“Hidhet nisma për dekorimin e Gjon Serreqit, Adem Gllavicës dhe Abdullah Musliut” plus 9 more Ferizaj Press

“Hidhet nisma për dekorimin e Gjon Serreqit, Adem Gllavicës dhe Abdullah Musliut” plus 9 more Ferizaj Press


Hidhet nisma për dekorimin e Gjon Serreqit, Adem Gllavicës dhe Abdullah Musliut

Posted: 25 Aug 2017 09:46 AM PDT

Ferizaj.25.08.2017. Përfaqësuesit e Klubit të intelektualëve ferizajas: Haki Shaqiri, Enver Zhinipotoku dhe Kemajl Aliu, ia paraqitën sot kryetarit të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe dhe kryesuesit të Kuvendit të Komunës Faruk Guri, nismën që komuna e Ferizajt të procedojë dekorimin e personaliteteve të shquara të luftës për liri kombëtare, Gjon Serreçit, Adem Gllavicës dhe Abdullah Musliut.

Ata konstatuan se Ferizaj është vonuar mjaft për t'i nderuar këto personalitete dhe është koha e fundit për ta bërë këtë.

Kryetari i komunës dhe kryesuesi i kuvendit u pajtuan me nismëtarët që dekorimi të procedohet javën që vjen, ndërsa më 31 gusht, në përvjetorin e ekzekutimit të Gjon Serreqit, të mbahet një akademi nderi për këto personalitete.

Nënshkruhet kontrata me operatorin ekonomik “Fitorja”, për ndërtimin e banesave të reja në Ferizaj

Posted: 25 Aug 2017 07:12 AM PDT

Ferizaj.25.08.2017. Këtë të premte kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i zhvillimit ekonomik dhe turizmit Shemsedin Sojeva kanë bërë nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik "Fitorja SHPK", me pronarë Tahir Malokun për ndërtimin e banesës së re në Ferizaj, ose me sakte afër furrës së Mikelit në Ferizaj.

Me këtë rast kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, tha se nënshkrimi i kësaj kontratë po bëhet pas procedurave të shumta që janë bërë për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës. Ai tha se janë respektuar të gjitha procedurat, ligjet, por edhe vendimet e Kuvendit të Komunës, deri sa kanë ardhur deri tek nënshkrimi i kësaj kontrate.

"Unë jam shumë i sigurt që kjo kontratë ka të bëjë me rrënimin dhe ndërtimin e serishëm dhe dhënien në shfrytëzim për 99 vite të ngastrës në vendin e quajtur "Dëshmorët e Kombit" zona kadastrale në Ferizaj me sipërfaqe prej 2471 metra katror për ndërtimin e objektit afaristo-banesor , do të përfitojnë të gjithë, do të përfitojë komuna e Ferizajt, do të përfitojnë të gjithë banorët e atyre komplekseve banesore të cilat tashmë në bazë të studimit të fizibilitetit i nënshtrohen një rrënimi të ngadalshëm i cili paraqet rrezik për banorëve që jetojnë aty dhe të kalimtarëve, sepse janë objekte të stërvjetruara dhe studimi i fizibilitetit ka treguar për domosdoshmërinë e rrënimit të tyre dhe ndërtimin e serishëm në të njëjtat sipërfaqe në të cilat do të përfitojnë banorët", ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se banorët e asaj ndërtese kanë edhe mundësinë e negocimit me operatorin ekonomik në dobi të përfitimit të pronave të tyre.

"Po ashtu prioritetet e banorëve janë për zgjerimin e hapësirave ekzistuese përmes mënyrave të kompensimit me operatorin ekonomik me të cilat procedurat banorët kanë të gjitha prioritete ne raport me blerësit e tjerë. Komuna e Ferizajt, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e këtyre objekteve dhe mungesën e kategorisë estetike të një pamje të qytetit ka gjetur të vetmen mënyrë që përmes procedurave të Kuvendit që në vend të ndërtesave të vjetra të ndërtoje banesa të reja, në një afat shumë të gjate të sigurisë dhe me një afat të gjatë të qëndrueshmërisë", është shprehur kryetari SVarqa.

E nga ana tjetër Tahir Maloku, pronar i kompanisë 'Fitorja"tha se do të respektohen të gjitha kushtet dhe kriteret që janë të shënuara edhe në kontratë.

"Ne do të bashkëpunojmë edhe me banorët e asaj ndërtese dhe natyrisht do ti respektojmë të gjitha kushtet e kontratës", ka thënë Maloku.

U bë e ditur se prona për ndërtimin e objektit afariste-banesor do të jetë në shfrytëzim për 99 vite.

 

Mos e mësoni foshnjen të notojë në pishinë, mund t’i ndodh diçka e tmerrshme me frymëmarrjen

Posted: 25 Aug 2017 06:19 AM PDT

Të mësuarit e foshnjes të notojë mund të jetë e rrezikshme për mushkëritë e saj të pazhvilluara plotësisht, madje mund të shkaktohet bronhiolitis – ndezja akute inflektive bronhiola, ka theksuar toksiologu Alfred Bernar nga Univerziteti Katolik në Luven, Belgjikë.

Dr. Bernar me vite të tëra merret me këtë temë, ndërsa në botimin më të ri të gazetës mjekësore Evropiane për problemet e frymëmarrjes ka publikuar një studim në të cilin ka përfshirë 430 fëmijë të moshës 5-6 vjeç, bëjnë të ditur agjensionet.

Deri tek kjo vie për shkak të ekspozimit ndaj kloraminit, përzierjes së klorit dhe materieve organike siç ësht urina, e cila mund të shkaktojë dëme në mushkëritë e pazhvilluara. Mushkëritë, zhvillimin e plotë e arrijnë tek nga mosha 6-7 vjeç.

Uji dhe mikrobet në të, kanë ndikim direkt edhe nga higjiena me të cilën mirëmbahet pishina, kështu që para se gjithash, rekomandohet dushi me shampo para futjes në pishinë.

Mbi 3 kilometra rrugë asfaltohen në Mirash të Ferizajt

Posted: 25 Aug 2017 06:11 AM PDT

 

Ferizaj.25.08.2017. Banorët e fshatit Mirash gjatë ditës së sotme janë ndjerë tejet të kënaqur me asfaltimin e rrugëve të tyre. Në këtë fshat janë asfaltuar mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë dhe me të gjitha standardet e nevojshme.

Asfaltimin e këtyre rrugëve, nga afër e ka inspektuar edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarq me bashkëpunëtoret e tij.
Kryetari Svarqa tha se në këtë fshat po asfaltohen 16 rrugica, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhet edhe asfaltimi i rrugës kryesore të këtij fshati.

"Unë i uroj banorët e fshatit Mirash për këto projekte për të cilët në kemi punuar me përkushtim dhe të cilat janë përfitues dhe në bazë të asaj që po punojmë për qarkullim të lirë dhe sa më të mirë të tyre.
Natyrisht që banorët e fshatit Mirash janë të interesuar për rregullimin e rrugës kryesore i cili është një projekt në kuadër të përfitimeve që ka bërë komuna jonë nga Ministria e Infrastrukturës dhe e cila gjithsesi do t'i jep një kuptim jetës së banoreve dhe këtyre rrugicave si një arterie të ndryshme si në drejtim të Ferizaj përmes fshatit Rahjovicë por edhe ligja e kësaj unazë në lagjet e Hashanëve, Prekadimeve, Bytyqve deri në fsuëhn e madhe dhe drejtimi tjetër që është nga Xhamia dhe ligjës në drejtime të ndryshme përgjatë kryqëzimit të magjistralës dhe në drejtime të fshatit Cërrnillë dhe fshatit Babush përmes projkteve e të Ministrisë, i cili operatori ekonomik pavarësisht pengesave në të cilat ka hasur në disa objekte jemi të vendosur që t'i hjekim ato dhe kap një gjerësi prej 9 metrave dhe i cili projket përshkohet me trotuare dhe ndriqime në mënyrë që të shihet jeta këtu që nuk do të dalloj nga jeta që në fshat.

Kemi intervnuar edhe në rrjetin e ujësjllësit dhe kanzlimit në mënyrë që fshati Mirash ta përjetojë kthimin e invstimetve të komunës sepse asnjë pushtet nuk ka bërë investime në këtë fshat" tha kryetari Svarqa.

Ndërkaq banori Taip Bytyqi, kryetar i fshatit Mirash ka falënderuar komunën për investimet e bëra duke tehsuar se dalëngadalë po kompletohet infrastruktura e nevojshme edhe në këtë fshat.
Vlera e projektit për fshatin Mirash kap shumën 150 mijë euro dhe investimet bëhen nga buxheti i komunës së Ferizajt.

​Lakra shëron dhimbjen e kokës

Posted: 25 Aug 2017 06:07 AM PDT

Nëse keni dhimbje koke ose në kurriz, kjo nuk do të thotë se duhet menjëherë të merrni barna.

Për largimin e problemeve të lehta, ekspertët e medicinës alternative rekomandojnë marrjen e ushqimeve me veti shëruese.

Lakra e freskët është një "preparat" natyral kundër dhimbjes së kokës.

Vendosni disa gjethe lakre në furrë. Lini aty të ngrohen dhe të zbuten, dhe me to mbështilleni kokën tri herë në ditë, derisa dhembja të mos kalojë, transmeton KosovaPress.

Sërish merr flakë ndërtesa në qendër të Ferizajt (Foto)

Posted: 25 Aug 2017 04:57 AM PDT

Ferizaj.25.08.2017. Ka marrë flak sërish  ndërtesa  e vjetër në qendër të Ferizajt.

Ndërtesa e pabanuar e cila gjendet në qendër të Ferizajt, afër restoran Orchide sërish ka marrë  flakë.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët po merren me lokalizimin e zjarrit.

Nuk është hera e parë që dikush po i vë zjarrin kësajë ndërtese e cila gjendet në mes të objekteve të banimit.

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Posted: 25 Aug 2017 04:33 AM PDT

 

Ferizaj.25.08.2017.Këtë të premte kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka mbajtur mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa, me ç'rast janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës.
Anëtarët e KPF-së dhe kryesuesi Faruk Guri, kanë diskutuar këto pika të rendit të ditës :

1.Konfirmimi i pjesëmarrjes në mbledhjen e KPF-së.

2. Miratimi i rendit të ditës.

3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes të V dhe VI të KPF-së.

4. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës se natyrës: Trungu i Bungut (quercus petraea ) ne Komogllavë te Ferizajt si monument i natyrës.

5. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës se natyrës: Trungu i Bungut (quercus petraea ) ne Greme te Ferizajt si monument i natyrës.

6. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës se natyrës: Trungjet e Qarrit (quercus cerris ) ne Jecerc te Ferizajt si monument i natyrës .

7. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Trungu i Bungut (quercus petraea ) ne Lloshkobare te Ferizajt si monument i natyrës.

8. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës se natyrës: Trungu i Qarrit (quercus cerris ) ne Rahovicë te Ferizajt si monument i natyrës.

9. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës se natyrës: Trungu i Qarrit (quercus cerris ) ne Pojatë te Ferizajt si monument i natyrës.

10. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës se natyrës: Trungu i Qarrit (quercus cerris ) ne Zaskok te Ferizajt si monument i natyrës.

11. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Trungu i Bungut (quercus petraea ) ne Cërnillë te Ferizajt si monument i natyrës.

12. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës se natyrës: Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens) në Zaskok të Ferizajt si monument i natyrës.

13. Propozim –Vendim për mbrojtjen e vlerës së natyrës nëGreme të Ferizajt si monument i natyrës.

14. Rishqyrtim i Propozim – Vendimit për dislokim (zhvendosjet rrugës) të pa kategorizuar.

15. Propozim –Vendim për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës sipas kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame – dega Ferizaj pa procedurë të konkurrimit.

16. Raporti financiar për periudhën Janar – Qershor 2017.

17. Propozim – Vendim për plotësimin e ndryshimin e Rregullores për të hyra vetanake.

18. Draft Plani Komunal i veprimit për të zhvendosurit dhe zgjedhje të qëndrueshme.
19. Të ndryshme.

U bë e ditur se mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet me datën 29 gusht në orën 10:00.

Qendra sociale në fshatin Dubravë përfiton një donacion nga kompania “Bavaria”

Posted: 25 Aug 2017 04:27 AM PDT

 

Ferizaj.25.08.2017. Qendra sociale në fshatin Dubravë në kuadër të së cilës zhvillohen veprimtari shëndetësore dhe arsimore këto ditë kanë marrë një pamje më të bukur falë një donacioni i cili është realizuar si bashkëpunim në mes drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe kompanisë "Bavaria" nga
Drejtori shëndetsisë dhe Mirqenies Sociale Burim Karameta tha se ky projekt ka ardhur si vullnet i mirë i të dyja palëve që të investohet në një ambient ku përfitojnë brezat e rinjë .
"Këtu bëhet vërtet në punë fisnike me fëmijë të komuniteteve pakicë , ku mjeku bën punën e tij në përmirisimin e aspekteve shëndetësore , kurse edukatoret në zhvillimin arsimor dhe edukativ të tyre, prandaj qendra frekuentohet shumë.
U shtrua nevoja që të freskohet e të gëlqeroset qendra këto ditë vere dhe afaristi Blerim Hyseni nga kompania "Bavaria" na doli në ndihmë. Me këtë rast ne e falënderojmë shumë, sepse nuk ka pasur ndonjë kosto buxhetore ky përmirsim i kushteve" u shpreh drejtori Karameta.
Në qendrën Sociale të fshatit Dubarave u bë e ditur se marrin shërbime rreth 300 persona në ditë , kryesisht banorë të lokaliteveve përreth të cilët u shprehën mjaft të kënaqur me këto kushte.

Në prag të festës së Kurban Bajramit, me gjëra ushqimore janë ndihmuar 30 familje skamnore të qytetit të Ferizajt

Posted: 25 Aug 2017 04:13 AM PDT

Ferizaj.25.08.2017. Në prag të festës së Kurban Bajramit, me gjëra ushqimore janë ndihmuar 30 familje skamnore të qytetit të Ferizajt

Musli Murseli, një qytetar nga fshati Komogllavë i Ferizajt, i cili tash e sa vite jeton me familjen e tij ne Zvicër, u ka dalë në ndihmë disa familjeve skamnore ferizajase me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Ai tha se çdo vit kur vie në Kosovë e prek thellë në shpirt varfëria, andaj mobilizohet për të blerë gjëra ushqimore e për t'ua thënë familjeve në nevojë
Me këtë rast ai tha se ky gjest duhet të reflektohet edhe te bashkatdhetarët e tjerë, në mënyrë që sadopak të zbutet varfëria në këto familje.
"Besoj se këto ndihma nuk janë të fundit, ndërsa vetë mënyra e shpërndarjes le të shërbejë si nxitje edhe për të tjerët që të shtrijnë dorën e solidaritetit. Bashkëatdhetarët tanë kanë mundësi dhe duhet të kenë më shumë humanitet për të realizuar sa më shumë iniciativa të tilla" tha Musli Murseli.
Përzgjedhjen e familjeve të cilat u ndihmuan, e ka bërë Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Ferizaj.
Drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale Burim Karameta e vlerësoi shumë human këtë akt i cili ndikon në zbutjen e gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen disa familje.
"Është me të vërtet për çdo lavdatë iniciativa që e merr dy herë radhazi bashkëatdhetari ynë Musli Murseli. Ai është një shembull shumë i mirë se si duhet të vepruar për t'i gëzuar familjet që vërtetë kanë nevojë. Bashkë do të mundohemi që projekte të tilla humanitare të jenë sa më të shpeshta" deklaroi drejtori Karameta.

Edhe familjet të cilat kishin ardhur për t'i marrë ndihmat thanë se po ndihen shumë mirë që janë harruar as në prag të kësaj feste.
Ndërkaq përfaqësues të drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie sociale potencuan se gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe donacione të tjera për familjet në nevojë.

Kryetari Svarqa inkurajon nxënësit për të ndjekur shkollat profesionale

Posted: 25 Aug 2017 03:49 AM PDT

Ferizaj.25.08.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, qëndroi sot në shkollën teknike "Pjetër Bogdani", ku nxënësit po testoheshin në afatin e dytë të testit të arritshmërisë. Vizita u bë për t'i inkurajuar dhe motivuar nxënësit që t'i ndjekin shkollat profesionale, të cilat ofrojnë mundësi më të mëdha për konkurrencë në tregun e punës.

"Jemi të interesuar që interesimin e të rinjve ta kthejmë kah aftësimi profesional, kah profilet që janë më të kërkuara, sidomos që nxënësit t'i ndjekin profilet e shkollës së bujqësisë, në mënyrë që të nxjerrim të rinj konkurrentë në tregun e punës", u shpreh kryetari i Ferizajt.
Kryetari Svarqa pastaj vizitoi ambientet e shkollës teknike, për t'u njohur me përgsatitje për fillimin e vitit të ri shkollor. Drejtori i shkollës Isuf Çalaj, bëri të ditur se sivjet shkolla "Pjetër Bogdani, është më e përgatitur se viteve të mëparshme.

"Kemi pasur fat ta marrim një projekt nga Austria, në formë pajisjesh për punë praktike, si frez, torno dhe një pjesë të robotizmit për profilin e ri që e kemi hapur, kështu që gati 80 për qind e praktikës mund të kryhet brenda objektit shkollor. Mirëpo, ne kemi marrëveshje me kompani private dhe çka nuk mund ta realizojmë këtu, mund ta bëjmë gjetiu, kryesisht në vegeltore", tha Çalaj.

Ndërsa kryetari Svarqa u befasua me pajisjet e shkollës teknike, të cilat mundësojnë përgatitje cilësore profesionale të nxënësve

"Përshtypja ime për përgatitjen e kësaj shkolle ishte e jashtëzakonshme. Nuk isha i njohur me ato që ofron shkolla teknike dhe për pajisjet që ka, sidomos ato të robotikës. Kjo tregon seriozitetin e stafit menaxherial dhe personelit të shkollës për të krijuar kushte pune që mundësojnë kualifikime konkurrente në tregun e punës", tha kryetari Svarqa

Shkolla teknike e Ferizajt përgatit operatorë makinash me dirigjim kompjuterik, njohës të informatikës, të telekomunikacionit, pastaj instalues të ngrohjes, instalues të ujit, instalues elektrik, metalpunues, mekanik makinash etj.