sekrete. Qëllimi i këtyre komisioneve nuk ishte që të arrestonin njerëzit, por të identifikonin informatorët në mënyrë që t'u mohoheshin vendeve të punës në të ardhmen. Megjithatë, përpjekjet për të shkëputur lidhjet dhe marrëdhëniet e vjetra në ish-Jugosllavi nuk kanë pasur kurrë sukses krahasuar me përpjekjet e bëra në vendet e Traktatit të Varshavës. Dy arsye fshihen prapa kësaj. E para është për shkak të qasjes së zgjuar të Josip Broz Titos, udhëheqës i lëvizjes partizane jugosllave gjatë Luftës së Dytë dhe theemelues i Jugosllavisë komuniste në vitin 1945. Në kërkim të një balance midis Lindjes dhe Perëndimit, Tito ndërtoi një komunizëm "më të butë" sesa ai i vendosur në shtetet e tjera të bllokut lindor. Megjithëse kritikat ndaj regjimit shkëshilloheshin, qytetarët e saj gëzonin mundësi më të mëdha punesimi dhe mund të udhëtonin kudo me pashaportën jugosllave. E dyta, ndryshe nga proceset e pavarësimit relativisht paqësore të shteteve passovjetike, Jugosllavia ra në një luftë civile gjatë viteve '90, në të cilat rrjetet e UDB-së bashkëpunuan me njëri tjetrin, si edhe me agjenci te huaja të ndryshme të inteligjencës, në fushën e inteligjencës ushtarake dhe praktikat gjithnjë e më të korruptuara të biznesit të lehtësuara nga lufta, sanksionet ndërkombëtare dhe mbyllja e kufijve. Tani që Ballkani është paqësor, teprimet e dhunshmë të UDB-së në pjesën më të madhe të tyre janë harruar, duke u lejuar elementëve klandestinë të saj që ta transformojnë veten në anëtarë të "respektuar" të shoqërisë, si profesorë, politikanë dhe biznesmenë. Si u zgjerua UDBA Deri në vitin 1945 partizanët e Titos kishin mundur jo vetëm gjermanët dhe bullgarët pushtues, të cilët kishin pushtuar Mbretërinë Jugosllave në prill të vitit 1941, por edhe rivalët e brendshëm, si lëvizja nacionaliste çetnike dhe ustashët. Vendi që trashëgoi Tito, duke zgjeruar kufijtë e ish-Jugosllavisë mbretërore, ishte kryesisht agrare, e varfër dhe i shkatërruar nga lufta. Përveç mundësisë së emigrimit, përparimi shoqëror ishte i varur nga bashkimi me Partinë Komuniste, ushtrinë ose UDB-në. Ky fenomen e përshpejtoi emigracionin disident dhe krijoi dinastitë komuniste dhe UDB-ja arriti të ketë ndikim sot. Tito e kishte çimentuar autoritetin e tij deri në vitin 1946, duke arritur marrëveshje ad-hoc me liderët e huaj, një akt balancues midis Perëndimit dhe Lindjes, i cili gjithashtu do të përfshinte kontakte me botën në zhvillim. Jugosllavia u bë anëtare themeluese e "Lëvizjes së të Paangazhuarve" – një grup kombesh të pavarura nga çdo bllok i madh i pushtetit – i themeluar në kryeqytetin e saj Beograd në vitin 1961. Përmes kësaj marrëdhënie, Tito do të zgjeronte ideologjinë politike, kontratat e biznesit dhe kapacitetet e inteligjencës në të gjitha aspektet. Megjithatë, kërcënimet e brendshme e të jashtme mbetën. Si pasojë e prishjes së Titos me Stalinin në 1948, një kohë kur lufta civile po egërsohej në Greqi, mu në jug të Republikës Maqedone të Jugosllavisë, Bullgaria dhe Hungaria dukeshin grabitqare. Çështja e vështirë e Maqedonisë kishte shkaktuar konflikte për pothuajse 70 vjet, gjatë tërheqjes së ngadaltë të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Në vitin 1934, një njeri nga VMRO-ja maqedonase, i ndihmuar nga nacionalistë kroatë, kishte vrarë Mbretin serb Aleksandër në Paris. Për Titon (i cili gjithashtu do të vihej në shënjestër për t'u vrarë nga Stalini në vitet e mëvonshme), krijimi i një shërbimi sekret të pamëshirshëm dhe efikas ishte jetik. Diktatori jugosllav e gjeti njeriun e tij tek Aleksander Rankoviçi, një veteran partizan serb, gruaja dhe nëna e të cilit ishin vrarë nga Gestapo. Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike në vitin 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviçi ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi. Në vitin 1944 themeloi OZNA-n (Odeljenje za Zaštitu Naroda, Departamenti i Sigurisë Kombëtare), qe në vitin 1946 u shndërrua në UDB. Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të dyshuara. Nën Rankoviç, ajo ruante depo malore municionesh sekrete, mbronte trafikun hekurudhor, spiunonte diplomatë të huaj, përgjonte telefona, hapte letra dhe merrte në pyetje armiq të brendshëm të supozuar, nga politikanë deri tek fshatarë që i rezistonin kolektivizimit. Trajnimi bazë në shkollat zyrtare të spiunazhit të UDB-së (me seli në Beograd) zgjaste dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhe, inteligjencë ushtarake dhe diplomatike dhe hetime penale. Operacionet e Zeza Ndërsa ai e konsolidonte stabilitetin e brendshëm, Tito gjithashtu udhëtonte me kujdes jashtë vendit. Rivalët e shumtë kishin emigruar ose shpëtuan pas luftës (duke përfshirë shumë anëtarë të ustashëve, të shpëtua nga priftërinjtë katolikë kroatë në Itali përgjatë "ratlines" naziste drejt Argjentinës). UDB-ja do të ishte e ngarkuar me spiunimin e emigrantëve të tillë jugosllavë. Operacionet e zeza të UDB-së u prekën pasi protestat liberale në Perëndim shpërthyen të ngjashme në fund të viteve 1960 në Jugosllavi. Deri në vitin 1974, vendi kishte një kushtetutë të re, e paraqitur si një përpjekje për të qetësuar nacionalistët e shqetësuar duke decentralizuar pushtetin. Përgjigjja e UDBA-së ndaj mospajtimit të diasporës materializohet në disa prej vrasjeve më të përgjakshme dhe më brutale – ndoshta më të mëdha gjatë Luftës së Ftohtë. Metodat e tyre ishin të thjeshta, efikase dhe të organizuara mbi baza etnike. Në mënyrë tipike, "detyra" do të delegohej në udhëheqjen republikanë të UDB-së të objektivit në fjalë, duke përdorur zyrtarë të të njëjtit nivel etnik. Pas infiltrimit të rrethit përkatës të diasporës, agjentët e UDB-së do të inkurajonin paranojën, luftën dhe konfuzionin përmes dizinformimit dhe thashethemeve. Kjo krijonte në mënyrë të pashmangshme tensione në nivel lokal, duke i dhënë autoriteteve jugosllave "mohim të besueshëm". Pas vrasjes – zakonisht e kryer nga regjimi me armë të lehta apo me thikë – ngjarja mund të shpjegohej thjesht si rezultat i rivaliteteve brenda bashkësive etnike të mbyllura. Përdorimi i agjentëve me më të kaluar kriminale ndihmoi më tej për të fshehur çdo përfshirje të qeverisë jugosllave. Kështu policia lokale shpesh shmangte hetimin e rasteve të tilla, pavarësisht nëse ato u kryen në Britani, në Gjermaninë Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi apo në Amerikën e Jugut. Megjithatë, qasja relativisht e dobët ndaj operacioneve të UDBA-së nuk ishte vetëm një nënprodukt i injorancës, por edhe i perceptimeve të ndryshme politike perëndimore të Jugosllavisë 'të butë komuniste' dhe 'Bllokut Lindor' të Bashkimit Sovjetik. Kështu, ndërsa vrasja famëkeqe e asistuar nga KGB-ja e disidentit bullgar Georgi Markov në Londër në shtator 1978 nxiti një hetim të hollësishëm dhe mbulim të gjerë të lajmeve, pak kujtojnë vrasjen e disidentit kroat Bruno Bushiç në Paris një muaj më vonë. Mungesa e entuziazmit për hetimet zyrtare, madje edhe kur dyshohet për UDB-në, pasqyron perceptimin e Perëndimit se Titoja ishte një aleat i dobishëm kundër sovjetikëve. Veprime profesionale Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasja në 1972 e terroristit kroat Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb Dragisha Kashikoviç në Chicago. Vrasje që lanë të vrarë kalimtarë të rastit, përfshi edhe fëmijë. Misione të tjera qenë dukshëm më të justifikueshëm, si në rastin e vrasjes së vitit 1969 e ish komandantit ustash Vjekoslav Luburiç në Spanjë. Luburiçi kishte mbikëqyrur kampin e përqëndrimit të Jasenovacit në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku qindramijëra serbë dhe hebrenj qenë vrarë. UDB-ja e konsideroi penetrimin e saj të ngadaltë e të durushëm në enturazhin mërgimtar të Luburiçit si një operacion tejet profesional. Gjatë viteve'90, Jugosllavia u zhyt një sëri luftërash të përgjakshme sipas vijave etnike dhe fetare. Personeli i shpërbërë i UDBA-së i drejtoi strukturat e sigurisë të shteteve të tyre në formim e sipër, duke bashkëpunuar me kolegët e tyre të mëparshëm nëpër kufijtë e sapoformuar. Në një kohë të luftës së parregullt dhe sanksioneve ndërkombëtare, pati kërkesa të konsiderueshme për ata që njihnin vendet e fshehura të depove të armëve të vjetra ose që mund të linin rrugë kontrabandë të naftës dhe mallrave të tjera thelbësore përmes vendkalimeve kufitare pak të njohura. Pra, në thelb, UDB-ja u bë një subjekt kriminal i decentralizuar – një shoqëri e fshehtë e fshehur në sytë e thjeshtë. Edhe sot në mesin e popullatave të ish-Jugosllavisë mund të gjenden ish-vrasës që mbledhin pensione, politikanë "nacionalistë" me rrënjë komuniste, biznesmenë me pasuri të dyshimtë dhe ish agjentë që veprojnë si mercenarë për fuqitë e huaja. Me pasuri të përftuara nga dekada privilegjesh dhe, ndonjëherë, edhe aktivitetesh kriminale, familjet e zgjeruara të UDBA-së ka gjasa të vazhdojnë të përparojnë mirë edhe në të ardhmen. Shtete "pasardhëse" Mungesa e interesit të Perëndimit për trashëgiminë e UDB-së ishte parasëgjithash për shkak të imperativit kryesor për stabilitet rajonal pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo kërkonte një tolerance të njerëzve që futeshin në establishmentin e sigurisë dhe atë politik të shteteve suksesore të Jugosllavisë. Pavarësisht thirrjeve të rastësishme për hetime apo një historie medie lokale rreth ish informatorëve të UDB-së, ka kaluar tashmë shumë kohë. Momenti për "pastrimin" e elementëve ish komunistë ka kaluar prej shumë kohësh. Për mire ose për keq, shërbimi sekret famëkeq i Jugosllavisë duket i destinuar të mbetet enigma, edhe pse aktivitetet e tij vazhdojnë të rezonojnë. (Chris Deliso është Drejtor i Balkanalysis.com dhe autor i Migration, Terrorism and the Future of a Divided Europe: a Continent Transformed (shtëpia botuese Praeger, 2017) Përgatiti: Armin Tirana për Bota.al |
Marina Vjollcën mund ta zëvendësojë brunia joshëse Posted: 25 Aug 2017 07:40 AM PDT Zëvendësimi i Marina Vjollcës në programin Procesi Sportiv ka prodhuar shumë lajme, që kanë mbetur të pakonfirmuara. Fillimisht u fol për Xhejms Dervishin, ndërsa sot Neës Bomb ka publikuar lajmin që Marina do të zëvendësohet nga një tjetër brune, Rashel Kolaneci, vajza joshëse e programit “Xing me Ermalin”. Nëse kjo është e vërtetë do të kemi një shkëmbim moderatoresh mes dy televizioneve të mëdha kombëtare, të dyja tërheqëse, të dyja të pëlqyera. Sigurisht do të jetë sfidë për Rashelin moderimi i një programi duke qenë që roli i saj te Xing me Ermalin ka qenë më i thjeshtë, por, nëse do të jetë vërtet në studion e Proces-it sezonin e ardhshëm, Edi Manushi do të jetë siguria e saj. Nuk do të kemi më Marinën, por me siguri do të kemi një vajzë të bukur pranë Manushit. |
6 politikanë nën hetim për pastrim parash, zbardhet skema që përdorin Posted: 25 Aug 2017 07:26 AM PDT Shqipëria është rritur me disa vende sa i përket pastrimit të parave në raportin e fundit, ndërsa vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka rritur numrin e referimeve në Prokurori e Polici, konkretisht 178 raste të dyshimta për pastrim parash, nga të cilat për 31 raste, me vlerë 3.8 milionë euro. Nga 178 raste, në gjashtëmujorin e parë të vitit, janë konstatuar gjashtë raste të pastrimit të parave, ku të përfshirë janë persona politikë, të cilët deklarojnë pasurinë dhe transaksionet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, shkruan "Shqiptarja.com". DPPPP bën me dije se, rastet në fjalë i ka referuar në Prokurori dhe Polici, për një hetim më të hollësishëm. "Gjatë këtij viti kemi dërguar 6 raste të dyshimta në institucionet ligj zbatuese në të cilat janë të përfshirë persona të ekspozuar politikisht. Personat që kanë detyrim të bëjnë deklarim të pasurive dhe interesave në ILDKPKI në kuptim të ligjit 9917 datë 19.5.2008 'për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit', i ndryshuar, përfshihen në kategorinë 'personat e ekspozuar politikisht' ndaj të cilëve subjektet e ligjit në marrëdhënien me ta si klient kanë detyrim specifik për të ushtruar vigjilencë të zgjeruar (neni 8) dhe rast pas rasti të kryejnë raportim për aktivitet të dyshimtë në DPPPP", konfirmon Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për rastet në fjalë vijojnë hetimet nga ana e Policisë dhe Prokurorisë. Ndërkaq, tendenca e shtuar për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit, mund të jetë një përpjekje e fundit e zyrtarëve për të shpëtuar nga veprimi i organeve të reja anti-korrupsion, konkretisht i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Monitorimi i vazhdueshëm Sipas DPPPP, në shumë raste transaksionet e dyshimta kryhen nga personat që kanë aktivitet biznesi. "Transaksionet në para fizike referuar akteve rregullative, përvojës dhe tipologjive vendase e ndërkombëtare, klasifikohen riskoze për rrjedhojë ndaj tyre ushtrohet vëmendje e monitorim i vazhdueshëm – poçes nga i cili dedektohen raste me anomali nga analiza e mëtejshme e të cilëve rast pas rasti referohen në institucionet ligj zbatuese Polici ose dhe Prokurori). Duke qenë se në shumë raste këto transaksione kryhen nga persona të cilët kanë edhe aktivitet biznesi, bashkëpunojmë edhe me organet tatimore për konkludim sa më efikas të rasteve", thotë DPPPP. Masat e marra Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit sqaron se, në kuadër të funksioneve mbikëqyrëse ndaj subjekteve, në vijimësi ka trajnuar, sensibilizuar dhe shpërndarë tipologji për rrezikun e transaksioneve cash apo të transaksioneve të dyshimta në përgjithësi duke vënë në pah me theks të veçantë detyrimet që duhet të përmbushen prej tyre për vigjilencë e raportim në DPPPP, si dhe për rrezikshmërinë e mos përmbushjes së këtyre detyrimeve. "Gjithashtu kemi kryer edhe inspektime ndaj subjekteve me këtë tematikë dhe për rastet e konstatuara me shkelje kemi marrë masat e duhura administrative", pohon DPPPP. Raporti për 2016 Shembull, ja si pastrohen paratë -Shtetasi shqiptar "A" (26 vjeç), në një periudhë të shkurtër kohore, gjatë vitit 2013, ka lidhur 4 kontrata për marrje huaje të një shume totale prej 110 000 eurosh nga 4 shtetas të ndryshëm shqiptarë. Shtetasi "A" rezulton të jetë familjar i ngushtë i një personi të ekspozuar politikisht (PEP). -Duke marrë në konsideratë: 1. moshën e re të shtetasit "A"; 2. mosnjohjen e qëllimit të marrjes së këtyre huave të njëpasnjëshme dhe 3. faktin se shtetasi "A" është familjar i një personi të ekspozuar politikisht, kemi kryer disa verifikime të mëtejshme, nga ku rezultoi se: Shtetasi "A" së bashku me vëllanë e tij, shtetasin "B", në maj të vitit 2011 kanë regjistruar një shoqëri tregtare, konkretisht shoqërinë "L sh.p.k", e cila ka objekt veprimtarie "Dhënie me qira të automjeteve". -Pak ditë pasi është regjistruar, kjo shoqëri ka lidhur një kontratë financimi qiraje në shumën 130 000 euro "për blerje automjetesh", nga të cilat 90 000 euro janë financuar nga një kompani leasing dhe diferenca (rreth 40 000 EUR) është paguar nga vetë shoqëria, nëpërmjet një depozitimi në CASH të kryer nga njëri prej ortakëve: shtetasi "A". Pra, shoqëria "L sh. p. k.", në kuadër të kontratës së financimit, ka paguar shumën prej 40 000 eurosh për blerje automjetesh, ndërkohë që është regjistruar vetëm pak ditë para kësaj pagese (burimi i fondeve është i panjohur). – Pjesa tjetër e mbetur e shumës së marrë (90 000 EUR), nëpërmjet kontratës së financimit të qirasë nga shoqëria "L sh. p. k." është shlyer brenda një periudhe 1-vjeçare nëpërmjet depozitimeve me para në dorë nga shtetasi "A" (aksionari i saj), por edhe nga një shtetase tjetër, punonjëse e shoqërisë, nga e cila shtetasi "A" ka marrë një nga huat e sipërpërmendura. -Gjatë investigimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se: Në vitin 2011 shoqëria "L sh. p. k." është financuar nga ortaku me një shumë të lartë prej 150 000 eurosh; – Në vitin 2013, në emër të shoqërisë "L sh. p. k.", është lidhur një kontratë për blerje pasurie të paluajtshme në shumën prej 350 000 eurosh, nga të cilat janë paguar 105 000 euro fillimisht. Burimi i të ardhurave janë deklaruar të jenë huat e marra nga shtetasi "A"; – Kjo shoqëri, për periudhën 2011-2014, rezulton se ka deklaruar pranë organeve tatimore fitime në vlera të vogla; – Në fund të vitit 2014 shoqëria "L sh. p. k." ka kaluar në statusin "Shoqëri në likuidim e sipër"; -Bazuar në dyshimet se: Shtetasi "A", familjar i ngushtë i një personi të ekspozuar politikisht, ka deklaruar se ka marrë hua shuma të mëdha; -Nëpërmjet shoqërisë së tij ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, ku shumat prej tij apo prej personave të lidhur me të (burimi i tyre është i panjohur) janë depozituar në CASH; -Shlyerja para kohe e kontratës për financim qiraje, po nëpërmjet depozitimeve në CASH, financimi në vlerë të lartë nga ortaku i kryer për shoqërinë "L" sh. p. k.; -Shoqëria, edhe pse ka kryer vazhdimisht investime dhe ka qarkulluar shuma në vlera të larta, ka deklaruar fitime në vlera të vogla. Rasti është referuar në organet e zbatimit të ligji/ Shqiptarja.com |
BE: Qeveria “Rama 2”, fokus tek vetingu dhe lufta antikanabis Posted: 25 Aug 2017 07:00 AM PDT 48 orë para se kryeministri Edi Rama të shpallë kabinetin me të cilin do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme, Brukseli deklaron se qeveria e re duhet të fokusohet tek zbatimi i reformës ne drejtësi e ne mënyrë specifike tek vetingu. E kontaktuar nga Vizion Plus, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit të reformës në drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve. "Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma. Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit", Koçijançiç Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn mbërrin mbrëmjen e të premtes në Tiranë, për t'u bërë pjesë e takimit të së shtunës mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, një takim qe për Brukselin do të shërbejë për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas Samitit të Triestes. |
TABELA: Parlamenti i ri dominohet nga biznesmenët Posted: 25 Aug 2017 06:33 AM PDT
Në funksion të raporteve mbi përbërjen dhe pritshmëritë e parlamentit të ri (2017-2021) Instituti i Studimeve Politike përmes projektit monitorues 2017-2020 www.deputetim.al mbështetur nga qeveria e mbretërisë holandeze ka ofruar të dhëna publike që lidhen me përbërjen e parlamentit, cilësitë e përfaqësimit, prurjet, risitë dhe problematikat. Të dhënat e sotme lidhen me disa aspekte specifike të cilësisë së përfaqësimit, por që mbeten aktuale në debatin politik e publik. Parlamenti i ri, ashtu si edhe parlamenti që lëmë pas, dominohet nga biznesmenët. Ata zënë rreth 26% të parlamentit ose më shumë se një të katërtën e të gjithë deputetëve. Disa prej tyre janë biznesmenë me ndikim të madh në ekonomi, posedojnë firma të njohura dhe asete të mëdha financiare, disa të tjerë kanë biznese të mesme, në fushën e konsumit dhe të shërbimeve publike. Numri i madh i biznesmenëve nxjerr në pah tri probleme: e para, sistemi zgjedhor presupozon se emëron elitat politike, pra politikanët e karrierës, ndërkohë që liderit politikë që bëjnë listat e kanë përdorur sistemin për të emëruar biznesmenë të afërt me ta ose sponsorë elektoralë të fushatës dhe subjektit politik; e dyta, mazhoranca në Shqipëri është e majtë dhe është rast studimor modeli shqiptar ku një e majtë promovon në vijueshmëri prurje nga biznesi; e treta, parlamenti nuk arriti të miratojë Kodin e Etikës gjatë 2013-2017 dhe për pasojë, nuk ka zgjidhur ende me ligj të shkruar konfliktin e interesit midis biznesmenëve në parlament dhe akteve ligjore që këta deputetë miratojnë pro apo kundër interesit të tyre personal, biznesit që zotërojnë. Në raportin e database www.deputetim.al rezulton se nga 140 deputetë 23 prej tyre kanë tituj e grada shkencore, 13 më pak sesa numri i prurjeve nga biznesi. Gjithashtu, nga 140 deputetë 22 prej tyre janë të paktën autorë në një libër universitar apo shkollor, disa prej tyre edhe studiues në fusha specifike. Në parlament do të kemi vetëm një ish rektor dhe tre dekanë, njëri prej të cilëve në shtator jep dorëheqje nga posti akademik për të kaluar në politikë. Një e dhënë interesante është raporti i parlamentit të ri me të kaluarën komuniste dhe të kaluarën në tranzicion. Lidhur me periudhën komuniste, në parlamentin e ri kemi të paktën dy deputetë nga PPSH, asnjë ish të burgosur politik dhe vetëm 5 deputetë që indirekt vijnë nga familje të persekutuara politike gjatë regjimit komunist. E dhëna e dytë lidhet me trashëgiminë e tranzicionit: ndonëse politika flet për prurje të reja, fillim të ri, republikë të re, logjikë e re shteti, etj, duke fajësuar politikanët e mëparshëm të tranzicionit për dështimet e deritanishme, në fakt, partitë kanë ricikluar pjesë të madhe të këtyre personave përgjegjës. Konkretisht, në parlamentin e ri do të kemi një ish president, katër ish kryeministra, asnjë ish kryetar kuvendi, 45 ish ministra, 8 ish kryetarë bashkish dhe 9 ish kryetar partish ose aktualisht kryetarë partish. Pothuajse të gjithë kryetarët e partive kanë më shumë se një dekadë në poste të larta drejtuese në politikë, disa edhe dy dekada, duke mbijetuar në politikë kryesisht përmes përdorimit të sistemit zgjedhor në funksion të tyre apo përdorimit të partisë që drejtojnë në funksion të listave të sigurta elektorale. Në mesin e deputetëve ka edhe politikanë aktiv që nuk kanë pasur poste të larta drejtuese në vite, por me rol aktiv në jetën publike dhe me një integritet të lartë. Ndonëse pakicë ata janë e mbeten forca kryesore lëvizëse e politikës në parlament dhe mekanizmi kryesor që lidh përvojën politike me pritshmëritë dhe nevojat e vendit. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |